Akademiket e pagoje
AIM Zagreb, 25.11.2001.
Akademia shikuar ne pergjithesi duhet te jete institucioni kulmor (kombetar) i mencurise dhe nderit. Kjo do te thote se anetaret e saj ne te vertete jane ajka e ajkes se diturive dhe arteve, te tubuar qe me veprimtarine e tyre te perbashket te perparojne tere shoqerine. Ne bote i quajne edhe "pleqeri e nderit", "koka te thinjura te urtesise", "kapedane te mencurise" dhe ne llojlloj menyrash te tjera, me nje qellim te vetem qe te theksojne peshen e autoritetit te tyre. Mirepo, ne rast se u mungon njera nga dy parimet e lartpermendura, akademiket behen fytyrat me te pervuajtura te botes intelektuale. Sa i perket mencurise disi edhe mund te tolerohet, sepse ate mund ta humbas secili, mirepo sa i perket nderit kjo eshte dicka krejt tjeter, sepse ai mund te humbet ne menyre aktive apo me dashje. Shprehur me konkretisht, akademia nuk eshte themeluar vetem qe te therrase tubime shkencore, por qe ne menyre publike te percjelle edhe nderrimet shoqerore dhe te reagoje ndaj tyre. Jane ne pyetje pikat e pergjithshme te vleresimit, sipas te cilave gjerat mund te maten njelloj si ne France, edhe ne Suedi, RF Jugosllavise ose ne Kroaci.
Rasti i fundit eshte tema jone. Ish Akademia e njohur Jugosllave e shkencave dhe e arteve ne Zagreb, idea dhe vepra e Shtrosmayerit te madh, edhe me pare ka patur ngritjet dhe reniet e veta. Koheve te fundit ajo ka rene aq turpshem duke flijuar akademizmin per interesa sistemi ose pushteti. Ceshtja nuk nderlidhet me emrin, me ate qe institucioni sot quhet HAZU (AKSHA- Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve, shenim i perkth.); sepse lidhur me kete ka mbeshtetje ne fakte. Ne te vertete nga koha e nderrimit te emrit te saj me 1990 kaluan shtate vjet, gjate te cilave partia ne pushtet ne Kroaci nuk pati sukses te perfitoje HAZU-ne per qellimet e veta, qe te krenohej dhe mburrej me nderin formal te akademikeve. Atehere ne krye te HAZU-se ishte fizicienti i njohur Ivan Supek, personalitet me integritet te verifikuar shkencor dhe moral. Franjo Tugjmani nuk la gje pa bere me qellim qe te perfitoje indulgencen e akademikut per filosofine e vet vulgare politike. Por, Ivan Supek nuk hamendej aspak qe te tregoje mekatet e pushtetit dhe anomalite e shoqerise.
Pas shtate vjet perpjekjesh dhe tentimesh te kota per te neutralizuar
HAZU-ne, pushteti korri sukses me ane te taktikes se dobesimit
financiar te
institucionit. Ne mesin e Akademikeve kur nderpriten subvencionet dhe
dotacionet deperton pasiguria ekzistenciale, keshtu qe ata shpesh nisin
te
harrojne pse ndodhen aty. Keshtu pesoi edhe perkrahja Supekut brenda
HAZU-se
dhe ne vitin 1997 ne krye te institucionit u gjend Ivo Padovan. Ky
akademik-
mjek qysh ne fillim deklaroi se programi i tij do te jete restaurimi i
nderteses, veprimtaria me e madhe botuese dhe me shume tubime shkencore.
Valle duhet theksuar se pushteti qeveritar ishte i entuziazmuar me nje
angazhim te tille programor? Padovan-i se shpejti u gjend ne reshtin e
pare
prane Tugjmanit gjate manifestimeve te llojllojshme, ashtu si i takonte
funkcionit te tij. Ithtaret e Supekut menjehere e humben mundesine e
paraqitjes se perbashket publike para HAZU-se, kurse vete Ivan Supek-u
kete
institucion nje rasti do ta quaj " shtepia e vdekur".
Sot HAZU-ja duket njelloj si me pare, pervec asaj se Tugjmani nuk eshte me. Ajo qe tani varferimi i ketij institucioni eshte ende me i theksuar nuk ka nevoje per kurrfare kontestimi. Te veshtrojme shembullin me aktual i cili pasqyron gjendjen e mjere shpirtore brenda HAZU-se. Ne keto faqe keni patur rastin te lexoni per romanin e fundit te Ivan Aralices me titullim "Ambra". Skandali qe shkaktoi Aralica ne fundin e veres me filipiken odioze politike te brendise se librit ende nuk po qetesohet, kurse debati eshte transferuar ne HAZU sepse edhe ky shkrimtar eshte nje mesues-akademik. Por, sa ky si debat eshte zgjeruar ne mesin e akademikeve? Gjashte anetare te HAZU-se para disa ditesh kane nenshkruar nje leter interne per koleget e vete, mos valle ne kete menyre do te nxitnin debatin akademik per nivelin e qyteterimit me te cilin paraqitet Ivan Aralica. Mirepo letra i eshte futur nje gazetari poterexhi, i cili me pas i sulmoi te nenshkruarit dhe u thirr edhe ne njefare akademiku Josip Pecariq, i cili para kesaj kishte qendruar prane Aralices
E qarte eshte se ka nje ceshtje rreth se ciles akademiket nuk deshirojne
te
debatojne midis tyre, dhe ajo eshte ceshtja qe gjate vitit 1993
propagonin
"rirregullimin" etnik te Bosnjes dhe Hercegovines. Me mire u vjen qe
para
shqyrtimit intern te gjunjezojne nisiatoret me ndihmen e izmeqarit te
shtypit, i cili me ate rast per argument kryesor do te thirret ne
akademikun
Pecariq, matematicientin i cili shkruan punimet historike ndaj
hollokaustit
me pikepamje mjaft personale, ne te cilat nepermjet veprimeve
interesante
matematikore ne menyre te cuditshme pakeson numrin e viktimave. Gjashte
akademike e kane nenshkruar verrejtjen drejtuar "fjales se urrejtjes" se
librit te kolegut te tyre Ivan Aralica. Te gjithe ata jane shkencetare
te
fakulteteve natyrore, gje qe poashtu eshte mjaft interesante. Keto
pese-gjashte vitet e fundit, pas perzenies se Supekut, koken e vet " te
thinjur e te mencur" ende nuk e ka ngritur asnjeri nga akademiket e
drejtimeve humanitare, qe te emeroje devijimet e shoqerise kroate. Dhe
me
siguri kete ende nuk ka tentuar ta beje askush ne emer te HAZU-se.
Kete tani me ne fund e bene natyralistet. Keta gjashte "pleqet e urte" nga ata njeqind e me teper sa jane. Sepse duhet thene se numri i akademikeve kroate eshte i levizeshem. Ne cdo lagje shfaqet ndonje i ashtuquajtur punetor shoqeror dhe prezentohet si akademik dhe pastaj askush lidhur me te me muaj te tere nuk thot asgje, keshtu qe me vone pas nje ose dy vitesh vertetohet se i permenduri as qe i ka pare ndonjehere Akademite. Keshtu per shembull, kryetari i mepareshem i Kuvendit kroat Nedeljko Mihanoviq gjate kohe veteprezentohej si " akademik dr. Nedeljko Mihanoviq, kryetar i Kuvendit kroat". Atehere dikush nisi te dyshoje, kurse nje tjeter pak gjurmoi, keshtu qe u konstatua se njeriu kishte qene ndonje gjyseanetari eventual dhe i perkoheshem me korrespondence, ose dic e ngjashme Mihanoviq-i i ofenduar pas kesaj u mbrojt publikisht neper gazeta : "Askush nuk ka pyetur se cfare akademiku ne te vertete jam une!" Ky digresion lidhur me titujt e rrejshem nuk eshte ndonje kuriozitet i rastesishem, por nje pasqyre e qarte per devalvimin e vlerave akademike.
Por nuk eshte problemi i HAZU-se ai se llojlloj origjinalesh dhe redikulesh neper bote prezentohen si akademike, madje edhe sikur te jene ne kryet e parlamentit shtetror. Ky ne te vertete eshte problem i pergjithshem i mbare shoqerise, kurse detyre e vetme e Akademise eshte aq sa sekretari i saj te paraqitet me shpallje dhe pa kurrfare rezerve te demantoje kolegun e rrejshem. Por ketu serish dalim te ajo thelbesorja: HAZU nuk ben ze per asnje ceshtje. Qofte lidhur me kolapsin e shtetit juridik, qofte edhe ne lidhje me anetaresine e vet te rregullt. Ka mundesi qe police te fshehte te rrezikojne jeten e qindra njerezve, ka mundesi poashtu qe qindra politikane te shiten si akademike, mirepo gjith derisa parate rrjedhin rregullisht nga buxheti, HAZU nuk do ta kruaj veshin aspak. Dikush ndoshta do te thote se kjo eshte pune e mencur, por e ndershme - nuk mund te jete kurrsesi. Aspak nuk eshte e nevojshme qe te jeni filosof ose sociolog qe kete ta keni te qarte. Ndoshta per kete shkak koleget e vet natyraliste ua drejtuan kaq qarte kete lekcion nga etika - humanisteve te HAZU-se.
IGOR LASIQ