Shqetesimi nderkombetar per krizen politike ne Tirane

Tirana Dec 11, 2001

AIM Tirana, 11.12. 2001

Nje diplomat i larte i nje vendi anetar te Bashkimit Evropian i tha AIM-it se ne prag te mbledhjes se Komitetit te Pergjithshem Drejtues te Partise Socialiste te Shqiperise, qe u mbajt me 3 dhjetor, nga Komisioni Evropian ishte menduar qe ne Tirane te dergohej perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian per ceshtjet e sigurise Havier Solana me nje mision ndermjetesimi ne konfliktin midis kryeministrit shqiptar, Ilir Meta dhe kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano. Me sugjerimin e shtetit te diplomatit ne fjale, ky mision ndermjetesimi i Solanes ne Tirane u anullua, sepse do te ishte hera e pare qe nje i derguar i Bashkimit Evropian do te ndermerrte nje mision diplomatik per nje konflikt midis paleve brenda te njejtes parti ne nje shtet qe ka bere kerkese per anetaresim ne Bashkimin Evropian, dhe mund te shkaktoheshin keqkuptime.

Kjo qe tregon diplomati evropian shpreh shqetesimin jo te paket nderkombetar qe shkaktoi ne Bruksel dhe ne kryeqytete te tjera perplasja e ashper konfliktuoze midis kryetarit te PS, e cila drejton qeverisjen e vendit,Fatos Nano, dhe kryeministrit te se njejtes parti, Ilir Meta. Nepermjet kanaleve diplomatike Brukseli i dergoi sinjale te qarta Tiranes se mund te mos vononin efektet e kesaj lufte politike brendasocialiste ne strukturen e marredhenieve te Shqiperise me Bashkimin Evropian. Dhe qe kjo mund te kishte pasoja per Shqiperine, terhoqi vemendjen ministrja e jashtme Arta Dade, e cila deklaroi se kjo krize rrezikon integrimin evropian te Shqiperise dhe rrezikon te na fuse ne nje rruge pa krye.

Vertet Havier Solana nuk erdhi ne Tirane per nje mision ndermjetesimi, por fakti eshte se ne kryeqytetin shqiptar erdhi vete presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi, ne viziten e pare te nje presidenti te Komisionit Evropian ne Shqiperi, qe zyrtarisht erdhi per te marre titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranes.

Por ardhja e tij ne ne diten e pushimeve te festes kombetare ne Shqiperi dhe mesazhi i drejtperdrejte qe ai dha me 29 nentor, duke perseritur ne fund te deklarates se tij ne konferencen e shtypit te perbashket me kryeministrin shqiptar, tre here fjalen "Stabilitet, stabilitet, stabilitet", qene nje prove se ne Bashkimin Evropian konflikti politik dhe lufta per pushtet brenda Partise Socialiste dhe koalicionit qeverises kane shkaktuar shqetesime qe shkojne pertej partise ne fjale dhe pertej shtetit shqiptar. Burime diplomatike bejne te ditur se edhe njoftimi i papritur, qe beri Prodi ne Tirane se ne mars do te fillojne bisedimet e BE-se per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit me Shqiperine, ishte i nxitur pikerisht nga synimi per te ndihmuar ne qetesimin e gjakrave ne politiken e Tiranes.

Motivet e shqetesimit nderkombetar per krizen e re politike brenda Partise Socialiste lidhen se pari me friken se ajo dha shenja se mund te degjeneroje ne nje krize parlamentare dhe me tej ne zgjedhje te reja parlamentare, ne nje kohe qe sapo jane zhvilluar zgjedhjet e stergjatura dhe me jo pak probleme te 24 qershorit te ketij viti. Ne kryeqytetet evropiane duket se dominon bindja se mbajtja e zgjedhjeve te reja te parakoheshme do te zhyste vendin ne nje periudhe destabilizimi, se ciles eshte veshtire t'i parashikohet fundi.

Nga ana tjeter shqetesimi nderkombetar per krizen dhe per perplasjet e ashpra politike ne partine sunduese lidhet me situatat rreth Shqiperise dhe ne menyre te vecante me zhvillimet ne Maqedoni, por edhe me ato ne Kosove, Serbine e Jugut apo Mal te Zi. Diplomatet dhe zyra te rendesishme te Brukselit e kane shprehur hapur friken se nje periudhe destabilizmi ne Shqiperi do te kishte efekte negative edhe pertej kufijve te saj dhe sidomos ne hapesirat ku jetojne shqiptare. Qeveria e kryeministrit Ilir Meta eshte pergezuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE, KE, per vijen e saj te moderuar dhe konstruktive qe ka mbajtur ndaj konfliktit ne Maqedoni dhe per qendrimin e saj aktiv ne perkrahje te misionit paqtues te BE dhe te SHBA. Dhe ne takimin qe zevendesasistentja e sekretarit amerikan te shtetit, Janet Bogue, pati me kryeministrin shqiptar me 8 dhjetor, i deklaroi se presidenti Bush dhe qeveria e SHBA vleresojne qendrimet tuaja ne mbeshtetje te SHBA dhe per konsolidimin e paqes ne Ballkan.

Ne keto kondita ne qarqet diplomatike perendimore vleresohet jo vetem si e papershtateshme, por edhe me pasoja negative vazhdimi i nje krize politike ne udheheqjen socialiste apo hapja e nje krize parlamentare ne Shqiperi. Ndaj ne qendrimin e zyrtareve perendimore ndaj perplasjes politike brenda udheheqjes se Partise Socialiste pati nje distancim te qarte ndaj ndonje synimi per te bere permbysje te medha qeveritare. Madje ne Tirane beri pershtypje te gjere fjalimi, qe mbajti ambasadori i SHBA ne Tirane Jozef Limprecht pikerisht diten e fundit te mbledhjes se KPD-se, i cili duke folur ne nje konference me rastin e 10 vjetorit te pranimit te Shqiperise ne FMN dhe ne Banken Boterore, beri nje vleresim publik dhe te detajuar te qeverise, duke evidentuar si gjithone objektivin e stabilitetit.

Fakti eshte se kriza e ashper politike dhe ringjallja e luftes per pushtet midis grupeve brenda Partise Socialiste krijoi nje pasiguri te re ne hapesirat pertej kufirit, ku jetojne shqiptare, lidhur me fatin e vijes se moderuar, qe ka kerkuar prej tyre vazhdimisht qeveria shqiptare. Eshte e njohur se imazhi i kryeministrit socialist Ilir Meta eshte me me ndikim ne rradhet e shqiptareve te pertej kufirit nga imazhi i ish kryeministrit socialist Fatos Nano. Ne Perendim kane frike se mos keto pasiguri te reja ne Tirane u krijojne hapesira grupeve radikale ne Tetove apo Prishtine, sepse sic theksonte ne nje analize te tij mbi krizen politike ne PS shkrimtari shqiptar me fame nderkombetare Ismail Kadare "nese stabiliteti prishet ne qendren e botes shqiptare,ne Shqiperi,atehere gjithe hapesira shqiptare do te vuaje".

Keto dite ne drejtim te Tiranes u demostrua hapur nje interesim dhe angazhim i qarte i faktorit nderkombetar per te mos lejuar qe krizat politike te shkojne tej limiteve qe mund te kercenojne stabilitetin. Jo te gjithe segmentet e politikes shqiptrare e mirepresin kete angazhim nderkombetar. Madje edhe apelin e Romano Prodit per stabilitet, grupet kundershtare e bene si lejtmotiv ne mbledhjen e KPD-se dhe u perpoqen ta interpretojne ne funksion te betejes se tyre politike kunder njeri tjetrit. Megjithate ne qarqet politike ne Tirane, si ne ato socialiste, dhe ne ato te opozites demokratike, jane te ndergjegjshem se loja politike dhe lufta per pushtet ne Shqiperi, ashtu si dhe ne shtetet e tjera te rajonit, nuk mund te shkoje tej caqeve, ku preken interesa te medha te stabilitetit dhe te paqes ne rajon. Thirrja qe beri ambasadori amerikan, diten e mbylljes se punimeve te KPD-se, se tani eshte koha qe qeveria te punoje dhe qe qeveria te lejohet te kryeje punet e saj, ishte nje kembane, te cilen e degjojne te gjithe veshet e politikes shqiptare, pavaresisht nese u pelqen ose jo.

Shqetesimin e faktorit nderkombetar per krizen me te fundit politike ne Shqiperi dhe angazhimin e tij per zbutjen apo zgjidhjen e saj, opinioni publik ketu e ka vleresuar si nje ingredient pozitiv e qetesues per vete krize dhe per vete opinionin publik.

ARJAN LEKA