Edhe një "rasti Ferhadije"
AIM Banjaluka, 2.02.2002.
Sapo u ngrit pluhuri për vënien e gurthemelit për ndërtimit të xhamisë banjallukase Ferhadije, si një rrufe nga qielli erdhi lajmi se Këshilli Ekzekutiv i Mexhlisit të Bashkësisë Islame (KBI) në Banjallukë kërkon prishjen e ndërtesës së Fakultetit Elektroteknik, që gjendet në afërsi. Sipas shkrimit në "Glas serbskog" ("Zëri i serbëve"), KBI kërkesën e vetë e bazon në nevojën se lokaliteti i Xhamisë së Ferhat Pashës do të kthejë imazhin e humbur të "çarshisë së vjetër" me duçane tregtare, artizanatesh dhe hoteliere nga periudha e shekullit 16 deri në shekullin
- Sipas asaj që shkruhej në 'Glas srpskog', arsyetim tjetër ështe se 'objektet islame nuk do të mund të shiheshin nga të gjitha anët'.
Lajmet gazetareske nuk mundën të vërtetoheshin në Mexhlisin e KBI në Banjallukë. Zëri i këndshëm i sekretares u përgjigj se personi i autorizuar për dhënien e informacioneve nuk është këtu dhe se askush tjetër nuk ka autorizim për këtë. Gjithë të tjerët vërtetuan se ekzistojnë kërkesa të KBI, por duke mos hyrë në detaje tjera. Drejtori i Entit urbanistik të Republikës Serbe (RS) Miroslav Vujatoviç ka pohuar se kanë ardhur kërkesa nga KBI-ja për Propozim planit urbanistik 'Jug 7', duke shtuar se është e pabazuar.
"Plani ynë rregullues plotëson të gjitha standardet bashkëkohore ekonomike, tregtare dhe prodhuese të qytetit mesjetar që ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve", thotë Vujatoviç. Kryeshefi i Shërbimit për rregullim hapësinor të Kuvendit Komunal, Vladimir Glamoçiç, gjithashtu ka vërtetuar kërkesat e KBI-së, por ka refuzuar t'i komentonte, duke shtuar se ende diskutohet për versionin përfundimtar të propozimit.
Se rasti nuk është aq i thjeshtë e vërteton edhe fakti se për të është njoftuar edhe Zyra e Përfaqësisë së Lartë për BeH (OHR). Zëdhënësja e OHR-së Sonja Pastuoviç ka thënë se OHR-ja është e njohur me kërkesën e KBI-së në Banjallukë, duke shtuar se OHR për këtë çështje do të bisdeojë me 'disa njerëz' që 'nuk janë nga autoritetet lokale'.
Kërkesa e këtillë e KBI-së nuk do të kishte rëndësi të këtillë politike sikur Fakulteti Elektroteknik të mos gjendej në të njëjtin vend që nga viti 1962. Kërkesa për ndryshimin e vendimit urbanistik dyzetvjeçar u përjetua nga politikanët dhe opinioni publik në RS si një paturpësi e veçantë. Më së shumti reaguan politikanët. Lidhja Popullore Demokratike (DNS) u kërcënua se në rast se Mexhlisi i KBI-së vazhdon me iniciativat e veta, do të kërkojë prishjen e ndërtesës së KBI-së nga ndërtesat e Ferhadijes sepse 'lutjet e përditshme të zëshme pengojnë mësimin në Fakultet'. Zëdhënësi i DNS Ostoja Barashin thotë se kërkesat e këtilla të KBI-së tejkalojnë pragun e tolerancës së njerëzve më tolerantë në RS. "DNS nuk do të ishte befasuar me kërkesat e këtilla sikur Fakulteti Elektroteknik të ishte ndërtuar pas rrënimit të Ferhadijes më 1993, por është i befasuar shkaku se Fakulteti është ndërtuar para më shumë se 20 vjetësh", thotë Barashin.
Dekani i Fakultetit Elektroteknik Aleksandar Ilishkoviç kujton se shkaku i vërejtjeve të KBI-së, pas tërmetit të vitit 1981, nuk u lejua vënia e kulmit të ndërtesës së fakultetit dhe ndërtimit të amfiteatrit dhe se për shkaqe të njëjta u modifikua edhe vendimi tjetër brenda vetë objektit. Plotësimi i kërkesës për prishjen e Fakultetit për të, gjithsesi, është i papranueshëm. Edhe prefekti i Banjallukës Dragolub Davidoviq thotë se kërkesa e KBI-së për prishjen e Fakultetit Elektroteknik nuk është reale. Megjithatë, ai shpreson se ky kontekst do të zgjidhet shpejt.
Pa marrë parasyshë optimizmin e politikanëve, që bëhen proverbial shkaku se janë mësuar që krijimi i zhurmës sjell më shumë dëm sesa dobi dhe se, para së gjithash, priten qëndrime të përmbajtura në reagime, sepse rasti i fundit i Ferhadijes shton rrezikun e zgjerimit të hendekut të mosbesimit në mes forcave politike në BeH, por edhe ndërmjet boshnjakëve dhe serbëve. Demonstratat tragjike të vitit të kaluar gjatë tentimit të vënies së gurthemelit të Xhamisë Ferhadije (7 maj), me ç'rast humbi jetën një boshnjak nga plagët e marra gjatë goditjes me gurë, ndërkohë që ca të tjerë mezi shpëtuan kokën, dëshmoi se për vendosjen e mirëbesimit duhet më shumë tolerancë dhe dialog politik, kurse shumë më pak mbështetje në autoritetin e OHR-së dhe logjikën ultimative. Fatkeqësisht, njerëzit nga KBI-ja edhe nga ky rast nuk kanë nxjerrë mësim, por vendosën që të vazhdojnë me strategjinë e presionit përmes kërkesave që nuk janë reale. Së këndejmi nuk është aspak e çuditshme theksimi i kërkesës për prishjen e Fakultetit Elektrotehnik në çastin kur ripërtrirja e Ferhadijes ende nuk ka filluar dhe që në Banjallukë konsiderohet si një gjest qëllimkeq.
Në qarqet politike, por edhe në pjesën më të madhe të opinionit publik, KBI konsiderohet si mjet në duart e partive ekstremiste boshnjake, prapa të cilit fshehet strategjia për unitarizimin dhe islamizimin e BeH. Bashkëfolësi i AIM-it, që thotë se tenton të kuptojë frustacionet dhe kërkesat e të gjithëve, shtron pyetjen se kujt i i duhet nënçmimi i multikulturalitetit. "A duhet që në prag të mileniumit të tretë nëpër Evropë të ndërtohen çarshi mesjetare turke dhe a është në frymën e multikulturalitetit theksimi i historisë dhe remineshencave të saj", thotë ai. Në anketën e bërë në mesin e banjallukasve nuk haset mirëkuptim rreth argumentit "pengimi i pamjes së Ferhadijes". Përgjigja, kryesisht, orientohet rreth pyetjes: "A duam që të prishim objektet e ndërtuara rreth shtëpive të shenjta vetëm që të kënaqemi duke i shikuar ato nga largësia".
Pas gjithë kësaj krijohet përshtypje se bashkësitë fetare dialogun e ndërsjellë e kanë zëvendësuar me politizimin e realitetit, qoftë sipas logjikës vetanake ose si mjet në duart e politikës ditore. Pesimistët në mesin e analistëve politik pohojnë se ekstremizmi fetar sforcohet shkaku i zgjedhjeve të vjeshtës, që mund të jetë një nga përgjigjet përsa i përket "rastit Ferhadije'.
BRANKO PERIQ