Paratë dhe lojërat

Beograd Feb 16, 2002

Zhelko Mitroviç, pronar i TV Pink, ka paguar më shumë - nga 2,4 ka paguar 1,6 milion marka, Dragan Tomiç, ish-drejtori i "Simpos", nga 294.900 pagoi rreth 98 mijë marka, ish-ministri i punëve të jashtme Zhivadin Jovanoviç nga 530 mijë marka ka paguar 177 mijë, kurse ministri i dikurshëm i policisë Vlajko Stoilkoviç gjithashtu ka paguar me kohë tatimin e caktuar. Kur është fjala për pronë personale shlyerja e detyrimeve bëhet shumë më shpejt se sa kur bëhet fjalë për pagesën e detyrimeve të firmave në krye të të cilave shpesh kanë qenë të njëjtit njerëz.

AIM Beograd,12.02.2002.

Në fund të janarit 2002 nga ekstraprofituesit në Serbi janë paguar 55,3 milionë marka. Drejtoria republikane e të hyrave publike ka dorëzuar 390 vendime për borxhin e përgjithshëm me vlerë prej 270,5 milionë marka. Prej tyre 315 të obliguar kanë paguar detyrimet e tyre ose janë në proces e sipër, sepse ligji parashesh shlyerjen e detyrimeve edhe me këste. Në 55 raste duhej të të bëhej pagesa e detyruar, sepse borxhin prej 88,9 milionë markash të obliguarit nuk deshtën ose nuk mundën ta paguajnë në mënyrë të rregullt.

Ata që kanë pritur më shumë dhe paralajmëruan të hyra prej një miliardë markash në arkën e shtetit, duke patur parasyshë se ishte vërtetuar baza prej 8,3 miliardë marka vetëm nga shfrytëzimi i emisionit primar, janë nisur vetëm duke e patur parasyshë atë që është shkruar në fletë, sqaron ministri serb i finansave Bozhidar Djeliç. Në bazë të dokumenteve që disponon Banka Popullore e Jugosllavisë, ajo që pritej ishte reale. Megjithatë, u pa se shfrytëzuesit e përshtatshmërisë bankare, sërish kishin të bëjnë me faktet në letër, pra shfrytëzuan mundësinë ligjore që të çliroheshin nga pagesa e ekstraprofitit për atë pjesë që ishte investuar në prodhimtari. Mospagesa e për zhvillimin e prodhimtarisë dhe eksportit, por për të rrogat e punëtorëve, nuk është lëndë e ligjit për tatimin e ekstraprofitit dhe zbatuesit në praktikë.

Në arkën republikane nuk janë mbledhur shhumë para, sepse pagues tatimesh ende shkruajnë ankesa ndaj vendimeve të Drejtorisë republikane të të hyrave publike, në ndërkohë kompletojnë dokumentacionin e kërkuar. Kjo e ngadalëson gjithë procesin, kurse në ndërkohë shfrytëzojnë qëndrimin e organeve kompetente se qëllimi nuk është t'u a vërë dryrin ndërmarrjeve, por që t'i detyrojë ata që janë pasuruar padrejtësisht në kuriz të shoqërisë që të paguajnë detyrimet e tyre. Natyrisht, secilin e godet situata politike në Serbi, çdo çështje, përfshirë edhe këtë, politizohet, dhe do të ishte fat sikur miratimi i një ligji të ishte çështje teknike, çështje e nëpunësve të autorizuar për realizimin e asaj që parasheh ligji. Në vend të kësaj - kontesti rreth kushtetutshmërisë së Ligjit ende nuk është kryer para Gjyqit kushtetues të Jugosllavisë - në opinionin publik pohohet se "mungon vullneti politik për zbatim në vepër"; gjithnjë po drejtohen gishtat nga "atje dikund në Qeveri" që koketon me ekstraprofituesit, kurse argumenti kryesor ka të bëjë me faktin "se konstrabanduesit e mëdhenj të mallrave me akcizë nuk kanë paguar tatimet", kurse "këstin e paguan vetëm familja Kariç".

Janë të paktë ata që dëshirojnë të shohin realitetin, që nuk është aq i këndshëm. Ekstraprofituesit e njëmendtë ishin aq të zgjuar sa të fshinin gjurmët e shkruara dhe të mos kishin aq shumë pronë në Serbi, që mund të ishte mbulesë për detyrimet e tyre. Ata që kanë pronë deri diku kanë shlyer detyrimet e veta.

Mjafton që të shikohet vetëm lista e paguesve të tatimeve që janë pronar të objekteve dhe banesave reprezentative dhe do të shihet se nga vlera tatimore prej 22,5 milionë markash janë paguar 12,3 milionë marka apo 63 përqind. Pronarët e shtëpive janë angazhuar që të paguajnë 7,7 milionë marka. Zhelko Mitroviç, pronar i TV Pink, ka paguar më së shumti - nga 2,4 ka paguar 1,6 milion marka, Dragan Tomiç, ish-drejtori i "Simpos", nga 294.900 pagoi rreth 98 mijë marka, ish-ministri i punëve të jashtme Zhivadin Jovanoviç nga 530 mijë marka ka paguar 177 mijë, kurse ministri i dikurshëm i policisë Vlajko Stojiljkoviç gjithashtu me kohë ka paguar tatimin e caktuar. Kur është fjala për pronë personale shlyerja e detyrimeve bëhet shumë më shpejt se sa kur bëhet fjalë për pagesën e detyrimeve të firmave në krye të të cilave shpesh kanë qenë të njëjtit njerëz. Deri tani askush nuk jep përgjigje në pyetjen prej nga këta njerëz i kanë qindra mijë markat apo milionat për të paguar këtë tatim. Natyrisht, për të gjithë është e qartë se burimi i këtyre parave nuk është nga të ardhurat që kanë marrë duke ushtruar funksione të larta shtetërore. Por tani, fatkeqësisht, nuk ka bazë ligjore për tu hulumtuar prejardhja e këtyre parave. Asnjë zyrtar i lartë i PSS, PRS dhe JUL, madje as ata ndaj të cilëve është ngritur padi, ose janë në burg, nuk ka pranuar se diçka ka vënë në xhepin e vetë. Në vend të kësaj shpesh dëgjohen deklaratat se do të padisin ata që i akuzojnë pa pasur dëshmi.

Është reale se në aparatin shtetëror, që duhet të ndihmojë për zbatimin e ligjit për sa i përket kompletimit të dokumentacionit të duhur mbi ekstraprofitin, janë shumë nga ata që thjesht nuk duan, nuk janë të aftë ose përkatësia partiake ua pamundëson të kryejnë në mënyrë kualitative pjesën e vet të punës. Për këtë shkak vonohet publikimi i emrave që kishin përfituar nga biznesi me mallra me akcizë, gjegjësisht që ishin pasuruar falë rregullave ekzistuese të regjimit për tregti të jashtme. Natyrisht, aspak nuk duhet harruar as obstruksionet e llojit tjetër, të ndërlidhura me legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, bashkëpunimin e dobët ndërmjet organeve tatimore, të shërbimit dhe atij policor, si dhe reagimi joadekuat i autoriteteve vendore.

Edhe pse duket se 55,3 milionë marka janë të pamjaftueshme, sadopak zbusin varfërinë e rreth 700 mijë familjeve. Gati tre milionë qytetarë të Serbisë kishin mundësi që së paku një pjesë të vuajtjeve të tyre "tu paguheshin" nga ekstraprofituesit. Kur gjithë kësaj t'i shtosh edhe iniciativën e ligjit të ri tatimor që në të ardhmen do të kryqëzojë të hyrat e paraqitura në organet tatimore dhe pasurinë e fituar, është e qartë se nuk mungon vullneti politik që të arrihet deri tek drejtësia. Është çështje se athua ky vullnet ka gjasa të përfillet në lojërat e ardhshme politike.

TATJANA STANKOVIQ