Tubi ne udhe qorre

Ljubljana Nov 18, 2001

Ne korrikun e ketij viti Lubjana dhe Zagrebi zyrtar me shume pompozitet premtuan se kishin arritur marreveshjen perfundimtare per ceshtjen e kufirit ne toke dhe dete dhe fatin e elektranes nukleare ne Krsko. Pese muaj me vone - marreveshja eshte ne pikepyetje.

Lubjane, 14.11.2001.

"Sllovenia e ka bere te veten, por gjerat komplikohen ne Kroaci. Cka tash?" Pyeti haptas kryetari i qeverise sllovene Janez Drnovshek ne konferencen e paradokoheshme per shtyp, duke parafrazuar frazen e njohur te Leninit qe ka te beje me paqartesine persa i perket parafinimit te marreveshjes mbi kufirin. Problemi eshte aq i rende sa Drnovsheku priti ta hjeke nga rendi i dites, qe do te ishte shume e papershtatshme ne fushaten per zgjedhjet presidenciale dhe marrjen e funksionit kryetar te republikes, qe tani e kryen Milan Kucani.

Per shkak te fushates zgjedhore presidenciale ne prag ceshtja e marredhenieve me Kroacine ka rendesi te vecante per Janez Drnovshekun. Nuk ka dyshim se e njejta ceshtje ka te njejten rendesi edhe per kolegun e tij kroat Ivica Racan, i cili me 19 korrik te ketij viti firmosi marreveshjen mbi kufirin. Eshte e qarte se zgjidhja e sukseshme problemeve te hapura per dhjete vjet me rradhe ndermjet dy shteteve u shfrytezua mjaft mire nga te dy kryeministrat ne betejat politike qe i pret ne terrenin vendes. Deshira eshte e madhe, kurse realizimi eshte dicka tjeter; ne te vertete kjo eshte pika qe nuk u shkoi perdore kryeministrave. Kjo pike e rendit te dites ne Keshillin parlamentar kroat per politike te jashtme disa here eshte shtyre, kurse pas kesaj u publikua ne internet letra e Janez Dernoovshekut drejtuar Ivica Racanit; kurse javeve te fundit gjithnje e me teper permendet mundesia e arbitrimit. Ivica Racani vendosi qe gjithe ceshtjen e kufirit t'ia kalonte Kuvendit (ne vend te Keshillit per politike te jashtme), sepse Kuvendi ka me shume gjasa te grumbulloje shumicen e nevojshme per nenshkrim dhe ratifikim e marreveshjes. Keshtu u duk se marreveshja e korrikut sa nuk ishte bere, kurse parafinimi paraqiste vetem nje lloj fototermini per te dy kryeministrat, sepse parafinimi i marreveshjes mbi kufinjte ne kuptimin e drejte te fjales nuk e obligon as Sllovenine as Kroacine, prandaj nuk eshte hera e pare qe ne menyre senzacionale marreveshja e paralajmeruar me vone te bjere ne uje. Ne te kaluaren kishte disa raste te heqjes dore apo "ngrirjes" se ndonje marreveshjeje te nenshkruar mes dy vendeve.

Zvarritja e marreveshjes se nenshkruar krijon hapesire per spekulime dhe propozime te reja, qe ne te vertete anulojne marreveshjen tashme te arritur. Profesori i te drejtes nderkombetare Dr. Davorin Rudolf konsideron se marreveshja per kufirin eshte ne kundershtim me kushtetuten kroate dhe se Ivica Racani nuk ishte i autorizuar per vendimin sipas te cilit Kroacia heq dore nga nje pjese e detit territorial. Ne te njejten menyre reagoi edhe perfaqesuesi i IDS-se se Istres Dino Debeljuh i cili propozoi qe korridori nderkombetar ne detin kroat te zgjerohet per nje kilometer dhe te zgjatet per 30 kilometra distance (i pagezuar si "tub"), por me kusht qe Sllovenia t'i lejonte Kroacise "25 kilometra gjatesi dhe 40 meter gjeresi autostrade", qe permes territorit slloven do ta shpiente deri te Skofia, qe eshte kalimi nderkombetar slloven me Italine. Ky propozim u perkrah edhe nga "peshkataret e Umagut". Kryetari i Partise Kroate te se Drejtes Ante Xhapic shkoi edhe metej, duke vleresuar se Kroacise, pas parafinimit te marreveshjes se korrikut me Sllovenine, me nuk i pershtatet as arbitrimi, sepse Kroacia ka "keqesuar pozicionin e vet negocues".

Zvarritja e firmosjes se "marreveshjes se korrikut" u pergjigjet edhe kundershtareve te medhenj te saj ne Slloveni. "Deklarata e fundit e Janez Drnovshekut per Globusin eshte fakt se Iniciativa Civile ne lidhje me kufirin ne Ister gjate gjithe kohes ka te drejte", deklaroi ne konferencen e fundit per shtyp kryetari i iniciatives dhe avokati Daniel Starman. Deklarata e tij ka te beje me konstatimin e Drnovshekut se "ne rast te arbitrimit Sllovenia do kerkoje t'i takojne kater pjese pergjate lumit Dragonja". Starmani konkludon se Sllovenia deri tani "nuk ka kerkuar keto pjese vetem shkaku i marreveshjes".

"Nese do te shkojme ne arbitrim, atehere do te kerkojme me shume! Dhe do te fitojme me shume", eshte i sigurte Starmani. Analistet e Sllovenise perkunder kesaj shprehin dyshim se kjo politike, qe perputhet edhe me slloganin parazgjedhor te para disa viteve te Partise Demokratike Liberale ne pushtet : "Me shume Slloveni!", ka gjetur nje toke te frytshme dhe do te miratohej nga gjyqtaret nderkombetar. Disa argumente qe i permend Starmani mund te cenojne marreveshjen e arritur. Parlamenti slloven ka dhene drite te gjelbert per nenshkrimin e marreveshjes, por asgje nuk e pengon Keshillin e politikes se jashtme qe si pergjigje ndaj zvarritjes nga ana e kolegeve kroat rreth nenshkrimit te marreveshjes per kufirin edhe vet te shtyje marreveshjen mbi elektranen nukleare Krsko, qe eshte e nderlidhur me marreveshjen mbi kufirin. Kjo do te cenonte edhe negociatat e Sllovenise dhe Kroacise rreth borxhit te Bankes se Lubjanes ndaj kursimtareve kroat. Ky eshte nje fakt se ne gjithe kete rrefim behet fjale per nje tregeti te nderlidhur deri ne shkalle me te larte.

Kryeministri slloven Janez Drnovshek beri nje potez jo te rendomte ne komunikimin diplomatik dhe i dergoi leter te hapur kryeministrit kroat Ivica Racanit, duke tentuar qe ta levizte nga pika zero zgjidhjen e ceshtjeve kontestuese. Drnovsheku, ne leter, hodhi poshte mundesine per negociata te serishme per ceshtjet qe eshte arritur pajtim. Sipas Drnovshekut negociatat e serishme per temen e njejte mund te cenoje marreveshjen "e arritur qe mund te jete shembull per bashkesine nderkombetare dhe shtetet ne rajon, por edhe deshmi e pergjegjesise politike dhe historike te qeverise ne lidhje me zgjidhjen e ketij problemi kaq te rendesishem". Eshte interesant se kabineti i Racanit nuk i kushtoi shume kujdes letres se kryeministrit slloven, kurse ngjashem reaguan edhe mediumet kroate qe shume shkurt informuan opinionin e atjeshem per letren e kryeministrit slloven. Janez Drnovshek me vone, ne disa paraqitje tjera publike nuk e hodhi poshte mundesine per negociata te reja ose arbitrim, por duke shtuar se nje mundesi e ketille eshte "pak e besueshme".

Se kryeministri Ivica Racan heshtazi pajtohet me ate qe thuhej ne letren e Drnovshekut kete e verteton deklarata e Racanit se Kroacia me "marreveshjen me shume fiton sesa humb" dhe se sanimi i ceshtjeve kontestuese te jashtme do te shhfrytezohej nga Kroacia edhe ne nje kontekst me te gjere politik. Kryetari i Qeverise kroate sqaroi se "Kroacia nuk mund te hyje ne Evrope me probleme te pazgjidhura ose me raporte te keqesuara me Sllovenine". Perkunder kesaj, jostabiliteti brenda koalicionit qeveritar, problemet ekonomike dhe ngaterresa me Gjykaten e Hages tani per tani e pengon qeverine kroate te beje nje hap te ri dhe te nenshkruaje marreveshjen. Mosuksesi i negociatave aktualisht me shume e pengon Sllovenine qe eshte ne prag te hyrjes ne BE dhe NATO, kurse ne shtigje me te gjata nuk i shkon pershtati as Kroacise. Shkaku i konferencave per shtyp ku politikanet tashme me vite perserisin te njejtat klishe, diplomacia e dy shteteve koheve te fundit me shume ngjan si mjet per orientimin e vemendjes se opinionit publik sipas manirit te Bashkimit Sovjetik te dikurshem dhe me pak si servis efektiv per komunikim te ndersjellte dhe marreveshje ndermjet dy shteteve moderne. E gjithe kjo mund te permiresohet kur politikanet dhe diplomatet nga te dyja palet per kufirin slloveno-kroat do te pajtoheshin qe si pergjigje parafrazes se thenies se Leninit "Cka te punohet?" te zbatojne ligjin e hekurt te bisedimeve te suksesshme - nuk eshte e mundshme te denoncosh koncesionet kur i ke dhene njehere.

IGOR MEKINA