Xhingjiqi "keshilltar" i pare i SSh
Shefat e deritanishëm të SSh (Sigurimit shtetror) nga koha e ardhjes në pushtet të SShS-së (Sigurimi shtetror i Serbisë) gjegjësisht DOS-it, Goran Petroviq-i që shkoi dhe ky i pushtetit aktual Andrea Saviq, sipas pohimeve të mirëinformuara, nuk kanë qenë aspak efikas në pastrimin e "mbeturinave dhe llomeve" të këtij shërbimi, kështuqë kryeministri i Serbisë ka vendosur që vetë të analizojë dhe vendos zgjidhjen e këtij problemi. Mendohet se kjo do të zgjasë deri sa të sillet Ligji i ri për SSh-në, gjegjësisht deri sa SSh të transformohet në Agjenci për sigurimin nacional.
AIM Beograd, 25.01.2002
Qeveria e Serbisë më në fund ka projektuar se si të aplikojë mënyrë të re pune - gjegjësisht si të kontrollojë atë që edhe deri tani e ka patur nën kontrollin e vet! Për këtë qëllim më 19 janar ka formuar Këshillin për Sigurim Shtetror, më saktë organin i cili do të kontrollojë punën e policisë sekrete serbe, edhe pse nuk është plotësisht e qartë se si dikush me anë të së drejtës mund të kontrollojë organin ndaj të cilit edhe ashtu ushtron administrim nëpërmjet Ministrisë policore.
Kryeministri serb Zoran Xhingjiq, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të lartpërmendur, deklaroi se si ky organ nuk do të ketë funkcion urdhërdhënës por këshilldhënës, gjegjësisht se formimi i një organi të këtillë është shprehje e demokratizimit meqë informatat nga policia sekrete deri tani i janë dhënë vetëm atij dhe ministrit të punëve të brendëshme Dushan Mihajlloviq kurse tani e tutje informatat do t'i jepen edhe ministrit të bujqësisë, Dragan Veselinov, ministrit të jurisprudencës, Vlladan Batiq, si edhe dhjetë politikanëve dhe policëve, të cilët në mënyrë misterioze janë bërë anëtarë të "Këshillit të SSh".
Në përbërjen e "këshilldhënësve" nuk figuron asnjëri nga pjesëtarët e partive përveç atyreve të SShS-së në pushtet, madje as nga Partia Demokratike Serbe e Koshtunicës, sepse, ashtu siç thot Xhingjiq-i, këta nuk janë anëtarë të Qeverisë, por në qoftë se sërish bëhen anëtarë të qeverisë, atëherë do të fitojnë "vendin që u takon". Në Vendimin për formimin e Këshillit theksohet se ai vendimet do t'i aprovojë njëzëri, kurse në të kundërtën, vota e kryesuesit , gjegjësisht kryeministrit, do të jetë votë vendimtare.
Problemi kryesor në këtë hallakamë të plotë qëndron në faktin se sipas Kushtetutës kontrollin e punës së SSh e ushtron Këshilli shumëpartiakë parlamentar për Sigurim i Kuvendit të Serbisë, i cili ekziston prej para shumë vitesh, mirëpo që deri tani nuk ka ndërmarrë asgjë të rëndësishme për zhdukjen e padrejtësive.
Sipas fjalëve të Dragan Jociq-it, kryetar i Këshillit, nga koha e konstituimit të fundit të Kuvendit janë mbajtur tri mbledhje, mirëpo në asnjërën, edhe pse kanë qenë lajmëruar me kohë, përfaqësuesit e policisë sekrete nuk janë paraqitur fare. "Nuk i kanë dërguar as raportet për punën e tyre, gjë të cilën kolegët e tyre të sigurimit publik e bëjnë rregullisht", shpjegon Jociq. Ai shton se kontrolli i punës së SSh-së patjetër duhet të bëhet në suazat e punës së parlamentit dhe i rregulluar me ligj, sepse kjo është "diçka tepër suptile".
Diçka tepër suptile, pa dyshim. Ata që njohin punët e policisë vërtetojnë se akti më i ri i Qeverisë në të vërtetë është si pasojë e vështirësive për t'u ndalur hovin disa pjesëve të Sigurimit shtetror, gjë që u vërtetua edhe para dy muajsh gjatë revoltit të të ashtuquajturave "beretat e kuqe". SSh është shërbimi i vetëm i cili nuk ka bërë kurrfarë reorganizimi, por që në të vërtetë ka mbajtur të pandryshuar strukturën e stërkequr të kohës së komunizmit të Millosheviqit. Pushteti i ri SSh-në e ka orientuar deridiku kah punët të cilat duhet t'i kryej në bazë të ligjit, siç është mbrojta e rendit kushtetues dhe e sistemit shtetror të vendit, mirëpo ende nuk ka mundur të zbërthejë të gjitha nyjet e këtij shërbimi gjithmonë dhe gjithkund misterioz.
Regjimi i Millosheviqit shfrytëzonte grupe të ndryshme kriminelësh dhe individë si Arkani dhe të ngjashëm si ai, të cilët shpesh i infiltronte në mjediset e policisë sekrete. Kjo linjë në të vërtetë vazhdoi që nga koha e Titos, mirëpo gjatë kohës së sundimit të SPS-it dhe JUL-it, Sigurimi Shtetror u shndërua, siç u shpreh një ish agjent i sigurimit, në "shërbim për mbrojtjen e çiftit bashkëshortor, Markut të vogël dhe Maries së vogël", gjegjësisht "për goditje me fiski të kriminelëve të padëgjueshëm dhe kundërshtarëve politikë". Për punët e disa pjesëve të Sigurimit shtetror thuajse nuk kanë ditur gjë as vetë të punësuarit në këtë shërbim, por është mjaft vështirë të numrohen të gjitha vrasjet ose krimet në të cilat, siç dyshohet, është përzjerë edhe policia sekrete. " Nëse edhe pas një viti nga koha e marrjes së pushtetit ende nuk është ndriçuar asnjë vrasje politike si edhe as lidhjet e vrasësve të tillë me individë nga radhët e Sigurimit shtetror, atëherë me plotë të drejtë mund të shtrohet pyetja se vallë është në gjendje MPB dhe Qeveria të luftojnë kundër kësaj dukurie" - pyet Dragan Jociq.
Shefat e deritanishëm të Sigurimit Shtetror pas ardhjes në pushtet të DOS-it, Goran Petroviq-i i ndërruar dhe Andreja Saviqi aktual, sipas të informuarve, nuk kanë qenë aspak efikasë në pastrimin e "mbeturinave dhe llomit" të brendshëm të këtij shërbimi, kështu që kryeministri i Serbisë vendosi që këtë problem ta zgjidh si di vetë. Ka gjasë se kështu do të veprohet deri në sjelljen dhe miratimin e Ligjit të ri të SSh-së, gjegjësisht deri sa të vendosen mekanizmat e tij të kontrollit, ose më drejtë deri kur Sigurimi Shtetror të transformohet në Agjenci për sigurim nacional, synim ky që është bazë e planit gjysëvjetor të shefit të ri Saviq.
Edhe pse kudo në botë shërbimet sekrete bien nën kontrollin ose të vetë kryetarit nëpërmjet këshilltarëve të tij (CIA) ose të komisionit parlamentar ( ish republikat e RFSJ-së dhe vendet tjera të Perëndimit), askund Sigurimi Shtetror nuk është lënë aq poshtë siç është rasti aktual në Serbi. Përveç kësaj, që nga fillimi i vitit 1992 shërbimi federativ i Sigurimit shtetror nuk ekziston fare; ka kohë që shërbimet e Serbisë dhe Malit të Zi janë të ndarë, gjë që kontrollin e bën edhe më të vështirë. " Më e arsyeshme do të ishte Shërbimi të formohej rishtas nga fillimi, sepse në të është grumbulluar shumë ndyrësi," thot Mlladen Llojoviq, ish inspektor i policisë, duke shtuar se pikërisht për këtë shkak vlen të përkrahet formimi i Këshillit.
Është fare e qartë se angazhimi i fundit i Qeverisë së Serbisë është tregues i qartë se DOS-i ende nuk ka gjetur personin dhe autoritetin e ngjashëm me Jovica Stanishiqin ose Rade Markoviqin, i cili këtë shërbim delikat, duke përfshirë në të edhe beretat e kuqe, do të mund ta mbante nën kontroll të plotë.
DRAGOLUB PETROVIQ