RELIGJIONET NE BALLKAN

Part of dossier RELIGJIONET NE BALLKAN Dec 6, 2001
Hyrje:

HYRJE

Sulmet terroriste te 11 shtatorit ne SHBA jane shoqeruar me nje debat te ndezur lidhur me ate qe Huntingtoni e ka quajtur si "clash of civilisations". Fushata ajrore e SHBA kunder regjimit te talebaneve ne Afganistan dhe rrjetit terrorist te Al Qaedas ka ngjallur reagime te ashpra ne boten islamike. Kancelari gjerman Schreder, duke iu pergjigjur tezave se bota po shkon drejt ndeshjes se qyterimeve, thote se lufta kunder terrorizmit nuk eshte nje clash of civilisations, por a war for civilisation.

Ne pergjithesi, mund te thuhet se debati per marredheniet mes qyteterimeve, me sakte mes religjioneve te ndryshme, ka pushtuar faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve ne te gjithe boten. Ky debat nuk ka munguar as ne vendet e Ballkanit.

Ballkani gjendet pikerisht ne vijen ndarese mes feve te medha boterore dhe shumica e vendeve te tij kane nje peizazh fetar pluralist. Ne disa nga vendet ballkanike si Kroacia, Serbia, Sllovenia identiteti fetar njesohet shpesh me identitetin nacional. Ne vende te tjera si Shqiperia perpjekjet per te njejtesuar identiteti fetar me ate nacional jane te gabuara.

Dekada qe kaloi duke qene dekada e tranzicionit postkomunist u shoqerua me ringjalljen ose riaktivizimin e religjioneve dhe te komuniteteve fetare, te shtypura ose te ndrydhura nga regjimet komuniste per gati nje gjysme shekulli. Liria fetare e rifituar shenon padyshim nje arritje te demokracive te reja ballkanike.

Por, dekada qe kaloi, duke qene njekohesisht edhe dekada e dramave te pergjakshme ballkanike, njohu edhe nje rol te dyshimte, per te qene me te sakte, nje rol kriminal te disa qarqeve radikale fetare dhe te radikalizmit fetar ne pergjithesi si instrumenta ne perkrahje te forcave nacionaliste qe shkaktuan gjakderdhjet me te tmerreshme ne Europen e pasluftes.

Mitet nacionale dhe mitet fetare disa here eshte e veshtire t'i dallosh ne Ballkanin e sotem. Toleranca fetare jo rralle ia ka lene vendin intolerances, nderkohe qe Tjetri ne kuptimin fetar jo rralle eshte vizatuar me ngjyra te erreta.

Ne nje nga shkrimet e kesaj dosjeje citohet nje gazetar gjerman qe pyet: " A eshte ky konflikt i eger shprehje e lufterave fetare te ndrydhura nga e kaluara, apo ai eshte shenja e pare e zgjimit te ri boteror te fondamentalizmit ? ". Ne te vertete do te ishte e veshtire te gjendej nje pergjigje per kete pyetje, e cila gjithsesi tingellon e hidhur, madje ka dicka prej Kasandre.

Artikujt e dosjes se meposhteme te AIM japin nje panorame te zhvillimeve fetare ne Ballkanin e dekades se fundit. Ato bejne te mundur te njihen anet e perbashketa dhe anet specifike ne keto zhvillime, nga nje vend ne tjetrin. Ato synojne te ndricojne rolin qe feja ka luajtur ne zhvillimet e pergjithshme shoqerore ne secilin vend dhe ne rajonin tone ne pergjithesi.

Me interes eshte gjithashtu njohja e evolucionit historik te feve ne Ballkan dhe e marredhenieve te tyre me nacionalizmat ballkanas pergjate viteve.

Gjithashtu, marredheniet e sotme te Kishes me shtetin, adoptimi i nje legjislacioni ne perputhje me standartet europiane, ceshtjet e edukimit fetar etj. nuk kane mbetur jashte vemendjes se autoreve te kesaj dosjeje.

Leximi i saj shpresojme se perben nje udhetim te dobishem per nje rreth te gjere lexuesish nga rajoni dhe jashte tij.

Remzi LANI