Armepushim qe paralajmeron kriza te tjera

Tirana Dec 6, 2001

AIM Tirana, 6.12.2001

Asnje mbledhje dhe asnje kongres ne historine dhjetevjecare te Partise Socialiste,e cila qeveris aktualisht Shqiperine, nuk ka zgjatur aq shume sa mbledhja e Komitetit te Pergjitshem Drejtues ne datat 3,4 dhe 5 dhjetor, ku u perplasen fort midis tyre kryetari i partise Fatos Nano dhe kryeministri Ilir Meta. Maratona e mbledhjes se Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PS shenoi epilogun e nje fushate te ashper shtatejavore akuzash e sulmesh publike te ndermarra nga kryetari i PS kunder Qeverise se kryeministrit socialist. Kjo fushate shkaktoi tronditje ne parti dhe ne publik, jo aq per vertetesine apo ashpersine e akuzave se sa per faktin qe eshte hera e pare qe kryetari i nje partie politike ne Shqiperi sulmon kryeministrin dhe qeverine e partise se tij. Fatos Nano e ka ndermarre edhe nje here tjeter nje fushate te ashper te kesaj natyre kunder kryeministrit socialist Pandeli Majko me 1999, por ahere kjo u be ne kuadrin e nje gare elektorale midis tyre, ku luftonin te dy per postin e kryetarit te partise, mirepo nuk u shnderrua ne nje fushate masive kunder tere qeverise si kjo e tanishmja.

Dy elemente e bene edhe me kurioze fushaten e kryetarit socialist kunder kryeministrit dhe ministrave socialiste si dhe mbledhjen e KPD-se, qe u thirr pa deshiren e kryetarit, por me vendim te kryesise se partise, ku shumica mbeshtesin kryeministrin. Se pari, fakti qe fushata e tij kunder qeverise nisi pak me shume se nje muaj nga miratimi i qeverise se kryeministrit Meta ne parlamentin shqiptar. Ka qene kryetari Nano qe ka kerkuar mandatin per kryeministrin Meta tek presidenti i republikes dhe po ai ka paraqitur ne parlament kandidaturen e kryeministrit te partise se vet. Se dyti, fakti qe nje jave para mbledhjes se KPD-se, Partia Socialiste e Shqiperise u pranua anetare me te drejta te plota ne takimin e Internacionales Socialiste ne Santo Domingo, ngjarje te cilen ne kushte te tjera PS do ta kish kthyer ne feste te madhe, por kriza e brendeshme politike e kaloi ne plan te dyte, per te mos thene ne harrese. Ne qarqet politike ne Tirane nuk gjen shume perkrahes per pretendimin e motiveve morale apo permiresuese, te ndermarra brenda PS nga kryetari, me kete fushate qe po behet ne emer te korrupsionit. Nuk pati shume efekt as mbeshtetja qe lideri i opozites Sali Berisha,kryetar i Partise Demokratike, i dha ish rivalit te tij politik Nano ne kete fushate te re, sepse te njejtat akuza, madje edhe me te renda, PD i ka bere Nanos gjate viteve 1997-98 kur ai ishte kryeminister.

Duke lene menjane lumin e madh te akuzave qe dy grupet kundershtare leshuan ndaj njeri-tjetrit ne KPD, duhet thene se u kristalizua qarte se e gjithe kriza fokusohet ne duelin e madh te forces midis dy udheheqesve kryesore socialiste. Te dy ata kerkonin, njeri te largonte kryeministrin nga posti, sepse e konsideron si pengese kryesore ne ambicjen e vet per president te republikes dhe tjetri per te penguar Nanon te behet president, sepse e konsideron si nje pengese per qeverisjen e tij. Prova e forces si prove e pushtetit zbuloi se deri tani te dy kane pak a shume te njetin potencial. Nano i imponoi qeverise qe tre ministra, i financave, i privatizimit dhe i ekonomise publike, pikerisht ata te cilet ai i kishte kerkuar kryeministrit t'i largonte, te jepnin doreheqjen menjehere, ndersa kryeministri fitoi edhe nje here shumicen ne votebesimin e ri qe iu be kryesise se partise me 5 dhjetor.

Trasmetimi per here te pare i drejtperdrejte te mbledhjes se KPD-se e ktheu ate ne nje spektakel televiziv, ku telespektatoret per here te pare pane aktoret politike te se njejtes ngjyre te shkembenin akuza nga me te rendat, qe nga aferat korruptive e deri tek lidhjet me qarqet e krimit te organizuar dhe me klientelizmin ndaj kompanive te huaja. Deri tani spektatoret ne Shqiperi ishin mesuar t'i degjonin keto akuza vetem nga partite ne opozite kunder qeverive ne pushtet, si ne rastin kur ne fuqi ishte Partia Demokratike, ashtu dhe ne rastin kur tani eshte ne pushtet qeveria e Partise Socialiste.

Por ata qe menduan se trasmetimi direkt i ballafaqimit me te madh politik ne historine e partise me te madhe politike do te sherbente per nje sensibilizim kunder korrupsionit, e paten shpejt nje ndjenje zhgenjimi, sepse ndersa te dy grupet leshonin akuzat per korrupsion ndaj njeri tjetrit, po me te njejten patetizem apelonin njeri tjetrin per ruajtjen e familjes dhe te solidaritetit socialist. Edhe ata qe paten shpresen se PS po bente nje hap drejt demokratizmit te marredhenieve publike duke dhene drejtperdrejt skenat e pakendeshme te fyerjeve dhe akuzave te politikaneve socialiste ndaj njeri tjetrit, e kuptuan kontraproduktivitetin e njohjes me nivelin real te shume portreteve politike, qe parakaluan ne ekran.

Perplasja me e madhe politike brenda PS nuk solli tek ndonje zgjidhje reale te krizes, sepse pozicionet dhe interesat e udheheqesve kryesore socialiste mbeten shume larg njeri tjetrit. Duke qene krize politike brenda partise drejtuese te vendit, ajo eshte shnderruar me dashje apo pa dashje nga palet ne kete konflikt te brendeshem partiak ne nje krize te qeverisjes socialiste. Dhe duke qene e tille ajo paraqet nje aspekt te ri te krizes politike aktuale ne Shqiperi, qe ka patur si efekt dhe si shfaqje te saj te pare krizen e thelle te besimit tek njerezit e thjeshte.

Gjeja me interesante e gjithe kesaj krize te Partise Socialiste, qe mori edhe formen e nje krize qeveritare, sepse kater ministra, duke perfshire edhe ate te bujqesise qe nuk qe kerkuar nga kreytari socialist te largohej, dhane doreheqjen, eshte se kriza u shkaktua nga nje njeri, nga kryetari i PS Fatos Nano. Ai e filloi i vetem dhe provokoi nje stuhi te vertete politike. Nga nje pikepamje ajo demostroi aftesine e perpjekjeve te kryetarit per te rimarre kontrollin, qe po e humb ne parti, por nga ana tjeter ajo tregoi se keto perpjekje i ndermori me cmimin e tronditjeve te brendeshme politike e morale.

Fakti qe ne Shqiperi politikane te vecante si kryetari i Partise Demokratike apo kryetari i Partise Socialiste jane ne gjendje te provokojne kriza, me shume se force e tyre, paraqet nje dobesi strukturore te partive politike dhe te demokracise se re shqiptare, te ciles mund t'i shkaktoje tronditje jo lehtesisht te riparueshmne cdo udheheqes politik. Eshte e kuptueshme se vertet nuk krijon shume besim ne njerezit e thjeshte nje demokraci apo nje situate, te cilen ne cdo moment mund ta ktheje ne krize edhe nje njeri i vetem. Duket se ne Shqiperi demokracia ende nuk eshte e pjekur deri ne ate nivel sa te kete strukturuar masa mbrojtese ndaj pasojave te luftes subjektive politike per pushtet si te opozites ndaj pozites, ashtu edhe te pozites brenda saj.

Kriza aktuale politike ne Partine qe qeveris vendin tani per tani u pezullua me nje armepushim, ku duket se sejcila pale, duke mos qene ne gjendje t'i imponohet ose ta menjanoje plotesisht tjetren, nuk arriti te ofronte nje marreveshje as reale dhe as te plote per zgjidhjen e krizes. Kjo do te thote se kriza politike ne partine qeverisese do te vazhdoje ne te ardhmen e afert me perplasje te reja, te cilat u paralajmeruan publikisht si nga kryetari i partise, ashtu dhe nga kryeministri, dhe qe mund te kene nje fature edhe me te shtrenjte per ecurine politike dhe per stabilitetin e vendit.

ARJAN LEKA

Ś