Si u armatosëm: Municioni i Uzhicës për BeH
AIM Banjallukë, 09.02.2002.
Menjëherë pasiqë deputeti në parlamentin serb, Borisav Peleviç - një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Zhelko Razhnjatoviq Arkanit, në kohën e luftës dhe pas luftës - tha në një konferencë shtypi se ka dokument ushtarak ku shihet qartë se fabrika e municionit "Prvi partizan" në Uzhicë, para dhe gjatë fillimit të luftës në BeH u ka shitur armë muslimanëve dhe kroatëve, disa gazetarë nga Uzhica, me vendim nga redaksia, sa nuk u bënë vëzhgues ushtarak. Dhe derisa të tjerët po heshtin, gazetarët thuajse kanë mbledhur të gjitha pjesët e mozaikut të këtij rrëfimi, ndër të tjera edhe këtë: pjesa e parë e municionit në BeH shkoi në Dervent, në adresë të firmës "Kolt", pronë e Reshad Mujkiçit, kurse pastaj në Novi Travnik, në adresë të Marinko Mareljes, lider i i BDK-së së atjeshme. Informatat, deri tek të cilat erdhën gazetarët, thonë se në Beograd ish -ministri i brendshëm i policisë së BeH Alija Delimustafiç ishte inkuadruar i fundit në blerjen e municionit përmes firmës "Ceneks". Një bashkëfolësit i gazetarit përmend se Delimustafiçi u pajis me municion nga Uzhica, kurse në kohën e luftimeve më të mëdha në Bosnjë ia kishte shitur Armatës së BeH.
Kur gazetarët kishin botuar gjithçka, u prononcua edhe udhëheqësia e "Prvi Partizanit". Në komunikatën e shkruar, kryesisht "të kujdesshme" praktikisht vërtetoi gjithë zbulimet e gazetarëve. "Gjatë vitit 1991, siç thuhet në disa mjete për informim, ndërmarrja "Prvi partizan" i kishte dërguar sasi të municionit firmave të ndryshme në BeH. Është fakt se para dhe pas porosive u shqetësua opinioni në "Prvi partizan" dhe më gjërë, para së gjithash për shkak të dyshimit se ky municion mund të arrinte në duart e ekstremistëve që luftonin kundër APJ-së. Drejtori i atëhershëm Radomir Vishnjevac këto kritika nuk i mori parasyshë. Udëheqësia e tanishme, që e udhëhoqi "Prvi partizan" nga viti 1998, konsideron se shitja e municionit firmave të BeH, gjatë vitin 1991, edhe pse e bërë me dijen e organeve kompetente, nuk duhej bërë për shkaqe morale, sepse në Kroaci që atëherë bëhej luftë kundër APJ-së së rregullt dhe pritej që municioni të kalonte në "anën tjetër", thuhet në komunikatën e udhëheqësisë së "Prvi Partizanit" dhe shtohet se udhëheqësia e tanishme ka ngritur disa padi penale kundër drejtorit të dikurshëm Radomir Vishnjevcit.
Prokurori publik i qarkut Branimir Petronijeviç të njëjtën ditë deklaroi se paditë penale kundër Vishnjevcit nuk kanë të bëjnë me tregëtinë e municionit, por për vepër penale për sa i përket marrëveshjes së pavolitshme dhe keqpërdorimit të autorizimeve në periudhën nga viti 1996.
Dhe derisa në Beograd, Banjalukë, Sarajevë dhe kudo tjetër në Ballkan, por edhe në Hagë, vërtetohen të gjitha mëkatet e paraluftës, gjatë luftës dhe pasluftës të Alija Delimustafiçit, dy gjashtëdhjetvjeçar anonim nga thellësia e Serbisë pas 11 heshtje folën zëshëm për punën që më së paku me vullnetin e tyre ishin marë në vitin 1991 dhe në muajt e parë të vitit 1992. Një punë që padyshim ishte bërë në pajtim dhe kontroll të kreut ushtarak dhe politik të Serbisë, gjegjësisht me marrëveshje të individëve nga regjimi serb dhe përfaqësuesve të lartë të kroatëve dhe boshnjakëve në Bosnjë, përfshirë edhe Aliju Delimustafiç.
Slobodan Celikoviç, vozitës i fabrikës ushtarake "Prvi partizan" nga Uzhica dhe kolegu i tij Miodrag Poliç para disa ditësh folën për ngjarjen e vitit 1991 dhe muajt e parë të vitit 1992 kur me vendim të punëdhënësve të tyre, nga Uzhica deri tek disa vende në BeH kishin mbartur dhjetra tonelata municion dhe ua kishin dorëzuar njerëzve që i njihnin, siç thonë, si "armiq të serbëve". Në këto udhëtime madje ishin maltretuar nga ekstremistët boshnjak dhe kroat - ata që ua kishin dorëzuar municionin. Ata në atë kohë, beson Celikoviç, me siguri kishin shtyrë në rrethinën e Nevesinjit kundër djalit të tij, rezervist në një nga njësitë e përbërjes së korpusit të Uzhicës.
Çelikoviç, Poliç, por edhe udhëheqësia e tanishme e "Prvi Partizanit" nga Uzhica, ditëve të fundit pranuan të vërtetën "e hidhur" - se fabrika e tyre, në kohën derisa ushtarët nga Uzhica, Valjeva, Kragujevci dhe Çaçaku rrinin në baltën e Sllavonisë dhe në shkëmbinjt hercegovinas, u shiste 94 tonelata municion kroatëve dhe boshnjakëve në BeH, kurse më herët edhe 147 tonelata sllovenëve. Miliona marka nga kjo punë, që nuk është fshehtësi, u shfrytëzuan të ardhurat e ushtarët, e mbase edhe për arkivolet e ushtarëve nga Shumadija dhe nga Zllatibori. Ditëve të fundit u ndriçua një nga punët më të ndyta që e bëri ish-regjimi serb në fillim të nëntëdhjetave.
Marinko Marelja, kryetar i BDK-së në Novi Travnik, deri në fillim të luftës "xhandar" i thjeshtë, udhëtoi më pesë shtator 1991 në Uzhicë dhe qëndroi në hotelin "Zlatibor". Së bashku me të në të njëjtin "audio" të bardhë udhëtoi edhe një njeri me mbiemrin Drazhiq, nga babai Nika. Për koinçidencë në recepcion këtë mbrëmje punonte A. Rankoviç, një djalosh që ishte shpërngulur në Uzhice nga Novi Travniku. Natyrisht, A.Rankoviqi e njohu Marelin, kurse Mareli nuk e njohu atë. Të njëjtën mbrëmje në restoran darkuan së bashku Marel, Drazhiç dhe Radomir Vishnjevac, drejtori i atëhershëm i fabrikës ushtarake "Prvi partizan", që një kohë kishte punuar pikërisht në Novi Travnik.
A.Rankoviq nuk e din se për çka kanë biseduar atë mbrëmje Vishnjevac dhe Marel, por për çdo rst të nesërmen në mëngjes i telefonoi xhachait të tij, Gjorgje Rankoviçit, ndihmës prokurorit qarkor në Uzhicë. "E saktë, më thirri në mëngjes me telefon dhe tha se mbrëmë në hotelin "Zlatibor" e njohu liderin e BDK-së në Novi Travnik, Marinko Marel. Më tha se Radomir Vishnjevac kishte darkuar me Marelin. Për gjithçka kisha informur policinë, por nuk kisha marë asnjë informatë kthyese", kujton sot Rankoviçi, që edhe mëtej kryen funksionin e ndihmës prokurorit qarkor në Uzhicë.
Disa ditë më vonë, shoferi i kamionit në "Prvi Partizan", Slobodan Celikoviç kishte marrë vendim që së bashku me kolegun e vet dhe barrën prej disa tonelatash municion u nisën drejt BeH. Më së pari, kujton këto ditë Çelikoviqi, një ton municion shkarkuan në adresën e caktuar në vendbanimin sarajevas Markale, kurse pastaj u nisëm drejt adresës tjetër, drejt Novi Travnikut. "Para Travnikut vrapoi na doli një ushtri. Lart uniforma të maskuara, poshtë farmerka, të armatosur me kalashnikovë. Na pyetën se çka vozisim. Ne, natyrisht, ua themi, kurse ata na detyrojnë të dalim jashtë dhe të shtrihemi me kokë për toke.
Fytyra ime në një hithër, kurse dëgjoj se si thotë njëri: "Aj t'i vrasim si ata mbrëmë!" Për fat, tjetri propozoi që më së pari të presin komanduesin. Presim dhe derisa presim na detyrojnë të hamë bar. Kur vjen komanduesi, kërkon vendimin, kur e pa se malli është për Marelin thotë: "Është për njeriun tonë". Këta njerëz të tmerrshëm na dërguan deri në Novi Travnik ku para një kafiçi e gjetën Marelin. Hapëm rimorkion e kamionit. Njerëz me vetura dhe regjistrime të ndryshme, zagrebase, dobojase, mostarase, sarajevase, filluan që të vinin nga të gjitha anët dhe të mbushnin gepekët me tre tonë municion", rrëfen Celikoviq, duke mos lëshuar rastin që të përmend se kishte parë mjaft simbole ustashe. "Mareli më përshëndeti në fund dhe tha se pret edhe mjaft tonelat municion nga Uzhica", kujton Çelikoviqi.
Në të njëjtën rrugë, me ngarkesën e njëjtë, por në fillim të vitit 1992, u nis edhe vozitësi i "Prvi partizanit", Miodrag Poliq. "Suvozac dhe unë u nisëm për rrugë në orët e hershme të mëngjesit he arritëm në Travnik diku ka mesdita. Derisa e kërkonim Marelin disa njerëz na përsërisnin apelin e njëjtë: "Vëllezër serb, mos u shisni shumë municion se do të na vrasin si lepuj!". "E kuptonim gjithë këtë, e kishim të vështirë, por në fund e gjetëm Marulin dhe shkarkuam 160 sandukë me municion. Pastaj shikonim nga veranda se si parkoheshin para sanduqeve automjetet dhe disa njerëz hapnin gepekët", rrëfen Polic.
Atëbotë disa punëtorë të "Prvi partizanit" nuk u përmbajtën. Borivoje Dagoviç dhe Radomir Bogdanoviç më 22 mara 1992 shkruan letër dhe një kopje e dërguan edhe në adresë të kryetarit të Republikës së Serbisë, Slobodan Milosheviqit, kryetarit të qeverisë së Serbisë, kryeshefit të Qarkut të Zllatibori.
"Dëshirojmë tu njoftojmë se fabrika jonë "Prvi partizan - Prodhimi i dedikuar" para luftës në BeH ka bërë dërgesa të municionit për krerët e utashëve në Dervent dhe Novi Travnik (Marinko Mareli dhe vëllezërit Mujkiq), të njohur edhe sot si shef të autoriteteve ustashe në këto qytete. E kemi njoftuar policinë, armatën, deputetët republikan nga Uzhica (Predrag Mijailoviq dhe Ivan Milutinoviq) si dhe ish nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë, Paviç Obradoviq dhe Borivoje Petroviq. Fatkeqësisht, nuk janë marrë kurfarë masash, kurse të njëjtit persona kryejnë funksionet si edhe më parë..."
Shkaku i kësaj letre në "Prvi partizan" është dokumenti me shenjën "mjaft e besueshme" nga 1 tetori i vitit 1991. Dokumenti është dërguar në shumë adresa ushtarake dhe policore, nënshkruar nga Zheljko Mediq, udhëheqësi i sektorit për vetëmbrojtje në "Prvi partizan". Aty përmendet se "nga një marsi deri më 30 shtator 1991 kah Sllovenia kanë shkuar 147, kurse në drejtim të Bosnjë e Hercegovinës 94 tonelata municion".
E vetmja përgjigje ndaj gjithë këtyre apeleve arriti nga udhëheqësia e atëhershme e "Prodhimeve të dedikuara", që në letrën Këshillit të punëtorëve kërkoi suspendimin nga puna të individëve të caktuar të cilët "shqetësojnë opinionin me dezinformata". Njëkohësisht, drejtori Radomir Vishnjevac në atë kohë, në intervistën për javoren beogradase "Srpska rec" demantoi vetveten, por tërthorazi zbuloi "thelbin e rrëfimit": "Sa i përket akuzave se u shesim municion ustashëve, çetnikëve ose muslimanëve mund të them se ne asnjëherë nuk mundemi ta bëjmë këtë, as që duam të merremi me vërtetimin se kush është blerësi ynë. Ne asnjë plumb nga kjo fabrikë nuk ia kemi përgatitur asnjë blerësi pa lejen e MPB-së republikane".
Vishnjevac atëherë i iku përgjigjes në pyetjen se në çfarë mënyre janë paguar prositë për municionin në BeH, por jo edhe rrëfimit se miliona marka nga BeH arritën në "Prvi partizan" në gepekët e "golfave" me tabela sarajevase dhe mostarase. E së bashku me ta edhe një "audi" të ri të cilin Vishnjevaci e voziste gjaatë viteve në vijim derisa e ushtronte funksionin e drejtorit, derisa ishte dëbuar nga "Prvi paritizani", në vitin 1996.
Në Uzhicë sot gati të gjithë e dijnë një nga punët më të ndyta të regjimit të dikurshëm serb, përveç vendit se ku gjendet Radomir Vishnjevac, i lindur diku në Bosnjën e mesme. Madje dihet se edhe gjenerali i ndjerë Milutin Kukanjac, ish-komandanti i APJ-së në Bosnjë, në një intervistë para dy vitesh, kur u shkyç mikrofoni, hapi krahët dhe pyeti: "Çka kam mundur të bëj në atë kazermë dhe në rrugën "Dobrovoljaçka" në Sarajevë kur udhëheqësia ime politike dhe ushtarake në Beograd ndërpreu çdo komunikim me mua, kurse prapa shpinës sime furnizonte me municion armiqtë e APJ-së! Këtë e bëri që dikush t'i vriste gjithë ushtarët e mi që pastaj dikush në Beograd të kishte shkas ta rrafshonte për toke gjithë Sarajevën!"
ZORAN TMUSHIQ
Do You Yahoo!? Got something to say? Say it better with Yahoo! Video Mail