Mendo pastaj lere ose merre

Podgorica Feb 18, 2002

As pas dy vizitave nuk dihen detajet e ofertes se Solanes per Gjukanoviqin. Dihet vetem se kryetari malazez eshte para nje sfide te madhe: cfaredo vendimi qe te sjelle do te kete pasoja dramatike per te ardhmen e Malit te Zi.

AIM Podgorice, 13.02.2002

Pas nje bisede qe zgjati tre ore e gjysem ne hotelin elitar te Brukselit "La Plaza" Milo Gjukanoviqi dhe Havier Solana dolen para gazetareve te zene ne fyt, kurse komunikata nga selia e BE-se qe nuk permbante dic me teper se sa frazat plot kurtoazi per "bisedimet e hapura dhe te dobishme", tha se takimi i se dieles ndermjet kryetarit malazez dhe perfaqesuesit te larte te UE per politike dhe siguri te jashtme rezultoi me perparim te dukshem. Mbase ky perparim ne bisedime me se miri mund te perkufizohej si menyre se si bashkebiseduesit per here te pare filluan te mendojne sinqerisht se kompromisi megjithate eshte i mundshem!? Si deshmi per kete eshte konkludimi per time-outin javor qe e morren persiper dy politikanet per shkak te konsultimeve ne "baze", me marreveshje qe gjate kesaj kohe te mos takoheshin me palen e trete te interesuar - perfaqesuesit e autoriteteve ne Beograd.

Nje dite me pas nga Brukseli buruan informacione rreth ofertes se Solanes per Gjukanoviqin. BE kishte kerkuar nga Podgorica qe ta shtynte referendumin "per dy - tre vjet, mbase edhe me pak", duke potencuar se federata ishte vetem nje zgjidhje e perkoheshme. Kjo eshte nje kohe, njoftoi agjencia SENSE duke u thirrur ne nje diplomat te paemeruar te qeverise evropiane, mjaft e nevojshme per pesembedhjeteshen qe te mund te zgjidhe disa ceshtje te rendesishme, sikurse formimi i forcave per intervenim te shpejte. Gjate kesaj pritjeje te pavaresise, Brukseli do t'i garantonte Malit te Zi mekanizma te fuqishem kushtetues per mbrojtje nga margjinalizimi nga ana e Serbise, vendosjen e disa ministrive te rendesishme ne Podgorice dhe perkrahje te fuqishme finansiare dhe politike. Nga qarqet e ngushta te Gjukanoviqit doli informacioni se BE ende i ofron Malit te Zi garanca per komunikim te drejtperdrejte me FMN-ne dhe institucionet tjera finansiare, euron si valute "malazeze", kapacitet te plote ne politiken e jashtme, pervec karrikes ne OKB!?

E drejta pozitive nderkombetare nuk njeh kesi qerrim prej shtetesh, por perfaqesuesi i larte i BE-se per politike te jashtme dhe siguri ne kete rast me shume i intereson forma se sa permbajtja. Gjithnje e me zeshem flitet ne qarqet diplomatike dhe te analisteve perendimor se Solana misionin per ruajtjen e RFJ-se e ka konceptuar teper si personal, kurse ne kete lufte nuk i pengon qe te cenoje postulatet elementare demokratike. Kryetari i deridjeshem i Kuvendit Parlamentar te Keshillit te Evropes, lord Rasel Xhonston, permes nje letre te hapur e paralajmeroi Solanen se ka ekzagjeruar shkallen e animit ne ndermjetesimin ndermjet Malit te Zi dhe Serbise.

Se shpejti me reagime te ketilla mund te dale edhe ndonje politikan i rendesishem perendimor, analist apo person publik. Nje nga njerezit kyc te koalicionit qeveritar malazez pohon se Solana ne Kaseres heren e fundit ka mare perkrahjen e "pesembedhjeteshes" per sherbime te mira ne dialogun malazezo-serb, sepse disa anetare te BE-se "jane irritur ndaj simpatise se tij ndaj Beogradit"!?

Duke mos hyre ne besueshmerine e burimit ky politikan i paemeruar malazez i rangut te larte, ne te vertete sheh shenja se per BE nuk eshte aq i kendshem kundershtimi i te te perkdhelurit te deridjeshem ballkanik, Gjukanoviqit. "E kuptojme se ajo qe e kerkojme eshte mjaft veshtire per Malin e Zi" - tha nje diplomat i nje qeverie evropiane ne nje brifing special per agjencine SENSE, duke potencuar se "prspektiva evropiane nuk niset nga ajo se Milo Gjukanoviqi te mashtrohet ose te nencmohet qeveria ne Podgorice". Duke potencuar vleresimet e Brukselit se kuadrati federal eshte me i mire, si dhe kundershtimi vendimtar i referendumit ne Mal te Zi, i njejti diplomat nuk leshoi rastin qe te theksonte se nuk fliste "per zgjidhje te perhershme, por per nje periudhe, mbase me te shkurter se dy vjet".

Edhe zedhenesja e Solanes Kristina Galjak vertetoi, pas takimit ne "La Plaz", se BE-ja praktikisht e paralajmeron Gjukanoviqit per sovranitet, por i preferon durim te konsiderueshem. Brukseli, megjithate, demantoi gjithe "argumentet" e muajve te fundit kunder pavaresise malazeze. Pas dy vjetesh Mali i Zi as me shume, e as me pak nuk do te jete ndryshe. Nuk eshte reale qe te pritet bum ekonomik, por as ithtaret e federates nuk do te humben pa kurfare gjurme... Pra shihet se problemi kryesor nuk qendron tek shkalla e varferise po ndarjeve ne Mal te Zi, qe kryesisht permendet si qendrim kunder pavaresise. Problemi kryesor eshte ne vete BE-ne, qe ende nuk ka pergjigje ne pyetjen - cka me Kosoven? Edhe pse diplomatet evropian me vendosmeri mohojne se Mali i Zi ka mbetur "peng i Kosoves", rrjedha e ngjarjeve i deshmon si te drejta.

"Bashkesia evropiane deshiron qe ne emer te interesave te veta te mos na kete neve" - rezymoi nenkryetari i PSD se MZ, Miodrag Ilickoviq. Drejtori i Qendres per Studime Rajonale ne Podgorice, Miodrag Vlahoviq thote se oferta zyrtare e BE bere Malit te Zi per ruajtjen e perkoheshme te federates dhe te heqe dore nga referendumi do te ishte "e ceket, e shpejte dhe gje e dyshimte". Vlahoviq konsideron se pushteti malazez nuk guxon qe te pranoje nje propozim te ketille shkaku i rrezikut qe kjo "shmangie e perkoheshme nga referendumi mund te shfrytezohet per heqjen e te drejtes se perhershme per referendum". Nga ana tjeter, ai vlereson se Mali i Zi e ka shume te veshtire qe te refuzoje oferten e BE ku do te garantohej shkalla e pavaresise se saj, prezentimi nderkombetar dhe e drejta absolute per te shpallur referendum mbi statusin shteteror.

Oferta e Solanes, se paku tani per tani, nuk eshte shume e bollshme, por nese do te gjendej ne tavoline, atehere do te ishte nje provim i rende per Gjukanoviqin dhe konceptin e tij per federate te shteteve sovrane. Disa gazeta, ne prag te takimit te javes ne Bruksel, paralajmerojne nje mundesi te ketille - bashkesi te te dy shteteve te pavarura, pa funksione serioze te perbashketa, por me nje karrike rrotulluese ne OKB! Kete oferte veshtire se do ta refuzoje Gjukanoviqi, perkunder rrezikut se do te jete e padeshirueshme per ithtaret e pavaresise se plote malazeze, para se gjithash LLMZ, me perkrahjen e se ciles ekziston qeveria e pakices e kryesuar nga Vujanoviqi. Veshtire se mund te gjendet ndonje shkak qe edhe Serbia te pranoje zgjidhjen, qe de facto dhe de iure, do te ishte 15 here me e pabarabarte se Mali i Zi. Kete model e ofron BE, por do te ishte afatshkurte, sepse krijesat invalide me siguri se do te lindnin probleme shume me te medha se sa te tanishmit. Per cdo rast nese Brukseli luan ne karten e karrikes rrotulluese, dikush doemos duhet qe te beje nje blef te madh ose te hap kartat.

Megjithate nuk i ka dhene vetem Solana si detyre shtepie Gjukanoviqit. "Kjo bisede ishte me e dobishme se te kaluarat, sepse kishim kohe qe Solanes t'ia paraqisnim te gjithe argumentet se perse duam qe Mali i Zi dhe Serbia marredheniet e veta t'i bazojne ne principet sic veprojne vendet e BE" - tha kryetari malazez pas takimit, duke shprehur besim se perfaqesuesi i larte i BE gjate javes se ardhshme do ta lexoje mire platformen e Podgorices per nje federate te te dy shteteve te pranuara nderkombetarisht.

Solana dhe Gjukanoviqi do te takohen serish gjate javes se ardhshme. Perfundimi i bisedimeve do te jete ka fundi te shkurtit, ne takimin plenar te autoriteteve malazeze, serbe dhe federale, plus Solana. Milo Gjukanoviqi luan lojen me te rendesishme ne karieren politike, kurse ne keto rrethana si investim eshte vete shteti malazez. Analistet politik ne Podgorice jane te nje mendimi: heqja dore nga referendumi do te ishte fatale per opcionin e pavaresise, PDS-se dhe Gjukanoviqin. Shumica vleresojne - ne momentin kur do te shpallet referendumi presioni i BE ndaj Podgorices do te shtohet me shume ose do te nderpritet teresisht. "Ky eshte testi i fundit per gjeneraten e politikaneve, te percaktuar per pavaresine malazeze" - thekson Miodrag Vlahoviq.

DARKO GJUKOVIQ