Mjeshtria e mbijeteses
Te gjitha rruget cojjne ne "Second Hand"
AIM, Sarajeve, 13.11.2001
Kur ne fund te viteve tetedhjeta ne Sarajeve u hap duqani i pare per rrobet e perdorura menjehere pas disa muajve iu vu dryri. Kishin shpresuar pronaret shume, por nuk kishte pasur kurfare interesimi. Qytetaret ndjeheshin te nencmuar prandaj nuk blenin garderobe te perdorur. Sot, objektet me te vizituara ne Sarajeve jane duqanet me rrobe te perdorura, ku cmimet nuk kalojne pese markeshin per asortiment. Nuk eshte shkak zgjimi i deshires per blerje te sendeve "unikate" qe do t'i kishin prone te perhershme, por pse njerezit nuk kane para. Vetesherbimet dhe qendrat e medha tregetare sikurse "Mercatori", per shumicen e qytetareve kane te njejtin tretman sikurse galerite e artit dhe kinemate, d.t.th. vende qe nuk vizitohen.
Artikujt elementare ushqimore mund te gjenden ne treg. Neper tezga gjenden te gjitha prodhimet e mundshme, me cmime tre here me te lira sesa neper duqane. Kjo fale asaj se ne treg kane mundur te hyjne permes kufirit te BeH, duke qene te "liruar" nga tatimi dhe taksat. Kriteri i vetem per shitje eshte cmimi, kurse "finesat" sikurse cilesia, prejardhja, ne eshte ne rregull malli apo jo, nuk luajne kurfare roli.
Gjate muajit gusht zyrtarisht rroga mesatare ne FBeH ishte 445 marka, nderkaq ekspertet e statistikes vleresuan se per gjerat themelore per jetese, per nje familje kateranetareshe, ne te njejtin muaj, duheshin 429 marka. Si cdo mesatare edhe kjo nuk do te thote shume ne praktike. Ketu bejne pjese te punesuarit ne shkolla dhe shendetesi, sepse administrata shteterore per punen e vet paguhet rreth 600 marka ne muaj. Nga ana tjeter, te punesuarit ne fabrikat qe punojne, ne rastin me te mire, mund te llogarisin ne 200 deri 300 marka, nese edhe ato i marrin. Shume larg perqindjes jane te punesuarit neper banka dhe institucione te ngjashme finansiare, ku rroga mesatare arrin deri ne 870 marka, kurse kategori e vecante jane ata qe kane fatin te punojne ne ndonje organizate nderkombetare, ku rroga mujore kryesisht varion ndermjet 1.500 dhe 2.500 marka. Megjithate persa kohe qe numri i organizatave te huajave zvogelohet per aq zvogelohet mundesia per pune per "lokalistet".
Beteja per ekzistence nga dita me dite behet gjithnje e me e veshtire, madje edhe per ata qe perfshihen ne mesataren statistikore. Edhe sikur t'u besonim atyre qe kane bere statistikat, se per gjera elementare per nje familje kateranetareshe duhen 429 marka, qe perafersisht eshte sa vlera e rroges mesatare, mbetet ceshtja se ku te gjenden parate per veshmbathje dhe gjera tjera. Ne perqindje, per nje banese dydhomeshe prej 60 metra katrore, duhet ndare 70 DM vetem per ngrohje dhe po aq edhe per rryme, njezet marka per uje, dhjete marka per perdorimin e hapesirave te perbashketa, sa jane shpenzimet edhe per telefon, nese jeni mjaft te kujdesshem. Pra, per keto gjera duhet ndare nga 180 ne muaj.
Nese nuk keni banesen tuaj, per qirane e baneses dydhomeshe duhet te ndani 400 marka tjera. Furnizimi me garderobe dhe veshmbathje eshte shpenzim shtese. Vetem per pantalona, kepuce, bluze dhe xhupe dimri, nese eshte fjala per teshat me te lira, duhet ndare 150 deri 200 marka. Gjerat shkollore dhe shpenzimet tjera per prinderit e gezuar do te kushtojne me se paku edhe 100 marka, qe do te thote se nese ke se paku dy femije ne shkolle investimi i pergjithshem eshte rreth 600 marka, qe do te thote nje rroge e gjysem nga rroga mesatare. Nje familjeje kateranetareshe per ushqim, mirembajtje, veshmbathje i duhen me se paku 800 marka per nje muaj, me kusht qe te kenaqin nevojat minimale ekzistenciale. Eshte e qarte se ne kete situate mundesia per te blere libra, gazeta, ndonje "shtese tjeter shpirterore", si dhe dalja ne restoran, ku dreka per nje person kushton 15 marka ose se paku per nje kafe, qe kushton nje marke, nuk eshte luksuz, por fantastike shkencore. Megjithate, misteri me i madh mbetet menyra se si mbijetojne pensionistet. Shumica e tyre per nje muaj marrin nga 120 dhe 180 marka, qe mund te paguajne vetem mirembajtjen kurse per ushqim dhe shtesat tjera duhet te gjenden disi. Sekendejmi nuk eshte befasi pse secilen jave nga nje pensionist i jep fund vuajtjes se kesaj bote duke bere vetevrasje.
Nje familje mesatare, qe sipas statistikave mund te konkludohet se nuk jetojne shume keq, si e tille ekziston vetem ne raportet e perpiluesve te statistikave. Ne numrat e tyre nuk ka pergjigje se si do te mbijetojne 267 mije te papunesuarit ne FBeH dhe familjet e tyre dhe tridhjete mije "punetoret ne pritje", shumica e te cileve kane marre rrogen e fundit ne fillim te vitit 1992. Lajmi i keq per te gjithe qytetaret me siguri do te jete edhe me i keq. Analistet dhe institucionet nderkombetare finansiare pohoje se edhe rrogat ekzistuese realisht jane shume te larta, gjegjesisht se nuk ka mbulese me prodhimtari dhe produktivitet. Shoku postprivatizues do te thote debime te reja nga puna dhe renie te standardit jetesor edhe ashtu te ulet. Kujtesa per "koherat e mira te kaluara" eshte karakteristike e gjithe vendeve ne tranzicion, kurse specifike per BeH eshte se qytetaret, shikuar nga perspektiva e tanishme, si "kohera te mira" i shohin dy-tre vitet e kaluara derisa ende arrinin qindra milione dollare si ndihme nga bashkesia nderkombetare per rindertimin e BeH. Elita e pakte ekonomike mbase do te permiresoje perqindjen statistikore, por nuk do ta zgjidh problemin e tensioneve sociale dhe barkut bosh, sepse numri i lypsave neper rruge shtohet shume me shpejte se sa numri i "audive" dhe "mercedesave" te shpejte, kurse klasa e mesme ne BeH ka humbur ne vorbullen e luftes dhe mjegullen e tranzicionit.
TANJA IVANOVA