Lufta e Qeverise dhe Kisha Katolike

Zagreb Nov 18, 2001

Aim, Zagreb, 14.11.2001.

Pushteti publik ne Kroaci eshte i korruptuar! Ceshtja demografike merr permasa katastrofale! Pensionistet jetojne gjithnje e me me shume veshtiresi! Mbrojtesit vuajne per shkak te te drejtave te tyre! Te rinjte duan te dalin jashte, kurse perqindja e papunesise nuk zvogelohet! Reformat shoqerore behen shpejt dhe pa ndjeshmerine e duhur sociale! Familjeve u nderpriten dhuratat edhe ashtu te vogla, kurse shendetesia do te behet privilegj i te pasurve...

Kesi vleresimesh skajshmerisht pesimiste opinioni kroat, pak a shume, i degjon me nje qetesi per cdo dite, por kur ne nje vend dhe ne nje cast i thote kreu kishtar (kurse nje pjese e asaj qe u tha shperndahen mjaft me nje intonim te perhershem qe ka te beje me gjendjen sociale ne shtet) atehere duket sheshit se behet fjale per ngjarje politike permasash te medha.

Kjo ndodhi ne te premten e 13 nentorit. Peshkopet kroat, te udhehequr nga kryepeshkopi zagrebas Josip Bozanic, opinionit kroat iu drejtuan me porosine per situaten aktuale sociale ne vend. Per dallim nga paraqitjet e deritanishme kishtare - qe sipas rregullit paraqiteshin si krah te caktuar te institucioneve parciale kishtare qe mund te interpretohej edhe si mendim i nje pjese te klerit - kesaj rradhe Kisha u paraqit si nje seli monolite ku nuk ka mosmarreveshje: per kete paraqitje deshmon edhe bashkepjesemarrja e kryepeshkopi Bozanic. Ai ishte perkrah prijatarit te Qendres per Hulumtime Shkencore Sociale te Kishes, Stjepan Baloban dhe lexoi tekstin e lartpermendur.

Aty, nepermjet kater pikave, jepen te dhena se si erdhi deri te kjo. Ne piken e pare theksohet e drejta historike e Kishes persa i perket kritikes sociale; ne te dyten jepen te dhena konkrete - prej te cilave u potencuan me kryesoret, ne piken e trete flitet per gjendjen ne vend; ne piken e katert u behet thirrje mediumeve qe keto kritika t'i pranojne drejt dhe si qellimmira. Peshkopet pohojne se situata e tanishme ne Kroaci te perkujton gjendjen qe ishte ne kohen e Papes Lav XIII (i njohur per encikliken sociale Rerum Novarum, "Magni charti i shkences sociale katolike") sepse ka mbetur pak hapesire per shprese dhe optimizem dhe ka plot "pakenaqesi", ndarje, mungese mirekuptimi dhe pasiguri". Por, edhe vete Deklarata e Ipeshkvise krijoi pakenaqesi, thelloi ndarjet, mungesen e mirekuptimit dhe pasigurine. Nje dite pas deklarates se peshkopit - me jo pak ashpersi - u kunderpergjigj edhe Qeveria - adresa e te gjitha kritikave te larpermendura. Qeveria permes komunikates theksoi se ishte e befasuar "me qendrimet e ashpra, siperfaqesore dhe joobjektive". Qeveria, sic thuhet ne komunikate, eshte e interesuar qe permes nje kontakti me Kishen te degjoje sqarimet rreth vleresimeve te bera, qe e kane shqetesuar Qeverine per shkak "te afersise se qendrimeve te Konferences se peshkopeve me disa parti opozitare dhe tubime radikale politike". Toni i Konferences se peshkopeve, ashtu sic eshte, nuk len shume hapesire per dialog, thane ne Qeveri, duke shprehur gatishmeri per nje diskutim te hapur, njekohesisht duke i ofrur Kishes mundesine per te dhene sugjestionet e veta persa i perket ndarjes se buxhetit shteteror,qe do te mund te ndikonte ne permiresimin e gjendjes sociale!

Perkunder toneve me te qeta kjo paraqet shpallje lufte, qe ka vazhduar deri me sot, kurse betejat jane bere ne vendet qe nuk ishte lehte t'i percaktoje me pare. Pas deklarates se Qeverise, menjehere u prononcua edhe kryetari i Kuvendit kroat Zlatko Tomcic - lider i Partise Fshatare Kroate - i cili u distancua nga deklarata e Qeverise, qe, sic tha Tomcici, ishte sjellur jashte seances se Qeverise, pa pjesemarrjen e te gjithe ministrave, prandaj PFK nuk deshiron dhe nuk mund te pajtohet. Nga qendrimi kishtar u distancua don Ivan Grubishic - dominikan, nga pjesa lindore e Kishes, por me ndikim, duke thene se peshkopet pergjegjesine per gjendjen sociale ia kane pershkruar vetem qeverise se Racanit, duke mos e marre parasyshe dhjetevjecarin e kaluar ku kishte me shume probleme sociale. Nga Kisha mund te degjoheshin qendrime sipas te cilave Qeveria i ofron dialog Kishes per llogarite - qe askund ne bote nuk eshte pune e Kishes - ne vend se te merret me punet per cka eshte vet kompetente.

Nje dite pas paraqitjes se Tomcicit, caktoi konference shtypi edhe ministri i punes dhe politikes sociale Davorko Vidovic (perndryshe nga PSD-ja). Ai Kishes ia ktheu me ashper goditjen. Duke permendur te dhenat sociale te Qeverise se Racanit - nga te cilat Kisha merr nje pjese te konsiderueshme - Vidovic theksoi se Kisha merret kryesisht me kthimin e prones, duke e ilustruar kete me tre shtepi per te skamur, te mitur dhe te retarduarve mental, qe Kisha deshiron t'i ktheje ne prone te vet pa mos u merakosur per fatin a atyre qe jetojne aty.

Kisha u kunderpergjigj fuqishem duke pohuar se me kete deshiron vetem te ktheje ate qe i eshte marre, duke shtuar se ne Shtepine e Femijeve ne Sisak, te cilen e kerkon, do ta vazhdoje punen e deritanishme. Dy vendbanimet tjera nuk u permenden fare nga perfaqesuesit e Kishes. U pa se pas kthimit te prones Kisha nuk deshiron qe te vazhdoje me veprimtarine e deritanishme ne keto dy vende, por me ndonje veprimtari tjeter.

Kete grindje njejavore njeriu i pare i Kishes dhe Qeverise, Racan dhe Bozanic, tentuan ta nderprisnin permes fteses per dialog - rezultati konkret ende nuk dihet - por duket se nuk do te kete sukses. Ne frontin mes qeverise dhe kishes jane pozicionuar edhe parti tjera, grupe dhe individe, prandaj diskutimi do te vazhdoje, madje edhe sikur te vije deri te dialogu zyrtar ndermjet qeverise dhe kishes.

Bashkesia Demokratike Kroate (BDK) vleresoi se paraqitja e Vidovicit te perkujton "vitet e gjuetise se komunizmit, kur sulmohej Kisha", duke shtuar se Qeveria nuk perjeton asfare kritikash, ndaj te cilave reagon me represion kurse ndonjehere edhe me dhune parlamentare. Kryetari i kesaj partie Dr. Ivo Sanader pershendeti qendrimin e Zlatko Tomcicit. BDK-se iu bashkangjit edhe Qendra e Demokratike e Dr. Mate Granicit, me vleresimin se Qeveria "na kthen ne komunizem". Kisha - thote nenkryetarja e kesaj partie - Vesna Shkare Ozhbolt, kritikoi gjendjen sociale edhe ne kohen e BDK-se, duke shkaktuar hidherim edhe atebote. Pushteti i tanishem (qe sipas deklarates se kryepeshkopit Bozanic eshte fajtore per "mekatet e struktures") pushteti i tanishem eshte fajtor per "leshimet" e bera duke mos i kushtuar kujdes te vecante gjendjes se renduar sociale. E keshtu me rradhe...

Shumica e vleresimeve te Kishes jane mjaft triviale. Gjendja ne Kroaci eshte gati e mjere, kurse vleresimet e qeverise thone se nuk do te kete permiresim te dukshem edhe gjate viteve te ardhshme. Deri ketu pikepamjet e kishes jane te pranueshme. Por, jane disa elemente tjera te kesaj kritike qe i japin te drejte qeverise se Racanit. Ne pyetjen e gazetareve te vleresoje se a eshte e korruptuar administrata publike (qe paraqet vleresimin me te repte te Kishes qe nga koha e qeverisjes se BDK-se) kryepeshkopi Bozanic theksoi se ketu behet fjale per nje citat te Gjon Palit te Dyte (sipas logjikes Roma locuta, causa finita), duke shtuar, sipas sugjestionit te gazetarit, se edhe "kuvertat blu ne shendetesi jane nje fakt per kete"...

Ky fakt eshte i pakuptimte. Kuvertat blu ne Kroaci jane ndare, ndahen dhe do te ndahen ne te gjitha regjimet, kurse kjo dukuri qendron mbi politiken - nuk eshte argument per asgje, pervec se per korrupsion ne shendetesi. Shthurrja demografike e popullit ka filluar qe nga koha e socializmit, kurse qeveria e tanishme kroate nuk mund te jete fajtore. Te drejtat e familjeve BDK-ja i votoi ne ditet e fundit te qeverisjes se saj, e vetedijshme se jane joreale dhe se do te paraqesin nje gure rreth qafes per qeverine e re, kurse per ata nje argument ne luften politike. E njejta gje vlen edhe per invalidet dhe ushtaret e Luftes Atdhetare. Papunesia e madhe ndodhi qe ne kohen e BDK-se kur me shume se kurdohere gjate historise Kroacine e braktisen te rinjte dhe njerezit e shkolluar. BDK-ja shkaterroi shtetin ne aspektin social permes leshimeve ne shendetesi, permes legjionit te te punesuarve ne ushtri dhe polici dhe ate pas luftes... Gjitha keto Kisha nuk i tha, prandaj eshte e qarte se permes ketyre paraqitjeve ajo futet ne luften politike per nderrimin e pushtetit ne Kroaci, ku, edhe deri me tani, ka vepruar disi fshehte.

Kisha gjate pushtetit te kaluar - (qe ndikoi edhe vete per tatepjeten e saj) - beri shumecka persa i perket marreveshjes me Seline e Shenjte. Sipas vleresimit te kritikeve Kroacia de facto ishte bere nje shtet katolik ku Kisha katolike ka pozicion te privilegjuar ne raport me bashkesite tjera fetare. Kisha per nje vit merr 40 milione markash ndihme per pune te ndryshme. Shteti paguan mesimin fetar, mirembajtjen e shume institucioneve te larta kishtare, kisha eshte e vetmja qe ka te drejte te kurorezoje qytetaret. Kishes iu premtua kthimi i prones qe i ishte marre gjate kohes se komunizmit dhe demshperblim per pronen qe nuk mund t'i kthehet fizikisht. Shteti finanson edhe shpenzimet e ndertimit dhe mirembajtjes se kishave dhe objekteve te shenjta; siguron pensionin e klerit, policia, ne rast te hetimit ndaj pjesetareve te klerit, eshte e obliguar qe se pari te informoje autoritetet kishtare etj. Keto privilegje materiale nje pjese te madhe te prifterinjve me bindje nacionaliste, nga kreu deri tek rrenjet e kishes, i kane afruar me qendrimet e te djathtes politike radikale.

Paraqitja kishtare korrespondon me rigrupimet e rendesishme politike ne shoqerine kroate. Shumica presin shperberjen e shpejte te qeverise se koalicionit dhe zgjedhje te reja te parakohshme. Kisha permes ketij potezi i dha perkrahje te djathtes te rigrupuar rreth BDK-se, qe edhe metej eshte partia me e fuqishme ne Kroaci, kthimi i se ciles ne pushtet nuk do te ishte befasi. Qendrimi Partise Fshatare Kroate (e cila ne Qeverine aktuale ka marredhenie me te mira me Kishen) tregon se per te eshte me i rendesishem qendrimi i sheshit Kaptol sesa i Markovit, sepse perberja e sheshit te Markovit (ku eshte qeveria) eshte i ndryshueshem, kurse ai i Kaptolit eshte shume, shume i fuqishem. Kroacia kerkon "rrugen e trete". Permes formules mbi qeverine e "qendres se djathte" fshihet deshira e Bashkesise Demokratike Kroate per t'u kthyer ne pushtet, per cka i duhet ndihma e "liberaleve" dhe "fshatareve". Kisha tashme e ka bere te sajen - por nuk deshiron te jete potezi i fundit i kesaj lidhjeje. Problemi qendron aty se gjithe kleriket nuk e kane kuptuar se gjithe konstruktimi i shtetit i bere ne kohen e Tugjmanit, ne pjesen joideologjike - ne ekonomi dhe aspektin social - ishte pa themel dhe se reformat qe i ben kjo qeveri jane te ngjashme me ato qe duhet t'i beje secila qeveri. Nese kete e kupton Kisha, atehere duket sheshit se duan ta shohin ne pushtet grupimin djathtist, nacionalist qe e solli Kroacine ne gjendjen per te cilen do te meritonte kritikat e thena ne fillim te tekstit.

BORIS RASHETA