Revitalizimi i socialistëve

Sofia Jan 14, 2002

**Dy ngjarje që ndryshuan statusin politik në Bullgari

AIM Sofje, 09.01.2002.

Dy ngjarje ndryshuan tërësisht përditshmërinë politike dhe të ardhmen e forcave majtiste në Bullgari. Fitorja e papritur e Georgi Prvanovit për kryetar zbuloi potencialin deri tani të fshehur të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) në tërësi dhe liderit të saj në veçanti. Duke ndjekur zgjedhjen e liderit të ri partiak kjo rrënjësisht e ndryshoi status quonë politike në Bullgari për vetëm një muaj ditë. Prvanovi u përcaktua për 35- vjeçarin Sergej Stanishv dhe i bindi bashkëpartiakët e tij që të zgjidhnin për pasardhës së tij. U tregua se këto dy ngjarje ishin parakusht i mjaftueshëm që BSP të dilte nga amullia katërvjeçare dhe të fillonte sërish të luante rol vendimtar në skenën politike të Bullgarisë.

Popullaritet i socijalistëve rritet dhe gjithë agjencitë sociologjike e potencojnë këtë fakt. Në bazë të gjithë kësaj popullariteti është rritur për dhjetë përqind. Si shkak janë dy veprime pozitive si dhe pakënaqësia ndaj qeverisjes së Lëvizjes Kombëtare të Siemeonit të Dytë.

Me fitoren e Prvanovit në zgjedhjet presidenciale u bë e qartë se bullgari është çliruar nga paragjykimet e veta ndaj BSP dhe është i gatshëm t'ia fal për qeverisjen e keqe gjatë viteve 1996-97. Përveç kësaj gjatë viteve të fundit jo vetëm që nuk ishte moderne të votoje për socialistët, por ishte edhe turp. Sheshazi duket se tani shumë njerëz kishin guximin që haptas të shprehnin simpatinë e vet për BSP.

Historia e rrjedhave demokratike tregon se BSP fiton më shumë ithtarë kur merr pjesë në pushtet por nuk merr përgjegjësi të hapur politike për aksionet e forcave qeveritare. Realisht kjo është situata e tanishme - dy socialistë ministra në kabinetin e Simeon Sakskoburgotskit, kurse BSP edhe pse haptas nuk është opozitare, është angazhuar për aplikimin e programit të LKSD.

Gjithçka mund të ishte ndryshe sikur Georgi Prvanov nuk e bëri veprimin e dytë të suksesshëm (së paku deri tani) - nominimin e Sergej Stanishevit për kryetar të ri të partisë. Pa marrë parasyshë se deri para disa kohe ishte i angazhuar për veprimtarinë ndërkombëtare në BSP,ai fitoi në konkurencë me disa politikanë me përvojë shumëvjeçare nga kreu partiak. Për një organizatë që gjykuar sipas disave nuk është çliruar në tërësi nga e kaluara e vetë komuniste, një vendim i këtillë drastik nuk mund të kalojë aq lehtë. Nga ana tjetër popullariteti i Prvanovit pas zgjedhjeve presidenciale i ofroi mundësinë që të impononte zgjedhjen e tij.

Përse u dëshmua se Stanishevi është kombinimi fitues? Lideri i ri simbolizon valën e re të socialistëve - atyre që hyrën në politikë pas dhjetë nëntorit të vitit 1989 dhe nuk janë të ngarkuar me idetë dhe stereotipet e së kaluarës. Ai u paraqit para bashkëpartiakëve të tij me dosjen e tij - i specializuar në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë dhe Londër. E para e bën simpatik për gjeneratën e vjetër të socialistëve që kanë një simpati të hapur ndaj ish- Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë së tanishme, kurse tjetra - për bullgarët e rinj që janë me orientim proevropian.

Fuqia themelore e Stanishevit qëndron në kontaktet me partnerët evropianë të BSP. Ai ishte pranë Prvanovit gjatë viteve të fundit, kur duhej që BSP ndriçonte imazhin dhe të ndalej duke u promovuar si parti postkomunist retrogarde që nuk është reformuar. Praktikisht lideri i ri përgatiti pranimin e BSP në Socintern që, siç pritet, duhet të ndodhë këtë vit.

Stanishevi e fitoi simpatinë e mesisë që nga momenti kur u paraqit mundësia që të nominohet për kryetar të BSP. Edhe në këtë fakt nuk ishte e palogjikshme - ai flet me gjuhë të huaja, që dallon nga bashkëpartiakët e tij të vjetër, ai rrezaton rini, ide të freskët dhe sjellje të re. Prandaj duhet thënë se nuk duhet çuditur roli i mediumeve për zgjedhjen e tij. Sepse ata presin që Stanishevi definitivisht ta reformojë BSP-në, që ajo të fillojë të duket si një parti moderne e majtë në Evropë.

Për imixhin e tij pozitiv punoi edhe fakti se tash shtatë vjet e dashura e tij është gazetarja e popullarizuar televizive Elena Jonçeva. Siç thuhet, te Stanishevi janë gërshetuar të gjitha kushtet - i ri, erudit, inteligjent, i pandyrë, me një biografi perfekte madje edhe me jetë mjaft simpatike.

Me siguri se rol jo të vogël ka luajtur edhe fakti se deri më tani ishte gati i panjohur. Historia bashkëkohore politike e Bullgarisë është faktor me mjaft rëndësi. Shembulli më i freskët është Simeon Sakskoburgotski dhe Lëvizja Kombëtare e tij e krijuar në verën e vitit

  1. Megjithatë udha e BSP-së nuk është e shtruar me trandofile (trandofili është simbol i partisë). Stanishevi duhet të zgjidh disa detyra - duke filluar nga paraqitjet e tij për problemet e brendshme dhe shtetërore e deri tek fitimi i mirëbesimit brenda partisë së tij. Në mars të këtij viti BSP do të mbajë kongresin e 45 që duhet të vërtetojë zgjedhjen e tij për kryetar të partisë, e deri atëherë vështirë se do të mund të bëjë diçka opozita brenda partisë.

Ndërmjet kandidatëve për postin e kryetarit - më parë dhe tani - janë disa anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të partisë, në krye me shefin e socialistëve të Sofjes dhe nënkryetarin e BSP Rumen Ovcarovin. Këshilli Ekzekutiv i partisë është përplot me njerëz që me vite tregojnë ambicje për të ardhur në krye të formacionit më të fuqishëm majtist në vend ose së paku të kenë ndonjë pozicion gjatë inkuadrimit eventual në pushtet.

Detyra e dytë themelore është futja e gjakut të ri në parti që BSP e orienton drejt zgjedhësve dhe partnerëve evropian. Ajo ende mbledh nën krah të njëjtë edhe socialdemokratët edhe komunistët ortodoks që luajnë në kartën e gjeneratave të vjetra të votuesve. Një nga hapat e parë është inkuadrimi i sa më shumë njerëzve të ri, të pangarkuar me negativitete, siç është p.sh. shefi i ri i Zyrës ndërkombëtare Kristijan Vigenin (26). Stanishevi mund të llogarisë edhe në përkrahjen e partnerëve më të besueshëm të Georgi Prvanovit, prefektit të dikurshëm të Plevenit Rumen Petkovit. Pritet që të ndikojë në rregullimin partiak, për çka Stanishevi edhe mëtej nuk ka përvojë të mjaftueshme. Petkov do të mund të kontrollonte dhe orientonte rrymimet e ndryshme partiake drejt drejtimit nga udhëheqësia e re.

Një nga sfidat është rikonstruimi i gjithë hapësirës së majtë në Bullgari. BSP është iniciatore për krijimin e të Majtës Re të bashkuar që sipas vëzhuesve mund të has në rezistencë të madhe brenda vetë partisë. Disa politikanë ortodoksë në udhëheqësi konsiderojnë se në këtë mënyrë do të likuidohej BSP.

GEORGI FILIPOV