Dy pronare te nje prone

Beograd Nov 18, 2001

Vleresimi i prones se mbetur ne te gjitha ish-republikat e RSFJ-se, asnjehere nuk eshte bere, as eshte diskutuar nderrimi i pronareve. Ne muajin nentor dhe dhjetor pritet ratifikimi i marreveshjes per sukcesion nga te gjitha vendet sukcesore. Kjo, megjithate, nuk pengon firmat te negocojne pavaresisht. Nese gjendja veshtiresohet, atehere paramendohet se shtetet do te jene te interesuara per te ndermjetesuar. Nese edhe keshtu nuk ka sukses, atehere do te pasojne kontestet disavjecare perpara arbitrit nderkombetar.

AIM, Beograd, 15.11.2001.

Dezintegrimi i pergjithshem i Jugosllavise se dikurshme, si sistem politik dhe ekonomik, pas dhjete vitesh duket se nderron kahje persa u perket lidhjeve ekonomike brenda hapesires se dikurshme te perbashket. Vellezerit e dikurshem, qe pastaj ishin pale te konfrontuara, kurse tani fqinj, kane ardhe deri te perfundimi se u paguhet qe te veprojne ne tregjet e njohura. Nje nga kushtet eshte pastrimi i llogarive. Prona e pergjithshme ne republikat tjera ka cuar deri tek gjendja kur per te njejten prone te kerkojne te drejten e tyrre pronaret e vjeter dhe pronaret e rinj, qe mund jete nje problem i madh, per shembull, tani kur eshte ne prag privatizimi ne Serbi.

Si shembull eshte "Beopetroli". Kjo ndermarrje (me dhjetor 1990) u nda nga firma kroate "INA" dhe nderroi emrin ne RO "INA trgovina" Beograd. Nga 1992 quhet "Beopetrol". Kesaj firme i takuan 220 pompa benzine (prej te cilave 60 ne Kosove), shtate seli me ndertesat udheheqese dhe 550 banesa. Kroacia e vleresoi kete prone 200 deri 300 milione marka. Edhe firmat serbe kane lene pronen e tyre ne Kroaci: NIS kishte atje pompat e "Jugopetrolit" dhe "Naftagas prometit", pushimore dhe ndertesa per pune, kurse tani kerkon edhe 56 perqind te naftesjellesit te Adriatikut, duke e bazuar kete kerkese ne investimin kur u be ndeertimi. Ne NIS thuhet se shteti serb duhet t'ua ndaje"Beopetrolin", si zhdemtim per pronen ne Kroaci. Me Vendimin e Kuvendit kroat qe te mbyllet naftesjellesi neper Serbi, u konfiskuan edhe 80 tonelata nafte te paperpunuar ne Omishal, prone e NIS-it. Kroatet thone se kete e kane harxhuar serbet nga Republika e Krahines Serbe.

Ne momentin kur "Beopetroli", me vendim te qeverise se Serbise, kalon ne tenderin nderkombetar per privatizim, ne shtypin kroat botohen shkrime ku "INA" pohon se ajo eshte prone e saj, prandaj nuk mund te shitet. Ministri serb per privatizim Aleksandar Vlahovic, thote se "Beopetroli" u nda nga INA dhe themeloi firme te vecante qe para shperberjes se ish-RSFJ-se, prandaj nuk ka baze per ta kerkuar INA-n. Per blerjen e "Beopetrolit" jane interesuar "Shel", "Luk oil" rus, "Mol"-i hungarez, "OMV" austriak, "Helenik petroleumi" grek, "Petrol" lubjanas. Jozyrtarisht degjohet se edhe INA eshte e interesuar per blerjen e ketyre pompave qe i kishte ndertuar gjate kohes se shtetit te perbashket, kurse me kerkesen per kthimin e kesaj prone tenton qe te krijoje pozicion me te mire negocues.

Ky eshte rast i pare dhe me i rendesishem, por gjithsesi nuk do te jete i pari. Ja vetem disa shembuj: ndertesa "Jadroagent" ne qender te Beogradit ka zevendesuar "Simpo"-n qe ne Kroaci ka humbur ndertesen ne qender te Zagrebit. Hotelet dhe pushimoret serbe ne Kroaci, prona e JAT-it, "Gosha", "Zastava", "Jugopetroli" (humbi madje 30 pompa ne Kroaci) , "Jugohemija", Hekurudha Nikshic, "Ineks", "Geneks" etj. "Varteksi" humbi 37 shitore dhe nje shtepi mallrash, kurse kjo prone (pa mallin ne te) u vleresua ne 8,5 milione marka. "Borovo" vleresoi se vlera e 200 shitoreve te saj eshte 200 milion marka, kurse "Krash" 3,5 milione marka. Keto gjera duhet te vijne ne rend dite. Veshtire te besohet se ndonjera nga keto nuk do te interesohet per pronen e vet.

Sukcesioni nuk e ka perfshire kete ceshtje, por vetem pronen shteterore, sqaron Verolub Dugalic, ndihmes i ministtrit federal te finansave dhe anetar i delegacionit jugosllav ne negociatat per sukcesione ne ish- RSFJ, ne Vjene.

"Ne negociatat mbi sukcesionet eshte biseduar per pronen e RSFJ-se se dikurshme dhe detyrimet qe kishte, pra eshte fjala per ndarjen e prones dhe obligimeve shteterore. Prona e firmave qe jane te vendosura jashte Serbise dhe Malit te Zi, qe kishin perfaqesi ose filiale ne Serbi dhe Mal te Zi, nuk ka qene lende e sukcesioneve dhe per kete nuk eshte biseduar ne Vjene. U bisedua per rezervat e perbashketa devizore ne llogari te Bankes Popullore te Jugosllavise, pastaj ngeli edhe ceshtja e arit monetar, gjithashtu ne BPJ, mjetet e bankave te perziera, pastaj kerkimet per kompenzim, para se gjithash nga BRSS-ja e dikurshme, gjegjesisht Rusia qe i takoi me pas. Ka mbetur edhe borxhi ndaj Libise prej 100 milione dollaresh dhe disa borxheve tjera te Jugosllavise se paraluftes ndaj obliguesve shteteror me vlere prej rreth 8-9 milione dollare. Dhe disa obligime ndaj Cekosllovakise se dikurshme", thote Dugalic.

Persa i perket firmave ato nuk u perfshine ne negociata, per cka pronat e firmave si "INA", "Pliva", "Gorenje", ishin shoqerore, kurse do te jene teme diskutimi ne disa instanca tjera. Me se miri eshte sikur te ekzistoje mundesia qe palet e interesuara te merren vesh ndermjet vete dhe te zgjjidhin problemin. Nese kjo nuk ka sukses atehere me siguri do te jete teme ne nje nivel ndershteteror. Nese edhe ketu nuk arrihet marreveshje, atehere do t'i kaloje lenda arbitrimit nderkombetar, thote Dugalic.

Nese bisedojme p.sh. per pompat e "INA"-se qe i ka marre "Beopetroli", do te ishte me e natyrshme te bisedonin perfaqesuesit e ketyre institucioneve dhe nese eshte e mundshme vet te vijne deri tek ndonje marreveshje, por shohim se kemi te bejme me qasje te kunderta, thote Dugalic. Sipas mendimit te perfaqesuesit te "Beopetrolit" dhe qeverise republikane, situata eshte e paster, sepse behej fjale per nje firme shteterore qe u nda ne kohen kur ende ekzistonte RSFJ-ja. Kishim rastin te degjonim edhe mendimin e ministrit Vllahoviq, qe konsideron se procesi i privatizimit mund te perfundoje ne menyre shume legale, permes tenderit.

Situata eshte krejtesisht ndryshe per raste te vecanta. Nuk eshte e njejta gje p.sh. me "INA", "Gorenjen" ose ndonje firme tjeter. Aranzhmanet jane te ndryshme, e ndryshme edhe shkalla e pavaresise se ketyre firmave. Pasi ne "Beopetrol" sipas menyres se atehershme ligjore u ndane njesi te vecanta, kishte edhe referendum, atehere zyrtarisht kjo ka mbulese juridike. Ndryshe eshte situata nese dikush ka pasur duqanin e vet qe ka mbetur prone pa kurfare vendimi apo akti juridik, me cka do te kishte ku te mbeshtetej. Ky nuk eshte rast i ngjashem.

Ne pyetjen se athua ne sukcesione siperfaqesisht eshte trajtuar ky problem, Dugalici thote se cdo prejudikim per sukcesione do te ishte i keq, sepse eshte nje ceshtje private -juridike. As perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare, as vendet sukcesore nuk kane qene te autorizuara qe te veprojne ne kete menyre dhe te prejudikojne rrjedhimin. Por as kjo prone nuk ka pasur pronar privat, por ishte shteterore. Dicka eshte privatizuar ne nderkohe. Kjo, pranon Verolub Dugalic, paraqet problem te vecante. Ne kete proces te negociatave prona private dhe shoqerore nuk e kane tretmanin shteterore, sepse do te na shpiente deri atje sa asnjehere nuk do ta zgjidhnim problemin. Ne Kroaci kane mbetur hotele dhe pushimore serbe, kurse ketu firma te tyre. Praktikisht duhet te regjistrohet gjithe keto prona, te gjendet mbeshtetje per fillimin e pavarur te veprimtarise ose ndarjen kurse kjo paraqet problem te vecante sepse cdo rast eshte i tille.

"Nuk ka mundesi qe gjithcka te zgjidhet ne te njejten pako. Askush as qe ka tentuar te bisedoje per kete. Se cfare raportesh kane republikat rreth kesaj, kjo eshte ceshtje tjeter", thote Dugalic.

Pohimet se nuk mundet gjithe keto te zgjidhen ne te njejten menyre i verteton edhe shembulli i "Merkatorit" slloven, qe ka humbur shtepine e mallrave ne Beograd, kurse tani ka filluar te ndertoje te re.

"Ne rastin e "Merkatorit" prona eshte me e vogel se sa tek "INA". Se dyti, planet i ka te ndryshme. "Merkator" haptas tregon qellimin se kthehet ne kete treg. Prandaj eshte i gatshem qe te heq dore nga disa kerkesa te veta, sepse konsideron se interesi i pergjithshem eshte mbi ate qe do te fitohej vetem me kthimin e prones", konsideron Dugalic.

Nje segment te vecante paraqesin banesat dhe uikend shtepite, gjegjesisht shtepite e personave fizik. Kjo ka trajtim krejtesisht te ndryshem, kurse ne bisedimet mbi sukcesionet u pranua qendrimi qe te shqyrtohen keto te drejta. Mbartesit e te drejtave te banimit, sipas marreveshjes per sukcesione, kane te drejte qe me kushte te njejta si edhe qytetaret e Kroacise te blejne ato banesa dhe t'i kene ne dispozicion. Shteteve sukcesore u ndalohet te cenojne keto te drejta. Nese pengojne atehere pason padia nderkombetare. Komora ekonomike e Kroacise qe para dhjete vitesh kishte vleresuar se vlera e prones se firmave kroate ne Serbi dhe Mal te Zi eshte 607 milion dollar. Nga keto vetem "INA" kerkon 225 milion dollare. Permes licitacionit ne Fondin per Zhvillim te Kroacise jane ofruar per shitje 51 pushimore te firmave serbe, me siperfaqe te pergjithshme prej 12.500 metra katrore dhe me cmim fillestar prej 9,5 milion dollaresh.

Ne pyetjen se a eshte bere vleresimi i gjithe kesaj prone ne te gjitha republikat dhe percaktimi i vleres se saj, Dugalic thote: "Askush, fatkeqesisht, kete nuk e ka bere, asnjehere nuk eshte bere vleresimi i kesaj prone, as se si jane nderruar pronaret, as vlera e prones tone atje, as e atyre ketu te ne". Pritet ratifikimi i marreveshjes per sukcesion gjate muajit nentor apo dhjetor ne te gjithe shtetet sekcesore. Kjo nuk i pengon firmat per negocim. Nese ndonje firme mendon se kjo eshte ne interes te tyre dhe konsiderojne se keshtu mund te realizojne te drejtat e tyre, atehere mund te fillojne bisedimet. Nese gjendja veshtiresohet atehere mund te ndodh qe vete shtetet te jene te interesuar te ndermjetesojne per te kerkuar zgjidhje. Nese nuk ka sukses edhe kjo, atehere pason kontesti shumevjecar para arbitrit nderkombetar.

Cdo te ndodhe nese ndonje firme e fiton kontestin para arbitrazhit, nderkohe qe prona i eshte shitur? Athua do te anulohet shitja dhe do te demshperblehet bleresi ose shteti do te detyrohet te beje kompenzimin, p.sh. ne para, ose kjo do t'i ngel bleresit? Kjo eshte ceshtje e madhe. Per kete mendojne edhe bleresit potencial. Veroljub Dugalic thote: "Nese rrjedha eshte te favorshme per ndermarrjet e ketushme, nuk do te kete pasoja juridike sepse eshte bere privatizimi. Por, nese eshte e disfavorshme dhe vleresohet se firmat nga republikat tjera kane ndonje te drejte, atehere gjithsesi se do te kete probleme. Prandaj une nuk dua te prejudikoj rrjedhen e ngjarjeve".

BILJANA STEPANOVIC