Rrokade karrigesh ne labirintin shqiptar
AIM Tirana, 15.02.2002
Doreheqja e kryeministrit Meta, pas acarimit te mosmarreveshjeve me kryetarin e Partise Socialiste Fatos Nano la pas nje vakuum te gjate pushteti ne kryeqytetin shqiptar. Largimi i Metes duket se nuk e ka zgjidhur krizen e gjate politike ne Tirane, por e ka thelluar ate akoma me shume. Lufta ndermjet grupeve kundershtare ne Partine Socialiste ne pushtet eshte acaruar ne kulm dhe cdo formule kompromisi nuk duket se do te jete afatgjate.
Pas nje periudhe te gjate qendrimi pasiv dhe mbrojtes, Meta u hodh ne ofensive, duke perdorur te vetmen dhe te fundit arme qe i kish mbetur, doreheqjen. Pavaresisht nga kritikat e ashpra ndaj Metes, Nano duket se nuk e kishte parashikuar doreheqjen e kryeministrit.
Pas doreheqjes se Metes garen e re per kryeministrin e vendit e fitoi Pandeli Majko, ministri aktual i Mbrojtjes, qe dy vjet me pare, ishte detyruar te largohej nga posti i kryeministrit pas humbjes ne konkurimin per kreun e Partise me kryetarin socialist Nano. Majko, i mbeshtetur nga grupi i Metes, fitoi me nje diference te ndjeshme ndaj Ermelinda Meksit, Ministre e Bashkepunimit me Jashte, qe mbeshtetej nga grupi i Nanos.
34 vjecari Majko, qe drejtoi per nje vit Qeverine gjate krizes se Kosoves, duke fituar nje popullaritet te madh brenda dhe jashte vendit, duket se do ta kete me te veshtire te qeverise tani ne paqe, se sa dy vjet me pare ne lufte. Dy kampet rivale brenda Partise Socialiste te percare alternohen ne politikat e tyre bllokuese dhe ndertimi i nje koalicioni te brendshem ka qene shume i veshtire.
Pas shume perpjekjesh Majko ka paraqitur kabinetin e tij te ri, qe ndersa nuk eshte nje kryeveper kompromisi, mund te konsiderohet pa gabuar shume si nje kryeveper mediokriteti. Socialistet duket se kane vendosur ta luajne ndeshjen e tyre finale me lojtare rezerve. Nje numur figurash te dores se dyte, te panjohura per publikun, kane marre poste kyce ne kabinetin e ri te Majkos.
Nje emer krejtesisht i panjohur, Stefan Cipa mund te jete ministri i ri i Rendit Publik, nje post kyc ne Shqiperi. Ish kryeministri Meta, qe ishte nje nga kandidatet per kete post, u terhoq pas nje ultimatumi te leshuar nga grupi rival, qe refuzonte pjesemarrjen e Metes ne kabinet. Ministri i meparshem i Rendit, Ilir Gjoni, nuk figuron ne kabinetin e ri, me sa duket per shkak te mosmarrevshjeve te brendeshme.
Te gjitha portofolet qe lidhen me ekonomine, financat, bujqesine dhe industrine do te kontrollohen nga grupi i Nanos. Kastriot Islami, nje nga personazhet kryesore te ketij grupi, do te drejtoje financat shqiptare, duke zevendesuar Anastas Angjelin, i akuzuar nga Nano per afera korrupsioni. Ermelinda Meksi duket se ka ruajtur postin e saj si drejtuese e Ministrise se Bashkepunimit me Jashte.
Ne fakt, ndersa kryeministri Majko konsiderohet me shume si nje njeri i Metes se sa i Nanos, kabineti i ri qeveritar duket sa anon me shume nga Nano. Nder perkrahesit e Metes ka mundur te ruaje postin ministrja e Jashtme Arta Dade dhe disa ministra te tjere.
Ne listen e kabinetit te ri, qe ka tre portofole me pak se kabineti i meparshem, mungon ministri i Integrimit Euroatlantik, Paskal Milo, ministri i Drejtesise, Sokol Nako, ministri i Arsimit, Ben Blushi etj. Ajo qe bie ne sy eshte largimi i nje numri emrash te brezit te ri dhe zevendesimi i tyre me personazhe nga gjenerata e vjeter socialiste.
Gjithsesi, kabineti i ri do te jete nje kabinet tranzicioni qe veshtire se do te rezistoje gjate. Madje, nuk duhet perjashtuar mundesia qe ai te mos marre votat e te dy kampeve duke e zgjatur vakuumin e pushtetit ne vend.
Socialistet shqiptare ne pushtet zor se mund te konsiderohen me nje parti e vetme. Dy grupet rivale te drejtuara nga Meta dhe Nano sillen dhe veprojne si parti te vecanta. Ne debatin mes tyre degjon akuza te ashpra, por jo dallime ideologjike, cka do te thote se ne thelb ajo eshte lufte per pushtet.
Politika shqiptare ka hyre ne nje labirinth te nderlikuar, me shume te papritura, dhe eshte e veshtire te besh parashikime. Qeverisja e vendit eshte pothuajse e bllokuar prej muajsh, per shkak te fushates se gjate elektorale te vitit te kaluar dhe me pas te debatit cfilites ne rradhet e partise ne pushtet.
Nano, pozitat e te cilit u duken mjaft te dobeta pas fitores se Ilir Metes ne garen per kryeminister ne fund te gushtit, ka mundur te rikuperohet nepermjet hapjes se nje debati rreth korrupsionit qeveritar. Por, me largimin e Metes nga Qeveria Nano ka arritur nje fitore qe me shume se sa kenaqesi, shkakton dhimbje koke.
Ndersa ne krye te Qeverise eshte kryer nje rrokade emrash, Partia socialiste e percare, pritet te kthehet tani ne ringun politik ku do te ndeshen Nano dhe Meta. Ndersa Nano ka ende avantazhin qe i dha ai qe shtypi ne fillim e quajti "turi moral", cka e rriti popullaritetin e tij, Meta ka avantazhin se kontrollon shumicen ne strukturat e Partise, ku do te duhet te merren vendime te rendesishme ne te ardhmen e afert.
Meta ka gezuar gjithashtu nje mbeshtetje te rendesishme nderkombetare jo vetem nga SHBA, por edhe nga partneret europiane. Pas doreheqjes se tij ai ka marre mesazhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit Powell dhe nga kryeministri britanik Blair, ne te cilat shprehet keqardhja per doreheqjen e tij. Kryeministri i ri Majko ka gjithashtu mbeshtetje nga jashte, megjithese ne periudhen kur u largua dy vjet me pare marredheniet me disa partnere te rendesishem europiane si Italia dhe Gjermania nuk ishin roze.
Opozita e Berishes ka kerkuar krijimin e nje Qeverie me baze te gjere, por nuk eshte e qarte nese do te favorizonte nje formule te "grand coalition", apo nje qeveri teknike. Doreheqja e Qeverise koincidoi me kthimin ne Parlament te opozites, pas refuzimit te saj te gjate per te njohur rezultatet e zgjedhjeve te kritikuara te qershorit te kaluar. Nga ana tjeter, fushata e kritikave te Nanos ka konfirmuar ne nje mase te ndjeshme edhe kritikat e mepareshme te opozites duke e vene ate ne nje pozicion me te favorshem se me pare. Kjo e ben skenen politike ne Shqiperi akoma me interesante dhe me te paparashikueshme.
Ndersa Berisha dhe Nano kane qene ne te njejten gjatesi vale ne fushaten e denoncimit te korrupsionit qe drejtohej kunder Metes, mundet qe Berisha dhe Meta mund te jene bashke ne perpjekjet per te penguar Nanon te ngjitet ne karrigen e Presidentit korrikun e ardhshem, nese ky i fundit shpreson ende te ulet ne te.
Kriza e qeverisjes duket se eshte filtri qe lidh krizen e mepareshme elektorale me krizen e ardheshme presidenciale. Ndoshta Shqiperia nuk do te kete nje qeveri te forte perpara se te zgjidhet Presidenti ne fillim te veres.
Nano duket se ka aspiruar te ulet ne kolltukun presidencial, megjithese rruga per tek Presidenca eshte nje labirinth i vertete. Por, nese ky nuk eshte "nje mission impossible", duket se eshte nje mision jashtezakonisht i veshtire. Nanos do t'i duhet konsensusi i partise se tij, me sakte i parlamentareve te Partise se tij, cka duket krejtesisht i pasigurt. Ai qe kryetari socialist e quan katharsisi i socialisteve, nuk mund te thuhet se ka sjelle ate qe greket e vjeter e quanin atharaksia, pra qetesimi. Ujerat jane trazuar brenda socialisteve dhe armiqesite e brendshme jane shtuar. Pikerisht ne momentin kur Meta ka mbyllur deren e kryeministrise per t'ia dorezuar celesat Majkos, shpresat e Nanos per te hyre ne zyren e Presidentit jane zbehur ndjeshem.
Vrapimi me pengesa drejt Presidences ndoshta nuk do te pengohej, por sidoqofte do te erresohej nga mungesa e konsensusit te opozites, i cila eshte shprehur ne favor te nje Presidenti konsensual, qe te mos ishte as socialist, as demokrat, por nje figure neutrale, nga shoqeria civile apo qarqet universitare.
Por, nese opozita fillimisht kundershton emrin e Nanos dhe me pas ofron formulen e nje Presidenti konsensual, qarqe te ndryshme ne Perendim, ne fillim ofrojne formulen e Presidentit konsensual, cka con ne renien e kandidatures se Nanos si figure partiake.
Zgjedhja e nje Presidenti konsensual duket se shihet nga qarqe perendimore, kryesisht europiane, si celesi magjik qe do te zgjidhte disa kriza pernjeheresh. Nga njera ane, kjo do te pastronte ne nje fare menyre njollat mbi zgjedhjet e kaluara dhe ne pamundesi per t'i korrigjuar gabimet, do t'i jepte opozites nje lloj kompensimi per to. Por, duhet shtuar se diplomatet ne Tirane i jane shmangur komenteve rreth ceshtjes se Presidentit te ardhshem, duke lene te kuptohet se jo te gjithe jane dakord me formulat e ofruara deri tani.
Presidenti aktual Mejdani, qe deri vone shihej si nje formule kompromisi, te pakten mes grupeve rivale brenda socialisteve, duket se ka pak shanse per nje mandat te dyte. I gjithe debati rreth ceshtjes se Presidentit te ardhshem zhvillohet sikur Presidenti aktual te mos ekzistonte.
Ne fakt zgjedhja e Presidentit te ardhshem po i afrohet cajtnot-it, por ndoshta zgjidhja me e mire do te ishte qe Shqiperia, ashtu si shumica e vendeve ish komuniste, te kalonte ne formulen e zgjedhjes se Presidentit direkt nga populli, por duke ruajtur kompetenca te kufizuara. Kjo do t'i jepte Presidentit me shume autoritet, por gjithsesi do te shmangte autoritarizmin.
Zakonisht, kur ka qene fjala per te pershkruar karakterin konfliktual te politikes shqiptare kam perdorur termin " ringu politik i Tiranes", dhe kur ka qene fjala per te pershkruar karakterin teatral te kesaj politike kam perdorur termin " skena politike e Tiranes". Sot, kur politika shqiptare eshte me e nderlikuar se kurre, me duket se termi me i pershtatshem do te ishte "labirinthi politik i Tiranes". Ka te ngjare qe rruga e vetme per te dale nga ky labirinth do te ishin zgjedhjet e reja.
REMZI LANI