Pranga në vend të dafinës

Podgorica Dec 21, 2001

Dënimi me burg për Vladislav Asaninin shkaktoi shumë reagime dhe polemika brenda Malit të Zi,por edhe hapi edhe çështjen e statusit të gazetarëve në Mal të Zi

AIM Podgoricë, 16.12.2001

Vladislav Asanin, kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i gazetës ditore "Dan" u dënua me tre muaj burg shkaku i veprës penale - mashtrim. Asanin është dënuar pas padisë penale të kryetarit malazez Milo Gjukanoviçit shkaku i transmetimit të teksteve mbi mafinë e duhanit nga javorja zagrebase "Nacional".

Pasi Asanin tashmë ishte dënuar shkaku i mashtrimit (i paditur privatisht nga Stanko Subotica) Gjykata në Podgoricë i dënoi me tre muaj burg. Është herë e parë që në Mal të Zi gazetari të gjendet prapa grilave. Ky dënim praktikisht askënd nuk e la indiferent në Mal të Zi. Disa e kontestojnë, të tjerë e arsyetojnë, të tretë konsiderojnë se ishte tepër i ashpër dhe joadekuat, por duke mos e kontestuar përgjegjësinë e Asaninit.

"Burgosja dhe gjykimi i gazetarëve është i palejueshëm. Jam kundër këtij dënimi dhe kundër asaj që mashtrimi të jetë pjesë e ligjit penal" - komentoi Borislav Banoviç, ish - ndihmës sekretar i sekretariatit malazez për informata dhe zyrtar i Partisë Socialdemokrate. Zërin kundër dënimin me burg të Asaninit e ngritën edhe shumë organizata joqeveritare të vendit dhe nga jashtë, por edhe gazetarë, në mesin e të cilëve edhe ata qe "Dan-in" kaherë e kanë kritikuar për shkak të politikës redaktuese joprofesionale.

Këto qëndrime rezultuan me shumë pyetje. Athua të gjithë e mbrojtën Asaninin si gazetar profesionist duke e liruar nga përgjegjësia që i ngarkohet? Apo mbase adresuan kritika ndaj një pjese të ligjit ekzistues malazez i cili për mashtrim parasheh dënim prej tre muaj deri tre vjet dënim me burg?

"Kam besuar se gjyqi malazez nuk do ta dënojë me burg Asaninin shkaku i mashtrimit në medium, edhe pse këto gjëra ekzistojnë në ligj. Tashmë gjatë kohë gazetarët dhe organizatat joqeveritare luftojnë që gazetarët të mos dënohen për atë që shkruajnë dhe botojnë, por që dënimi me burg të zëvendësohet me të holla si në vende tjera evropiane" - thotë kryetari i Shoqatës së gazetarëve profesionistë në Mal të Zi Danilo Burzan.

Burzan Konsideron se gjykata nuk duhet fajësuar sepse ka vepruar sipas ligjit ekzistues malazez,edhe pse, thotë ai, me gjithë zemër jam për flakjen e kësaj praktike të vjetër nga ligji penal.

Përveç atyre që angazhohen me përpikmëri për principin se gazetarët shkaku i "fjalëve të rënda" nuk guxojnë të dërgohen matanë grillave, më të shumtët janë ata që tek dënimin i Asaninit shohin gjasën për të vjedhur ndonjë poen politik.

"Lexoj çka thonë politikanët, nuk dyshoj në qëllimin e tyre të mirë, por kjo është pjesë për grumbullimin e poenëvve politikë" - vë re vetë Asanini. "Kjo është edhe një goditje ndaj fjalës së lirë publike dhe opinionit në Mal të Zi, që e bëri askush tjetër pos Milo Gjukanoviçit, në mënyrën që nuk njihet as në sistemet më rigjime komuniste" - komentoi zyrtari i PPS Vuksan Simonoviç.

Por edhe Vuksanoviçi dhe bashkëmendimtarët e tij pas kësaj theksojnë faktin se Asanini është rasti i fundit i gazetarëve malazez që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit u ulën në bankën e të akuzuarve për shkak të veprës penale - mashtrim. Që në fillim të nëntëdhjetave u dënuan gazetarët e "Monitora" Mihailo Radojiçiç, Seki Radonçiç dhe Çeseljko Kopriviç që u dënuan me kushte.

Është e pakontestueshme se gjërat tani janë ndryshe. Dënimi i gazetarëve të pavarur, në kohën e kërcënimeve të luftës, u ndoq me heshtje. Sot kundër dënimit të Vladislav Asaninit - u ngirtën edhe viktimat e atij regjimi që i takonte Asanini. Vladislav Asanin ishte kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i Radio Televizionit të Malit të Zi dhe atë në periudhën kur vetëm PDS ishte në koalicion me Millosheviqin.

Këtë nuk e fsheh as vetë Asanini: "Unë asgjë nga kjo nuk kontestoj, ishin kohëra tjera. Nëse unë vetë kam ndryshuar dhe nëse jam nga gazetarët që duke i ka takuar ndonjë partie politike ka ardhur në pozitën e gazetarit që i takon një gazete të pavarur kjo do të thotë se kritikat kanë pasur ndikim".

Dhe me të vërtetë "Dan-i" i tij nuk i doli në mbrojtje profesionit të gazetarisë, as kur u ndoqën gazetarët malazez, madje as kur u vra Slavko Çuruvija, pronar i "Dnevni Telegrafit". Tani, për ironi të fatit, të njëjtën armë që e shfrytëzuan me vite kundër të tjerëve, e drejtuan kundër tij.

Prandaj gjatë dënimit të Asaninit u hap edhe kontesti në Malin e Zi të ndarë. "Kjo nuk ka lidhje as me gjykatën as me drejtësinë", thotë kryetari i Lidhjes së gazetarëve të Jugosllavisë Budo Simonoviç duke vlerësuar se procesi kundër Asaninit është si një "gjykim i hapur politik përmes të cilit i plotësohet dëshira kryetarit malazez Milo Gjukanoviçit".

Ka edhe nga ata që reagojnë ndaj reagimit të Simonoviçit. "Shoqata e Simonoviçit, ku kryesisht ishin korrespondentët e gazetave beogradase, asnjëherë nuk e ka luajtur funksionin e mbrojtjes së gazetarëve por vetëm të atyre që i kanë takuar opcionit të tij politik"- thotë preras Danilo Burzan.

Burzan nuk është i vetmi që kundërshton "principin" e Simonoviçit. Me të, në librin e tij "Rënia e damës plakë" u morr edhe gazetari i njohur Miodrag Maroviç. "Në rrethanat e reja Simonoviçit i është caktuar edhe roli ndërlidhës me organizatën fantome Lidhjes së gazetarëve të Jugosllavisë ku është edhe kryetar, me drejtuesit nga Dedinja. Këtë e bën duke reaguar zëshëm ndaj çdo sulmi publik ndaj "gazetarëve patriotë" në Mal të Zi, dhe hesht me mençuri gjatë ndjekjes së gazetarëve profesionistë dhe të pavarur në Serbi. E gjithë kjo bëhet në bazë të ligjit skandaloz për shtypin të cilit Budo Simonoviç, si kryetar i LGJ, përmes heshtjes së tij, në vend të mbronte profesionin e gazetarisë, i dha përkrahje" - shkruan Maroviç.

Simonoviçi dhe bashkëmendimtarët e tij nuk u prononcuan as kur gjatë kohës së intervenimit të NATO-s kur ushtria burgosi gazetarin Antun Maslea dhe arrestoi korrespondentët e huaj duke ua konfiskuar mjetet, as kur shtypi i millosheviqit, pikërisht në "Dan" shpallte spiunët.

Prandaj do të ishte diçka joserioze të harroheshin skenat nga historia e afërt malazeze dhe të konsiderohej dënimi i Asaninit si një dukuri shoqërore origjinale. E gjithë kjo është diçka që është parë. Por, asgjë nuk mund të jetë pretekst për pushtetmbajtësit që edhe sot të qërojnë hesapet me gazetarët përmes institucioneve të cilët me vite varrosën mendimin e lirë në Mal të Zi.

Neni i Ligjit penal të Malit të Zi për mashtrim nuk është nga dita e djeshme. Me vite ishte një lojë e përshtatshme në duart e atyre që tani e kuptojnë se rrahja ka dy përfundime. Nuk është çështja aty se kush është dhe në çfarë momenti duhet të futet në dorë. Mbase edhe gjykimi i Vladislav Asaninit mund të shërbejë si rast që kjo praktikë, si mjet për ngjalljen e frikës, përgjithmonë të përjashtohet nga skena publike malazeze.

PETAR KOMNENIÇ