Nen hijen e krimeve
Nga varrezat masive në territorin e Serbisë deri tani janë nxjerrë mbeturinat e më së paku 427 personave, me siguri Shqiptarë, viktima të përleshjeve të armatosura deri më 11 qershor të vitit 1999. Përveç Sllobodan Millosheviq-it dhe tre bashkëpunëtorëve të tij të kreut policor deri tani nuk është vërtetuar emri i ndonjë krimineli tjetër
AIM, Beograd, 24.12.2001.
Deri tani në shkallë relativisht të sigurtë - edhe pse jo të plotë - është rikonstruuar vetëm njëri nga, sipas të gjitha gjasave, rastet e shumta të përpjekjes së fshehjes së organizuar të krimeve të regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe Metohi. Pikërisht para fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë, në natën e 20/21 marsit të vitit 1999, një kamion frigorifer është fundosur në Danub në afërsi të vendit Tekija, nja dyqind kilometra në lindje të Beogradit. Pas dy javësh, kamionfrigoriferi ka dalur mbi sipërfaqe: kontrolli policor ka vërtetuar se në të ndodheshin mbeturinat e 86 burrave, grave dhe fëmijëve. Në bazë të urdhërit të shefit të atëhershëm të Degës së sigurimit publik (SPR) MPB të Serbisë, gjeneralit Vllastimir Gjorgjeviq, hetimet janë ndërprerë kurse rasti është kualifikuar si fshehtësi shtetrore : mbeturinat apo kufomat e njerëzve janë ngarkuar në dy kamiona dhe janë transportuar "në Beograd, në obdukcion".
Dy vjet më vonë, në fillim të vitit 2001, gjenerali Vllastimir
Gjorgjeviq
është pensionuar, kështu që pastaj pas pak kohe është zhdukur në drejtim
të
panjohur. Nga ky çast MPB e Serbisë në mënyrë intenzive komunikon me
opinionin, duke publikuar informata të shumta lidhur me "rastin
frigorifer".
Dy ishin shkaqet kryesore për shkak të të cilave Sllobodan Millosheviqi
dha
urdhër që të fshiheshin gjurmët e krimeve në Kosovë dhe Metohi në mesin
e
marsit të vitit 1999, në takimin e atëhershëm me ministrin e punëve të
brendshme Vllajko Stoillkoviq, kryeshefin e Sigurimit Republikan të
rendit
Vllastimir Gjorgjeviq, kryeshefin e dikastrit të Sigurimit Shtetror,
Radomir Markoviq dhe "të tjerët" identiteti i të cilëve ende nuk është
bërë
publik. Sllobodan Millosheviq ndodhet në Sheveningen, Vllajko
Stoillkoviq
edhe me padinë e Hagës në parlamentin e RF Jugosllave, Markoviq - i
gjykuar
për shkak të mosruatjes së fshehtësisë shtetrore ( natyra e sëcilës ende
nuk
është bërë publike).
Deri tani në tre lokacione në Serbi janë zbuluar gjithësejt pesë varreza masive me kufomat e më së paku 427 personave dhe sipas disa vërtetimeve të bazuara në një lokacion ekzistojnë së paku edhe tre, kurse në një tjetër edhe një viktimë.
Në fillim të qershorit ekipi i ekspertëve të Institutit për mjekësi gjyqësore i Universitetit të Beogradit filloi mihjen dhe ekzaminimin e varrezës së parë në rajonin e Qendrës për stërvitjen e njësiteve Speciale antiterroristike (SAJ) të MPB të Serbisë "13 Maj" në rrugën Zemun - Batajnicë, në afërsi të periferisë së Beogradit. Në një humnerë relativisht të vogël ( 3x3) u gjetën të ngushtuar, të strupulluar dhe të copëtuar kufomat e më së paku 36 njerëzve, në mesin e të cilëve tetë fëmijë dhe një fetus tetëmujor, gra dhe burra me veshje civile. Gjendja e kufomave praktikisht e bën të pamundur vërtetimin e mënyrës dhe shkakut të vdekjes; janë gjetur vetëm dy predha të armëve të zjarrit. Gjurmët e djegies te disa mbeturina kufomash janë thuaj të sigurta: pjesa arkeologjike e ekipit ka mundur të rikonstruojë tentimin për djegijen e mbeturinave të trupave, kështu që ato, gjykyar sipas gjurmëve, kanë qenë hudhur në furra me trungje të madhësisë dhe formës së pragjeve të hekurudhës. Në varrezë janë gjetur shtatë letra njohtimi në gjashtë prej të cilave përsëritet mbiemri Berisha, të gjithë të një lagjeje të Suarekës. Në njërin nga dokumentat e paktë që janë gjetur është shënuar data e 1 marsit 1999, gjë që vërteton se së paku një person është vrarë pas kësaj date.
Gjatë korrikut dhe gushtit të këtij viti është bërë ekzaminimi i dy varrezave masive në Petrovo sello, gjegjësisht në lokalitetin e një qendre tjetër për stërvitjet e AFJ-së, kësaj radhe në rrethinën e Klladovës. Janë nxjerrë mbeturinat e gjithësejt 74 personave, 16 në njërën dhe 58 në varrezën tjetër. Puna e ekipit për Mjekësi gjyqësore të Nishit është lehtësuar me faktin që trupat para transportimit dhe varrosjes kanë qenë paketuar në thasë për transportim dhe janë mbështjellur me folie pvc. Janë gjetur mbeturinat vetëm të një trupi femror. Raportet e mëvonëshme vërtetuan se në mesin e trupave të ekzaminuar janë gjetur edhe mbeturinat e tre Shqipëtarëve që kanë patur nënshtetësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këta në pranverën e vitit 1999 janë dënuar me nga 15 ditë burg dhe përzënie për shkak të hyrjes ilegale në Jugosllavi. Deri tani nuk është vërtetuar mënyra e zhdukjes së tyre pas daljes prej burgu; interesimi i palës amerikane për tre të lartpërmendurit vullnetarë të UÇK-së, sipas informatave të pakta, deri tani është shfaqur vetëm në lidhje me caktimin e identitetit sipas metodës DNK. Të gjithë kufomat e ekzaminuara të dy varrezave masive të Petrovo Sellos kanë patur veshje civile dhe në to, sipas fjalëve të Vujadin Otasheviq-it, shef i ekipit të mjekësisë gjyqësore, " kanë qenë të dukshme gjurmët e predhave".
Gërmimi i varrezave masive me ekzaminimin e mbeturinave të më së paku 48 vetëve ka vazhduar gjatë muajit shtator në grykën e lumit Derventa dhe te liqeni Perushac afër Bajina Bashtes, në Serbinë perëndimore. Në lidhje me fundosjen edhe të një frigoriferi tjetër me trupa njerëzish gjatë bombardimeve të NATO-s, këtë herë në liqenin Perushac, ka paralajmëruar që më 23 maj me anë të letrave adresuar kryetarit të kuvendit të Serbisë dhe ministrit të jurisprudencës, gjegjësisht të punëve të brendshme - Fondi beogradas për të drejtat njerëzore. Pohimet e Fondit se " ekzistojnë informata se në liqe te anija e Kokit ndodhej një kamion me kufoma i cili është sjellur dhe është hudhur në liqe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s" dhe se "organet policore disponojnë me të dhëna për këtë rast" pushteti lokal i ka demantuar deri në kohën kur në fillim të shtatorit nuk u publikua informata për ekzaminimin dhe ekspertizën gjyqësore - medicinale të cilën e zhvilloi Enti për patologji dhe mjekësi gjyqësore i Akademisë Ushtarako-mjekësore të Beogradit. Është vërtetuar se bëhej fjalë për më së paku 48 individë, 38 meshkuj dhe një grua, kurse për 9 prej tyre gjinia nuk ishte vërtetuar. Sipas të dhënave që u publikuan bëhej fjalë për individë të moshuar me plagë vdekjeprurëse të shkaktuara nga predhat e armëve të zjarrit të dorës. Brenda në tokë kanë qëndruar afër dy vjet; gjendja e mbeturinave shpje kah supozimi se do të kenë qëndruar në ujë dhe nën ndikesën e kalbjes nga dheu prej ku më vonë janë mihur. Mbeturinat e veshjeve të tyre janë civile.
Kah mesi i shtatorit ka përfunduar deri tani ekzaminimi i fundit i varrezës masive në poligonin "13 Maji" afër Beogradit. Në një humnerë aq të madhe sa që ajo të mund të pranonte edhe rimorkion e kamionit me të cilën janë transportuar, janë zbuluar mbeturinat e më së paku 269 trupave të njerëzve, meshkuj të moshave të ndryshme Bazuar në komunikatën zyrtare të Gjyqit të Qarkut të Beogradit, në disa trupa është konstatuar përdorimi i temperaturave të larta, gjë që mund të shpjerë kah mendimi për tentime të pasuksesshme të djegijes. Janë gjetur poashtu predha armësh zjarri të dorës dhe dëmtime eshtrash dhe mbeturina muskujsh të shkaktuara prej tyre; të gjitha teshat e gjetura janë veshje civile.
Krahas elementeve klasike të identifikimit, duke përfshirë këtu edhe dokumentet e gjetura personale- dhe së paku në një rast, pllakat identifikuese të armatës shqiptare- gjatë tërë kohës së ekzaminimit janë marrë mostra nga DNK-ja. Tëra gërmimet i kanë survejuar, në rolin e mbikëqyrësve, përfaqësuesit e tribunalit të Hagës., OSBE-ja, Fondi beogradas për të drejtat humanitare dhe komisionet ndërkombëtare për persona të humbur. Deri tani janë kompletuar raportet gjyqësoro-medicinale për varrezën e parë në Batajnice dhe dy të tjerat në Petrovo Sello, ku mbeturinat e ekzaminuara janë groposur rishtas. Sa i përket çështjes së mbeturinave të më tepër se 300 individëve të zbuluara në Batajnicë, ata deri në kompletimin e dokumentacionit gjyqësoro-mjeksor - i cili mund të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm- janë vendosur në tunelet nëntokësore në vendin e njëjtë.
Ekspertët vendas të cilët kanë bërë ekzaminimet dhe përpunimin gjyqësoro-mjeksor të mbeturinave të viktimave, duke u bazuar në përvojën e luftrave dhjetëvjeçare në rajonin e ish Jugosllavisë, mund të konsiderohen si ekspertët më me përvojë në gjithë botën. Ata tregojnë madje edhe për vështirësitë e vërtetimit të numrit të personave mbeturinat e të cilëve janë nxjerrë, për shkak të dy ose tre gërmimeve të vazhdueshme që janë bërë, periudhës së shkurtër ose të gjatë nën ujë; sëpaku në dy raste -fragmentizmit dhe derdhjes së mbeturinave gjatë transportit dhe mbulimeve të tyre me buldozerë. Përveç varrezës së parë në Batajnicë, në mbeturinat tjera thuaj nuk ndodhen fëmijë dhe gra; ekspertët e njohur parashtrojnë detaje që shprehin njëfarë rezerve rreth asaj se vallë bëhet fjalë për civilë, pa marrë parasysh veshjen e tyre: në numrin më të madh të rasteve shihen disa shtresa veshjeje, si edhe mjetet për rruajtje (brisqe).
Policia disponon me të dhëna se në poligonin "13 Maj" në Batajnicë ndodhen më së paku edhe tre varreza masive, por disponon edhe me të dhëna të tjera për së paku edhe një në rrethinën e komunës së Vranjës. Sipas deklaratës së kapitenit të policisë, Dragan Karleusha, i cili u prin hetimeve, njëra varrezë ndodhet nën rrugën magjistrale Leskovc - Bujanoc në territorin e komunës së Vranjës, në Serbinë jugore. Kufomat janë varrosur në ndonjërën nga zgafellat e krijuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, pastaj ato janë betonuar dhe asfaltuar. Lokacione të tilla në rrethinën e Vranjës ka edhe nja pesë të tjera dhe deri në ditën e sotme nuk është e njohur pozita dhe vendi i saktë i këtyre varrezave.
Informatat për gërmimet dhe zbulimin e varrezave masive në mënyrë intenzive janë publikuar në periudhën nga fillimi i majit deri në fund të qershorit të këtij viti. Opozita e pushtetit të sapovendosur në Serbi dhe Jugosllavi këtë fakt e shpjegon si fushatë të përgatitur dhe të organizuar për dorëzimin e Sllobodan Millosheviqit para tribunalit të Hagës. Ky shpjegim kishte njëfarë jehone edhe në një pjesë të koalicionit qeveritar, sikurse edhe në mesin e disa intelektualëve të cilët veten e vlerësojnë si "mbrojtës të interesave kombëtare" të Serbisë. Deri tani nuk është arritur së paku një ballafaqim serioz i opinionit me krimet të cilat i kemi bërë "ne", pa marrë parasysh nëse ato janë trilluar sipas porosive të Perëndimit si më të vogla, të njëjta ose të shkaktuara në bazë të krimeve "të të tjerëve" ose, poashtu si diçka për të cilat do të përgjigjet dhe jap llogari vetëm Sllobodan Millosheviqi. Publikimi i ekzaminimeve ka nxjerrë në dritë faktet e pamohueshme jo vetëm për krimet, por edhe krimet për fshehjen e tyre. Hetimet e deritanishme nuk kanë rezultuar sëpaku me një padi të vetme penale, edhe pse është i njohur fakti se dhjeta njerëz, në radhë të parë policët, kanë marrë pjesë në fshehjen e krimeve. Për më tepër edhe vetë ministri i punëve të brendshme në qeverinë e Serbisë, Dushan Mihailloviq, arësyeton pjesëmarrjen e policëve në transportimin e trupave, fundosjen e frigoriferëve, transportimin e tyre të dytë dhe groposjen e fshehtë - për shkak të dhunës, frikës nga vrasja apo humbja e punës, për moszbatim të urdhërave, mosdije
Sidoqoftë e tërë kjo vërtetoi se shumë dëshmitarë nuk janë heshtur tërësisht- ose ndryshe nuk janë heshtur në çastin kur zbulimi i krimeve, pa marrë parasysh shkaqet, u bë i paevitueshëm. Ajo që, ndërkaq, është mjaft shqetësuese është e vërteta se edhe në rastet kur është vërtetuar emri i viktimës nuk ka patur shenja dhe gjase ose të dhëna publike se po punohet edhe në drejtim të vërtetimit të emrit të kriminelit. Me fjalë të tjera, në rast se me anë të ekzaminimit është vërtetuar se në Suvarekë janë vrarë disa anëtarë të familjes Berisha, SPB i Serbisë me siguri disponon me të dhëna për njësitet policore që kanë vepruar në atë terren në kohën e shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitet 1998 dhe 1999. Çdo gjë tjetër duhet të jetë detyrë e shkathtësisë policore. Mungesa e informatave se një procedurë e tillë ose diç e ngjashme hetuese zhvillohet pa sukses shpje kah forcimi i argumenteve të kritikuesve të pushtetit të ri lidhur me mosgadishmërinë, pavendosmërinë - ose paaftësinë, krejt njësoj - se policia nuk ballafaqohet me suazat e krimit të tillë në mënyrë serioze.
ALEKSANDAR QIRIQ