Kroatet ne zgjedhjet e ardheshme

Sarajevo Jan 25, 2002

Ne dy blloqe kombetare

AIM Mostar, 23.01.2002.

Partitë me emblemën politike kroate në zgjedhjet e ardhëshme pa dyshim do të tubohen në dy blloqe kombëtare, njohton AIM-i nga burime të mirëinformuara. Partitë e tanishme kroate: Aleanca për ndryshime demokratike, Nisjativa e re kroate e Kreshimir Zubakut, Partia fshatare kroate e Ilija Shimiq-it dhe Partia popullore Me punë për të mirë e vëllezërve Ivankoviq me kohë kanë nisur bisedimet rreth formimit të bllokut kombëtar të partive kroate të qendrës së majtë, i cili do t'i kundërvihej bllokut të djathtë të tubuar kah moti në Saborin popullor kroat.

Bllokut të partive kroate të Aleancës, ashtu siç është situata aktuale, do të mund t'i bashkoheshin edhe politikanët e dikurshëm nga radhët e HDZ-së, të cilët tani shfaqen si gjuajtës të lirë si Jadranko Perliq dhe Neven Tomiq, gjegjësisht ish rektori i Sveuçilishtes së Mostarit Marko Tadiq, i cili dikur udhëhiqte koordinimin e partive të sipërpërmendura që u formuan pas zgjedhjeve të kaluara. Nuk është ndonjë befasi e papritur nëse partive të këtij blloku u bashkangjiten edhe disa udhëheqës të tanishëm të HDZ-së, në radhë të parë Mariofil Lubiq dhe Miro Grabovac - Titan, të cilët nuk kanë pranuar urdhërat e kreut të HDZ-së që të dalin nga parlamenti.

Nëse duhet kërkuar kandidati potencial i këtij blloku për anëtarin kroat të Kryesisë, ai në radhë të parë duhet të kërkohet nga radhët e Nisjativës së re kroate, kurse burimet e kësaj partie zbulojnë se ai sipas të gjitha gjasave do të jetë ministri aktual i mbrojtjes në Federatën e BeH, Mijo Aniq. Si kandidat për anëtar të Kryesisë së BeH seriozisht është preokupuar edhe kryetari aktual i Mostarit, Neven Tomiq, por është e mundur që edhe vetë Kreshimir Zubak-u për herë të tretë të kandidohet për këtë post. Të përmendim se në zgjedhjet e vitit 1996 për kandidat të HDZ-së së BeH-së
Zubak u zgjodh në Kryesinë shtetrore, kështu që në vitin 1998, kësaj radhe si kandidat i NHI (Nisjativës së re kroate), të përjetonte disfatë nga lideri i HDZ-së së BeH Ante Jelaviq, por edhe nga kandidati i SDP së BeH për këtë post, Gradimir Gojer.

Anketat e fundit të opinionit publik të zhvilluara nën kujdesin e OBSE-së, partive të bllokut të sipërpërmendur nuk u japin favore se me paraqitje të pavarur në zgjedhje do të mund të kapërcejnë prakun zgjedhor, gjegjësisht se formimi i bllokut, bazuar në afërsinë politike të partive tw tilla është i nevojshëm për të fituar vende përfaqësuese në parlamentin federativ dhe shtetror. Blloku tjetër i partive kroate të cilin e kryeson HDZ-ja, në realitet ekziston që në kohën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, por, si është e njohur, përfshin edhe Demokristianët kroatë të Petre Miliq-it, Partinë kroate të drejtësisë të BeH dhe Unionin kristiano-demokrat (HKDU) të BeH. Në paraqitjet e tij para opinionit para vitit të ri lideri i HDZ-së së BeH, Ante Jelaviq, paralajmëroi edhe formalizimin e marrëdhënieve të këtyre partive, formimin e këtij blloku i cili në zgjedhjet e ardhshme do të dilte me listë të përbashkët.

Sipas analizave të anketimeve të fundit të opinionit publik, HDZ-ja e Jelaviq-it edhe më tej është partia e parë politike e Kroatëve boshnjakohercegovas e cila gëzon përkrahje të afër 39 përqind të zgjedhësve të kombit kroat. Meqë tërë udhëheqja e HDZ-së së BeH me vendimin e përfaqësuesit të lartë është larguar nga jeta politike, gjegjësisht
qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është se liderëve të ndërruar të cilësdoqoftë partie politike nuk do t'u lejohet kandidimi në zgjedhje, para HDZ-së parashtrohet detyrë e komplikuar që, duke qetësuar opcionet dhe frakcionet brendapartiake, të promovojë liderët e partive të reja të cilët në këto zgjedhje do të luftonin për simpatinë e zgjedhësve. Sipas vlerësimeve të disa analistëve sekretari aktual gjeneral i kësaj partie Josip Merxho është ai që ka gjasë të jetë personi i kompromisit të lobeve të kundërvëna brendapartiake dhe se është e besueshme që të shpallet si atu kryesor i HDZ-së në fushatën e ardhshme parazgjedhore. Ajo që Merxhos ia shton shanset është edhe fakti se ai deri tani ka ushtruar poste të ulta në pushtetin ekzekutiv por që nuk është e njohur të jetë përzjerë në afera të ndryshme të korrupcionit. Për dallim nga liderët tjerë të HDZ-së Merxho, poashtu, nuk posedon as uikendshtëpizë, as automobil të shtrenjtë, as motoskaf ose ndonjë lundër tjetër.

Funkcionari i vetëm i lartë i HDZ-së i cili deridiku pengon kandidimin e Merxhos është ish ndihmëskryeministri federativ dr. Dragan Çoviq, i cili dëshiron të shfrytëzojë situatën aktuale në HDZ të BeH dhe të përfitojë përparësinë në partinë e vet. Në të vërtetë Çoviq në periudhën e kaluar ishte njëri nga kuadrat kryesorë të HDZ-së me bazë të fortë, por që është edhe funkcionar i vetëm aktual i HDZ-së së BeH i cili nuk është larguar nga posti dhe që gëzon përkrahjen edhe të disa qarqeve të caktuara ndërkombëtare të cilat Çoviqin për shkaqe pragmatike duan ta shohin në krye të HDZ-së së BeH.

Krahas këtyre dy blloqeve mund të formohet edhe një bllok i tretë, i cili, sipas parashikimeve, do të kishte mundësi më të vogla për sukses dhe i cili nuk do të mund të kalonte prakun zgjedhor. Mundësinë për formimin e këtij blloku para do kohe e paralajmëroi Milenko Brkiq, kryetar i Bashkësisë popullore kroate, parti kjo e cila as nuk është anëtare e saborit popullor kroat dhe as e Aleancës. Brkiq jo fort moti deklaroi se ,sidoqoftë, partia e tij është më e afërt për formimin e një blloku të vetëm demokratik kroat, i cili do të përfshinte edhe partitë e Aleancës, por edhe HDZ-enë. "Në rast se nuk formohet ky bllok, votat e partive me emblemën kroate vërtet do të shpërndahen. Kjo do të thotë se në Kuvendin federativ do të ketë më pak përfaqësues kroatë", thot Brkiq.

Në votat e zgjedhësve të nacionalitetit kroat, krahas votave nacionale, llogarit dhe pretendon edhe partia multietnike e Socialdemokratëve të BeH. Por kur bëhet fjalë për zgjedhësit kroatë problemi kryesor i kësaj partie qëndron në faktin se ajo ende nuk ka arritur të nxjerrë liderin e njohur politik të nacionalitetit kroat i cili do të kishte tërhequr pas vedi një numër të konsiderueshëm votuesish. Prandaj SPD-ja do të jetë e detyryar që gjatë muajve të ardhëshëm të gjejë një person të tillë, kurse kandidati më serioz për "violinën e parë" të zgjedhjeve të ardhëshme është Andrija Jurkoviq, ministër aktual federativ i tregëtisë. Jurkoviq jeton në qytezën hercegovase Çapline dhe pikërisht kjo rrethanë i ofron përparësi reale, edhepse në teritorrin e Hercegovinës SDP-ja deri tani nuk ka kaluar mirë. Përparësia e Jurkoviqit qëndron edhe në atë se ai është njeri i suksesshëm afarist dhe familjar, por poashtu është edhe një orator shumë i mirë.

Përveç Jurkoviq-it SPD-ja fare lehtë mund të nxjerrë në sipërfaqe edhe ndonjë atu tjetër. Që nga koha e zgjedhjeve të fundittë përgjithshme në BeH, të mbajtura më 11 nëntor të vitit 2000, ende po vazhdojnë bisedat për antarësimin e ish rektorit të Sveuçilishtes së Mostarit, Marko Tadiq, në radhët e kësaj partie. Tadiq në shumë paraqitje të tij para opinionit ka shprehur afërsinë e tij ndaj programit të SDP-së së BeH, mirëpo hyrja e tij në radhët e kësaj partie, megjithatë, ende nuk është realizuar. Krahas Tadiq-it në SPD të BeH mund të gëdhijë edhe disidenti i njohur shumëvjeçar i Mostarit dhe oponenti i ashpër politik i HDZ-së dr. Sllavko Kukiq. Edhe pse Kukiq para opinionit shpesh është shfaqur se si nuk dëshiron të hyjë në asnjërën parti politike, ai, megjithatë, nuk e fsheh atë se është intelektual i orientimit të moderuar të majtë.

Për vendin e liderit kroat të SPD-së shfaq pretendime edhe Ivo Komshiq, nënkryetar aktual i kësaj partie. Mirëpo, sipas analizave të mbështetura në anketimet e opinionit publik, Komshiq te zgjedhësit kroatë nuk ka ndonjë përkrahje serioze, kështu që është e mundshme që SDP-ja mos e kandidojë në rrethin e parë. Përndryshe Ivo Komshiq, si kandidat i Partisë fshatare kroate, që në vitin 1996 u kandidua për postin e anëtarit të Kryesisë së BeH, mirëpo pësoi disfatë nga Kreshimir Zubak, lider aktual i Nisjativës së re kroate, por që në ato zgjedhje u paraqit si kandidat i HDZ-së së BeH.

Nga tërë ajo që u shënua më lartë shihet qartë se fushata parazgjedhore ka filluar dhjetë muaj para zgjedhjeve dhe se gjatë disa muajve të ardhëshëm do të ndodhin rirreshtimet të tjera partiake, kështu që zgjedhësit shumë shpejtë do të shohin se çfarë opcionesh ofrohen, gjë që në një farë mënyre është edhe një fakt pozitiv, sepse pothuaj në të gjitha zgjedhjet e viteve të nëntëdhjeta shumica e partive kanë dalur para zgjedhësve me përcaktimet kryesore programore vetëm disa ditë para vetë votimeve.

ZVONIMIR JUKIQ