PDS ndërmjet kongresit dhe Karaxhiqit
Të gjithë thonë se PDS-ja do të ndahet së shpejti. Por nuk është njësoj nëse kjo do të ndodh në Kongres, ku liderë të ndryshëm do të bashkojnë interesat e veta ose pas komplikimit të situatës për sa i përket Karaxhiqit, nën krisma dhe këngë patriotike.
AIM Banjalukë, 4.12.2001
Kur ambasadori amerikan në Sarajevë Kliford Bond, gjatë vizitës së tij të parë në Banja Llukë gjatë të enjtes së kaluar bëri shmangie të theksuara funksionarët e entitetit dhe dhe ato shtetëror nga PDS, e kuptuan se ambasadori i ri vazhdoi traditën e paraardhësit të tij Tomas Milerit. Milerit nëpër kulisat banjallukase ia zinin për të madhe se zhvillonte një politikë të ashpër, personale dhe proboshnjake, por nëse edhe veprimi i Bondit interpretohet ngjashëm dhe nëse PDS do të priste edhe ambasadorin e tretë amerikan për tu bindur se a është padurueshmëri dhe politikë private, atëherë ka hapësirë për tu besuar se nuk do të ketë njeri në PDS që ta pres këtë ambasador në Banja Llukë. Sepse partia më e madhe në RS do të jetë e fshirë nga skena politike, do të shkojë në katandisje.
Se bojkoti i Bondit nuk është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, për këtë përfaqësuesit e PDS mundën të bindeshin që të nesërmen, kur nuk i shmangu shefi i misionit të OSBE-së në BeH Robert Bikroft. Dhe përderisa Bondi bojkotin e vet e sqaroi pak a shumë me qëndrimin "derisa nuk reformohen të gjitha partitë",diplomati amerikan në krye të OSBE-së ishte më i saktë dhe më helmues duke thënë se në listën e detyrave të tij në Bosnjë PDS zen vend shumë të madh. Bikroft jo vetëm që shenjoi Dragan Kaliniçin, Mirko Sharoviçin dhe Dragan Caviçin por i akuzoi se "edhe më mbajnë lidhje me të akuzuarit për krime lufte", duke e patur fjalën për Radovan Karaxhiçin.
KALINIÇI, LOPATA DHE GROPA: "Mendoj se PDS ka probleme të mëdha", tha një ditë më pas në "Dnevni avaz" Bikrofti. E thënë nga goja e nëpunësit të OEBS-së, kjo akuzë dhe ky konstatim është aq i qartë sa Kaliniçit dhe të tjerëve u mbetet që pas Bikroftit, bojkoti i Bondit të interpretohet si shenjë e nxehjes së politikës amerikane ndaj tyre. Bikroft bisedoi me liderët e PDS rreth asaj se si e mendojnë që me gjithë hipotekat e tyre të dalin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, se si parti më të mëdha në RS që kanë fituar 40 përqind të votave, sqaroi ai, nëse nuk dalin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm - e kjo mund të ndodhë - atëherë më nuk do të jenë parti më të mëdha.
PDS me të vërtetë ballafaqohet me probleme të mëdha, por jo shkaku i asaj që thotë Bikroft,pra ruajtjes së lidhjeve me Karaxhiqin, por shkaku se është e nënçmuar. Si përfaqësues i shkollës diplomatike evropiane, Volfgang Petriçi këtë e thotë me fjalë të zgjedhura, por edhe kështu duket mjaft i ashpër: "SDS mbetet një përkrahës vullnetar i të kaluarës së vet. Dhe përderisa ndodh kështu nuk mund të jetë partner i njëmendtë i bashkësisë ndërkombëtare".
Çdo të thotë ky nënçmimm për politikën e PDS?. Thjeshtë: ose do të reformohen ose nuk do të jenë. Me reformim nënkuptohen disa gjëra: të nxisin dorëzimin e Karaxhiçit, të zgjidhin çështjen e kuadrove luftarake, të votojnë me dëgjueshmëri ndaj ligjeve integruese në parlamentin e BeH dhe diçka tjetër që shfaqet në ndërkohë. E gjithë kjo, shikuar në aspektin figurtiv, do të thotë se Petriçi e ka afruar Kaliniqin afër gropës dhe ia ka dhënë lopatën në dorë dhe i ka thënë ta groposë vetveten. Nga suksesi i këtij operacioni varet edhe vlerësimi i Petriçit se sa është reformuar PDS. Kaliniçi gjithë këtë operacion e sheh si të pamundshëm fizikisht, por për Petriçin kjo nuk ka rëndësi: këtu është edhe poenta, do të pengohet ose do të pengojë të huajt, kurse roli i pushtetit arbitrar dhe aktiv i PDS do të ketë mundësi që të lajë veten.
FRIKA NGA ROJET E ZJARRIT: Detyra e Kaliniçit që ia kanë caktuar të huajt është e qartë: duhet të tregojë se sa është reformator dhe duhet që nga dita e nesërmë të pastrojë partinë nga gjithë ajo që i vjen era luftë, nacionalizëm, Karaxhiq etj. Atij nuk i është lënë shumë kohë në dispozicion për të manovruar dhe ai e din se edhe sikur gjërat të ndodhin ashtu siç duhet, madje edhe sikur ta ndajë partinë në atë që dëshiron dhe nuk dëshiron Petriçi, i mbetet mbi kokë rreziku që Mirko Banjac dhe ekipi menjëherë të niset drejt maleve dhe majave dhe t'ua bëj me dije zgjedhësve se kush janë mbrojtësit e zjarrit, dhe kush nuk do të pranojë "më të mirët ndër ne".
Ekziston edhe problem më i madh nga afati që Petriç dhe Birkroft ia kanë dhënë Kaliniçit. Ai edhe pa ata nuk ka kohë të mjaftueshme. Atij edhe pak kohë i konvenon ajo se çdo anëtar i PDS karierist thotë, posa ta shohë kamerën e ndezur, se i përket rrymës reformatore, dhe si fiket kamera ai e shuan edhe dritën, nëse e ka, dhe deri nesër butësisht të analizoj se athua Radovani mund është murosur në bodrumin e ndonjë shtëpie të ndonjë serbi dhe askush të mos dijë asgjë për të. Kjo mosgatishtishmëri e ashpër apo e butë diferencimi
- ku një Mirko Sharoviç llogarit se fjalët e tij reformuese shpërndahen në shumë forma rrëfimi; ku një Dragan Caviç tenton të krijojë përshtypje të një njeriu të arsyeshëm që me ekipin e tij të madh nga fqinjësia kryen deri në mesditë gjithçka për të cilën është marrë vesh me të huajt gjatë kohës së kafesë së mëngjesit; ku një Kaliniç reformat i definon si përmbajtje të parëndësishme të asaj që bën në tentimin që dikush bën për të të larguar nga pushteti - pra kjo ndjenjë e vetëpërmbajtjes, që ka mbijetuar dhe që do të shkatërronte edhe virusët më rezistues, shumëzohet shumë shpejt.
Ky mosdiferencim do t'i mundësonte Kaliniçit të dilte në foltore dhe të rrëfente rrëfimin e tij në sallë që mund tu pëlqente dy sds - ovcave të cilët për herë të fundit ishin bashkëmendimtarë politik kur të njëjtën gjë ua rrëfeu Radovani. Në këtë gërshetim mund t'i ndodhin dy gjëra vdekjeprurëse: që Bikrofti të harxhonte kohën për pritje dhe të përfundonte çështjen rreth zgjedhjeve dhe kontakteve të PDS me Karaxhiçin. Kjo do të vriste Kaliniçin, i cili në të ardhmen për sa i përket karrierës politike do të ishte gjithçka vetëm jo edhe anëtar i një partie jashtëparlamentare. Gjëja tjetër që e detyron të shpejtojë është mundësia për të ndodhur diçka me Karaxhiqin, që nuk është e vështirë të paramendohet, madje edhe sikur Radovani të rëshqiste si sapun, në PDS do të hapej biseda shumëvjeçare në temën - kush e trdhëtoi.
Është e nevojshme që shkaku i rrethanave që PDS sa më parë të hyjë në një lloj zgjedhjeje brendapartiake. Derisa gjithnjë e më shpesh mund të dëgjohet në rradhët e pjesëtarëve të PDS-së mund të dëgjohet fjala për kongresin partiak, gjërat gjithnjë e më shumë qartësohen. PDS së shpejti do të ndahet. Megjithatë nuk është e njëjtë nëse kjo do të ndodh në Kongres ose për sa i përket çështjes rreth Karaxhiçit. Nëse gjithçka ndodh në sallën e Kongresit, Kaliniçi, i cili në PDS konsiderohet si notues i mirë, e jo serb i mirë, e di se vet mund të caktojë kriteriumet. Sepse në Kongres apo sipas variantit të Kuvendit zgjedhor do të fitojnë ato që do të arrijjnë të krijojnë përshtypje se janë të fortë dhe se vetëm me ta mund të mbijetojë partia, si dhe pastaj të ndahet diçka mes vete.
Nëse në të ardhmen ndahen rreth çështjes së Karaxhiqit, atëherë kjo lojë mund të jetë plot emocione, kurse çështja e parë brendapartiake për sa i përket Kaliniçit është se a ka alibi, gjegjësisht ku ishte derisa Karaxhiqi të burgosej. PDS, zgjedh se a dëshiron që të ndahet sipas linjës së aftësive të funksionarëve për të parë dhe bashkuar interesat e veta, që favorizon Kaliniçin, ose do të ndahet me sëpatë, përmes këngëve dhe krismave. E kjo sërish favorizon dikend që do ta marë primatin partiak, dhe që do të emërohej si Radovani i Dytë dhe asnjëherë nuk do të dalë në zgjedhje.
ZHELJKO CVIJANOVIQ