Falja nga atdheu
Raporti i zyrtarëve slloven është i jashtëzakonshëm për sa u përket disa llojeve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndjekjes së kriminelëve, që u bë publike përmes komunikatave rreth arratisjes së Mark Oseljit nga burgu i Mitrovicës së Sremit (RFJ).
AIM Lubjanë, 15.12.2001.
Marko Oselj (36) nga Zgornjeg Brnika afër Lubjanës befas u bë Supermeni i ri i një pjese të shtypit slloven. Oselj gjatë pesë viteve të fundit, i mbijetuar në burgjet jugosllave ku u dënua për shkak të tregëtisë me 190 kilogram heroin, para disa ditësh së bashku me tre shokët përmes një tuneli 21 metër të gjatë iku dhe u gjend në liri. Lajmi u prit me miratim në Slloveni. Mediumet nuk u hamendën që të informonin opinionin publik se "kushtet në bzrgjet jugosllave janë për çdo kritikë" dhe se i dënuari që arriti të ikte - nëse arrin të kthehet në Slloveni - "do të lirohen nga vuajtjet, edhe pse për të është lëshuar fletarrest ndërkombëtar". Që shakaja të jetë më e madhe, policia serbe kishte "pranuar se nuk e dinte ku t'i kërkojë të burgosurit e ikur" dhe se ka ngritur duar nga ndjekja. Dhe pasi Marko Oselj "në Slloveni nuk ka bërë kurfarë vepre penale, atij nuk mund t'i ndodh asgjë në atdhe, ai mund vetëm të kthehet" shkruan gazetari i "Dnevnikut" lubjanas.
Që të mos ketë hamendje se për kë bëhet fjalë përfaqësuesi për shtyp i Ministrisë së policisë Franc Stanonik menjëherë pas lajmit për ikjen e Oseljit bëri të ditur se "fletarresti nuk vlen për shtetasit slloven". Sllovenia me Jugosllavinë nuk ka nënshkruar kurfarë marrëveshje nga sfera e drejtësisë, kurse RFJ-së i zihet për të madhe që nuk ka pranuar dy konventa evropiane për ekstradimin e të burgosurve dhe marrjes së masave ndëshkimore. Ngjashëm u paraqit edhe nënsekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë Miha Wohinz. Ky zyrtar i lartë shtetëror njoftoi para kamerave opinionin se përse një i dënuar në Jugosllavi është qytetar i lirë në Slloveni: "Në kohën e Millosheviqit - shkaku i natyrës së regjimit - as që mendohej për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje të ngjashme. Edhe sikur të bëhej kjo megjithatë është Kushtetuta sllovene e cila ndalon ekstradimin e shtetasit slloven drejt një shteti tjetër".
Atmosfera simpatizuese dhe kënaqësia shkaku i saj se një slloven kishte mundur tu ikte grillave jugosllave hijëzoi një fakt të jashtëzakonshëm
- Marka Oselji sot kërkohet në të gjithë botën dhe gati në të gjitha vendet ai konsiderohet si kriminel, përveç se në atdheun e tij, në Slloveni. Këtë detaj mediumet nuk e theksuan fare, por në këtë rast ata gjetën një kuriozitet - në mënyrë të njëjtë nga burgu i Mitrovicës së Sremit të burgosurit ikën dy herë, herën e fundit në vitin 1960, kurse para kësaj ndodhi dyzet vjet para shekullit të kaluar, kur nga ky kazamat iku "grupi i komunistëve të burgosur". Lajmi për këtë ikje spektakulare i bashkëkombasit nga burgu famëkeq jugosllav hodhi në hije një lajm të ngjashëm nga vendi, i cili nuk flistë për gjëra të mira edhe në burgjet e këtushme. Para disa kohe në burgun "Povshetov" në Lubjanë u var i riu Oliver Grujiçiç (21); në gjendje të rëndë ai u dërgua në spital ku dhjetë ditë jeta e tij ishte në rrezik. Drejtoria e burgut nuk e lajmëroi rastin te familja dhe farefisi, për çka babai në varrimin e të birit, përmes televizionit, kërkoi drejtësi dhe sqarim se çka kishte ndodhur në të vërtetë në burg.
Për sa i përket Marko Oseljas, ai është një nga pjesëtarët e "të ashtuqujturit lidhja e heroinit nga Gorenja", grup kriminal me të cilin tashmë disa vjet merret një shërbim i posaçëm i hetuesisë republikane. Oselj për herë të parë u arrestua më 15 tetor 1996 në vendkalimin kufitar Jugosllavo-bullgar Gradina afër Dimitrovgradit. Doganierët jugosllav në rimorkion e kamionit në kuti përplot me speca gjetën 190 kilogram heroin. Kamioni ku ishte fshehur droga ishte pronë e Andreja Hartmanot, autotransportues nga Spodnjih Bitenj, i cili disa vite më vonë ishte i akuzuari i parë në procesin kundër kamionxhinjve - tregëti me drogë.
Kamionxhiu i dytë i cili u arrestua shkaku i kontrabandës me drogë ishte 23-vjeçari Matjazh Zavrl nga Bitenji. Ai u arrestua në Lucern (Zvicës) në mars të 1997 me 25 kilogram heroin, të fshehur nën tepih. U dënua me gjashtë vjet burg. Më mirë kaloi Boshtjan Mrak (33) nga Shkofija Loka, i cili ra në duart e policisë angleze në gusht të vitit 1997. Në kamionin e tij u gjetën 157 kilogram heroin. Sot është në liri falë drejtësisë angleze. Ai u akuzua për vepër të rëndë të dënueshme - bashkëpjesëmarrje në grup kriminal. Megjithatë, pasi hetuesia nuk arriti që ta dëshmonte fajin më në fund u lirua. Atë që ua tha policëve anglez për lidhjet dhe bosët e tij gjatë gjykimit i harroi pas kthimit në atdhe, prandaj nga dëshmia e tij në Slloveni nuk ndodhi asgjë.
Për sa i përket Mark Oseljasë, ai nuk e kishte këtë fat gjatë gjykimit në Gjyqin e Qarkut në Pirot. Gjatë gjykimit doli se në "specat e ngarkuar" afër Plovdivit arriti marrëveshje "me një Bullgar" dhe "Mehon", që dinte serbo-kroatisht. U arsyetua se specat "u ngarkuan gjatë dy ditëve", për çka personalisht ishte i pranishëm vetëm një ditë, që ishte arsyetim se nuk kishte idenë se heroini ishte futur në kamion. Gjyqi nuk i besoi, prandaj u dënua me dhjetë vjet burg. Sikur dënimin ta kishte vuajtur deri në fund atëherë ai do të duhej të lirohej në vitin
- Nuk ka dyshim se Oselj, vetëm shkaku i kushteve të rënda në burgjet jugosllave kaloi më keq se sa të gjthë bashkëpunëtorët nga "ekipi jugosllav i kamionxhinjve nga Gorenja". Procesi kundër kompanjonëve të tij u krye më 1997, kur pas gjykimit në Slloveni gjeti në burg shoqërinë e autotransportuesve nga rajoni i Gorenjes. Në Hungari u arrestua Ivan Vodnik dhe pasoi arrestimi i të përmendurve Andreja Hartmanit (i cili para leximit të dënimit iku nga arresti shtëpiak), Andreja Klemençiç, Ivan Stanonik, Janez Shimiç, Gabra Guna dhe Darko Urha, i cili shkaku i mungesës së argumenteve u lirua.
Marko Oselj nuk është i akuzuari i parë në arrati për të cilin mendohet se tani dëshiron të hyjë në atdhe, sepse në Slloveni ai sheh ishullin e shpëtimit. Së bashku me të nga burgu i Mitrovicës së Sremit iku edhe Damjan Puzavac, i cili në vitin 1999 u dënua me dhjetë vjet burg për ushtrim dhune dhe vjedhjeje për shkak të vrasjes së një biznesmeni në Beograd. Puzavac gjatë gjykimit pohoi se nuk ishte fajtor dhe se gjatë procedurës hetimore kishte pranuar gjithçka nën presionin e policisë, por ai megjithatë u dënua. Opinioni slloven, mediumet dhe zyrtarët, në vend se të shprehnin përkrahje mundësisë që autoritetet jugosllavetë mund të kapin kriminelët e ikur, përmes deklaratave sikur dëshirojnë kthim sa më të shpejtë të tyre në atdhe vetëm se të iknin nga RFJ-ja e papopullarizuar. Kështu duket sikur krimi i bërë në RFJ dhe i njëjti i bërë në Slloveni - nuk ka të njëjtën peshë vetëm shkaku i shtetit ku është bërë ai. Një gjë është e sigurtë -nëse u shkon ndoresh që përmes Kroacisë të arrijnë në Slloveni - Oselj dhe Puzavac do të jenë njerëz të lirë. Ky fakt nuk do të mund ta ndërrojë as të dhënën se menjëherë pas ikjes të të burgosurve nga burgu në Mitrovicë të Sremit në Lubjanë u mblodhën përfaqësuesit e policisë kriminalistike të RFJ-së dhe Sllovenisë. Opinioni slloven informoi për "një takim mjaft të suksesshëm" ku u arrit marrëveshja për "bashkëpunim të ngushtë për sa i përket vjedhjes së automobilave dhe formave tjera të kriminalitetit të organizuar". Nuk dihet nëse ka qenë si temë e bisedimeve edhe ikja e të burgosurve. Edhe sikur të jetë - këtu, siç e pohojnë juristët prestigjioz të sistemit të drejtësisë, pengesë kryesore paraqet Kushtetuta sllovene.
Për sa i përket bashkëpunimit ndërmjet policisë së Serbisë dhe Sllovenisë, ai nuk është ndërprerë. Bashkëpunimi nuk ishte ndërprerë as në kohën e Millosheviqit, kurse gjatë vizitave zyrtare kishin lidhur marrëveshje nënsekretarët. Është e vështirë të kuptohet se ky bashkëpunim pas "ndryshimeve demokratike" në Serbi nuk kishte lëvizur nga vendi, si në sferën e jurispondencës gjithashtu edhe në sferën e bashkëpunimit të policisë. Përndryshe policia e RFJ-së dhe Sllovenisë bisedojnë dhe arrijnë marrëveshje vetëm për problemet që i preokupojnë shtetet e Bashkësisë Evropiane. Mungesën e marrëveshjes bilaterale për ekstradimin e kriminelëve mund ta shfrytëzojnë vetëm kriminelët e këtyre vendeve.
Është e parëndomtë mosgatishmëria e zyrtarëve slloven ndaj disa formave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndjekjes së kriminelëve. Komunikata publike me rastin e ikjes së Oseljesë ngjante si garancion për azil. Nga ana tjetër,politika zyrtare sllovene e gjykon ashpër mos bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare për rastet e mos-ekstradimit të qytetarëve jugosllav, kroatë dhe boshnjakë me Gjyqin ndërkombëtar të Hagës ose me shtetet tjera duke pohuar për dukuri retrogarde, shmangie nga praktika e gjithëpranueshme që vlen ndërmjet popujve të civilizuar. Gjithë këto rrëfime mbi principet plasin si fluska sapuni shkaku i shembujve konkret. Këtë më së miri e dëshmon rasti i Mark Oseljit. Ndalesa kushtetuese e ekstradimit "të qytetarit të vet" në shtet të huaj, është "një manovër e vërtetë" që në Slloveni shpesh është përshkruar si "marifet" i diktatorëve të rrëzuar, kurse brenda natës bëhet mjet mbrojtës i tregëtarëve të drogës.Nëse vazhdon kjo praktikë, Sllovenia së shpejti mund të duket si Australia e para disa qindra viteve, kur ishte një parajsë refugjatësh kriminelë. Ose si RSFJ para shpërbërjes, sepse RSFJ për dallim nga Sllovenia kriminelët e vet nuk i priti krahëhapur, por ua organizoi daljen, duke i dërguar në "punë të përkohëshme" në vendet e jashtme. Kjo, natyrisht, nuk ishte zgjidhje e dëshirueshme (veçmas për vendet tjera evropiane), por kjo nuk do të thotë se është leje për "falje kriminelëve të larguar" shkaku i zbrazëtirave juridike.
IGOR MEKINA