Shqiponja në flamur - pa shtet

Podgorica Dec 12, 2001

Pesëcepëshi, kokarda, shqiponja, kryqi, urori - a dëshiron Mali i Zi në vend të flamurit të larmishëmm përfundimisht të ketë simbolet e veta autentike që i ka paraqitur Partia Socialdemokrate

AIM Podgoricë, 06.12.2001

"Çdo shtet normal duhet të ketë flamurin autentik përmes të cilit në mënyrë të veçantë shpreh vlerat e veta themelore, vazhdimësinë shtetërore dhe traditën", deklaroi, kah fundi i nëntorit, ministri i drejtësisë Vladan Batiç, duke folur për kthimin e flamujve të vjetër serb.

Pas iniciativës në Serbi edhe në Mal të Zi, në mënyrë ekspresive, u vendos që të fillohet rrugës drejt "shteteve normale". Grupi punues, i formuar nga Këshilli i ekspertëve të Partisë Socialdemokrate dhe ekspertëve nga sfera e shkencave historike, publikuan tekstin punues të ligjit mbi simbolet shtetërore, mënyrën e përdorimit dhe mbrojtjen juridike.

U propozua që flamuri i Malit të Zi të jetë i kuq me stemën shtetërore në mes. Gjithashtu, grupi punues angazhohet për stemën e vjetër historike - shqiponjën e bardhë dykrenore me kurorë në sfond me skeptër në anën e djathtë dhe globin në kthetrën e majtë. Nëpër gishta është luani i artë në ikje, në sfond të kuq dhe me nuancë të gjerlbërt. Për himn u propozua kënga e njohur "O agim i shndërritshëm maji", me alternativë "I përjetshmi yni Mali i Zi".

"Duke pasur parasyshë se Mali i Zi në të kaluarën ka pasur simbole shtetërore pa dyshim me vlera dhe kualitete të larta shprehëse, artistike dhe estetike, për tekstin e ligjit është nisur nga fakti se duhet kthyer simbolet historike të shtetit malazez nga periudha e pavarësisë dhe duhet shpallur simbole shtetërore të Republikës së Malit të Zi", sqaroi sekretari i sistemit juridik të PSD-së Branislav Raduloviçi për sa i përket flamujve të ri- të vjetër.

Ndërkohë që po afron shpejt pavarësia, kanë defiluar pesëcepëshat, kokardat, shqiponjat, kryqet, uroret... edhe propozimii PSD-së, sipas skemës tashmë të njohur të ndarjeve malazeze, shkaktoi reagim - pro dhe kundër.

Edhe pse dikush ia ka mbledhur krihët që të ngjajë me atë në Serbi, rreth propozimit që shqiponja dykrenare të bëhet stemë nuk ka shumë kundërshtime. Me ligjin ekzistues për stemën dhe flamurin Republika e Malit të Zi nga viti 1993 ka zyrtarizuar si stemë shqiponjën tradicionale malazeze. Në të vërtetë pak është "stilizuar", siç dëshironin të shpreheshin atëherë liderët e PDS. Por, në atë kohë shumica prerefori shqiponjën me katër urore. Shqiponja e "stilizuar" asnjëherë nuk "fluturoi" nga zyrat e PDS. Në ndërtesën e Presidencës kaherë është shqiponja autentike, kurse atë shumë pronarë të automobilave e mbulojnë në tabelat regjistruese me trengjyrëshin jugosllav.

Por, himni paraqet problem. Mali i Zi asnjëherë ligjërisht nuk ka zyrtarizuar himnin e vet. Knjaz Nikola I më 1870 promovoi si himnin shtetëror malazez këngën e Jovan Sundeciçit "Mirë jemi në Mal të Zi", ku njëkohësisht i këndohet shtetit dhe knjazit. Si himn jetoi deri në fund të pavarësisë së Malit të Zi më 1918.

Në Kushtetutën e Republikës Socialiste të Republikës së Malit të Zi në nenin 8-të thuhej: "RS e Malit të Zi ka himn". Cilin? Nuk dihej. Në këtë kohë, mbase, ishte i mjaftueshëm "Hej Sllavë".

Edhe Kushtetuta e Republikës së Malit të Zi e vitit 1992 thotë: "Mali i Zi ka stemë, flamur dhe himn". Por vetëm një vit pas Kushtetutës u soll Ligji për stemën dhe flamurin. Zgjidhja për himnin nuk është gjetur. Duke sqaruar ligjin e përmendur thuhet se Qeveria konsideron se ka tre zgjidhje: "Andej, ne", "Sa bukur në Mal të Zi" dhe "O agim i shndërritshëm maji". Megjithatë, "në dy këngët e para kontestuese është teksti, kurse tek e treta melodia". Në të vërtetë, problemi është i ngjashëm si atëherë, si tani: partitë proserbe insistojnë në këngën "Andej, ne", kurse ato malazeze "O agim i shndërritshëm maji".

"I vetmi himn që mund ta pasqyrojë Malin e Zi dhe malazezët pa asnjë dilemë është "Andej, ne", por propozuesit e PSD mendojnë se është shumë festive, kurse adekuati "O agim i shndërritshëm maji" është si muzikë kafenesh , thotë deputeti i Partisë Popullore Serbe, Goran Daniloviç.

Në këngën "Andej, ne",që e ka shkruar mbreti Nikolla, këndohet për Millosh Obrenoviqin dhe lamentohet Kosova. Nëse ky propozim gjatë viteve nëntëdhjeta për dikënd kishte kuptim, në renditjen e tanishme të forcave, vështirë se mund të merret parasyshë për himn malazez.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të PSD-së Milan Filipoviç konsideron se melodia e himnit të propozuar "O agim i shndërritshëm maji" "për Malin e Zi dhe për të gjithë qytetarët e saj, pa marrë parasyshë kombin, fenë dhe partinë emërues i përbashkët është ky simbol që na mbledh të gjithëve dhe na prezenton te të tjerët".

Nëse lëmë anash çështjet politike, si e metë e këngës "O agim i shndërritshëm maji" më së shpeshti përmendet mungesa e karakterit të himnit.

Më së shumti reagime shkaktoi propozimi për flamurin e ardhshëm malazez që në të ardhmen të mos jetë tre ngjyrësh (kuq, blu dhe bardhë),por të zyrtarizohet flamuri i vjetër malazez me shqiponjën dykrenore në sfond të kuq. "Thelbi i këtij propozimi qëndron aty që të fshihet çdo gjurmë e karakterit serb të Malit të Zi ose identitetit që ka të bëjë me Serbinë, duke e marrë parasyshë faktin se bëhet fjalë për flamuj identik, që është normale, sepse bëhet fjalë për të njëjtin popull", thotë historiani Aleksandar Stamatoviç, përndryshe anëtar i PPS.

Propozuesit nga PSD-ja theksojnë se kjo do të thotë korigjim i padrejtësive historike dhe kthim përfundimtar i simboleve autentike malazeze.

Përkundër fjalëve të zëshme mbi simbolet gjithnjë e më shumë dominon mendimi se edhe kjo çështje në mënyrën më të mirë mund të zgjidhet përmes referendumit për pavarësi.

"Shqiponja malazeze mund të fluturojë vetëm në Malin e Zi të pavarur dhe të pranuar ndërkombëtarisht. Pra, së pari shteti kurse për simbolet do të merremi vesh lehtë, vetëm pas një vizite muzeve të Cetinjës",konsideron kryetari i Lidhjes Liberale, Miroslav Vickoviç.

Këshilli i ekspertëve i PSD paralajmëroi se gjatë muajit dhjetor do të organizojë tryezë të rrumbullakët ku do të bisedohet për simbolet shtetërore malazeze. Me fjalë tjera: Bisedimet janë në prag kurse ende nuk dihet se a do të ketë referendum.

PREDRAG NIKOLIÇ