Armet kimike nga Mostari
Valle na pret "bota e re e zymte"?
AIM, Mostar, 20.11.2001.
Gjykuar sipas deklaratave të fundit të krerëve politikë dhe të analistëve ushtarakë, bota perëndimore, pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Nju Jork më 11 shtator të këtij viti, posaçërisht është e frikësuar nga sulmet terroriste me armë kimike dhe biologjike.
Ajo që mund të jetë me interes të veçantë për opinionin boshnjakohercegovas, por jo vetëm për të, është fakti që sulmet e ardhshme terroriste mund të bëhen me armë kimike të prodhuara në ish Jugosllavi, por të cilat janë përfeksionuar në rajonin e BeH, më saktë në Mostar. Në të vërtetë, para dy vjetësh gazetarët e Republikës së Kroacisë zbuluan se si Armata Jugosllave posedonte 40 tonelata metrike sarinë të fshehur në magazinat nëntokësore të fabrikës së armëve kimike në Luçane (RFJ), gjë që në atë kohë e kishin vërtetuar edhe burimet e Pentagonit. Një pjesë e atij prodhimi dhe perfeksionimi i armatimit të sipërpërmendur është bërë edhe në ish Institutin e ish Armatës Popullore Jugosllave në vendin Potoci, nja dhjetë kilometra në veri të Mostarit.
Por, nëse duam të pasqyrojmë tërë aspektin e prodhimit të armëve kimike
në
ish Jugosllavi do të duhej të kthehemi në vitin 1967, kur janë bërë
hulumtimet e para ushtarake në lëmin e armatimit kimik në RFSJ dhe kur
APJ
filloi me prodhimin e sarinës në Potoci, afër Mostarit. Në një sipërfaqe
prej 52 hektarësh Instituti teknik Ushtarak i Beogradit ngriti repartet
për
prodhimin, hulumtimin, analizën dhe sintezën e gazrave helmuese,
laboratoret
përkatëse, magazet nëntokësore dhe qendrat për eksperimente me shtazë.
Në
kompleksin e dislokuar hulumtues të Institutit Ushtarak të Beogradit
kurrnjëherë nuk janë prodhuar sasi më të mëdha të gazit vdekjeprurës,
por
aty vetëm janë zhvilluar eksperimente se çfarë efektesh mund të
shkaktojë
përdorimi i sarinës.
Pikërisht para fillimit të luftës, më saktë gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 1992, pas një pune 34 vjeçare, tërë aparatura e kompletuar dhe dokumentacioni teknik i Institutit në Potoci është transferuar në Luçane. Me vendim të Shtatmadhorisë së APJ-së, Instituti në Potoci është mbyllur në fund të vitit 1992. Projekti i prodhimit të sarinës, i cili u zhvillua gjatë disa dekadave në laboratoriumet pranë Mostarit, përfaqëson projektin e parë të kompletuar të armëve kimike të prodhuara në RFSJ dhe i cili ka mbajtur emrin punues HM-502. Pas hulumtimeve fillestare të bëra në Mostar, prodhimi ka vazhduar në fabrikën "Prva iskra" në Bariqi, në Serbi.
Sipas njohurive, "know-how-i" komplet i prodhimit të sarinës i është dërguar Irakut, shkencëtarët e të cilit shpesh kanë qëndruar në Luçane, pikërisht në të njëjtën mënyrë sikurse edhe ekspertët e ish APJ-së së Jugosllavisë së Titos të cilët shpesh udhëtonin asokohe në këtë vend arab. Bashkëpunimi në prodhimin e armëve kimike ishte mjaft intenziv sidomos në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.
Sarina, si mjet për zhdukje masive për terroristët është tërheqës sepse, më së pari, nuk është vështirë të prodhohet, por edhe nga shkaku se me sasi të vogël të saj mund të vriten disa qindra mija njerëz. Është vështirë të zbulohet ose të gjehet sepse është pa aromë; veprimin e ka shumë të shpejtë dhe është 26 herë më vrasës dhe shkatërrues se cijanidi. Këtë helm kimik e prodhuan dhe e përdorën më së pari nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë botërore. Është e rëndësishme të theksojmë se me sarinë terroristët njëherë para gjashtë vjetësh sulmuan hekurudhën nëntokësore të Tokios. Anëtarët e kultit japonez Aum Shinrikyo në vitin 1995 hudhën sarinë në metronë e Tokios dhe në këtë mënyrë vranë 12 dhe lënduan mbi pesë mijë njerëz, shumica nga të cilët ende vuajnë nga sëmundja e frymëmarrjes dhe vështirësi të tjera shëndetsore. Policia speciale britanike, poashtu para një viti, në një shtëpi të dyshuar në Londër, evitoi komplotin e një sulmi me të cilin me anë të sarinës vdekjeprurëse, sipas shembullit të sulmit në Tokio, ishte planifikuar helmimi i udhëtarëve në hekurudhën nëntokësore.
Sa i përket luftës me mjete biologjike, kjo poashtu nuk është diçka e re
armët biokimike janë shfrytëzuar që në vitin 1931 në kohën e luftës në Manxhuri. Terrori biologjik u bë ende më i rëndë me fillimin e luftës në Gjirin e Golfit, në kohën kur gazeta e Kairos "Al-Akbar" publikonte, kurse "Komsomolskaja Pravda" vërtetonte se përveç grupeve terroriste të stërvitura apostafat për goditje të qendrave perëndimore, ekzistonin edhe grupe për sulme me armë biologjike! Njëri nga vendet më të rrezikshme kur bëhet fjalë për armët për zhdukje apo shfarosje masive në baza biologjike, është Iraku i Sadam Hyseinit, i cili disponon me teknologji të kompletuar për prodhimin e armëve biologjike, të cilat, kur bëhet fjalë për shfarrosje masive, sipas cilësive të tyre, janë më të rrezikshme se armët kimike.
Agensat biologjikë veprojnë duke depërtuar në organet e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor të viktimës. Kur kemi parasysh shpejtësinë e sotshme dhe sferën e qarkullimit ajror të udhëtarëve bëhet e ditur se bakteriet tejet infektive vetëm për disa orë mund të shpërndahen nëpër tërë botën. Përhapjen e tyre nuk e ndalon dot kurrfarë pengese gjeografike ose ndonjë pengesë tjetër. Mund të infektohen mijra njerëz të cilët sëmundjen mund ta përhapin më tej te të gjithë ata me të cilët kontaktojnë ose bashkohen. Si posaçërisht e rrezikshme, si është theksuar shpeshherë, është bakteria e antraksit ose Bacillus antrahracis (antraks) e cila në formë kontraktuale mund të mbijetojë plotë një dekadë, një lloj bakterie të cilën nuk e dëmton as temperatura e lartë dhe as temperatura e ulët. Me depërtimin e saj në trupin e njeriut ose të kafshës, ngjallet dhe zhvillon gjithnjë të njëjtën dukuri, e cila, në rast se brenda 12 orëve personit të infektuar nuk i futet antibiotik, si pasojë ka vdekjen gjatë tri deri më pesë ditë. Kjo bakterie rrënuese që shkaton dhembje dhe mundime tepër të mëdha, njeriun e vdes tepër shpejtë. Disa vlerësime relevante vërtetojnë se një unce antraks (rreth 28 gramë) e futur në sistemin e ventilacionit të një stadiumi pjesërisht të mbuluar brenda një ore mund të shfarosë 70-80 mijë spektatorë, kurse një studim tjetër ka vërtetuar se sulmi biologjik me aerosolin e antraksit mbi Nju Jork, do të vriste më së paku 600 mijë njerëz. Kur kemi parasysh forcën e tyre vrasëse fare qartë do të kuptojmë frikën e shteteve perëndimore nga sulmet me armë biologjike.
Edhepse para sulmit të kullave të Nju Jorkut dhe Pentagonit fjalët e shumë zyrtarëve në opinion nuk kishin ndonjë jehonë të madhe, në kontekstin e situatës aktuale është e rëndësishme të përkujtohen fjalët pothuaj profetike të ish ministrit të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Robert Cohen, i cili, lidhur me terrorizmin, që në vitin 1999 paralajmëroi pasojat me përmasa tejet të mëdha të viktimave në njerëz. Ai atë vit, në artikullin e botuar në "Uashington Post" paralajmëroi se SHBA-të duhet " të përgaditen për botën e re të zymtë". Në artikullin e tij diç më të gjatë, ai, ndërmjet tjerave, shkruante se si "gjatë muajve të fundit sytë e opinionit botërorë me të drejtë ishin drejtuar kah kërcnimi ndaj interesave dhe vlerave amerikane në Ballkan" për shkakun e sëcilës roli udhëheqës i SHBA-ve " nuk duhet të mos përqëndrohet në kërcënimet të cilat janë shumë më të afërme, si është rreziku nga sulmet kimike ose biologjike në territorin e SHBA-ve".
Shtetet e Bashkuara aktualisht janë të ballafaquara me diçka që mund të emërohet si paradoksi i superfuqisë. Superioriteti ynë konvencional ushtarak kundërshtarët tanë i nxitë që me mjete jokonvencionale dhe jo të barabarta të godasin Thembrën tonë të Akilit. Sëpaku 25 vende, duke përfshirë këtu Irakun dhe Korenë Veriore, tani posedojnë, ose janë në prak të pajisjes ose të zhvillimit të armëve për zhdukje masive. Një shkak tjetër i veçantë për shqetësim është mundësia e ekzistencës së variolës në ndonjë arsenal ushtarak. Kjo është një sëmundje e tmerrshme infektuese dhe virusale e cila gjatë shekujve ka shfarrosur popuj të tërë dhe para sëcilës njerëzimi ende qëndron i pambrojtur. Ekziston mundësia kërcnuese që kjo armë të bjerë në dorën e individëve ose grupeve të pavarura terroriste ose fanatike religjioze jasht kufinjve të SHBA-ve, ose që janë fanatikë të vetmuar vendas të vetëquajtur orakuj të apokalipsës - pat theksuar asokohe ish ministri amerikan i mbrojtjes.
Edhe drejtoresha kryesore e Organizatës Botërore Shëndetsore (WHO) Gro Harlem Brundtland, nga ana tjetër, jo fort moti ka deklaruar se qeveritë e shteteve të botës do të duhej të përgatiten për sulme eventuale kimike dhe biologjike. Duhet të jemi të përgatitur para mundësisë që njerëzit të bëhen viktimë e sulmeve me agensa kimike dhe biologjike - ka thënë ajo në mbledhjen e ministrave të shendëtësisë të kontinetit amerikan në Uashington.
Të gjitha këto të dhëna flasin qartë për sprovat para të cilave ndodhet bota e Perëndimit, por edhe qeveritë e shteteve të këtushme ballkanike, të cilat duhet të kontrollojnë rrugët e kalimit të armëve kimike nga territori i ish Jugosllavisë për në Lindjen e Afërme. Sepse, lokalizimi i rregullt i arsenalit të armëve kaq të rrezikshme në masë të madhe do të ndihmonte preventivën nga terrorizmi.Vallë do të inicohet nga ana e SHBA-ve ose ndonjë vendi tjetër perëndimor kërkesa e adresuar ndaj BeH, Kroacisë dhe Serbisë për ngritjen e hetimeve lidhur me këtë pyetje, do të shihet më vonë. Por veprimet e përmendura hetuese mund të jenë në zhvillim e sipër, mirëpo larg syve të opinionit. Vallë a nuk jemi, siç ka thënë Cohen, përballë "botës së re të zymtë".
ZORAN TIHIQ