Frike nga ajo qe sjell e nesermja

Sarajevo Dec 24, 2001

A eshte me mire per ju sot se sa ne fillim te vitit? Kjo pyetje parashtrohet si rendom ne fund te vitit kalendarik, atehere kur behet fjale per nje rezyme te te gjithe 12 muajve te kaluar. Qytetaret e thjeshte te BeH veshtire se do te mund te pergjigjen.

AIM, Sarajeve, 10.12.2001.

Ardhja e partive jonacionale ne pushtetin e Federates se BeH, te grumbulluara rreth Aleances per ndryshime,u percoll me premtimet per shmangien e korrupcionit, shmangien e paralelizmave ne pushtet, kunder harxhimeve te kota te te hollave nga buxheti dhe shpejtimin e reformave ekonomike, para se gjithash, procesin e privatizimit. Ne praktike, njerezve u interesojne pak gjera konkrete, a do te kete pune, te ardhura te rregullta mujore, kurse pensionisteve a do te marrin pensionet.

Fillimi i vitit 2001 per pensionistet ne Federaten FBeH, qe jane me shume se 280 mije, solli dy ndryshime, nje te mire dhe nje te keq. Levizje pozitive paraqet praktikimi i ligjeve sipas te cileve filloi pagesa e rregullt per cdo muaj dhe ate permes te hollave qe mblidhen ne arkat e fondeve pensionuese. Ana e keqe e kesaj ishte pamundesia per te mbledhur te holla te mjaftueshme, prandaj deri ne "kohet me te mira" pensionet e paguara zvogelohen deri me 18 perqind- perndryshe pensionistet ne FBeH marrin nga 170 marka ne muaj. Sipas praktikes se meparshme pensionet paguheshin pa kete zvogelim, por cdo pagese ishte e pasigurte kurse pensionet vonoheshin deri me tre muaj. Pensionistet nuk jane aq te gezuar, ato jane pjese e kategorise me te hendikepuar ne aspektin social, nderkohe qe jane bere mjaft ligje ekonomike, sa dobia nga pagesa e rregullt e pensioneve eshte me e madhe se sa zvogelimi i saj. Megjithate, per kete nuk eshte meritor as pushteti i kaluar as ky i tanishmi sepse rregullorja e ketij principi bazohet ne dekretin e Perfaqesise se Larte te Bashkesise Nderkombetare ne BeH, i miratuar kah fundi i vitit te kaluar.

Shkak per ndonje kenaqesi te teperuar nuk kane as te punesuarit. Nga fillimi i vitit lista e emrave ne entin e punesimit eshte 5.499 punetore te ri, kurse ne shtatorin e ketij viti kane pritur pune 269.639 njeret. Mbase shtimi i te papunesuarve per dy perqind nuk do te ishte edhe aq shume deshperues sikur numri i te papunesuarve ne FBeH te mos ishte gati 40 perqind, dhe cka eshte me e keqja, ka vite qe nuk po zvogelohet, nderkohe, sic shkojne punet, rritja e kesaj shifre eshte larg asaj qe deshirohet (dhe paralajmerohet), pra uljes se saj. Ne realitet, situata eshte edhe me e keqe sepse ne mesin e 406.224 te punesuarve zyrtarisht perfshihet numri i 31 mije "punetoreve ne pritje". Ata, de facto, jane te papunesuar dhe eshte vetem ceshtje kohe kur firmat e tyre te deridjeshme edhe zyrtarisht do t'ua dorezojne librezat e punes dhe do t'ua tregojne adresen e Entit per punesim. Punetoret ne pritje nuk jane te vetmit nder te punesuarit zyrtarisht qe me pasiguri e presin cdo dite te re. Procesi i privatizimit pervec se mundeson kalimin e firmave nga prona shteterore ne ate private, do te thote edhe shqyrtimin e numrit te te punesuarve, pra nga 406.244, sa ishin ne shtator. Pronaret e ri, thjesht, nuk jane ne gjendje qe te aktrojne shtepite sociale ne vend se kete ta beje shteti dhe t'i mbajne keshtu ne listat pagesore edhe punetoret per te cilet nuk ka pune. Trendi i sivjetem i zvogelimit te punetoreve per 5.090 punetor gjate dhjete muajve te pare, me siguri se do te vazhdoje edhe gjate periudhes se ardhshme.

Ana e shendritshme e gjithe ketij rrefimi,ku gjithsesi do te insistojne zyrtaret ne llogari te tyre, kane te bejne me reformat ne sektorin finansiar dhe persa u perket treguesve makroekonomik. BeH ne fillim te vitit me nje lehtesi te papritur gjithe qarkullimin e brendshem pagesor e transmetoi ne banken punuese, duke ndaluar keshtu sherbimet parashteterore per qarkullim pagesor, trashegues i Sherbimit Shteteror te Kontabilitetit (SDK). Duket paradoksale, por BeH keshtu sic eshte, kete hap radikal drejt ekonomise se tregut e ka bere me pare nga gjithe shtetet tjera nga hapesira e Jugosllavise se dikurshme, perfshire edhe anetaren e ardhshme te BE-se Slovenine. Rezultati i kesaj eshte se Boshnjaket dhe Hercegovinasit, perfundimisht perjetuan nje kenaqesi se se paku ne kete drejtim jane ata qe do tu sheshin mend" slloveneve, gjegjesisht do tu sqarojne "se si behet kjo". Edhe pse pergjithesisht te gjithe jane te gatshem qe punen e uksesshme t'ia pershkruajne vetvetes, e vertete thote se ky veprim eshte rezultat i vendimit te Perfaqesise se Larte. Sikur te ndodhte ndryshe me siguri ende do te beheshin pergatitjet per kete hap te rendesishem, duke gjetur arsyetimi te cdoditshme duke gjetur arsye te llojit "duhet pritur edhe pak". Rrethane lehtesuese per pushtetin aktual eshte se ata atehere ende nuk i kishin marre ne menyre efektive funksionet, prandaj nuk mund te fajesohen per ikje nga pergjegjesia.

Per ekonomine e gjithmbarshme, sektorin bankar dhe imixhin ne BeH ne syte e investuese potencial kjo paraqet nje perparim te madh. Megjithate, per njerezit e rendomte me i rendesishem ishte formimi i Agjencise per sigurimin e depozitit ne FBeH. Rezultati i kesaj eshte licenca qe deri me tani kane fituar gjashte banka te vendit qe japin garanca per te gjithe ata qe ne keto banka kane investuar deri me pese mije marka qe ne rast te falimentimit te bankave te marrin parate e veta permes Agjencise, gjegjesisht permes fondit te saj.

Treguesit tjere te pergjithshem ne FBeH ne shikim te pare duken te kenaqshme. Gjate dhjete muajve te pare prodhimi industrial eshte shtuar per 10 perqind ne raport me periudhen e njejte te vitit te kaluar. Problemi qendron ne faktin se ne ekonomine bh. duhet nje rritje e madhe, sepse ende nuk ka arritur as 40 perqindeshin e prohimtarise industriale te vitit 1991, te paraluftes. Madje edhe optimistet me te medhenj ndermjet eksperteve te ekonomise pajtohen se me arritjen e ketij niveli nuk ka perspektive ne nje te aferme te afert. Lajm i mire eshte se vlera e eksportit vazhdon te rritet, keshtu qe gjate nente muajve te pare te ketij viti eshte rritur per 23,8 perqind ne raport me periudhen e njejte te vitit te kaluar kur importi shenoi nje renie te pakte prej 0,8 perqind. Perderisa ne baze te vleresimeve mund te arrihet deri te perfundimi se malli me etiketen "made in BeH" vershon tregjet nga Tokio deri ne New York, ne realitet imazhi eshte me ndryshe. Per nente muaj te ketij viti nga eksporti BeH ka fituar 625 milione dollare, njekohesisht per import te mallrave te ndryshem harxhoi tre here me shume - nje miliarde e 682 milione dollare. Pra, permes eksportit mbulohen shpenzimet prej pak me teper se 37 perqind e importit.

Ne vitin qe shkon, fale privatizimit masiv, rreth 400 mije qytetare te FBeH , u bene pjesetare ne privatizimin e firmave, ne menyre te drejtperdrejte ose permes fondeve investuese ku investuan certifikatat investuese. Deri tani shteti permes privatizimit masovik shiti kapitalin e vet, pjeserisht ose teresisht, ne 571 firma ne FBeH, qe eshte dic me shume se gjysma e numrit te pergjithashem te firmave te planifikuara per privatizim. Ne leter, shteti ka bere deri me tani pune te mire, per kapitalin e vet me vlere nominale prej 2,5 miliarde markash ka fituar dic me shume se pese miliarde marka. Edhe pse tingellon mire kjo nuk paraqet dic sepse bleresit si "mjet bleres" ne teresi kane shfrytezuar certifikatat privatizuese, kurse para te njemendeta kishte vetem ne nje perqindje simbolike. Por si "malli" ashtu edhe bleresit. Qe tani dihet se nje numer i madh i firmave privatizuese nuk do te mund te ekzistojne gjate. Nese me urgjence nuk sigurohen finansa per investime, shoqeruar me transorfim te brendshem radikal, perspektiva e vetme eshte mbyllja. Mu per kete per 400 mije aksioneret e ri nuk ka shume optimizem se buxhetet shtepiake do te plotesohen nga te ardhurat e dividenteve.

Ne esence, deri me tani jane privatizuar dicka me shume se nje e treta e kapitalit te pergjithshem shteteror i parapare per shitje, me vlere nominale prej rreth 13 milijarde markash, prandaj procesi i privatizimit do te zgjase me siguri do te zgjase edhe dy vjet. Eshte fjala per pesedhjete firma qe duhet te shiten nepermjet tenderit nderkombetar permes paggeses kryesisht me para "te gatshme". Gjykuar sipas rezultateve te deritanishme, gjetja e bleresve nuk do te jete e lehte dhe e shpejte.

Treguesit makroekonomik nuk ndihmojne shume ne ballafaqimin e cdoditshem me llogarite ne vetsherbim ose llogarite tjera, kurse shpesh verejtjet para ckyqjes se rrymes, ujit, gazit, telefonit, nuk garanton se paku pagesen e rregullt te rroges se merituar. Puna ne te zeze, si te privatistet vendas, organizatat nderkombetare ose ne ato shteterore, qe nuk jane ne statistika, siguron ekzistencen e mijera familjeve, por deri tek keto pune shume veshtire arrihet. Sa me shume qe kalon koha e donacioneve, parate qe qarkullojne jane gjithnje e me te pakta, gjithashtu jane me te pakta edhe organizatat nderkombetare si drejtues te puneve lokale. Shume dyqane qe jane te boshatisur dhe ne vend te mallrave qendrojne mbishkrimet - shitet, jepet me qira, shitet pasi eshte mbyllur etj. Kafenete ende nuk mbyllen, por ne to ka gjithnje e me pak mysafire. Frika nga ajo qe sjell e nesermja eshte dicka e perbashket per shumicen e qytetareve, qofte fjala per pensionistet, te papunesuarit apo ato qe kane njefare pune. Per kete shkak, shumica do te thoshte se nuk ishin me mire se sa 12 muajt e kaluar, por ishin mire "sepse e nesermja mund te jete edhe me e keqe".

DRAZHEN SIMIC