Prefekti luajti solo
Edhe nje parti do ta ndaje hapesiren e djathte me LFD-ne
AIM Sofje, 29.11.2001.
Nje nga politikanet me te popullarizuar ne Bullgari Stefan Sofijanski njoftoi per formimin e nje partie te re. Prefekti i Sofjes braktisi Lidhjen e Forcave Demokratike (LFD) me te cilen ishte i lidhur qe nga formimi i saj per te formuar parti ose shoqate te demokrateve te lire (SHDL). Terheqja e tij ishte nje grusht i ri ne serine e goditjeve per udheheqesit e dikurshem qe humben gjate disa muajve disa pozicione baze te pushtetit - shumicen ne parlament pas zgjedhjeve parlamentare, kryetari Petar Stojanov humbi ne zgjedhjet presidenciale gjate nentorit dhe pozita e prefektit ne qytetet me te medha te Bullgarise.
Sofijanski nuk kishte gjetur gjuhe te perbashket me udheheqesine e LFD-se per reformat dhe politiken partiake pas rrezimit nga pushteti gjate muajit qershor. Ai u angazhua per reforma serioze jo vetem per sa i perket njerezve te ndergjegjshem por edhe organizimi i partise te mund te paraqitet para zgjedhesve me shpirt dhe fytyre tjeter. Qe para zgjedhjeve parlamentare Sofijanski beri thirrje per nje bashkepunim te ngushte me Levizjen Nacionale te Simeonit te Dyte (NDSV), kurse udheheqesia e LFD-se filloi kursin e te vepruarit si parti opozitare ne Parlament.
Vec kesaj prefekti i Sofjes kerkoi qe LFD-ja t'i kthehej formules se vjeter sipas se ciles paraqiste nje koalicion partish dhe levizjesh. Disa jave para se ai te kumtonte vendimin e vet kishte permenduar dallimet ideologjike me udheheqesine e LFD-se qe me shume tingellon si justifikim per aksionin qe do te pasonte se sa eshte shkak real per daljen e tij nga LFD-ja.
Disa dite pasi kishte festuar 50-vjetorin, prefekti permbushi premtimin dhe kumtoi formimin e nje strukture te re politike. Ajo do t'u permbahet vlerave demokristiane, mu si LFD-ja,por do te tentoje te sjell freski ne hapesiren e djathte politike. Ne mesin e themeluesve nuk ka politikane profesioniste, prandaj ishin te pranishem mjaft persona publik.
Pa marre parasyshe si do te jete struktura e re dhe ne cfare ideologjie do te thirret, eshte e qarte se partia e prefektit do te luftoje per pjesen e vete te kulacit qe deri tani i takoi LFD-se per cka insiston edhe levizja e monarkut te dikurshem. Deri tani nuk ka kurfare dyshimi se partia e ardhshme do te bashkepunoje me qeverine e Simeon Sakskoburgotskit me te cilin Sofijanski ka raporte te mira. Me siguri se formacioni i ri do te jete nje lloj partie elektorale anetare te se ciles jane persona te njohur nga bota e biznesit. Nje lloj te kesaj partie pretendon te formoje edhe Simeon Sakskoburgotski pasi nga aspekti juridik aktualisht LKSD paraqet nje koalicion i perbere nga dy organizata te vogla politike.
Nje nga problemet themelore qe Simeon Sakskoburgotski e perballoi me lehtesi ne zgjedhjet e fundit parlamentare ishte mungesa e strukturave ne gjithe vendin. Me siguri edhe Sofijanski do te shfrytezoje te njejtin model te strukturimit rreth te njejtit lider i cili me te vertete eshte prestigjioz. Prefekti ka popullaritet ne Sofje prandaj kete ndikim do te duhet ta zgjeroje ne brendi te shtetit. Gjithe zgjedhjet e deritanishme kane deshmuar se ndikimi ne Sofje nuk paraqet asgje pa perkrahjen e pjeses tjeter te vendit. Paraqitja e pare e formacionit te ri do te jete ne zgjedhjet e ardhshme lokale qe duhet te mbahen me 2003. Perndryshe, prefekti i Sofjes fitoi simpati si kryeminister i qeverise teknike gjate kohes se krizes se fundit ne dimer te vitit 1997. Ai atehere arriti ta mposhte inflacionin per vetem disa jave dhe te krijonte predispozita te mira per punen e kabinetit te LFD-se.
Pritet qe Sofijanski te shnderrohet ne katalizator per nje disponim te ri ne hapesiren e djathte. Dalja e tij nga partia per nje kohe te shkurter u pasua edhe me perjashtimin nga LF -ja te nje nga udheheqesit "blu" Evgenij Bakarxhijevit - nenkryeministrit te dikurshem ne qeverine e Ivan Kostovit. Pervec se ishte anetare i Keshillit Kombetar Ekzekutiv ai njeherit ishte edhe lider i organizates se LFD-se per Sofjen. Akuza zyrtare kunder tij thote se ai ishte nxites i klientelizmit ne parti dhe se ishte bere nje nga perfaqesuesit me te denje te tij. Ne te vertete Bakarxhijevi u perjashtua vetem se tentoi te kritikonte politiken e kryetares se LFD-se Ekaterina Mihajloven dhe kerkoi doreheqjen e gjithe udheheqesise. Eshte mjaft e sigurte se Bakarxhijevi nuk do t'i bashkangjitet organizates se re politike por do te percaktohet per ndonje nga formacionet e shumta.
Stefan Sofijanski deklaroi se tani per tani nuk llogarit ne personat qe kane braktisur LFD-ne pa marre parasyshe se tashme eshte e qarte se per cfare qarku do te percaktoheshin politikanet aktual. Eshte fakt se per Petar Stojanovin humbja ne zgjedhjet parlamentare ishin nje rrethane e papershtatshme sepse te dy kishin qendrime te ngjashme per sa i perket te ardhmes se Bullgarise. Konsiderohet se te njejten ide e ndajne edhe prefektet e qyteteve me te medha "blu". Me siguri se Sofijanski mund te shpresoje ne anetaret potencial te partise se tij qe jane te pakenaqur me politiken e deritanishme te udheheqesise se LFD-se, si dhe ne lideret e disa partive me te vogla djathtiste, sic eshte ministri i dikurshem i puneve te brendshme Bogomil Bonev i cili ne zgjedhjet presidenciale fitoi 20% te votave.
Prefekti i Sofjes e kaloi nje pjese te mire te karieres se tij politike si anetar i udheheqesise se Qendres se Bashkuar Socialdemokrate (OHDC) qe ishte nje nder formacionet baze ne koalicion me LFD-ne. Prej se kryeministri i dikurshem Ivan Kostov riorganizoi LFD-ne ne parti, pjesa me e madhe e formacioneve te ketilla e ndien se ishin cenuar shkaku i pavaresise ideologjike. U tregua se ata kishin te drejte - tani struktura dhe disciplina stabile partiake shfrytezohet si menyre per te bere presion ndaj gjithe asaj pjese brenda LFD-se qe mendon ndryshe. Cdo kritike denohet me debim nga partia, kurse Stefan Sofijanski kryesisht do te llogaris ne mendimin e lire. Tentimet e LFD-se qe te konsolidohet permes denimeve spaktakulare nuk sollen asgje pozitive. Deri ne kete moment si rezultat i kesaj eshte humbja e ndikimit, si te vete partise gjithashtu edhe gjithe idese se djathte ne teresi.
GEORGI FILIPOV