Hapi i parafundit
Ne kreun e listes se firmave ku qytetaret malazez deri tani kane investuar kupona jane prodhuesit e pijeve alkoolike. Shumica mendojne se vetem kjo industri malazeze nuk mund te shkoje ne shkaterrim.
AIM Podgorice, 10.11. 2001
Privatizimi masovik i kupona (PMK) ne Mal te Zi eshte ne fazen perfundimtare. Pronaret e kuponave qe nuk e kane shfrytezuar te drejten t'ua transmetojne anetareve te familjes ose fondeve privatizuese munden qe deri me 5 dhjetor ne sportelet e Entit per llogari dhe pagese (Sherbimi i dikurshem i librave shoqeror) te investojne kuponat ne njeren nga 221 firmat per programin PMK.
Ne ditet e para te audicionit kete te drejte e kane shfrytezuar 840 pronare te aksioneve te cilet pikat privatizuese i kane investuar ne 100 firma. Me se shumti interesim ka pasur per aksionet e "Telekomit te Malit te Zi", "Jugopetrolit" nga Kotori, Anijendertueses ne Bijelo, "Plantazhit" te Podgorices, "Elektroprivreda" etj... Interesim pati per Luku Barin, Xeheroren e boksitit ne Nikshic, "Zetatrans", "Trebjes" etj.
Rregullorja e Qeverise se Malit te Zi, me te cilen rregullohet procesi i PMK, parashesh ndarjen e gjithsejt pese mije kuponave, qe mund te ndahen ne pese firma me cka shuma e pergjithshme duhet te jete e pjesetuar me
Nepunesit shteteror per organizimin dhe kontrollin e procesit te PMK-se edhe metej "u kujtojne" qytetareve se aksionet e tyre mund t'i investojne ne njeren nga gjashte fondet investuese qe deri tani kane arritur te grumbullonin kuponat e duhur (50 milion pike kupona) duke mgelur keshtu ne procesin e PMK-se.
Sipas kendveshtrimit te tyre eshte "investuar drejt" vetem ai aksion qe perfundon ne fonde. Keshtu nenkryetari i Keshillit Qeveritar per Privatizim Veselin Vukotic ne "Onogost" u sugjeroi direkt qytetareve qe aksionet t'i investojne ne fondet privatizuese - edhe pse "keshilla" te ketilla ndalohen te behen nga nepunesit qeveritare te inkuadruar ne procesin e privatizimit masiv te kuponave (PMK).
Roli simpatizues i shtetit eshte i kuptueshem kur kemi parasyshe se vetem fondet privatizuese do te jene ne gjendje te investojne te holla ne firmat aksionet e te cilave i marrin. Por, qindra qytetare malazeze nuk kane te holla te mjaftueshme as per nje ekzistence te thjeshte. Prandaj nuk vjen parasyshe kapitalizimi dhe investimi eventual ne stimulimin e prodhimtarise se firmave prej nga i marrin kuponat per privatizim.
Kete e vertetojne edhe ditet e para te audicionit. Qe tani eshte evidentuar se numri i madh i aksioneve do te perfundojne ne firmat e medha infrastrukturore, ne firmat qe nuk kane probleme serioze me punesimin. Ne kete liste bejne pjese: "Telekomi", "Elektroprivreda", "Luka Bar"...
Nga ana tjeter, dobia e shtetit nga investimet eventuale eshte e qarte - ringjallja e prodhimtarise dhe angazhimi i nje pjese te punetoreve te papunesuar - pushteti shpejt do te mund te menjanonte nje pjese te problemeve ekzistuese sociale qe rriten nga dita me dite. Shumica nga 20 mije te punesuar zyrtarisht, qe me shume se nje vit nuk kane marre te ardhura, jane te punesuar ne firmat aksionet e te cilave i jane ofruar procesit te PMK-se.
Shkaku se shume investues te aksioneve jane ne plan te dyte, eshte premtuar edukim dhe informim per gjendjen e firmave te listes se PMK-se, disa prej te cilave jane te dukshme vetem permes emblemes.Per propozimet eventuale - per kombinacionet e firmave ku duhet te investohen aksionet, te konsideruara si rrezik i vogel, i mesem apo i larte, nuk ka asnje fjale.
E gjithe kjo tregon interesimin e investuesve ne fondet privatizuese. Kuponat deri tani u jane ndare me shume se 210 mije qytetareve te Malit te Zi. Me se shumti investues (me shume se 64 mije) ka ne Fondin HLT, kurse pasojne: Euro fond, Atlas - mont, Trend, Moneta dhe MIG. Edhe ketu ka tendenca - pronaret e aksioneve me se shumti besim paten ndaj fondeve ku ne mesin e themeluesve kishte edhe firma dhe banka te njohura nga hapesira e Malit te Zi. Kompanite sllovene, gjermane dhe ruse, qe deshiruan te inkuadroheshin ne procesin e PMK-se ne Mal te Zi, kishin shume me teper probleme per te grumbulluar pike te mjaftueshme, qe nuk shkojne ne favor te Balkan Investment Fond-it ku dominoi kapitali rus.
Pervecse i kane investuar ne fonde, malazezet mund t'ua transmetojne kuponat anetareve te familjes. Duke iu permbajtur motos "halli im u pengon te tjereve", kete e kane bere me shume se 61 mije qytetare.
Ne njefare menyre ky lloj i procesit ne PMK-se ka perfshire me shume se 65 perqind e banoreve te rritur te Malit te Zi qe, me fillimin e procesit te privatizimit, fituan kuponat privatizues.
Deri ne perfundim te audicionit, me 5 dhjetor, kete me siguri do ta bejne edhe pjesa tjeter e pronreve te kuponave privatizues. Pas kesaj, pason faza e mbledhjes se rezultateve (deri me 31 dhjetor) dhe ndarja e aksioneve (deri ne mars te vitit te kaluar). Atehere do te behet e qarte se kush dhe sa ka perfituar ne procesin masovik te privatizimit te aksioneve.
ZORAN RADULOVIQ