Ushtarët përkrah Pavkoviqit
"Kur damkoset komandanti luftarak i Armatës së Tretë se ka bërë ndonjë krim në Kosove, kjo është sikur këto krime t'i kenë bërë të gjithë 139 mijë ushtarët e Armatës. Thirrja për përgjegjësi komanduese nënkupton përgjegjësi kolektive që juridikisht është jokorrekte", kumtoi Armata e Tretë.
AIM Beograd, 08.01.2002.
Pavkoviçi ai jemi të gjithë ne - kështu do të mund të tingëllonte reagimi i pjesëtarëve të Armatës së Tretë, së paku të atyre që haptas dhe zëshëm komentuan lajmet nga Haga se është ngritur hetim kundër komandantit të Armatës së Tretë dhe shefit të Shtatmadhorisë së UJ-së gjeneral Nebojsha Pavkoviçit. "Pjesëtarët e përbërjes së tanishme të Armatës së Tretë, veçanërisht të Korpusit të Prishtinës, ngritjen e hetimeve kundër komandantit të tyre luftarak e përjetojnë si akuzë kundër vetes, për heroizmin që treguan duke mbrojtur megjet e shtetit në Pashtrik dhe Koshare dhe për të siguruar paqen dhe kthimin e dinjitetit nacional në Jug të Serbisë", vlerësoi Komanda e Armatës së Tretë.
"Kur damkoset komandanti luftarak i Armatës së Tretë se ka bërë ndonjë krim në Kosmet, kjo është sikur këto krime t'i kenë bërë të gjithë 139 mijë ushtarët e Armatës. Thirrja për përgjegjësi komanduese nënkupton përgjegjësi kolektive që juridikisht është jokorrekte", kumtoi Armata e Tretë, duke shtuar se hetimet mund të bëhen ekskluzivisht për përgjegjësi individuale. Edhe pse principi i përgjegjësisë komanduese përgjithësisht vlen kur janë në pyetje komandantët e dikurshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në shembullin e komandantëve luftarak serb përgjegjësia komanduese përjashtohet si argument fajësie, sepse "diçka e tillë nuk ekziston në të drejtën e vendit".
"Nuk e di nëse paralajmërimi mbi hetimin në Hagë kundër pjesëtarëve të UJ është kurth, politikë ose justifikim për agresionin e paparë kundër vendit tonë më 1999. Personalisht nuk kam pritur se do të bëhen hetime kundër pjesëtarëve të Armatës së Tretë sepse e di se çka është bërë gjatë luftës", pohon komandanti luftarak i Korpusit të Prishtinës gjenerali Vladimir Lazareviç. Duke pohuar mbi atë që bëri Armata e tretë në Kosovë, Lazareviçi sqaron se ushtari nën komandën e gjeneral Pavkoviçit i përmbahej principit të efikasitetit ushtarak dhe asnjëherë nuk ishte jashtë principeve humane dhe etike. "Gjatë vitit 1999 qindra terroristë shqiptarë u arrestuan në konfrontime, por asnjëri nuk ishte likuiduar por iu dorëzuan organeve kompetente shtetëtore. Nëse dikush do ta dëshironte pastrimin etnik atëherë asnjëri nga ata nuk do ta shihte dritën e diellit", sqaron Lazareviç.
Edhe vetë një nga eprorët e UJ për të cilin interesohet Haga, Lazareviçi përfundon se pjesëtarët e Armatës së Tretë reagojnë ndaj pasivitetit të një pjese të organeve zyrtare shtetërore si dhe ndaj sulmeve të bëra ndaj Armatës së Tretë dhe Korpusit të Prishtinës për krime më Kosove".
Krerët e Armatës së Tretë nuk lëshojnë rastin që në çdo konferencë shtypi të njoftojnë opinionin me grumbullin e letrave që çdo ditë arrijnë nga luftëtarët e Armatës së Tretë, luftëtarët e të gjithë luftërave, organizatat e eprorëve ushtarak dhe shoqatat tjera që "reagojnë kundër akuzës ndaj Pavkoviçit dhe gjeneralit të policisë Sreten Lukiç". Argumenti i UJ-së është se i është përmbajtur të drejtës luftarake në Kosovë. Qindra akuza kundër pjesëtarëve të vetë të kreut ushtarak asnjëherë nuk kanë kaluar. Në këto fletpadi një numër i vogël janë akuzuar për vepra të rënda penale. As vet fakti se ndaj pjesëtarëve të UJ-së janë ngritur mbi 200 fletpadi para gjyqeve ushtarake nuk flet shumë për qëllimet e UJ-së për të dënuar ata që nuk kanë respektuar normat ndërkombëtare të luftës.
Ngritja e akuzave nuk do të thotë se fajet janë dëshmuar, për çka flasin edhe procedurat e shumta që janë penguar për shkak të mungesës së fakteve ose mungesës së dëshmitarëve nga Kosova.
Edhe gjykata ushtarake e Nishit gjeti zgjidhje solomonike dhe u shpall jokompetente pasi ishte ndërprerë gjendja e luftës kurse rastet e obliguesve ushtarak ua kaloi gjyqeve civile.
Derisa pjesëtarët e UJ-së, sipas vlerësimit të gjeneralit Vladimir Lazareviç, kanë krijuar një ndjenjë se shteti i ka lënë në hije, policët serb nuk duhet të shqetësohen, së paku deri tani, se Serbia do t'i dërgojë menjëherë në Hagë. "Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) doemos duhet që të mbrojë të punësuarit e vetë kur janë të rrezikuar. Publikimi i listës i ka shqetësuar mjaft policët. Se a do të kërkojnë mbrojtje gjyqësore është e drejtë e tyre por qëndrimi i MPB-së është që atyre tu ofrohet ndihmë", thotë shefi i policisë së Nishit Radisav Gvozdenoviç me rastin e padisë së 13 policëve nga Nishi kundër kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës së "Blicit" Veselin Simonoviç pasi kishte publikuar listën me emrat e 362 policëve për të cilët thuhej se interesohej Tribunali i Hagës, kurse më parë e kishte botuar edhe magazini "Reporter". Edhe pse Gvozdenoviç mohon se në vendimin e policëve nga Nishi nuk ka pasur ndikim MPB-ja, kolegu i tij më i vjetër dhe ministër federal i policisë Zoran Zhivkoviç pohon se "e din se MPB-ja e Serbisë ka trimëruar ata që mendojnë se me padi mund të mbrojnë integritetin personal".
Se a do të kenë përkrahjen e shtetit apo jo, kjo për luftëtarët e dikurshëm nga luftërat në ish- Jugosllavi është diçka tjetër, ndërkohë që ata mund të shpresojnë se nuk do të përfundojnë në Hagë derisa nuk është ndërprerë nga bota ndihma apo përkrahja me një votë kundër nga ana e tyre që nuk janë të kënaqur me "tempon dhe cilësinë e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës".
Pas kësaj dikush do të mbetet i painformuar, dikush do të fshehet pas Statusit të Gjyqit të Hagës, dikush do të pres në rrugë njerëzit me bereta të kuqe, kurse luftëtarët do t'i bëjnë shoqëri komandantit të dikurshëm suprem.
Qytetarët e rëndomtë në gjithë këtë çështje mund të vlerësojnë se a janë ithtarë të ndonjë "komandanti trim" për të cilin Gjykata vendase është më e dashur se sa ajo e Hagës apo ithtarë të politikës së atyre që rejtingun e vet e përmirësojnë përmes Hagës.
ZORAN KOSANOVIQ