Gazetaria e senzacionalizmit te lire

Beograd Dec 24, 2001

Gazetaret anekend ua kane hapur dyert politikaneve, i kane futur neper redaksi, ua kane lejuar redaktimin e gazetave, dhe tani nuk kane me per cka te ankohen, madje edhe kur i dergojne ne polici,ose kur ndaj tyre veprohet sipas neneve te ligjit te Millosheviqit

AIM, Beograd,18.12.2001.

Gazetaret jane vete fajtore. Kur i rreh bosi fshatar i politikes serbe Velimir Ilic, shefi i Serbise se Re; kur i dergojne ne polici per shkak te shkrimeve mbi policet qe i kerkon Haga; kur i demantojne dhe i pengojne; kur politikanet i padisin ne gjyq; kur i shkarkojne ose nuk ua lejojne te behen redaktore ne mediumet e medha shteterore; kur ndaj tyre veprohet sipas neneve te ligjit te Millosheviqit.

Ka edhe gjera te tjera por numerimi i metejshem eshte i panevojshem, mes tjerash se edhe nga rastet e permendura,kane te bejne me fillimin e shkurte te tekstit - gazetaret jane vete fajtore. Derisa ne kohen e Millosheviqit, kjo fjali ishte reprodukim cinik e njeres nder parrullat e njerezve te pushtetit, sot, ne Serbise post- millosheviqiane, fatkeqesisht, eshte nje fakt i pamohueshem. Gazetaret jane fajtore dhe do ta shihni perse.

Fillojme nga shembujt e qarte. Ne fillim te dhjetorit, nje nga gazetat e sapoformuara, me deshiren qe te shtonte tirazhin, botoi nje senzacion, ne balline, me shkronja te medha per nje konfrontim ne Opoziten Demokratike te Serbise, sic thote kjo gazete, duke shtuar se Milan Milutinovici, kryetar i Serbise do ta shperbeje Kuvendin dhe do te shpall zgjedhje te reja! Askush ne redaksi,nga gazetaret, redaktoret e rubrikave te politikes se brenshme, shefit te deskut, deri te kryeredaktori, nuk e dinin pasi kishin botuar lajmin se sipas Kushtetutes se Serbise kryetari i Serbise mund ta shperbeje Kuvendin, por vetem me propozim te Qeverise.

Sikur ta dinin nuk do te kishin botuar asgje, sepse kryetarit te Qeverise serbe Zoran Gjingjicit, njeri nga te konfrontuarit ne OBD, nuk i shkon ndermend kurfare shperberje te Kuvendit, ku e ka shumicen, as zgjedhje te reja.

Ketu eshte fillimi. Gazetat serbe (mediumet), botojne gjithcka, pa kurfare njohurie ndaj punes qe bejne dhe pa kurfare sensi ndaj punes se vet.

Perkunder tyre jane politikanet serb, per te cilet mund te perdoren te njejtet fjale per punen dhe menyren qe bejne per sa u perket gazetave. Se bashku, edhe njera pale edhe tjetra, prodhojne marrezira qe, thene me bute, helmojne opinionin publik serb, duke liferuar gjysme te verteta, dezinformata, kryesisht ne varshmeri se per cilen qender te fuqise punojne keto mediume.

Eshte e fshehte publike se rryma e Zoran Gjingjicit ka ndikim, para se gjithash, ne mediat elektronike, por njekohesisht nuk eshte aspak e e pazakonte kur ndonje redaktor ne "Politika" vendoset me "sugjerim" direkt nga kabineti i Koshtunices; kurse askend nuk e befason as fakti se "Nedeljni telegraf" haptas eshte i afert me Gjingjiqin, kurse "Blic njuz" me Koshtunicen.

Rezultat i kesaj eshte kaosi i njohur. "Blic" p.sh. pa e vertetuar fare do te botonte se aktori i ndjere i aferes me te madhe post millosheviqiane , Gavrilovici, ish-zyrtar i sigurimit shteteror, u vra disa ore pasi kishte dale nga kabineti i Koshtunices dhe pasi kabinetit te kryetarit ia kishte ofruar "faktet e shkruara" te lidhjes ne mes Qeverise dhe mafise serbe.

Gjithe problemi qendron aty se Gavrilovici me te vertete ishte te Koshtunica, me sakte te keshilltaret e tij, por nuk kishte kishte lene kurfare faktesh, as te shkruara, apo ne ndonje forme tjeter. Dhe kur eshte fjala per "Blicin", dikush nuk kishte qejf te ngrinte telefonin. Me kaq dhe u botua senzacioni i shkalles se pare, per vrasjen e njeriut qe del nga kabineti i kryetarit, pa detaje tjera, te pasakta, qe gjithe lajmin e ulin ne shkallen e manipulimit.

Natyrisht, u pergjigj, "Nedeljni telegraf", me nje rrrefim edhe me somnabulik se si Koshtunica pergatit ne fshehtesi nje puc ushtarak. Te vazhdojme me marrezite mbi "pergatitjen e fshehte" , sikur pucet ushtarake te pergatiteshin hapur, kurse i gjithe ky rrefim ishte i cliruar nga principet themelore te gazetarise: vertetesine dhe bisedat me gjithe pjesemarresit ne rrefim.

Epidemia e senzacionalizmit te ulet i kaploi edhe revistat qe, se paku publikisht, prezentohen si te sifistikuara dhe serioze. Botimi beogradas i "Reporterit" banjallukas veproi sikurse "Telegrafi" dhe "Blici", ne aferen rreth policit per te cilin "interesohet Haga". Kjo reviste botoi listen e policeve (362 emra),por cfare liste ishte askush deri me sot nuk e din. Ne balline "Reporteri" botoi kete titull: "Ekskluzive - Lista e Tribunalit: NE LISTEN E HAGES 362 POLICE", kurse ne faqet e brendshme, vec listes, edhe tekstin me titull "Edhe Gjingjici dhe Koshtunica" aspak nuk flasin per listen, por per qetesimin e rebelimit te Njesise per Operacione Speciale te Sigurimit Shteteror te MPB-se se Serbise. Per listen ne kete tekst vetem kaq dhe se edhe "beretat e kuqe" (emerim i zakonshem per pjesetaret e njesise se permendur) mund te shpresojne per nje liste te ngjashme sikurse ajo qe e botoi "Reporter-i".

Menjehere u botua lista, me nje pergatitje tjeter me te cuditshme redaksionale. Per nje pjese te listes shkruan sikurse ne mbititull: "Lista e personave per te cilet mblidhet material per krime eventuale te MPB-se se Serbise", kurse ne pjesen e dyte do te shtohet keshtu: "Lista e deshmitareve/te dyshuarve te sigurte per pjesemarrje ne aksionet ne Kosove me flamurin e MPB-se se Serbise". Kush kupton, do ta kuptoje se kesaj mund t'i shtohet lirisht gjithcka. Pastaj ndodhi qe listen, si liste e te akuzuarve, ta demantoje edhe Haga dhe nje pjese e policeve, te plagosur ne Kosove, emrat e te cileve gjithashtu gjenden ne liste, tani padisin "Reporterin".

Se "Reporteri" gjithe rrefimin e ka vertetuar, se ka mbledhur deklarata te burimeve te besueshme, se ka kontaktuar MPB-ne dhe Qeverine e Serbise dhe ka kerkuar komentet e tyre per sa i perket listes, se ka biseduar me disa police nga lista, se, me nje fjale,ka perpunuar nje teme ashtu sic e kerkojne parimet gazetareske, pa kurfare afere, aq me teper per gazetaret dhe gazeten, kurse ministri serb i policise Dushan Mihajlovic ishte i kursyer shkaku i deklaratave te pakendshme, sikurse ajo se gazetaret mendojne se eshte matuf, qe e ka peshperitur ne konferenca te ndryshme per shtyp, duke tentuar te sqaronte perse autori i tekstit dhe redaktori i "Reporterit" u dergua ne polici.

I tmerrshem dhe i dhimbshem, per cdo adhurues te profesionit te gazetarise qe duhet te ballafaqohet me kesi amatorizmi ne mediat serbe, eshte kur e ndjen se ne gjithe rrefimin, ne gjithe rastet e permendura, informatat kane arritur ne redaksi nga ndonjeri prej shtabeve te konfrontuar, nje pjese nga Partia Demokratike e Serbise e Vojislav Koshtunices, kurse nje pjese nga Partia Demokratike dhe pjesa tjeter e ODS-se te afert me Zoran Gjingjiqin.

Me fjale tjera, gazetaret i kane hapur te gjitha dyer per politikanet, i kane leshuar te hyjne ne redaksi, te bejne redaktimin e gazetave dhe tani me nuk kane per cka te ankohen. Madje as kur bosi fshatar Ilic tenton t'i rrahe. Perndryshe, titulli per tekstin per te cilin Velja iu kundervu gazetareve me grushta ishte keshtu: "Partneret qipriot te Velimir Ilicit, pjese e mafise me te madhe te duhanit ne Evrope?"

Serish mungese njohurie. Nje nga rregullat me te vjetra te gazetarise thote: asnjehere mos vendo pikkepyetjen ne titull. Thjesht, sepse dicka ose e din ose nuk e din. Nese nuk e din perse shkruan. Dhe perse ben gazete dhe prezentohesh si gazetar. Shko dhe puno dicka tjeter ose se paku pusho se ankuari. Vet je fajtor.

IVAN RADOVANOVIQ