Fundi i bankave politike

Beograd Jan 21, 2002

Bankat më të mëdha serbe: Beobanka, Beogradska banka, Jugobanka dhe Investbanka tani më nuk ekzistojnë. Nëpunësit bankierë tani janë ngritur në grevë me parullën " tonën nuk e japim" dhe " dikush nga jashtë ka organizuar komplot kundër bankave serbe dhe ekonomisë serbe", kurse si ekzekutor kryesor përmendet guvernatori i BPJ-së (Bankës Popullore Jugosllave) i cili "vullnetarisht mbyll bankat".

AIM Beograd, 16.1.2002.

Meqë as në Serbi dhe as diku tjetër në botë nuk është gjetur ndonjë që të jetë përcaktuar të dhurojë 8,3 miliardë marka për shpëtimin e katër bankave të mëdha, pushteti ka vendosur të tregojë se ka ardhur koha që të shpallet e vërteta. Bankat më të mëdha serbe: Beobanka, Beogradska banka, Jugobanka dhe Investbanka tani më nuk ekzistojnë. Në të vërtetë ato nuk mund të vlerësoheshin si ndërmarrje bankiere prej së paku para dhjetë vjetëve të kaluara, mirëpo këtë të vërtetë askush nuk ka patur guxim ta pranojë. Kinse në këtë mënyrë është ruajtur qetësia sociale e vendit.

Tani më është bërë thyerja e madhe dhe para opinionit janë shfaqur Mllagjan Dinkiq, guvernator i Bankës Popullore të Jugosllavisë, Mirolub Llabus, nënkryetar i Qeverisë Federative dhe ministri i i finanacave në Qeverinë e Serbisë, Bozhidar Djeliq: askush më nuk është i gatshëm të paguajë 8500 punëtorët e bankave, të cilët, në vend që të realizojnë fitime, nga llogaria e deponuesve çdo ditë marrin nga 206 mijë marka, ose nga 500 marka për secilin nga të punësuarit në katër bankat e sipërpërmendura. Gjatë vitit të kaluar shteti sipas vendimit të vet nga të hollat e obliguesve tatimorë paguajti llogarinë prej 50 milionë marka, sepse, nga njera anë bënte përpjekje që të gjejë ndonjë zgjidhje për sanimin e gjendjes sëpaku në ndonjërën nga katër bankat dikur të mëdha, kurse nga ana tjetër nuk kishte kurrfarë mundësie që nga buxheti i stërngarkuar të ndante të holla të mjaftueshme për programin social, i cili do të pasonte me mbylljen apo likuidimin e tyre. Edhe kësaj tani më i erdh fundi.

Një zgjidhje e këtillë nuk u pëlqeu nëpunësve bankierë të cilët u ngritën në grevë dhe pushtuan ndërtesat e bankave, dolën pastaj në rrugë duke penguar drejtorët e falimentimit që të kryenin detyrat e tyre. Gjithnjë me parullën "tonën nuk e japim" dhe " dikush jasht shtetit ka organizuar komplot kundër nesh, kundër bankave serbe dhe ekonomisë serbe", kurse si ekzekutor kryesor paraqitet guvernatori i BPJ-së i cili "me dëshirën e tij mbyll bankat". Bindjet e tilla të tyre më shumë i ndillte Jovan Rankoviq, ministri federativ i financave i shkarkuar nga posti, me rrëfimin për veton të cilën mund ta paraqiste kryetari i RFJ-së, pastaj gjyqi federativ me anë të shfuqizimit e vendimeve të mëparëshme të BPJ-së për falimentimin e bankave, disa ekonomistë dhe bankierë të cilët gjatë regjimit të mëparëshëm "me vepër" ishin ekspozuar dhe deklaruar duke kontribuar që bankat të vinin në gjendjen aktuale dhe, pa dyshim partitë opozicionare të cilat as edhe për një fije nuk shihnin gjurmët e përgjegjësisë së tyre në atë shumë të rënies katastrofale të bankave prej 8,3 miliardë marka gjermane.

Ishte diçka e mjerueshme të dëgjoje deklaratat përplot emocione të nëpunësve bankierë dhe udhëheqësve të tyre sindiakalë të cilët i kërcnoheshin guvernatorit me Vojisllav Koshtunicën. Në të vërtetë se si ai do t'i mbronte nga guvernatori i keq i cili nuk di se çfarë po bën duke i lënë njerëzit rrugëve pa punë. Por pas mbledhjes së përbashkët të udhëheqësve të BPJ-së, të Qeverisë serbe dhe të Qeverisë federative me kryetarin Koshtunica doli proklamata nga e cila shihej qartë se në kreun shtetror ekzistonte qëndrimi unanim lidhur me mbylljen e katër bankave. Atëherë, ashtu si mund të pritej, doli reagimi "qe nuk e lënë Koshtunicën e gjorë që të deklarohet por Dinkiq-i është ai që flet në emrin e tij dhe kush e di se çfarë u ka thënë ai atyreve". Është e kuptueshme se edhe vetë ministri federativ i financave nuk mund të rrinte pa u deklaruar lidhur me dorëheqjen e tij dhe të mos thoshte se " si partia (DSS) e kishte flijuar për shkak të disa interesave të tjera".

Nën hijen e lojrave politike dhe të shtresimeve të forta emotive shumica nuk ishin në gjendje të kuptonin si duhet goditjen shkatërruese të të dhënave të cilat gjatë ditëve të fundit u shpallën para opinionit. Vlen të theksojmë se deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar humbja në Beogradska banka arrinte në 3,8 miliardë marka, në Beobanka - 1,4 miliardë marka, Investbanka

  • 1 miliardë dhe në Jubobanka diçka më shumë se 2 miliardë marka. Të theksojmë poashtu se në çdonjërën prej këtyre bankave të punësuarit, të cilët në të vërtetë ishin disafish më shumë nga që ishin të nevojshëm, çdo ditë shkaktonin një humbje prej 16 marka për një të punësuar në Beobankë, por në Beogradska banka madje deri më 36 marka. Pastaj edhe atë se gjatë dhjetë viteve të fundit këto katër banka kishin lejuar 3,5 miliardë marka kredi jasht garancës shtetrore dhe se gjatë muajit vijues në emër të vendimeve ekzekutuese gjyqësore për pagesë arrinin përafërsisht po aq të holla, kryesisht nga kreditorë të jashtëm. Sikur bankat mos kishin falimentuar mund të ndodhte fare lehtë që kreditori i parë i jashtëm të merrte mbi vete krahas kapitalit të mbetur të bankës edhe një pjesë të mirë të ekononomisë serbe, e cila realisht ishte komintent bankier. Me shpalljen e falimentimit, kreditorët e jashtëm u gjetën në fundin e regjistrit të atyreve që kishin prioritet në procedurën e falimentimit gjatë pagesës së borxheve. Në vendin e parë dolën qytetarët - deponues të cilëve qeveria serbe ua garantoi pagesën e të gjithë mjeteve të tyre pagesore dhe këtë detyrë ia ngarkoi Kursimores Postale. Në të vërtetë Qeveria e Serbisë gjatë muajve të fundit qytetartëve ua pagoi të gjitha borxhet në bazë të
    llogarive rrjedhëse ose të deponimeve kursimore, vetëm për shkak që sërish mos krijohej situata e ngjashme me atë kur llogaritë devizore të cilat i kishin nëpër këto banka, të cilat tani kanë falimentuar, u ngelën të ngrira apo të robëruara dhe jasht mundësisë që të dispononin me to.

Bankierët nuk janë të kënaqur me programin e ofruar social, i cili parashikon tre opcione: shkuarje në Tregun e punës, rikualifikim krahas pagesës prej 4800 dinarë, ose marrje pako përcjellëse në lartësi prej më së paku 160 mijë dinarë në dy këste. Ata vlerësojnë se ajo që ata vite me radhë kanë patur rroga dyfish më të mëdha nga përqindja e të punësuarve në ekonominë e vendit u jep të drejtë që të kërkojnë ende më shumë, ashtu sikurse edhe "flijimi i tyre për shkak të paqës në ekonomi" duhet t'u ofrojë bazë që të kërkojnë siguri se të gjithë ata që do të rikualifikohen do të kenë vende të garantuara pune.

Qeveria Serbe nuk është e gatshme që asnjërit, madje as punëtorëve të bankave të falimentuara t'u ofrojë çfarëdoqoftë garantimesh të llojit të tillë, sepse kjo realisht dhe praktikisht është jokompaktibile me orientimin e saj të tregut. Në vend të kësaj ofron konkurencën e diturive dhe të përvojës si kusht dhe shans për punësim të ri. Me themelimin e Kursimores Kombëtare, të cilën e përmbajnë 12 themelues njëri nga të cilët dhe më e madhi është shteti, i cili tani ka shpallur konkurs për 560 nëpunës bankierë, pastaj Banka për zhvillim, Banka për sipërmarrje të vogla dhe të mesme, Banka për ristrukturim, si dhe trezorët në të gjitha nivelet, Qeveria sheh mundësinë që një pjesë e mirë e 8500 punëtorëve që kanë ngelur pa punë me falimentimin e katër bankave, sërish të sigurojnë librezat e punës. Këtu pastaj vijnë në radhë edhe detyrat e inspektorëve buxhetorë, inspektorëve të shërbimeve publike, këshilltarëve tatimorë, revizorëve, punëve të cilat në të ardhshme do të jenë mjaft atraktive dhe për të cilat nëpunësit bankierë me një plotësim të njohurvie të tyre disponuese mund të jenë mjaft të kualifikuar. Krahas tjerave, një numër jo i vogël i tyre edhe ashtu kanë biznese private; përmendet madje një shifër prej 1500 punëtorësh të tillë të bankave të falimentuara. Qeveria Serbe shfaqi gadishmëri që nëpërmjet një programi të veçantë social të sanojë pasojat e falimentimit të bankave sidomos dhe në radhë të parë kur bëhet fjalë për nënat vetëmbajtëse, por jo edhe që të kënaq kërkesat e sindikatit bankier për blerjen e stazhit të atyreve që ndodhen para pensionimit, sepse është vlerësuar se ata sipas njërës nga zgjidhjet e ofruara tani më kanë fituar njëfarë sigurimi.

Nëse mund t'u besohet fjalëve të politikanëve të cilët me mbylljen e bankave kanë pranuar mbi vete rrezik të madh që të zvogëlojnë popullaritetin që kanë patur deri tani në mesin e zgjedhësve, " koha e bankave politike në Serbi ka përfunduar definitivisht". Tani e tutje çdo falimentim do të jetë sinjal dhe tregues se është shkelur ligji, gjegjësisht se nuk ka bazë dhe arësyetim ekonomik që të ekzistojë dhe funkcionojë një bankë e tillë. Nuk do të jetë më "diçka normale" që qytetari të mos mund të disponojë me mjetet e veta të deponuara në bankë, që të mund të lejohen kredi pa siguruar rrezikun, që pastaj ato të mos kthehen fare, që huaja prej mbi 350 milionë marka të përfundojë në 2.500 marka, ashtu si ishte rasti i kredisë të cilën Beobanka ia lejoi presidentit të atëhershëm të RFJ Sllobodan Millosheviq për të blerë vilën prej 350 katrorësh në Dedinje.

Garantimi se në Serbi kjo nuk do të ndodhë më kurrë duhet të justifikohet edhe me dënimin e atyreve të cilët deri dje kanë punuar në atë mënyrë. Kundër disave prej tyre janë ngritur aktpadi penale. Fjalën tani e ka gjyqi. Kurse Serbisë po i bëhet e qartë se ballafaqimi me realitetin dhe pranimi i fakteve se ndryshimet e kërkuara nuk janë të padhimbshme dhe të lehta dhe se ato nuk ndodhin vetëm te të tjerët.

TANJA STANKOVIQ