Raportet per banken e dridhen HDZ-ene
Llogarite "e arta" te firmave qe nuk ekzistojne
AIM, Mostar, 18.12.2001.
Pas rezultateve të para të hetimeve për veprimet kriminale në Bankën Hercegovase strukturën politiko-ekonomike të bashkësisë demokratike kroate të BeH e shkundën paralajmërimet e reja për veprimet joligjore në këtë shtëpi bankiere, në të cilat ka marrë pjesë edhe firma Croherc AG. Anëtari i ekipit Antikorrupcionist të OHR-së, duke fshehur identitetin e vet, nëpërmjet Televizionit Federativ jo fort moti opinionit ia kumtoi të dhënat për krimet në Bankën Hercegovase duke u shërbyer me shembullin e Croherc-it. Me hetimet është vërtetuar se me anë të transakcioneve nëpërmjet Bankës Hercegovase janë fshehur tatime më së paku në vlerë prej 27 milionë marka, por vlerësohet se dëmi mund të jetë mbi njëqind milionë marka gjermane.
Malverzimet që ndërlidhen me Croherc AG-në, sipas thënieve të antarit anonim të ekipit Antikorrupcionist, kanë filluar para gjashtë vitesh, atëherë kur grupi i borxhlinjve të qendrës logjistike të MUK-ut (HVO) në Grudo themeloi firmën tregëtare Monitor M. Pak më vonë kjo firmë themeloi Ndërtimtarinë Hercegovase .d.o.o. me qendër në Posushje, respektivisht Bankën Hercegovase d.d. në Mostar. Në janarin e vitit 1999 Ndërtimtaria Hercegonase themeloi Croherc AG-në d.o.o. si ndërmarrje për tregëti me naftë. Themeluesi i Croherc AG-es, Ndërtimtaria Hercegovase, është nën kontrollin e Lube Kesiq Rojsit, kurse si kopronar përmendet Ante Jelaviq-i dhe bashkëpunëtorët e tij. Croherc AG kishte kontratë për import të naftës me një firmë nga Kopri. Firma në Posushje i jepte fletëurdhëresë importuesit slloven, kurse firma transportuese B-tank nga Posushja importonte naftën për ngrohje sipas porosive të paplotësuara të firmës Croherc AG. Lënda djegëse pastaj në BeH u shitej firmave inekzistente sikurse firma Gabrijel me qendër në Posushje. Në ekipin Antikorrupcionist vërtetojnë se firmat e trilluara kanë qenë çelësi i malverzimeve dhe keqpërdorimeve nëpërmjet të fshehjes së pagimit të tatimit ndaj Federatës BeH dhe kantoneve federative.
Paratë e fituara regjistroheshin në kontot e Croherc AG-esë. Ekipi Antikorrupcionist ka vërtetuar se në këtë mënyrë Croherc AG ka bërë tregëti me as më pak e as më shumë se 120 firma të tilla. Hetimet deri tani kanë përfunduar në 44 firma, por në bazë të zbulimeve të ekipit hetues, dhjetë kërkesa janë dhënë për procedurë penale. "Në kuadër të asaj ndërmarrjeje bëjnë pjesë bashkëpunëtorët e afërm dhe miqët e Ante Jelaviq-it, mirëpo kjo nuk do të thotë se Jelaviq-i ose cilidoqoftë prej tyre, është fajtor për diçka konkrete. Hetimet le të vazhdojnë punën - ka thënë i obliguari i paemruar i ekipit Antikorrupcionist, duke theksuar se ky kriminalitet i organizuar ka patur qëllim që të mbledhë të holla për formimin e etnitetit të tretë kroat në BeH.
Siç u theksua më sipër, hetimet kanë konstatuar se Croherc-i ka bashkëpunuar me madje 120 firma të cilat nuk ekzistojnë, por ajo që është e përbashkët për të gjitha këto firma është fakti se ata llogaritë e tyre i kanë patur në Bankën Hercegovase dhe se të gjitha pagesat janë bërë në kesh ose me para në dorë. Në këtë mënyrë janë përpjekur që të fshehin burimin apo prejardhjen e parave.Vërtetimi se hetimet në Croherc mund të përfundonin me ndjekje penale të liderit të HDZ-es së BeH Ante Jelaviq erdhi para pak kohe nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë. " Jelaviq-i mund të akuzohet për vepra kriminale për shkak të të cilave fondet shoqërore në BeH janë dëmtuar për shuma të mëdha të hollash", deklaroi për mediat Patrik Wolf, zëdhënës i përfaqësuesit të Zyrës së Lartë në BeH. Ai zbuloi të vërtetën se aktakuza kundër firmës transportuese B Tank ishte dorëzuar me kohë dhe se në tërë zinxhirin e importit ilegal transportuesit kishin rol të rëndësishëm, sepse nëpërmjet tyre ishin përgatitur dokumentet e importit. Me rastin e këtyre paralajmërimeve firma Croherc AG d.o.o e Mostarit ka dhënë kumtesë për opinion në të cilën janë demantuar të gjitha shkrimet e botuara në media lidhur me veprimtarinë e saj kundërligjore.
Disa burime të bashkësisë ndërkombëtare, nga ana tjetër, zbulojnë se rreth shoqatës dhe qendrës logjistike HVO (MUK) në Grudo çdo ditë vjen duke u shtërnguar rrethi. Përndryshe, në mesin e anëtarëve të këtij klani, ndërmjet tjerëve, përmenden edhe emrat e Ante Jelaviq-it (kryetar i HDZ-es) gjeneralët e luftës të MUP-it Lubo Qesiq Rojs dhe Ivan Mediq, Mirosllav Rupçiq si dhe drejtori i Bankës Hercegovase Ivica Karloviq. Sipas pohimeve jozyrtare të përfaqësuesve ndërkombëtarë hetimet në Bankën Hercegovase porsa kanë filluar.
Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Wolfgang Petritsh, më 6 prill të këtij viti dha vendimin për zbatimin e administratës së përkohëshme në Bankën Hercegovase dhe blokimin e të gjitha llogarive të kësaj shtëpie bankiere dhe kjo për shkak të dyshimit se nëpërmjet kësaj banke ishin kryer transakcionet jolegale financiare në të cilat kishin marrë pjesë edhe disa zyrtarë të lartëpozicionuar të HDZ-së së BeH-asë. Një ditë më vonë, personat e administratës së përkohëshme, të udhëhequr nga kryetarja Taby Robinson, e përkrahur nga forcat e SFOR-it dhe policia federative, hynë në ndërtesat afariste të bankës në fjalë. Mirëpo për shkak të vendosjes së qeverisjes së përkohëshme para ndërtesës së Bankës Hercegovinase në Mostar dhe para filialave të saj në disa pjesë të Hercegovinës perëndimore të njëjtën ditë u organizuan demostrata të cilat u shoqëruan me çrregullime rrugore dhe me largim fizik të personave të administratës së përkohëshme nga ndërtesa e drejtorisë dhe filialat e Bankës Hercegovase.
Duke u larguar nga ndërtesa dhe filialat e Bankës Hercegovase nën presionin e demostrantëve, personat e SFOR-it dhe të administratës së përkohëshme megjithatë patën sukses të marrin me vete pjesën kryesore të dokumentacionit të kësaj banke, mirëpo në ndërtesën e drejtorisë së bankës, sidoqoftë, ngeli llogaritësja qendrore dhe më kryesore e cila ruan një numër të madh të dhënash për transakcionet financiare. Njëzet ditë më vonë dhe me akcionin e SFOR-it, gjatë orëve të natës nga Banka është marrë edhe llogaritësja qendrore. Sipas informatave jozyrtare të publikuara në media, të dhënat e kësaj llogaritësjeje, gjatë atyre njëzet ditëve, pas vendosjes së administratës së përkohëshme, janë fshirë krejtësisht. Mirëpo, ekipi hetues, me ndihmën e ekspertëve për kompjuterë, megjithatë ka mundur të ndriçojë dhe shfletojë të gjithë transakcionet e fshira. Njëra nga pyetjet më të rëndësishme të hetuesisë ka qenë humbja e 54 milionë KM të cilat Republika Kroate i kishte paguar si rroga për ushtarët e komponentës kroate të Ushtrisë së Federatës BeH.
Ajo që më në fund ekipi hetues i OHR-së ka zbuluar të dhënat për veprat kriminale për analistët e vendit është bërë e qartë në bazë të vizitës gjysëmilegale të prokurorit shtetor të Republikës Kroate Radovan Ortinski vendit tonë. Në të vërtetë lidhur me keqpërdorimin e 54 milionë KM të destinuara për komponentën kroate të UF (Ushtrisë Federative) si bashkëpjesëmarrëse e Bankës Hercegovase përmendet Banka Ekonomike e Zagrebit (RK), dhe pikërisht për këtë shkak Ortinski, siç flitet, ka vizituar BeH dhe është takuar me përfaqësuesit e OHR-së në Sarajevë. Sidoqoftë ekzistojnë indikacione serioze që Ortinski ka ardhur në Sarajevë për shkak të rastit Banka Hercegovase dhe këtë e vërteton edhe takimi i fshehtë në Zagreb ndërmjet kryeministrit Ivica Raçan dhe përfaqësuesit të lartë Petritsch, të cilit mediat e vendit "ia morën frymën". Në këtë takim është biseduar poashtu edhe për rastin Banka Hercegovase dhe rolin e Bankës Ekonomike të Zagrebit në derdhjen e parave në Hercegovinë.
Në konferencën për gazetarë të mbajtur më 6 nëntor të këtij viti, Johan Verheyden, zëdhënës i drejtoreshës së përkohëshme të Bankës Hercegovase, Toby Robinson, shpalli të dhënat për malverzimet e shënuara në Bankën Hercegovase në raport me rolin e disa filialave të bankës, por edhe të të punësuarve të cilët, sipas vërtetimeve të tij, edhe pas vendosjes së administratës së përkohëshme kanë kryer afër njëmijë transakcione të ndryshme. Transkacione në vlerë prej afër dy milionë markash janë bërë kryesisht në dobi të farefisit dhe miqëve të të punësuarve të bankës, por në këtë mënyrë është zvogëluar shuma e parave për pagesën e kursimtarëve të vegjël, gjë që imponon përfundimin se si Banka Hercegovase u ka shërbyer për fitim personave privat dhe disa personave të pushtetit.
Është e vërtetë edhe ajo se ai po atë natë pas konferencës për shtyp shpjegoi se nga dokumentat të cilat janë gjetur dhe në të cilët përmenden këta emra nuk është e domosdoshme të vetëkuptohet edhe përzierja e drejtpërdrejtë e tyre, se, gjegjësisht, sa për tani çdo gjë ndodhet në duart e organeve të jurispruidencës së Federatës BeH me të cilën bashkëpunon Drejtoria e përkohëshme. Verhayden-i e theksoi edhe faktin se vetë nëpunësit e bankës në të vërtetë këtë bankë e kanë vjedhur, sepse menjëherë pas blerjes së akcioneve, parat e deponuara, që i kanë marrë në formë të kredive të cilat më nuk i kanë kthyer, vetë i kanë tërhequr nga banka. "Nga 20 milionë markat me të cilat firmat kanë blerë akcionet e bankës, madje 19,5 milionë janë nxjerrë në formë kredie", tha ai në fund.
Në mesin e të punësuarve të rrallë që nuk kanë marrë kredi janë ata të periferisë Franjevaçka, gjegjësisht firmat Graming, Jambo, Lon Commerce, Mepas, Muciq dhe Premus AD Mostar. Në të njëjtin dokument theksohet poashtu se shumicën e parave e kanë marrë ata në Postën kroate dhe në Telekomunikacionin (HTP) të Mostarit. Kjo firmë ka fituar pesë kredi në lartësi prej gjashtë deri më gjysëm milionë DM.
Ashtu si mund të pritej të punësuarit e Bankës Hercegovase u informuan lidhur me të dhënat të cilat Verhayden-i ua tregoi gazetarëve dhe theksuan se ishin të " befasuar me rrenat të cilat ishin përhapur në opinion rreth asaj se si të punësuarit kishin plaçkitur edhe kursimtarët edhe bankën". Mirëpo, edhe në veprimtarinë e administratës së përkohëshme të Bankës Hercegovase, zëvendësi i kryeministrit federativ dhe ministër i financave, Nikolla Grabovac, ka gjetur elemente për përgjegjësi penale. "Në radhë të parë mua nuk më kanë treguar asgjë për sulmin dhe jam tepër i dëshpruar nga ajo që hetimet nuk kanë përfunduar në afat prej dy ose së paku tre muajsh. Në rast se jo për diçka tjetër, atëherë për shkak të aspektit të interesit të Federatës BeH, sepse, sipas llogarisë sonë, me vendosjen e administratës së përkohëshme, në Bankën Hercegovase kanë ngelur të bllokuara 17.700.000 KM. Ministri Grabovac shtoi se për shkak të këtyre mjeteve do të ngrejë padi penale kundër të punësuarve të OHR-së.
Në këtë mënyrë rasti i Bankës Hercegovase po hynë në fazën e dytë - atë të publikimit të rezultateve të hetimeve të cilat ose njëhere përgjithmonë do të varrosin të ashtuquajturin klan të qendrës logjistike të HVO Grudos ( në të cilin gjatë kohës së luftës ka shërbyer edhe vetë Jelaviq-i dhe njerëzit e tij më të besueshëm) ose politikanëve në fjalë do t'u jap hov të ri.
ZVONIMIR JUKI