Shpëtimi i prefektit të dehur

Zagreb Jan 16, 2002

AIM Zagreb, 14.1.2002.

Vazhdon afera me prefektin e dehur të Zagrebit, që si një pikanteri e rrallë u shënua edhe nga disa agjenci botërore. Të përkujtojmë se filloi disa ditë pas Vitit të Ri, kur prefekti i Zagrebit Milan Bandiç, gati i dehur - u vërtetua se bëhej fjalë për 1,6 promil alkohol, që është tre herë më shumë se sa lejohet - shkaktoi fatkeqësi komunikacioni, ku për fatin e tij nuk pati viktima.

Por ai rrënjësisht ia cenoi jetën vetvetes dhe Partisë Socialdemokrate duke tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes, madje dy herë me rradhë. Së pari kur Range rover-i i tij goditi (në të vërtetë më shumë e shtypi, dëmi llogaritet përafërsisht një mijë euro) automobilin tjetër, kurse herën tjetër kur e ndaloi policia dhe filloi hetimin. Bandiç duket se nuk përfilli policët dhe refuzoi alko-testin, kurse pastaj me arsyetimin se shkon të ngrohet u ul në auton e tij dhe tentoi të ikte, kështu që patrulla policore u detyrua të lëshonte fletarrest rrugor.

Natyrisht, Milan Bandiçit i zihet për të madhe se është njeriu i parë i pushtetit zagrebas që ik nga organet e "veta" të rendit - kjo gjithsesi nuk paraqet shembullin e mirë për qytetarin e thjeshtë. Nëse, siç thuhet, njëra degë e pushtetit tregon padëgjueshmëri atëherë si mund të pritet nga qytetarët të respektojnë edhe njërin edhe tjetrin. Bandiç, natyrisht, nuk duhet të justifikojë këtë edhe ai në fillim mohoj se kishte fshehur aksidentin, duke besuar se policia do të respektonte funksionin e tij dhe gjithçka do ta kalonte në heshtje. Por, policia informoi me kohë për këtë fatkeqësi si për çdo tjetër, duke dhënë të gjitha detajet e ndeshjes së lehtë dhe sjelljes së Bandiçit pas saj.

Kështu fitoi simpatinë e opinionit publik, që ishte mësuar, veçmas në kohën e BDK-së, fatkeqësi të këtilla të politikanëve të lartë dhe familjeve të tyre t'i heshtte, kurse nëse ndodhte diçka këtë e regjistronin vetëm mediumet. Një imazh krejtësisht tjetër për opinionin tregoi partia e tij SDP. Raçan në fillim tha se ndeshja e komunikacionit paraqet problem privat për Bandiçin, që korrespondoi me arsyetimin e prefektit se nuk ndodhi asgjë, gjegjësisht se bëhej fjalë për imtësirë, që kishte përfunduar me mosmarrëveshje ndërmjet qytetarit dhe policisë dhe nuk ia vlen të përmendet.

Kur deri te Raçani arritën mjaft reagime të padëshirueshme, nga opinioni publik dhe nga partitë politike dhe kur kryetari i SDP-së deklaroi se njëfarë përgjegjësie politike doemos duhet të ketë, Bandiçi vendosi të pranonte fajin se kishte bërë "marrëzi" dhe për këtë kërkoi "falje publike". Por reagimet negative nuk pushuan, prandaj duhej të bënte një hap më tej duke i ofruar Kuvendit Komunal të Zagrebit "mandatin në dispozicion".

Megjithatë as kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në një pjesë të opinionit publik ekziston simpati për Bandiçin, sepse ai është kureshtar që bën përjashtim, gjithnjë është në repart dhe në mesin e njerëzve, i cili premtoi se qëllimi i tij deri në fund të mandatit ishte që të përshëndetej me çdo zagrebas. Por, në mesin e kundërshtarëve politik, por edhe partnerëve, veprimi i tij pas aksidentit në komunikacion, shkaktoi reagime revoltuese, pa mos dashur që ta shihnin ndërmjet gishtave edhe pse një pjesë e zagrebasve e bënin këtë.

Veçmas u hidhëruan më së shumti partnerët e koalicionit të SDP-së në Zagreb, Partia Popullore e Kroacisë (HNS) e Vesna Pusiçit. HNS në fillim doli me qëndrimin se aksidenti i komunikacionit i Bandiçit është problem i tij privat dhe se kjo parti i qëndron besnike marrëveshjes kolicionuese me SDP-në. Por, kur SDP-ja u paraqit me idenë se Bandiçi ofron mandatin në dispozicion në Kuvendin e Qytetit, në HNS reaguan ashpër. Edhe pse dorëheqja e Bandiçit është e nxitur pohojnë se kjo është më mirë se sa të ngarkohet Kuvendi i Qytetit me probleme private dhe të orientohet drejt tij përgjegjësia për fatin politik të Bandiçit.

Në HNS kërkojnë që kreu i SDP-së, më saktësisht Raçani, të thotë se çka mendon me sjelljen e Bandiçit dhe nëse mendon se kjo është e pranueshme vetë të caktojë dënimin për prefektin. Por, Raçani i ik kësaj dhe tenton që të përfitojë nga ky rast, por e gjithë kjo të mos duket si poentim personal. Ai ka marrëdhënie të ngulfatura me Bandiçin, i cili është bërë mjaft i fuqishëm - i rrethuar me "bandiçevcit", të cilët janë të lidhur me të në aspektin ideor, me një pronacionalizëm të potencuar, por me një lidhje interesante klientele - dhe i ka dalë Raçanit nga kontrolli.

Shefit të SDP-së (Partisë Socialdemokrate), përndryshe i konvenon dehja e asaj nate e Bandiçit, por stili i tij i qeverisjes (në parti dhe në shtet) nuk njeh ekstradim të jomendimtarëve të tij (veçmas nëse i takojnë "të djathtës" socialdemokrate) veçmas nëse është në pyetje autoriteti i tij. Kurse Bandiçi këtë mund ta bëjë. Prandaj Raçani ia ka lënë fatit që për prefektin zagrebas të vendosin dy taborret, që në këtë rast kanë interesa të caktuara. Nga njëra anë HNS, kurse nga ana tjetër organizata zagrebase e SDP, ku në operacionin për shpërtimin e Bandiçit prin personalisht Zdravko Tomac.

Tomac është intimusi politik i Bandiçit si dhe mik i tij, i cili u angazhua në organizatën zagrebase të SDP (u zgjodh edhe nënkryetar) pasi për shkak të ambicjeve të mëdha ishte margjinalizuar në organet e mesme të partisë së Raçanit. Tomac fushatën për mbrojtjen e Bandiçit e organizoi në atë mënyrë duke thënë se ishte një nga zyrtarët më të suksesshëm shtetëror të SDP, kurse kjo parti nuk mund të lejojë që politikën kadrovike, siç është rasti i tij, ta udhëheqin të tjerët. Veç kësaj, kur nga HNS arriti përgjigja e hidhëruar se ligji për vetvendosje lokale nuk njeh vënien e "mandatit në dispozicion", Tomac përmendi se kjo riformulon votimin mbi mosbesimin.

Nuk është formulim i rastit. Ishte logjike të votohej mbi mosbesimin ndaj Bandiçit, por HNS-ja sërish gjykoi për Bandiçin, se kjo parti nuk dëshironte ta bënte këtë, me çka iu krijua mundësia të tërhiqej nga e gjithë kjo. Kur të votohet për mosbesimin, atëherë HNS mund shumë qetë të dal nga salla dhe e gjithë kjo të mos ndikojë në fatin e Bandiçit, sepse HDZ dhe partitë tjera djathtiste në Kuvendin e Qytetit nuk kanë vota të mjaftueshme për ta larguar prefektin e SDP - së.

Që të bëhet më e qartë se sa kushton ky poker politik, duhet thënë se buxheti i qytetit të Zagrebit është më shumë se një miliardë marka. Që nga shkronjat e para të abetares politike është e ditur se ai që vendos me kaq para ka një fuqi të konsiderueshme, prandaj Bandiçi, është një lojtar i guximshëm i vetvendosjes lokale kroate. HNS është në kontest të madh me të shkaku i qeverisjes autokratike (në shumë seanca të jashtëzakonshme të kreut komunal HNS njoftohet në momentin e fundit) dhe harxhimit të padestinuar të parave të qytetit (ndihmë kroatëve në BeH, aksione humanitare në përmasa kombëtare...).

Por HNS nuk dëshiron të hyjë në konfrontim të hapur me Bandiçin e fuqishëm dhe pikërisht kjo devalvon me të madhe qëndrimet e kësaj partie rreth çapkanllëqeve vozitëse të Bandiçit. Për këtë shkak problemi rreth Bandiçit u bë problem moral vetëm se nuk kishin fuqi ta bënin problem politik. Ai koketon shumë edhe me atë pjesë të opinionit që në këtë situatë menjëherë fillon që të ngre gijotinën morale, edhe pse standardet politike janë të atillë sa "bandicizmi" (siç quhet mënyra e qeverisjes së Bandiçit) mund të sundojë me dhjetëvjeçarë.

MARINKO ÇULIÇ