Mbreti krijon imazhin e kryeministrit të mirë dhe ministrave të këqinj
Nuk u mbajt Kongresi themelues i partisë NDSV. Simeon Sakskoburgotski tenton të rrisë rejtingun e vetë që bie marramendshëm.
AIM Sofje, 2.2.2002
- janar. Pallati popullor i kulturës (PPK) në Sofje. Në sallën numër 2 u mblodhën 800 njerëz që të ishin pjesëmarrës në punën e partisë së re - Lëvizja Kombëtare të Simeonit të Dytë (LKSD). 850 orë pritje për mbushjen e shampanjës. Të gjithë presin shfaqjen e liderit të lëvizjes që mban emrin e tij, i cili verën e kaluar shënoi fitore në zgjedhjet parlamentare dhe që tani duhet të rilind si një forcë klasike politike elektorale. Simeon Sakskoburgotski megjithatë vonohet dhe tendos nervat e delegatëve dhe mysafirëve. Më në fund, pas një vonese gati njëorëshe, monarku i dikurshëm dhe kryeministri aktual paraqitet me shprehjen e tij të preferuar se nuk ka ardhur koha për transformimin e LKSD-së në parti. Kështu krijoi hamendje te të gjithë të pranishmit. Megjithatë një tronditje e vërtetë ishte adresimi i kritikave ndaj ministrave dhe deputetëve të tij, për herë të parë pasi kishte ardhë në kolltukun e kryeministrit. "Nuk mund të pranoj mosmarrëveshjet e vockëla, mungesën e ekipeve punuese, ministra që më së shumti shqetësohen për zgjidhjen e problemeve brenda administratës së tyre se sa me problemet e njerëzve, deputetët që kanë harruar se janë përfaqësues të popullit dhe më nuk shkojnë tek ata që u kanë shprehur besimin, si dhe prirja për të komentuar punën e tjetrit në vend se t'i referohen punës së tyre", deklaroi Simon Sakskoburgotski.
Ishte çudi se si asnjëri nga të pranishmit nuk i ndjeu kritikat se janë të adresuar drejt tij. Dhe sa më të fuqishme ishin qortimet, aq më të bujshme ishin aplaudimet. Pas dështimit të kuvendit themelues komenti i shumicës së ministrave ishte se nuk e kishin ndjerë se kritikat e shefit të tyre ishin drejtuar drejt tyre. Efekti i këtij potezi të mbretit ishte habia. Konstatimet se ai nuk sheh çka ndodh rreth tij u dëshmuan se nuk korrespondojnë me të vërtetën.
Simeonit, disi, i nevojitej një veprim i këtillë, sepse muajve të fundit rejtingu i tij kishte shënuar rënie marramendëse. Përmes manovrimit virtuoze ai arriti të ndërronte drejtimin. Për vetëm 13 minuta mbreti arriti të krijonte imazhin se është një kryeministër i mirë dhe me ministra e deputetë të këqinj. Nga fjalët e tij u bë e qartë se ai nuk është "një njeri i lodhur" siç thotë shpesh për vetveten, gjithashtu është i bindur se besueshmëria ndaj LKSD, kabinetit dhe personalitetit të tij po zbehet. Ai shprehu atë që më së shumti po i irriton njerëzit dhe vendosi që të fliste sërish që t'i besonin - ashtu siç i kishin besuar verën e kaluar.
Më 17 qershor bullgarët votuan për lëvizjen e formuar dy muaj para zgjedhjeve - lëvizjen e ish- monarkut - sepse e konsideruan si shpresën e vetme për një jetë më të mirë që nuk mundi t'ua siguronte qeveria e mëparshme e Ivan Kostovit.
Atëherë Simeon Sakskoburgotski premtoi se në afat prej 800 ditësh do të plotësonte shpresat e tyre. Pas 180 ditëve të para megjithatë nuk ka kurfarë shenjash se gjërat kanë ndryshuar në të mirë. I vetmi ngushëllim është se nuk janë përkeqësuar, por njerëzit gjithnjë e humbin durimin. Ata kanë filluar të humbin besimin te mbreti pa marrë parasyshë se Perëndimi edhe mëtej e lavdëron punën e qeverisë së tij dhe se disa shtëpi finansiare kanë dhënë kredite të mëdha për vendin. Tani rroga mesatare e bullgarit është diçka më shumë se 100 dollarë amerikan, kurse përmes pensioneve mesatare pleqtë nuk mund të paguajnë as llogaritë e nxehjes dhe rrymës. Dallimi ndërmjet premtimeve për një jetë më të mirë dhe aksionit të qeverisë është bërë shkak i zhgënjimit të qytetarëve ndaj udhëheqësisë së tanishme.
Duhej intervenimi i kryeministrit që të ndryshonte diçka. Ai zgjodhi momentin dhe vendin e duhur - përndryshe aq i komentuar që para këtij forumi për të cilin raportuan drejtpërdrejtë të gjitha mediumet elektronike nacionale. Kështu bullgarët dëgjuan nga goja e tij atë që dëshironin ta dëgjonin. Mbreti - kryeministër krijoi hapësirë për frymëmarrje pas një tendosje të akumulluar gjatë muajve të fundit, edhe pse Simeoni kishte mundur t'i ndërronte zyrtarët e vet shkaku i punës së keqe të tyre, në vend se të ankohej.
Duket sheshit se ky është veprimi i dytë shpëtimtar i mbretit. Përkundër fitimit të poenave për Siemonin pas paraqitjes së tij në kongresit e pambajtur partiak të LKSD, këto do të jenë për një afat të shkurtër. Sepse është iluzion të pritet që standardi jetësor i bullgarëve të përmirësohet shpejt, që të zgjidhet problemi me papunësinë apo të zvogëlohen ngarkesat tatimore. Sapo të zbehen efektet e fjalimit të mbretit të mbajtur më 26 janar, priten ndërrimet e para në kreun e udhëheqësisë.
Të trimëruar nga kritikat e kryeministrit, deputetët e lëvizjes mbretërore kanë ndërmend që të kërkojnë dorëheqjen e ministrave të finansave, komunikacionit, shëndetësisë dhe kulturës, si dhe ndërrimet në ekipin e resorit social. Kryeministri e ftohu këtë entuziazëm duke thënë se "kjo nuk do të thotë se kërkon dorëheqjen e dikujt", por thjesht këtë e tha nase e sheh se për veprimin e ardhshëm ende nuk ka ardhur koha.
Modeli për ndryshime në kabinet është provuar - në të njëjtën mënyrë veproi edhe paraardhësi i Simeonit, Ivan Kostovi - në vjeshtën e vitit
- Por potezi i llojit kryeministër i mirë dhe me të tjerët të këqinj kishte efekt afatshkurtër - pra, vetëm ca muaj, deri në pranverën e vitit të kaluar.
Natyrisht se ekziston edhe mundësia teorike që Simeon Sakskoburgotski të gjejë variante më të mira për mbijetesën e tij. Përveç remontit të kabinetit ai doemos duhet të shqyrtojë edhe mënyrën se si veprojnë deputetët e grupit parlamentar të LKSD. Sepse procesi i juridiksionit deri tani gjendet në një kaos absolut.
Shumë vëzhgues nuk besojnë se kjo qeveri dhe ky parlament do të mbarojnë mandatin. Gjithnjë e më shpesh flitet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Mbetet si çështje jo që do të ketë zgjedhje, por kur. Deri më 26 janar shumica e analistëve menduan se këto do të ndodhin këtë vit. Me potezin e vet briljant në kongresin e pambajtur të LKSD mbreti tregoi se ka në kokë edhe lajka të tjera. Megjithatë edhe ato nuk mund të shtyjnë gjërat përherë, por më së voni deri në verën e vitit 2003.
PLAMEN KULINSKI