Hulumtime
Te rinjte: Do te rrijne apo ikin
Banjalluke, 18.11.2001
Perkunder paralajmerimeve (vecmas ne disa mediume) se rendet para ambasadave te shteteve te zhvilluara jane gjithnje e me te gjata dhe gjithnje e me i madh numri i te rinjve qe presin viza per tu larguar ne vendet e zhvilluara te botes, politikanet e Republikes Serbe (RS) nuk kane pergjigje se si te ndalin kete dukuri. Askush nuk eshte marre seriozisht me hulumtimin se perse te rinjte deshirojne te ikin. Nderkohe, ne programin e seciles parti potencohet se te rinjte jane vlera me e madhe qe duhet kushtuar kujdes te perhershem dhe t'u sigurohen kushte per zhvillim te papenguar dhe komod dhe se bota "u takon te rinjve". Megjithate realizimi i ketyre deklaratave eshte gjithnje e me i ngadalshem, nese jo edhe problematik.
Cilesia e jetes se shumices se banoreve te vendeve ne tranzicion dhe lufte eshte nen minimumin e asaj ne vendet e civilizimit evropian dhe cdo pritje se prinderit (permes rolit te tyre ne shoqeri) do tu sigurojne te ardhme me te mire eshte vetem se mjegullim i se ardhmes edhe ashtu te mjegulluar. Prinderit amortizojne goditjet e familjes aq sa munden, por fuqia e tyre eshte gjithnje e me e vogel mu si edhe perkrahja per zhvillimin normal te femijeve te tyre. Kriza shoqerore - politike dhe ekonomike ne shtetet e posaformuara nga RSFJ-ja e dikurshme eshte e shoqeruar me krizen e vlerave, ku te rriturit nuk mund te gjendet ne shoqeri. Ne kete realitet te rinjte jane ne nje gjendje psikologjike anemike, ku dominon ndjenja e braktisjes, konfrontimeve shoqerore dhe vlerave personale, qe tek ata provokon ndjenjen e vakuumit te vlerave, pakuptimesise dhe konfuzionit.
Hulumtimet nga muaji maj i ketij viti tregojne se vetem 0,24 perqind e te rinjve nuk jane ne gjendje konfuzioni, se vetem 17,55 perqind jane me konfuzion te dobet, kurse gjithe te tjeret (82,21 perqind) ne shkalle me te vogel apo me te madhe jane te dezorientuar. Ky rezultat ne mase te madhe sqaron se perse te rinjte jane te margjinalizuar ne shoqeri dhe perse jane pasiv. Eshte e vertete se vlerat e reja shoqerore nuk jane te formuluara ne menyre precize, as te inkorporuara ne sistemin shkollor dhe as nuk jane te internacionalizuara ne sistemin e vlerave personale, prandaj te rinjte kane dilema se per cka duhet te orientohen ne jete, per cka duhet te angazhohet dhe si te veprojne.
Te rinjte kane edhe dilema shtese sepse jetojne ne kohen kur dyshohet ne vlerat e proklamuara deri me tani, njekohesisht nuk ka kritere te vetme se cfare koncepti te vlerave duhet te pranojne dhe se perhapet nje anomi psikologjike si ndjenje e shkaktuar nga vakuumi i vlerave, gjendja e pashprese, e pakuptimte dhe konfuzioni jetesor. Vec kesaj traumat e gjata te pasluftes dhe jeta perplot frike, fatkeqesisht nuk permiresohet edhe disa vjet pas luftes. Edhe metej nje numer i madh i banoreve te ketyre hapesirave jetojne me frike dhe te shqetesuar, qe per shumekend e ben shqetesuese gjendjen jetesore, vecmas te te rinjve. Nuk duhet as te permendet se sa eshte e demshme frika e vazhdueshme per zhvillimin e te rinjve. Ne hulumtimet qe jane bere disa vite pas luftes, mbi 70 perqind te te rinjve thone se "jane shume te shqetesuar", kurse perqindja e atyre qe jane indiferent, pa brenga dhe te lumtur eshte nen 10 perqind.
As zhvillimi i talenteve te rinj nuk eshte ne nivel te kenaqshem. Vleresimet e studenteve te fakultetet e universiteteve ne Republiken Serbe tregojne se kushtet per zhvillimin e talenteve te rinj nuk jane te kenaqshme as ne shoqeri, as ne fakultete.P.sh. vetem 7,84 perqind e studenteve vleresojne se kushtet ne fakultet jane: "shume te mira" (2,24) dhe 'te mira' (5,60), kurse 11,20 perqind te te anketuarve konsiderojne se ne shoqeri investohet per zhvillimin e te rinjve 'per teper' (5,04) dhe 'shume' (6,16).
Analizat rreth karakteristikave te rrethanave sociale, qe ndikojne ne percaktimin e te rinjve qe te mbesin apo te largohen nga Republika Srpska, bejne te kuptohet se me se shumti ndikon socializimi ne mjediset e tyre. Hulumtimet rreth veshtiresive ne te cilat gjenden dhe ndihma qe u duhet me se shumti te rinjve (39,54) thone se duhet "me shume shoqerim", si menyre qe u duhet "sa me pare", pastaj "ndihme gjate vleresimit", "te holla", si dhe "me shume kujdes e mirekuptim".
Duke pasur parasyshe keto gjera nuk eshte e rastit qe numri me i madh i te rinjte percaktohet per tu larguar. Eshte e kuptueshme se ekziston dallimi ne mes largimit dhe deshires per tu larguar, por gjithsesi eshte indikative se numri i atyre qe duan te largohen sillet ne intervalin 60 deri 70 perqind, me cka largohen ata qe kane mundesi, kurse mbeten ata qe nuk kane se nga t'ia mbajne. Perqindja e atyre qe duan te mbeten ketu sillet rreth 20 perqind. Nga 1591 te anketuar ne vitin 1999, 47,2 perqind u deklaruan se do te largoheshin nga RS, hamendeshin 31,7 perqind, kurse nuk do te largoheshin vetem 19,6 perqind. Ne kete vit 65,5 perqind e nxenesve dhe 39,2 perqind e studenteve do te largoheshin, kurse 14,5 perqind e nxenesve dhe 34,1 perqind e studenteve hamenden.
Hulumtimet tregojne se shume me teper nxenes sesa studente deshirojne te ikin. Kjo arsyetohet me faktin se nxenesit me shume fantazojne persa i perket largimit, kurse studentet e shohin ne menyre shume me reale dhe racionale kete problem, kurse realisht largohen me shume studente sesa nxenes.
Keto tregues, padyshim, deshmojne se te rinjte e ketyre hapesirave e shohin pozicionin e vet si shume te pavolitshem ne kuader te nje zhvillimi te papershtatshmen piko-fizik dhe social, dhe se nje perqindje e madhe eshte e percaktuar per tu larguar nga Republika Srpska, nese jashte kufirit do te mund te siguronin nje jete solide. Per percaktimin e tyre, ne mase te konsiderueshme, ndikon edhe situata e veshtire ekonomike dhe sociale, mungesa e gjerave konkrete per nje jete me te mire ne te afermen e afert.
DRAGOLJUB KRNETA, hulumtues i pavarur