Jeta dhe vdekja nga "nenteshja e gjate"

Beograd Jan 21, 2002

Atehere kur do te gjendet pergjigja e pyetjes se kujt iu desh gjithe kjo dhe kujt ende i pershtatet sistemi ne te cilin Arkani levizte me aq guxim, do te mund te largohemi nga trashegimia e tij

AIM Beograd,15.1.2002.

Saktesisht me 15 janar 2002 behen dy vjet nga vrasja e Zhelko Razhnatovic - Arkanit. Ka qene e pritshme qe pjesetaret e "Tigrave" dhe anetaret e Partise se Unitetit Serb (PUS) ta shenonin me deklarata te zjarrta patriotike pervjetorin e vdekjes se komandantit me te njohur paraushtarak ne rajonin e ish- Jugosllavise. Gjithashtu "biznesmene" te ndryshem te rikujtojne "levizjet" e perbashketa ne Evropen perendimore per cka ndaj Arkanit u leshua fletpadia e "kuqe" e Interpolit. Klubi futbollistik "Obilic" te gjeje ndonje menyre per ta perkujtuar padronin e vet. Eshte e mundshme qe edhe Tribunali i Hages te botoje dicka nga akuza - te hapur pas vdekjes - ne ad acta. Gjithcka mund te pritet, por vetem nje gje jo: te mesohet se kush e porositi likuidimin e Arkanit.

Vrasja e trefishte ne hotelin "Interkontinental" me 15 janar 2000 ishte shume me teper se sa ngjarjet e ngjashme qe ne Beograd ndodhen para dhe pas kesaj kur jeten, vec Arkanit, e humben Milenko Mandic Manda dhe Dragan Garic. Nese jo per dicka tjeter, atehere shkaku se pas kapjes se disa ekzekutuesve u be e ditur se ne te dy anet e tytave te revoleve ishin kryesisht police: Dragoslav Gavric - i denuar me njezet vjet burg per vrasje te trefishte - ne ate kohe ishte polic; i ndjeri Garic gjithashtu; vete Arkani qe nga vitet e tetedhjeta shetiste me legjitimacionin e pjesetarit te Sigurimit Shteteror te MFPB, kurse sipas fjaleve te djalit te tij Mihajlit, gjeneralet policor, ne vitet e nentedhjeta kur ishte ne majen e lavdise, e thirrnin me "Komandant". Pas ketij krimi shtrohet pyetja logjike: ne sa likuidime te ngjashme morren pjese policet si ekzekutues?

Gjykimi i Radomir Rado Markovicit, kryeshef i SSHR te MPB-se se Serbise per atentat kunder Vuk Drashkovicit ne magjistralen e Ibarskit ku vdiqen kater zyrtare te Levizjes Serbe te Ripertrirjes (SPO), deshmon se nuk eshte fjala per nje rast te izoluar. Pas pese tetorit pushteti aktual paralajmeroi pastrimin e pakompromis ndermjet policise dhe kriminalitetit te organizuar. Nese gjykohet sipas rezultateve ne kete drejtim eshte bere pak, shume pak. Thjeshte, as sot e kesaj dite nuk dihet se kush, gjate dhjetevjecarit te fundit, pergatiti gjithe ate kolone kufomash per ne boten tjeter.

Pas likuidimit te Arkanit ne hotelin beogradas "Interkontinental", burgosja e disa ekzekutuesve disa dite pas krimit shkaktoi senzacion te madh. Veshtire se mund te thuhet keshtu per serine e vrasjeve profesioniste te porositura qe pasuan: Radoslav Trlajic Bata Trlaja, Zoran Davidovic Canda dhe Ivan Stojanovic, Branislav Lainovic Dugi... Perfundimisht ne rrokullisjen pesembedhjete minuteshe te automobilit u likuidua edhe Zoran Uskokovic Skole, per te cilin punonin te lartpermendurit ose ishin shume te afert persa i perket biznesit dhe per te cilin flitet ne carshi se qendronte pas vrasjes se Arkanit. Hetimet, natyrisht, nuk treguan asgje. Pak kush beson se behet fjale per raste te panderlidhura - shumecka u deshmua ne kerkimin e te drejtes private dhe "bisedave per trashegimine" te llojit te vet. Nese regjimi i atehershem, per shkak te lidhjeve persa i perket biznesit dhe luftes me Arkanin, kete gje e mundesoi dhe e toleroi, nuk eshte pare qe pushteti i ri t'i hape serish keto raste. Per kete shkak nuk duhet te cuditemi as nga mungesa e deshmitareve te ndryshem ne gjykimin rreth vrasjes ne "Interkontinenatal", terheqja e deshmive te dhena ne hetuesi, mospublikimi i deshmive, "amnezioni" total i dseshmitareve... U duk se Arkanin e kishte vrare per motive te panjohura njeriu qe nuk e kishte njohur, kurse ne krim i kishin ndihmuar nje grup njerezish miq. Fatkeqesisht, ky proces do te jete si shumica e rasteve te ngjashme, nese do te jete.

Serbia ku Arkani mbijetoi vitet e fundit dallon shume nga e sotmja. Megjithate imazhi i tij shendrrit ne kujtese, shpirti ende jeton. Rebelimi i armatosur i njesise per operacione speciale (JSO) e SSHR te MPB-se se Serbise, i njohur si "Beretat e kuqe", u nderpre me plotesimin e gati te gjitha kerkesave te te rebeluarve (nderrimin e personave udheheqes ne resore dhe premtimi se pjesetaret e MPB-se nuk do t'i dorezohen Tribunalit te Hages) duke shtuar skajshmerisht friken e pushtetit aktual nga strukturat e zemres se lufterave ne ish - Jugosllavi. Komandanti i deridjeshem i kesaj njesie, koloneli Milorad Ulemek/Legjioni i Lukovicit me 1995 SSHR me graden e njejte qe morri nga "Tigrat" e Arkanit, si dhe nje pjese e mire e kuadrove tjere ishin pjese e ketij formacioni. Gjithe keta njerez edhe sot jane "patriote te medhenj" dhe "luftetare te serbizmit". Athua MPB-ja e Srbise nuk burgosi refugjate nga Krahina e dikurshme me 1995 dhe i dergoi si mish per top ne bazen e vet ne Erdut? Drejtesia e vendit nuk u nis gjurmeve te fletpadise se Gjykates se Hages per te ndricuar rrugen aq te ngaterruar dhe mistifikuar luftarake te Arkanit dhe formacionit te tij paraushtarak. Nuk ka dyshim se ketu ka gjithcka dhe nuk duhet ndalur vetem te "Tigrat", "Garda vullnetare serbe" ose te ndonje emer tjeter me te cilin luftuan.

Kur Arkani formoi Partine e Unitetit Serb me 1993 shumica menduan se ky ishte tentim i regjimit te atehershem qe te merrte votat e partise nacionaliste - Partise Radikale Serbe (SRS) te Voisllav Sheshelit qe per momentin kishte raporte te ngulfatura. Debakli ne zgjedhjet pas nje fushate luksoze kur per komandantin e "Tigrave" kenduan gati e gjithe estrada e turbo- folkut, u perjetua si nje befasi. Por, analistet politik dhe opinioni edhe me do te befasoheshin kur ne zgjedhjet parlamentare republikane, ne dhjetor te vitit 2000, Partia e Unitetit Serb pas nje viti vdekjeje klinike arriti te plotesonte normen dhe te iinkuadrohej ne Kuvendin Popullor.

Si mund te sqarohet ky sukses i causheve dhe ortakeve te Arkanit? Nje pjese e opinionit shkaku i frustacionit dhe fascinimit te stilit jetesor ku bazohet PUS - i, qe nenkupton gatishmeri per bashkepunim me cdokend vetem nese mundeson biznes dhe nuk pyet se cfare eshte ai, sesa bazohet ne ndonje veprimtari te menduar partiake. Ishte numri i madh i njerezve qe kishin dobi nga puna e tij: disa hapen kafene dhe kumarhane, te tjere u bene menaxhues sportiv dhe te estrades, te tretet arriten te realizonin endrren e tyre per tu bere "djelmosha te zjarrte", te katertet thjesht u pasuruan... Shkurt: njeriu mundi te bazohet ose jo ne gjithcka qe foli Arkani per jeten dhe qe ngriti shovinizmin deri ne demagogji te skajshme primitive, por, ja, partia e cila kete e ka inspirim kryesor, dy vjet pas vrasjes ne "Intrerkontinental", eshte e inkuadruar mjaft ne matematiken parlamentare te Serbise qe eshte baze ne koalicionin aktual qeveritar ODS-ne e percare.

Kur me shpejtesi u perhap lajmi se Arkani ishte vrare, nuk ishin te pakte ata qe konstatuan se ai qe jeton nga "nenteshja e gjate" thjesht vdes nga i njejti kaliber. Ne njefare menyre kjo vdekje e liroi pushtetin aktual nga peripecite e ndryshme me Tribunalin e Hages, moscenimin e imazhit te zyrtareve te larte dhe gjithcka ne kete drejtim. Megjithate, mekanizmi i sistemit ku Arkani ishte me i rendesishmi dhe perfaqesuesi me i madh, mbeti gati i njejte. Zgjidhja e misterit se kush e urdheroi dhe pagoi likuidimin e tij dhe per cfare motivesh, doemos do te kontribuonte per ndricimin e gjithe asaj qe mundesoi nje kariere dhe nje status te ketille. Atehere kur do te gjendet pergjigja ne pyetjen se kujt iu desh gjithe kjo dhe kujt ende i pershtatet sistemi ne te cilin Arkani levizte me aq guxim, do te mund te largohemi nga trashegimia e tij

FILIP SHVARM