Porosite e urrejtjes

Podgorica Jan 21, 2002

Permes shprehjes se patriotizmit serb dhe me brohoritjeve "Kjo eshte Serbi" u kremtua ne Mal te Zi Viti i Ri sipas kalendarit te Julianit.

AIM Podgorice, 15.01.2002

Ithtaret e koalicionit "Se bashku per Jugosllavine" e degjuan njerin nga lideret e tyre dhe neper sheshin kryesor te Podgorices, te quajtur Ivan Milutinovic, arriten ne vendin ku festohej Viti i Ri ortodoks, para kishes Shen Gjergji, ne afersi te qendres se Podgorices. Kjo thirrje ishte produkt i revoltes per cka policia ndaloi mbajtjen e manifestimit ne sheshin kryesor, kurse organizatoret, qe ishin mbledhur per te festuar vitin e njemendte te ri ortodoks sipas kalendarit julian, ishin koalicioni "Se bashku per Jugosllavine" nga njera ane dhe Shoqata e artisteve te estrades dhe asociacioni i pavarur i te rinjve nga ana tjeter.

Te mbledhur ate mbremje ithtaret e partive projugosllave ne Mal te Zi kishin mundesine per ngrohje te natyrshme - birre, vere, koka misri, kurse per lufte kunder magjise kishin hajmali te kuqe, kryqe nga druri dhe fotografite gratis te te akuzuarve te Hages Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladicit. Megjithate, ata qe erdhen deri te skena nuk kishin nevoje qe te harxhonin para, se paku per fotografite e kandidateve per Hage, sepse ua dhurronin se bashku me fotografite e Drazhe Mihajlloviqit dhe Sllobodan Millosheviqit.

Ikonografia prezente ne turme gjate festimit te Vitit te Ri ortodoks, nese jo identike, ishte e ngjashme me ato te viteve te kaluara kur "viti i ri serb" u organizua nga ithtaret e partive te aferta me Sllobodan Milloshevicin, Radovan Karaxhiqin, gjegjesisht nacionalistet serb.

Keshtu edhe ne kete 13 janar kishte flamuj serb e jugosllav, bajrake cetnik, flamuj partiak te Partise Socialiste Popullore, Partise Popullore dhe Partise Radikale Serbe, shajkace me kokarda, tre gishta te ngritur, brohoritje Jugosllavia, Srbia... Kjo ishte forma permes se ciles te pranishmit percollen vitin e vjeter dhe priten vitin e ri serb. Para fillimit te programit zyrtar, qe u vonua gjysem ore, di xhej leshoi kater kenge qe argetuan te pranishmit: "Vidovdan" - kush mund te te largoje nga shpirti im Kosove, "Luan r'n'r gjithe Jugosllavia", "Jugosllavi- ndihmohme" dhe "Jugosllavja". Kater kenget ishin leshuar nje ore e gjysem para se udheheqesi te paralajmeronte fillimin e programit, qe u shoqerua nga publiku me skandimin e zedhesh 'Milo - turk'.

Njekohesisht udheheqesi i programit beri thirrje per "vellazerim dhe falje te pergjitshme". "Ne tubim madheshtor gjithcka eshte ne shenjen e Zotit. Koha punon per ne dhe le te kemi fat. Jam i sigurte se do te ruajme dinjitetin e ketij tubimi, kjo pritet nga ne, kjo eshte ne gjenet tona dhe gjithe ata qe mendojne se kjo nuk do te ndodhe mashtrohen rende. Natyrisht, Jugosllavia kete mbemje mbetet ketu - Jugosllavia ne Mal te Zi. E dine ata mire se sa jemi!", bertiti prezentuesi i pershendetur me brohoritje nga publiku.

Dhe vertet, perkunder paralajmerimeve keqdashese, nuk kishte incidente, pervec se, sic ka ndodhur perhere, te rinjte e dehur u larguan nga grigja dhe qendruan ne poziten ulur per te pritur Vitin e Ri.

Vete programi ishte risi - rradhiteshin kengetaret e muzikes popullore dhe te lehte. Fillimisht prezentoheshin kengetaret me pak te afirmuar, kurse sa afrohej mesnata prezentoheshin kengetaret me te popullarizuar si Mirosllav Ilic dhe Ekstra Nena. Shumica e pjeses muzikore ishte nxehje per parrullat politike. Keto ishin te llojllojshme: fillimisht ia nisen me kenget e "forta" per Kosoven serbe qe me se miri pasqyrohet me kenget vargjet e se ciles jane "Srbia e gjitha ka arome kenge, o engjull ruaj lavdine kosovare..." , kurse pastaj u prezentuan trubaduret e Slobodan Mulinit qe i sollen publikut pershendetje nga Zlatibori me kengen 'Zlatibor pyete Tarin a e kujton dashurine e vjeter'. Disa indipendentiste, qe per shkaqe te njohura vetem per ta morren pjese ne tubim, kishin kenaqesine e vecante kur ne rradhe ishte vargu 'Tara (lum ne MZ) atyre (Zlatibori mal ne Serbi) u pergjigjet se nuk kthehet dashuri e vjeter'. Megjithate delirium te vertete shkaktoi kenga 'Atje larg', vecmas vargu i fundit qe aq shume e theksoi Mulini '... me krenari rrofte Serbiaaa...". Automatikisht publiku skandoi, "Kjo eshte Serbi".

Dic para mesnate u prezentua Miroslav Ilici, i cili pasi kendoi disa kenge pranoi se e kishin pushtuar emocionet prandaj iu kthye publikut me fjalet: "Miq te nderuar, mua ketu me ftuan te kendoj, por besomeni: emocionet me pushtuan, prandaj doemos duhet t'u them dicka. Mua askush deri me sot nuk me ka pyetur asgje. Por nese neser do te me pyes dikush se athua nje i Shumadise deshiron te jetoje me ju ne te njejtin shtet - pergjigja ime eshte - deshiroj", pas cka filloi nje brohoritje e madhe ne shenje miratimi.

Gjate koncertit peseoresh u kenduan edhe tre - kater kenge malazeze, qe, sipas reagimeve nuk i penguan shume publikut. Perkundrazi. Ne mesin e atyre qe ishin mbeshtjellur me flamuj radikal dhe flamuj te zinj cetnik me kafka - edhe kjo do te ishte e shumte.

Vec kesaj udheheqesi konstatoi se ishin te pranishem 100 mije njerez (!) duke permendur me ironi edhe numrin e policise qe siguroi tubimin, qe gjendej rreth objekteve shteterore. Ai pershendeti lideret e koalicionit "Se bashku per Jugosllavi" qe u paraqiten ne skene, por nuk mbajten kurfare fjalimesh. Per dallim nga viti i kaluar kur mesnata u prit me kengen "Lozen kreshniket mes tokes se Serbise", kesaj rradhe Viti i Ri sipas Julianit kaloi me kembanat kishtare dhe me krismat klasike nga te gjitha armet. Kleriket e Kishes Ortodokse Serbe, ne krye me mitropolitin Amfilohije, mbajten liturgjine e shenjte. Pas kesaj te pranishmeve iu drejtua mitropoliti Amfilohije, i cili ishte i kenaqur qe ne tubim dominonin te rinjte.

Pervec se fitoi zemrat e te pranishmeve, kthimit te fese dhe trimerise, unitetit dhe dashurise, mitropoliti serb mbajti edhe nje fjalim te gjate politik, qe duhej te ishte orientim per veprimet e metutjeshme te koalicionit jugosllav dhe forcave proserbe ne Mal te Zi. Ai, mes tjerash, tha: "Ne Vitin e Ri te kete me shume altare, fabrika te reja, spitale dhe shkolla, te kete me pak mungese kujtese ne Mal te Zi dhe ndermjet malazezeve. Te kete sa me pak nga ata qe i perkulen carit te mallkuar Dukljanin dhe le te behet qe cdo malazez te grumbulloje cekicet ndaj carit pagan Dukljaninit ne Uren e Vezirit. Qe Zoti te jete me larg disa akademikeve dhe historianeve te rrejshem. Le t'i jape Zoti ripertrirje fese sone dhe atyre qe e udheheqin kete popull, qe te mos e mashtrojne".

Mitropoliti Amfilohije foli edhe per rrugetimin drejt Evropes ku, sipas tij, nuk shkohet si lypes. "Nuk mund te shkohet ne Evrope pa lahuten e shenjte dhe Oktoih-un. Nuk mund te shkohet ne Evropen qe integrohet duke shkelur vellezerit e tu, as duke shkaterruar shtetin per te cilin, ne historine e Malit te Zi, te gjithe kishin flijuar gjithcka kishin. Nuk mund te flitet per bashkimin e njerezimit me ndarje te mallkuara, me polarizime te mallkuara. Ne Vitin e Ri te kete sa me pak kontrabandues te cigareve, shites droge, te lige...".

Keto fjale publiku i miratoi perzemersisht, kurse derisa mitropoliti i KOS (Kishes Ortodokse Serbe) fliste mbi "car Dukljanin" serish u degjuan thirrjet "Milo-Turk" dhe "Kjo eshte Serbi".

Pas ligjerates se Amfilohise kengetaret e muzikes popullore vazhduan te argetonin publikun, kryesisht, te ri, kurse te vjetrit filluan te shperndaheshin. Patriotizmi per njerin ishte i mjaftueshem, sic tha nje djalosh. Duke lene pas vetes mjaft shishe vere dhe tekniket qe kishin cjerre altoparlantet ne bedenat e kishes Shen Gjergji, publiku u shpernda duke kenduar kenge cetnike (nga Topola, deri ne Topole... Pergatituni, pergatituni...)

Me 14 janar ne mengjesin podgoricas te vitit te ri u kendua neper rruge kenga "Kush thote... Serbia e vogel...nuk eshte e vogel...tre here luftoi... dhe serish... nese Zoti i jep fat!?". Te pranishmit nuk kishin kurfare dileme se si te quhej tubimi - nuk ishte festimi i vitit te ri ortodoks, por i Vitit te Ri serb ne Mal te Zi.

SRGJAN JANKOVIQ