Puna e fshehtë në kabinet
Marrëveshja për tranzitin e avionëve nuk u publikua shkaku i klauzolës për fshehtësi të kërkuar nga partneri i huaj; janë të panjohur edhe ndërmjetësuesit në biznesin që kushtoi 55 milionë marka. Para ca kohe Komisionit iu afrua si dëshmitar zyrtari i dikurshëm i SSH të Malit të Zi, kandidati i PPS për përfaqësues diplomatik në RFJ i cili tre muaj kishte kontrolluar tranzitin e cigareve, kurse gjatë kësaj kohe kishte grumbulluar në arkën e shërbimit të atëhershëm 600 mijë marka.
AIM Podgoricë, 13.01.2002
Pas gjashtë muajsh diskutime për shkrimet në javoren zagrebase "Nacional" përfaqësuesit e komisionit parlamentar malazez të formuar për këtë rast të u angazhuan që të vërtetojnë dokumentet në Ministrinë e Finansave mbi blerjen e dy aeroplanëve për nevojat e Qeverisë së Malit të Zi.
Të përkujtojmë se "Nacional", në tekstet për kontrabandën me cigare në Mal të Zi dhe Serbi (në muajin maj të vitit të kaluar) kishte shkruar se dy aeroplanët shtetëror ishin blerë në llogari të firmës së jashtme, të biznismenit kontravers serb Stanko Subotiç Caneta, i cili aktualisht jeton në Zvicër.
Anëtarët e komisionit parlamentar, nënkryetarët e Partisë Popullore dhe Partisë Popullore Serbe Predrag Popoviç dhe Novak Raduloviç të mërkurën më 9 janar të këtij viti më shumë se dy orë kishin qëndruar në Ministrinë e Finansave duke shikuar dhe duke shkruar dokumentacionin që sipas interpretimit të ministrit të Ligjit për punë në zyrë nuk mund as të merren, as të kopjohen.
Popoviçi dhe Raduloviçi, pas daljes nga Ministria e Finansave deklaruan se nga dokumentet shihet që vendimin për blerjen e dy aeroplanëve, me vlerë prej 26. 729. 200 dollarë, në seancën e 14 shtatorit 1998 u votua nga kryeministri Filip Vujanoviç, nënkryetarët e atëhershëm të Qeverisë Asim Telaçeviç, tani drejtor i Fondit Kombëtar për Zhvillim, Novak Kilibarda, aktualisht shef i misionit malazez në Sarajevë dhe Dragisha Burzan, ministri aktual i punës dhe politikës sociale në Qeverinë e Malit të Zi. Sipas fjalëve të tij vendimin në kabinet, gjegjësisht procesverbalin për seancën e përmendur e nënshkruajti vetëm shefi i atëhershëm i kabinetit të kryeministrit, kurse tani ministër i bujqësisë në Qeverinë malazeze Darko Uskokoviç.
Novak Kilibarda pohon se nuk i kujtohet gjithçka që kishte nënshkruar, por tha se kishte besim të plotë te bashkëpunëtorët e tij. Burzan është i pakapshëm për gazetarët për shkak të udhëtimit për studime në SHBA, gjithashtu edhe Telaçeviç. Njeriu i katërt, nënkryetari i atëhershëm i Qeverisë Predrag Goranoviç, nuk morri pjesë në seancën e kabinetit.
- Krijuam përshtypjen se dokumentacioni i treguar ishte "jo i plotë, jo valid dhe nuk morrëm përgjigje për dyshimet kryesore", deklaroi Raduloviç dhe paralajmëroi se informacionet plotësuese do t'i kërkojnë në ministrinë e drejtësisë dhe policisë.
Ai tha se propozimi që një lir xhet i vjetër qeveritar të ndërrohet për një të ri duke paguar shtesë dhe të blihet edhe një avion për ministrin e atëhershëm të policisë, këshilltar i tanishëm për siguri i kryetarit të Malit të Zi Milo Gjukanoviqit, pra Vukasin Marashi, i cili ia dha drejtuesit të njësisë aviohelikoptere të MPB-së Dragan Popoviç. Marashi këtë propozim ia transmetoi ministrit të finansave Miroslav Ivaniseviçit, kurse ky Kabinet qeveritar propozoi që avionët të blehen kështu që shteti të grumbullonte deviza nga taksat tranzite deri tek larja përfundimtare e borxheve.
- Nuk e kishin në dispozicion marrëveshjen e Qeverisë për blerjen tranzitore të avionëve. E vetmja gjë për çka u informuam rreth kësaj pune ishin dërmjetësuesit, gjegjësisht firmat nga Podgorica dhe Bari "Jube" dhe "Komeks", por në dokumentacionin e ministrisë nuk është shënuar selia e tyre as pronari, tha Raduloviçi dhe potencoi se nga Ministria e Drejtësisë do të kërkojë të dhëna mbi firmat, kurse nga MPB-ja marrëveshjen e pronarit për shitjen e avionit.
Ndihmës ministri i finansave Ratomir Joviçeviç sqaroi se dokumentacioni i ofruar ishte valid, kurse besueshmërinë e marrëveshjes mbi blerjen e kërkoi ndërmjetësuesi i bankës së jashtme dhe se palët që arritën marrëveshjen janë të obliguara që t'i qëndrojnë besnik kësaj. Ai gjithashtu theksoi se është praktik që procesverbalin për seancën e Kabinetit ta nënshkruajë vetëm shefi i kabinetit të kryeministrit, i cili udhëheq ato, gjithashtu edhe gjithë dokumentet për blerjen, paguajti avionët në 27 këste mujore dhe siguroi vërtetimin mbi pagesën e taksave.
Popoviçi dhe Raduloviçi duhet që të martën më 15 janar të paraqesin raport pranë komisionit parlamentar që merret me hulumtimin e vërtetësisë së shkrimeve të "Nacional-it" mbi kontrabandën me cigare në Mal të Zi. Ky komision, me të cilin udhëheq drejtori i partisë më të madhe opozitare malazeze, Partisë Popullore Socialiste, Vuksan Simonoviçi, kishte pranuar shkresë nga Ranko Kalugjeroviçi, zyrtari i dikurshëm i Shërbimit malazez të sigurisë shtetërore, kurse tani një nga kandidatët e SNP për diplomat në një nga përfaqësitë e jashtme të RFJ-së, që ai atëherë ia kishte dërguar kryetarit të atëhershëm të Malit të Zi Momir Bulatoviçit me kërkesë të tij, më 28 gusht 1997.
Të përkujtojmë se atëherë filloi shpërbërja e partisë së vetme qeveritare DPS, në të ashtuquajturat krah i Momirit dhe Milos. Në qendër të konfrontimeve ishte kërkesa e Bulatoviqit që të ndërrohej ndihmës ministri i atëhershëm për siguri shtetërore Vukasin Marash, kurse SSH ta fuste nën kontroll direkt kryetari i Malit të Zi.
Kalugjeroviçi raportin e tij për Bulatoviqin tani, pas një diskutimi gjysëmvjeçar për shkrimet e "Nacionalit", ia ofroi për shqyrtim Komisionit. Aty potencohet se në mars të vitit 1966 u formua firma Montenegro Tabac Trade - MTT dhe ai, me detyrë të SSH (Sigurimit Shtetëror) u emërua drejtor në fundvitin e njëjtë. Gjithashtu potencohet se për tre muaj në arkën e SSH nga tranziti i cigareve kishte grumbulluar 600 mijë dollarë. Për përmasat e kësaj pune flet edhe e dhëna që e dha drejtori i Zetatransit, transportuesi kryesor i cigareve, Zharko Miçoviç se kishte transportuar 10-15 maune me cigare në ditë.
Kalugjeroviçi pohon se për drejtorë të pjesës komerciale të MTT ishin emëruar Veselin Baroviç dhe Branko Vujoseviç, me vendim të Marashit dhe Gjukanoviqit dhe se detyra e tyre ishte të kontrollonin në aspektin juridik punën e tij, sqaron Marashi për sasinë e cigareve të arritura duke thënë se ishte paguar taksa prej 30 dollarësh për karton.
- Jam ndërruar pas tre muajsh shkaku i konfliktit me Goran Zugiçin, i cili para formimit të MTT ishte gjithkushi në këtë punë, kurse pas kësaj ofroi vetëm ndihmë teknike në përcjelljen e sigurtë të karvaneve si dhe ngarkimit dhe shkarkimit të cigareve - thotë Kalugjeroviçi dhe shton se Baroviçi dhe Zugiçi gjithnjë tërhiqnin qerren kah vetvetja kurse kontrolli i SSH në gjithë këtë biznes ishte eliminuar, që, sipas tij, kulminoi me konfrontimin dhe nxjerrjen e revoleve ndërmjet policisë së Herceg Novit dhe pjesëtarëve të SSH.
Gjithashtu përmendet se për këtë Marasi i ka shkruar Filip Vujanoviçit, i cili në atë kohë ishte ministër i drejtësisë dhe kryeministrit të atëhershëm Milo Gjukanoviçit. Gjithë rasti përfundoi në atë mënyrë kur Kalugjeroviqi në kontrollimin e tranzitit para SSH zëvendësoi Darko Raspopoviç - Belin.
Që rrëfimi të plotësohej edhe më duhet sqaruar se Raspopoviç dhe Zugiç tani nuk janë në mesin e të gjallëve. Raspopoviçi u vra më tetë gusht të vitit të kaluar në qendër të Podgoricës, kurse Zugiç më 30 maj të vitit 2000, gjithashtu në Podgoricë.
Pra, kush do të mund të flas për vërtetësi, gjegjësisht kush mund të përgënjeshtrojë deklaratat e të të "mbijetuarve" në zinxhirin e tranzitit të cigareve?
JADRANKA RABRENOVIQ