100 dite bredhje

Sofia Nov 17, 2001

Qeveria e Levizjes Nacionale Simeoni i Dyte (NDSV) ka bere pak pune pergjate tre muajve sa eshte ne pushtet.

AIM Sofje, 10.11.2001.

Kur para 100 ditesh qeveria e Simeon Sakskoburgotskit beri betimin ne Parlament, bullgaret shpresuan se premtimet parazgjedhore do te beheshin realitet, se jeta e tyre do te permiresohej, kurse ekonomia do te gjallerohej. Megjithate, asgje nga kjo. Ministrat ne qeveri bene nje seri gafesh sa krijuan pershtypjen se ne kabinetin e mbretit Simeon mbizoteron fshesa. Kjo ka rezultuar me humbjen e 100 diteve mjaft te rendesishme, nderkohe qe Simeoni dhe ministrat e tij humben besimin te nje pjese e madhe e zgjedhesve.

Nje nga shkaqet qe krijoi kaos te metejshem ne qeverisjen e shtetit eshte shfrytezimi i 100 diteve te para nga ana e ministrave qe te njiheshin me situaten reale ne shtet. Kete ishte dashur ta benin para se te hynin ne pushtet. P.sh. ministri i finansave Milen Velcev zbuloi se pushteti i kaluar ka lene nje zbrazetire ne buxhet me vlere prej 1,4 miliarde dollaresh.

Elita pushtetore ka treguar se nuk ka idene se nga duhet t'ia nis qe t'i realizoje qellimet qe ia ka parashtruar vetvetes. Cdo tentim i ministrave per te bere ndonje pune eshte duke perfunduar me gafe. U deshen paraqitje te ndryshme solistike per te demantuar mendimin e shprehur se qeveria nuk ndermerr asgje. Kjo, megjithate, rezultoi me gola te tjere ne porten e tyre dhe me nje kaos edhe me te madh. Rrethi i Simeonit u gjend keshtu ne nje situate te cuditshme - nese punohet dicka, perjeton humbje. Nese nuk ndermer ndonje aksion spektakular - e akuzojne per pasivitet.

Me shume gafe ka bere shefi i doganes Emil Dimitrov, i cili sikurse "fluturuesi" Holandanin, trondit vendin duke debuar vazhdimisht nepunesit dhe shefat e sherbimit doganor. I prire nga ideja per te shkaterruar korrupcionin dhe kontrabanden ne dogane, i njohuri si ReviZor ka krijuar kaos te pergjithshem. Tashme nuk dihet kush se cka eshte ne dogane, me c'rast te hyrat doganore kane rene drastikisht. Populli argetohet me aksionet permanente ne kufi, kurse Emil Dimitrovi per pak sa nuk e burgosi edhe bashkepunetorin e tij me te afert ne udheheqesi. "Pres qe per 10 dite ReviZori ta burgos vetveten dhe gjithckaje t'i jape fund", tha, jo pa arsye, i akuzuari per korrupsion, sekretari kryesor i agjencise "Carina" Ilijan Matejev.

Deklaratat e shumta rreth politikes se ardhshme tatimore siperfaqesuan jokoordinimin e aksioneve te ministrave te caktuar. Pasi ishin shpallur ndryshimet ne politiken tatimore, u tregua se gjysma e masave te parapara nuk ishin diskutuar me ministrat tjere. Gjysma tjeter nuk ishte ne perputhje me kerkesat e FMN-se. Kurse gjithe keto nuk kane asgje te perbashket me premtimet parazgjedhore te Levizjes Nacionale te Simeonit te Dyte (NDSV).

Ministri i finansave Milen Velcev pervec se zbulon vrima ne buxhet dhe gjithnje ofron projekte per shtimin e taksave dhe akcizave, tregoi nje mungese totale orientimi persa i perket negociatave me FMN-ne. Ne fillim ai mbajti nje pozicion te forte persa u perket masave ekonomike per te ardhmen, kurse me vone ministri Velcev beri nje rrotullim per 180 shkalle dhe pranoi te gjitha kushtet e FMN-se ne emer te arritjes se marreveshjes se re. Ne realitet, ne njeqind ditet e para te kabinetit, ka arsye te shtrohet pyetja - kush e qeveris ne te vertete Bullgarine? Qeveria apo FMN-ja? Praktika tregon se pa marre parasyshe qellimet e kabineteve, ne fund te fundit ndodh ajo qe e thone ekspertet e fondit.

Kryeministri Sakskoburgotski e futi ne loje vigjilencen qe paralizoi pushtetin ekzekutiv. Praktikisht, me kalimin e kohes, veshtiresohet me kohen. Keshtu p.sh. formimet e ekipeve neper ministri morren me shume se dy muaj, kurse programi qeveritar u publikua ne prag te 100 diteve nga qeverisja e kabinetit. Propozim - ligjet qe iu dorezuan per shqyrtim parlamentit mund te numerohen me gishterinj te dores. Pasiviteti i te zgjedhurve te popullit solli deri te renia e shpejte e rejtingut te Simeonit. Gjate dy muajve te pare Parlamenti nuk miratoi asnje ligj te paramenduar, kurse dy amandamente serioze kishin te benin me ligjin per zgjedhjen e kryetarit dhe ligjin per mediume. Permes ketij te dytit deputetet e NDSV i mundesuan vetes te merrnin kontrollin mbi mediumet nacionale.

Mbase zhgenjimi me i madh jane aksionet e ashtuquajtura jupi qe kryeministri i kishte marre nga sajti londinez. Nga njera ane ata kuptuan se qeverisja me shtetin qe eshte ne krize nuk eshte ajo qe eshte shkruar ne librat e trashe. Duhej qe ministrat e rinj te adaptonin premtimet e medha me situaten jo aq optimiste ne vend. Ata qe pergjate tre muajve kishin per detyre t'i jepnin fund fundit sollen deri tek gabimi i madh teknik - ne vend se te pohonin se cila eshte gjendja ne shtet dhe pastaj te tregonin qellimet e tyre per ta riparuar gjendjen, ministrat fillimisht paraqiten programin e qeverisjes, pastaj u percaktuan per Librin e Bardhe mbi qeverisjen e Ivan Kostovit dhe ardhmerise se paqarte.

U deshmua se qeveritaret e rinj ishin te papergatitur edhe per lojerat politike. Fillimisht ata kishin zevendes te tyre perfaqesues te lobeve te ndryshme ekonomike. Pastaj nuk paten sukses ne realizimin e idese per shformimin e Agjencise per Privatizim. Ajo jo vetem qe mbeti, por ne udheheqesine e saj u lansuan njerez nga lobet tjere te NDSV. Kesaj duhet shtuar edhe ministrin e pasuksesshem Velcev.

U deshmua gjithashtu se edhe ministrat e tjere, pergjate tre muajve,gjithe sfondin e tyre e kishin te nderlidhur me tatimet dhe cmimet. Persa i perket cmimeve bullgari nuk ka arsye qe te jete i kenaqur me qeverine. Ne vend te permiresimit te jetes (se paku pergjate 800 diteve) ata i befasuan qytetaret me shtrenjtimin e cmimit te rrymes dhe nxemjes. Ministri i puneve te brendshme Georgi Petkanov ne teresi ia ka leshuar pushtetin sekretarit te tij kryesor Bojko Borisov, shefit te dikurshem te firmes se njohur per sigurim, qe luan rolin e nje polici te mire ne kabinet, por realisht nuk eshte shenuar renia reale e kriminalitetit. Ministri i jashtem Solomon Pasi e ka cilesuar si te suksesshem aktivitetin e tij, por aktiviteti i tij shenon vetem per mbledhjen e disa krandeve ne oborrin ministror. Koleget tjere te tij ende zbulojne dallaveret e paraardhesve te tyre rreth porosive, konkurseve dhe licitacioneve, kurse shikuar realisht ende nuk kane filluar me pune.

Kabineti i Simeon Sakskoburgotskit pergjate 100 diteve nuk e beri te qarte se a eshte ne gjendje ta drejtoje vendit drejt drejtimin e deshiruar, a jane te gatshem ministrat e saj te bejne veprimet gjegjese apo gjithe kualiteti i tyre eshte vetem nje entuziazem lakuriq. E vetmja gje e sigurte eshte se nuk jane te korruptuar si paraardhesit. Kjo nuk i ben automatikisht me te mire, as te ardhmen e Bullgarise me terheqese.

GEORGI FILIPOV