Soko si Airforce One

Ljubljana Feb 11, 2002

Vendimi i Qeverisë së Dernovshekut që të ketë avion të vetin, i cili në buxhetin e stërngarkuar të "futet" si "përgatitje ushtarake", ngriti mjaft pluhur në opinionin e këtushëm publik, përkundër idesë se fluturakja përmes "një rregullimi special teknik" me të njëjtat shpenzime duhej të kryente "misione zbulimi" të sferës diplomatike dhe ushtarake.

AIM Lubjanë, 03.02.2002.

Nga çasti kur sekretari i përgjithshëm i qeverisë sllovene Mirko Bandelj në vjeshtën e kaluar nënshkroi marrëveshje me prodhuesin francez Deso (Dassault) me vlerë prej 35 milionë dollarësh amerikan, nuk po pushojnë kritikat sporadike në opinionin publik slloven drejtuar kabinetit të Dernovshkeut. Nervozën e paguesve tatimor e shkaktoi mënyra se si qeveria vendosi të bënte pazar fluturaken e re - që të mund t'u iknin ngarkesave buxhetore dhe pyetjeve të padëshirueshme, ministrat e kishin përfshirë avionin në listën e "pajisjeve të domosdoshme ushtarake". Kështu ishte blerë Falcon 900 EX nga prodhuesi i lartpërmendur francez, kurse tregtia nuk kishte neutralizuar reagimet e obliguesve tatimor.

Bëhet fjalë për avionin me 12 (sipas nevojës 19) ulëse, tri motora dhe me rreze fluturimi deri më 8.332 kilometra. Kur afera u publikua ministri i mbrojtjes i Sllovenisë Anton Grizold u ishte prgjigjur pyetjeve të gazetarëve për veprimin jologjor në këtë çështje me "le të padisin qeverinë",pasi që rasti për një kohë ishte fshehur nën rrogoz. Tani gjithnjë e më shumë shtohen kritikuesit. Një nga shkaqet e kontestimit të prodhuesit francez Desosë është fakti se kjo firmë, para disa vitesh, ishte e përzier në "miton e helikopterëve" (afera Bel-August), që pasoi me zëvendësimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Vili Klas (Willy Claes). Të tjerë e konsiderojnë blerjen e avionit të madh si iracional, veçmas për faktin se Falcon (soko) është më i shtrenjtë se dy "airbusa" që i shet Swissair dhe pse është i blerë si "pajisje ushtarake", që do të thotë se për mirëmbajtjen e tij nuk do të jetë përgjegjës avio - transportuesi Adria Airways, që do të ndikojë edhe më në rritjen e shpenzimeve për mirëmbajtjen e avionit.

"Nuk jam kundër që Sllovenia të ketë avion të veçantë për qeverinë. Në fund të fundit për dy vjet një pjesë e qeverisë sonë do të gjendet në Bruksel, kurse pjesa tjetër në Strazburg, saqë udhëtimi në këto dy lokalitete do të bëhet pjesë e zyrtarëve të lartë shtetëror sllovenë. Kjo nuk është e gjitha - në mesin e tyre ka edhe nga ata që me seriozitet kryejnë punën e tyre, prandaj nuk do të kenë kohë për të humbur duke qëndruar nëpër aeroportet evropiane ... Besoj se udhëtimi me avionin e vet nuk do të jetë më i shtrenjtë se sa me linjat e rregullta ajrore. Është joserioze se Sllovenia blen avion për fluturime përtejoqeanike, sikur Sllovenia të bëhej nesër pjesë e SHBA-ve e jo Unionit Evropian, gjegjësisht sikur selia jonë të ishte Uashingtoni e jo Brukseli... Qeveria, duke blerë avion të ri për vetveten nuk ka blerë mjet për udhëtim relativisht të lirë dhe të shpejtë nëpër Evropë, për çka mendoj se do të kishte të drejtë, por një mjet luksoz që ka për qëllim theksimin e prestigjit. Nga njerëzit të cilët në krizën finansiare blejnë lodra të këndshme, "lodra" që nuk do tu shërbejnë si "mjete pune" por, para së gjithash, si simbol, nuk është e mundshme të pritet seriozitet gjatë "shtrëngimit të rrypit" e aq më pak se do të jenë në shërbim të qytetarëve të vetë", vlerëson publicisti Miha Kovaç.

Po kaq hamendje shkaktuan informatat, që qeveria pas disa muaj bisedash vendosi që të publikonte në media, se avioni civil është fuur në listën e pajisjeve ushtarake. Arsyetimi u bazua në përdorimin e "shumëllojshëm" e avionit për misione "mbrojtëse" dhe "të zbulimit". Nga qarqet e ekspertëve ka dalë informacioni se varianti slloven i Falconit 900 EX francez do të konstruktohet edhe për xhirimin e inçizimit të sipërfaqes së tokës nga ajri. Qeveria, përsa i përket pyetjes për montimin e kamerave, u përgjigj negativisht, se kësi kamerash "tani nuk janë vendosur", por pranoi se në avion "do të ndërtohet teknikë speciale që, sipas mundësive, do të mundësoi punë të shumëllojshme"...

Përdorimi i mjeteve ushtarake (pontonë, helikopterë, kamiona, mekanizëm) në sferën civile është praktikë e njohur në Slloveni - kjo është pjesë e çdo debati përsa i përket investimeve të reja në pajisjet ushtarake. Shfrytëzimi i mjeteve civile për nevoja ushtarake (avione civilë, por edhe automjete dhe mekanizma të personave privat) në Slloveni gjatë viteve të fundit ka shkaktuar mjaft diskutime, sepse prishet linja e hollë e kufizimit të sferës ushtarake dhe civile. Që gjithçka të jetë e padëshirueshme dëshmon edhe inkuadrimi i ushtrisë aty ku ushtarët nuk kanë se çka kërkojnë. Kjo nuk i pengoi emisarët slloven që gjatë blerjes së avionit të porosisin jo vetëm kapacitetin për mbartjen e zyrtarëve, por edhe për "përkrahje në rast të evakuimit të njësive sllovene që bashkëpunojnë në operacionet paqësore", "transport të shpejtë të pjesëve rezerve dhe teknikës së Ushtrisë Sllovene", madje edhe "mbartjen e armëve në misionet e Partneritetit për Paqe", "udhëtimet komerciale" dhe mbartjen e "deri tre të plagosurve apo të sëmurëve" me ndihmën e pajisjeve për ndihmë urgjente, që është blerë së bashku me helikopterët ushtarak "cougar" (AS532 AL).

Përdorimi i "sokolit" qeveritar, jo vetëm në sferën civile, por edhe në atë ushtarako-zbuluese, mund të shkaktojë probleme të ndryshme - nga pengesat në ndonjë marrëveshje ndërkombëtare deri tek cenimi i jurispondencës së shteteve të veçanta. Xhirimi i territorit të shtetit tjetër nga ajri, edhe sikur aty të ishte në avion një mysafir i veçantë, qoftë ky kryeministër i shtetit fqinj, parimisht nuk lejohet dhe konsiderohet si spiunazh. Bëjnë përjashtim disa marrëveshje ndërkombëtare që fluturimet vëzhguese i konsiderojnë si çështje të mirëbesimit të ndërsjelltë. Sllovenia, për shembull, është nënhskruese e marrëveshjes "Qielli i hapur", që e kanë nënshkruar anëtaret e OEBS-a më 24 mars të vitit të kaluar në samitin e Helsinkut. Në përputhje me marrëveshjen, shtetet nënshkruese kanë mundësi që përmes vëzhgimeve ajrore t'ua kontrollojnë shteteve tjera armatimin dhe instalimin ushtarak. Praktikimi i marrëveshjes mvaret nga resurset e shteti t tjetër, që do të thotë se praktikisht marrëveshja është "asimetrike", sepse mundëson kontrollimin e shteteve të vogla nga ana e shteteve më të mëdha. Sllovenia tani nuk ka pajisje për xhirimin nga ajri, kështu që pjesën e vet ua ka lëshuar avionëve të jashtëm. Përfaqësuesit e Ushtrisë sllovene kanë xhiruar territorin e Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve me ndihmën e forcave ajrore britanike dhe amerikane kanë xhiruar territorin, kurse si shërbim kthyes sërish me fluturaket e veta xhiruan nga ajri territorin e Sllovenisë.

Kështu "soko" për Slloveninë do të thotë një lloj emancipimi përsa i përket mekanizmit dhe kontrollit të fuqive të mëdha ose së paku aq sa për SHBA-të nënkuptonte U-2 e spiunazhit mbi Bashkimin Sovjetik. Zyrtarët qeveritar thonë se avioni civilo - ushtarak i kryeministrit nuk paraqet diçka të veçantë apo ndonjë risi, kurse fluturimet "hulumtuese" mbi territorin e huaj janë të paralajmëruara kaherë, prandaj nuk ka kurfarë rreziku që shkaku i mosmarrëveshjes të rrëzohet avioni i kryeministrit nën dyshimin për spiunazh. Fluturimet e sokolit slloven me kamera të vendosura në çastin kur do të gjenden jashtë hapësirës ajrore sllovene do të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare (atëherë kur kryeministri është në mision diplomatik), prandaj kritikuesit e burokracisë së Drnovshekut thonë se duhet të merret në konsideratë transformimi i avionit civil. Sllovenia shkaku i "gabimit në navigacion" (për çka nuk kishte dhënë përgjegjësi) njëherë kishte rënë në hall të këtillë, kur një furgon slloven i spiunazhit në afërsi të Zavrcas ra në kthetrat e patrullës policore kroate. E njëjta gjë do të ndodhte në rast të nisjes së avionit në mision diplomatik, me zyrtarët brenda dhe me kamerat e shpiunazhit në flatra, që do të kishte pasoja mjaft të padëshirueshme.

IGOR MEKINA