Legalizohen diplomat e Shqiperise

Skopje Feb 5, 2002

AIM Junior, Shkup 03.02.2002

Pas ndarjes se republikave nga federata ish -Jugosllave linden nje sere problemesh sa i takon shkollimit te gjeneratave te reja ne arsim te larte ne gjuhen sqhipe. Nese ne kuader te ish federates jugosllave shqiptaret qe jetonin nen Jugosllavi si te drejte per tu arsimuar kishin Universitetin e Kosoves, me vendosjen e kufijve te rinje kjo u pamundesua . Pervec kesaj edhe luftrat e nje pasnjeshme pengonte rinjte nga Maqedonia te vijone studimet ne Univesritetin e Kosoves. Dhe, si rrjedhoje e situstes se re, qe nga viti 1992 nje numer jo i vogel i maturanteve regjistroheshin neper Universitetet e Republikes se Shqiperise. Kjo behej fale nje marrveshje qe kishin partite poltike shqiptare me institucionet e Republikes se Shqioperise qe nje numer i caktuar i te rinjeve shqiptare per cdo vit akademik te vijojne stdudimet ne Shqiperi.

Ne baze te kesaj thuaj se cdo vit ne Shqiperi vetem nga Maqedonia arrinin te regjistroheshin rreth 2OO studente, qe ishte nje numer jo i vogel. Por, pas perfundimit te studimeve filluan nje sere problemesh te paraqiteshin nga ana e organeve kompetente per validitetin, gjegjesisht, njohjen e diplomave te Shqiperisae nga ana e imnstitucioneve shteterore te Maqedonise.

Fillimisht neper disa fakultete kishte raste kur edhe u njohen diplomat e nje numeri te vogel te gjenerates se pare te te diplomuarve edhe kjo njohje u be nga ana e fakultetit gjegjes ne Universitetin e Shkupit. Por me vone kjo procedure u nderpre me arsyetim se duhet te kete nje marreveshje gjegjese me te cilen edhe juridikisht do te kete mbulese nostrifikimi i ketyre diplomave. Nd;rkaq numri i te diplomuarve ne univerzitetet e Shqiperise arriti ne mbi afer 8OO qytetare shqiptare nga Maqedonia te cilet me diploma ne duar bredhnin rrugeve nga nje fakultet ne tjetrin duke mos gjetur zgjidhjje per problemin e njohjes se diplomave.

Duke mos pare asnje rrugdalje tjeter te diplomuarit arriten qe te formojne Keshillin per njohjen e dilpomave te Universiteteve te Shqiperise, ne te cilin u perfshine ish studentet ne Republiken e Shqiperise nga te gjitha qytetet e Maqedonise . Ky keshill filloi takime me partit; shqiptare nga te cilat kerkonte nje angzhim me te madh neper institucionet shtetrore qe te zgjidhet e kltij problemi. Sic duket, partite poltike jo qe nuk deshironin ta zgjidhnin kete ceshtje megjtihate, per to nuk ishte shume i madh ky problem andaj edhe nuk kishte ndonje angazhim shume intenziv .

Nisur nga kjo gjendje kur vitet po kalonin nderkohe, qe asgje konkrete ne kete drejtim nga askush nuk po behej, Keshilli per njohjen e diplomave organizoi edhe nje proteste para Ministrise se Arsimit ne pranvere te vitit 1999. Kjo proteste arriti vetem ta fus ne rend dite kete ceshtje por jo edhe ta zgjidh. Ne kete menyre ne disa takime perfaqesuesit e ksaj ministrie thonin se eshte pergatitur marreveshja adekuate dhe shume shpejte do te nenshkruhet nga perfaqesuesit e dy qeverive te Shqiperise dhe Maqedonise.

Me ne fund pas shume presionesh me 23 shkurt te vitit 2001 ndermjet dy shefave te diplomacive te Maqedonise dhe Shqiperise u nenshkruar marreveshja per bashkepunim ne lemin e arsimit ndermjet dy vendeve. Megjithate, edhe me kete nuk perfunduan te gjitha problemet. Tani erdhi ne shprehje ratifikimi i marrevshjes qe ajo me pas te jete valide dhe te funksionoje. Dhe kjo ndodhi me 30 janar kur marreveshja mes dy qeverive per bashkepunim ne lemin e arsimit ne forme te propozim ligjit te qeverive gjegjese u miratua nga deputete e Kuvendit me shumice votash duke mbullur keshtu njeren nga ceshtjet qe deri tani e pa zgjidhur per me teper se 800 studente te Shqiperise. Ratifikimi i marreveshjes ne menyre obligative duhet ti jape fund mosnjoihjes se diplomave te Shqiperise meqe ratifikimi i marreveshjes paraqet formen juridike te njohjes gjegjesisht nostrifikimit te diplomave pa asnje kusht te diplomave te dalura nga Universitetet e Shqiperise.

BLERIM HYSENI