Kthimi i monarkise neper dyer te ngushta

Beograd Dec 24, 2001

Idea qe himni i Serbise te jete "Drejtesia hyjnore", kurse stema ajo e vitit 1882 me shqiponjen dykrenore shkaktoi kritika te ashpra shkaku i simboleve teologjike, monarkike dhe kombetare

AIM, Beograd, 11.12.2001.

Ne Serbi serish ka arsye per ndarje dhe konfrontime te brendshme. Dhe sic duket mjaft kontestuese: ne vendin me probleme te medha jetesore, zhvillohen debate te ashpra mediale shkaku i simboleve te reja shteterore te Serbise, qe, sipas shume vleresimeve, paraqesin "kthimin e monarkise neper dyer te vogla".

Grupi punues per flamujt shteteror, i formuar ne kuader te Ministrise se drejtesise dhe vetqeverisjes lokale, te premten me 23 nentor, ne nje konference mjaft solemne per gazetare, propozoi qe si himn te jete "Drejtesia hyjnore", stema e Serbise te jete stema e Mbreterise se Serbise nga viti 1882 (qe do te gjindet edhe ne flamurin shteteror). Ky propozim shkaktoi komente te ashpra ne opinion, por edhe ne Opoziten e Bashkuar Demokratike (DOS) ne pushtet, te udhehequra nga Dragan Veselinov, lideri i Koalicionit Vojvodina (KV) dhe ministri i bujqesise ne Qeverine e Serbise Rasim Lajic, lider i Koalicionit Sanxhak dhe minister per pakica kombetare ne Qeverine e RFJ-se. Kritikat e tyre kryesisht kane te bejne me simboliken teologjike, monarkike dhe kombetare te flamujve te propozuar (ne vendin ku nje te treten e perbejne pakicat nacionale).

Madje u deshmua se disa anetare te koalicionit tetembedhjete anetaresh as nuk dinin se behej fjale per pergatitjen e simboleve shteterore. Dhe cka eshte me e pabesueshme, sipas interpretimit te juristeve, gati se nuk ekziston menyre qe simbolet e reja te miratohen deri ne daten qe e paralajmeroi personalisht ministri i drejtesise - deri me 15 shkurt te vitit te ardhshem kur eshte Festa fetare e Takimit, por edhe Dita e shtetesise se Serbise (fjala eshte vetem per simbolet e Serbise, kurse per simbolet e reja te Jugosllavise do te vendosin autoritetet federale, keshtu qe himni i Jugosllavise se dikurshme "Hej Sllave", ende vlen).

Sipas Kushtetutes se Serbise, procedura per ndryshimin e simboleve shteterore eshte e ngjashme me ate te ndryshimeve kushtetuese: simbolet e ri doemos duhet te perkrahen nga dy e treta e deputeteve ne Kuvendin e Serbise, kurse pastaj duhet te miratohen me referendum nga populli ne principin pesedhjete perqind plus nje votues. U deshmua se minsitri i drejtesise nuk eshte politikani i vetem serb qe nuk eshte aq shume i familjarizuar me Kushtetuten: ne anketen mediale me rastin e simboleve te propozuara shteterore, shume zyrtare te larte te ODS-se theksuan se nuk eshte i nevojshem referendumi per zgjidhjen e kontestit mbi flamurin shteteror. "Propozimet mbi referendumin per simbolet shteterore flasin se thua nuk ekziston ceshtje ne Serbi qe nuk mund te zgjidhet pa referendum, qe e konsideroj si gjendje jonormale. Referendumi eshte i panevojshem", tha, per shembull, Boris Tadic, nenkryetar i Partise Demokratike (PD).

Ne komentet e deritanishme si me kontestues ishte stema e propozuar. Komisioni teteanetaresh (ne perberje: Vladan Batic, Dragomir Acovic, Svetislav Bozhic, Andrija Veselinovic, Radosh Ljushic, Aleksandar Palavestra, Zoran Hristic dhe Dushan Protic) propozoi dy stema. Stema e vogel ka shqiponjen dykrenore ne mburoje, kurse shqiponja gjithashtu ka mburoje ne gjoks. Ne mburojen e voge ka kryq me kater "sy", kurse mbi mburojen e madhe eshte kurora. Stema e madhe ka edhe nje kurore tjeter. Stema e vogel, sipas propozimit, do te gjendet ne flamurin shteteror (trengjyrreshin kuq - kalter dhe bardhe), qe. pa sqarime te mjaftueshme, eshte i ndryshem nga "flamuri i popullit" - populli do te duhet te kenaqet vetem me sfondin trengjyresh pa deajet dekorative.

Mbartesit e propozimit zgjidhjen e tyre e karakterizuan si "kthim te tradites", por nuk hyren ne detaje, qe thone se behet fjale per traditen gati 36 vjecare: stema me shqiponjen dykrenare dhe detajet tjera ishin simboli zyrtar i Serbise nga 1882, kur Milan Obrenovici u shpall mbret, deri ne formimin e Mbreterise Serbe, Kroato, Sllovene.

Kenga "Drejtesia Hyjnore", propozuar si himn i ri serb, eshte kompozuar ne vitin 1872 nga slloveni Davorin Jenko, me tekst te Jovan Gjorgjeviqit. Nga 1882. "Drejtesia Hyjnore" u be himni serb kurse ne formen burimore u intonua deri ne vitin 1903 dhe me ardhjen ne pushtet te Mbreterise se dinastise Karagjorgjevic. Deri me 1909 Mbreteria nuk kishte himn, kurse me 27 korrik te ketij viti Mbreti Petar dhe Karagjorgjevici vendosi qe "Drejtesia Hyjnore" te jete himn zyrtar i Serbise, me sqarimin se nuk eshte himni i Obrenovicit, por himni i Mbreterise se Serbise. Kenges origjinale me 1918 iu bashkangjiten edhe strofa "sllovene" dhe "kroate" dhe me kete for,e u intonua deri ne vitin 1943 (kundershtaret tashme jane prononcuar se kjo eshte gjithsejt 53 vjet, madje me nderprerje, qe nuk eshte argument mjaft i fuqishem per kthimin e tradites, nese krahasohet me 56 vitet sa intonohet himni aktual jugosllav "Hej Sllave"). E njejta melodi tashme eshte miratuar si himn zyrtar i Republikes se Serbise.

Propozimi i grupit punues, pervec dy stemave, dy flamujve dhe himnit, perfshin edhe dy standarde (simbole qe shenojne pranine e zyrtareve me te larte te pushtetit ne vend). Standartet i dedikohen kryetarit te Serbise dhe kryetarit te Kuvendit te Serbise, por ato nuk shkaktuan interesim te vecante ne opinionin publik. Ose eshte ne pyetje venia ne shenjester nga ana e mediave vetem e stemes dhe himnit potencial.

Me i ashpri ne shprehje ishte Dragan Veselinov, qe konsideroi se behet fjale per simbole qe per "Vojvodines paraqesin roberi" dhe qe do te pengojne ne rrugen per nje Serbi moderne. "Rreth ketyre simboleve serish do te afrohen nacionalistet, centralistet, qarqet kleropolitike, gjegjesisht pjesetaret e forcave te Serbise se Madhe dhe kjo per mua eshte e rrezikshme", vleresoi Veselinov, duke shtuar se propozimi qe paraqet monarki ne dyer te vogla, "vjen ne nje cast shume te ndieshem kur populli nuk ka per te ngrene", kurse koalicioni qeveritar perbrenda ballafaqohet me konflikte te ashpra.

Rasim Lajic plotesoi kritiken e Veselinovit me konstatimin se "asnje perfaqesues i cilitdo grup etnik nuk mund t'i ndieje si te vetat keto simbole". "Si mund te flasim per integrimin e Kosoves dhe Metohise ne RFJ me kesi flamujsh. Si do ta promovojme kete flamur ne Prishtine", pyeti Lajic, duke u angazhuar per tu konsultuar perfaqesuesit e pakicave kombetare gjate marrjes se vendimit mbi simbolet shteterore.

Kishte edhe kritika qe flisnin per anakronizmin e simboleve te propozuara dhe per dizajnin e ngarkuar te stemes. Regjisori Srxhan Karanovic, ne nje emision televiziv permendi me ironi "perdet dhe dhe simbolet tjera qe sot jane qesharake", kurse duke folur per "rejtesine Hyjnore" pyeti: "perse gjithmone dikush duhet te na ndihmoje nga jashte" dhe konkludoi se "nje himn i ketille eshte i pershtatshem nese duam te vazhdojme me mitomanine e kukatjes".

Propozimet e Grupit Punues me se shumti i mbrojten ministri Batic dhe studiuesi i heraldikave dhe anetari i Grupit punues i Ministrise Dragomir Acovic, duke pohuar se argumenti mbi "kthimin e monarkise neper dyer te ngushta" nuk qendron, sepse shume shtete qe kane regullim shteteror republikan, sic eshte Rusia, Hungaria dhe Bullgaria, kane kuroren ne steme. "Dhe shume institucione ne Serbi, sic eshte Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbise (ASHAS) jane mbreterore, prandaj athua duhet t'i largojme", pyeti Acovic. Ministri Batic fillimisht u angazhua per kengen "Drejtesia Hyjnore", duke perkujtuar se kjo kenge eshte intonuar ne te gjitha mitingjet opozitare gjate kohes se Sllobodan Milosheviqit, me cka, sipas tij, fitoi verifikimin e qytetareve te Serbise. Kritikuesit, megjithate, perkujtuan se "simbolet e zeshme" te protestave antimillosheviqiane ishin disa melodi tjera, qe shkaktuan trans te vertete te qindra mijera demonstruesve, sic ishin "Heneza" dhe "Kalashnjikovi" sipas kompozimit te bazuar ne folklor nga ana e Goran Bregovicit, bere per nevojat e dilmit "Nentoka" te Emir Kusturices. Dhe cka eshte me e keqja u parashtrua edhe pyetja se athua per disa lidere brenda ODS-se historise se pas 5 tetorit po i vjen fundi i lumtur dhe pervec ODS-se nuk ka kush tjeter per cka edhe u propozua per himn kompozimi permes te cilit erdhi ne pushtet!?

Edhe sikur te mos i pelqeje toni i komenteve, ministri Batic ka arsye qe te jete i kenaqur: propozimet qe i ka promovuar me te vertete kanee nxitur debt te gjere publik per cka edhe u angazhua ministri: "Deshira jone eshte te hapet debat i gjere publik qe do te rezultonte me Propozim ligjin kushtetues mbi stemen, flamurin dhe himnin, qe Kuvendi do te duhet t'i miratoje me 15 shkurt te vitit te ardhshem", tha Batic ne konferencen per gazetare qe filloi me intonimin e kenges "Drejtesia Hyjnore". Batic, megjithate, doemos duhet te shpresoje se propozimet e tij nuk do te kalojne si propozimet e para dhjete vjeteve te bera nga nje komision i ngjashem, kur Kuvendit te atehershem te Serbise i nevojiteshin shumica pre dy te tretave qe te vendoste per pamjen e re te flamurit, kur u hoq ylli pesecepesh. Per miratimin e kenges "Marshi i Drines" qe te behej himn shteteror, atebote munguan vetem dy vota deputetesh.

VERA DIDANOVIQ