Shitjet ne hije te privatizimit
Ne Serbi gati nuk ekziston shtrese shoqerore qe nuk i frikesohet privatizimit, duke filluar nga punetoret, strukturat udheheqese, privatistet, e deri te pushteti. Shkaqet jane te ndryshme: punetoret dhe drejtoret kane frike se do te largohen nga vendet e punes, privatistet nga mosfunksionimi i shtetit juridik, Qeveria shkaku i mosinteresimit te investitoreve te huaj dhe frika nga shperberja e saj.
AIM, Beograd, 6.11.2001.
Ne shume gazeta lokale dhe te huaja jane botuar tenderat e pare per shitjen e disa fabrikave serbe, me cka praktikisht ka filluar fillimi i privatizimit sipas rregulloreve te reja te miratuara gjate pranveres se kaluar. "Privilegjin" per te qene "prijatare" per bleresit e jashtem e kishte fabrika e cimentos, e cila edhe pa investimet e jashtme ka patur mjaft sukses ne treg. Qeveria e Serbise ka bere kete zgjedhje me qellimin qe te vije deri te te hollat dhe te fillonte rimekembjen e invalideve ekonomik, te "mbytur" ne borxhe te medha dhe te zevendesonte teknologjine e vjeter, me qellim qe permes injeksionit finansiar te rriste cmimin shites dhe keshtu t'i shpetonte nga falimentimi.
Keto qellime te mira qe vijne nga Ministria e privatizimit nuk jane te mjaftueshme per te shmangur dyshimin dhe friken se procesi i privatizimit nuk do te behet procesi me i madh i vjedhjes. Rruga e deritanishme nga parrullat socialiste "fabrikat punetoreve" deri tek e reja "firmat kapitalisteve" permban nje doze te madhe te pasigurise, me se shumti nga shkaku se nuk jane shmangur rrethanat per keqperdorim te mundshem. Ekziston arsye serioze per frike te ketij lloji, sepse Serbia ben pjese ne listen e vendeve me te korruptuara ne bote. Ne ligj jane parapare mekanizma kontrollues, por njerezit nuk u besojne, kurse kontrolluesit konsiderohen sikur dhia qe duhet te ruaj shalqinin.
Frika nga privatizimi eshte aq shume e shprehur sa nuk ka asnje shtrese shoqerore qe nuk e sheh me neveri gjithe operacionin , i cili ne thelb eshte politik edhe pse paraqitet se i takon sferes ekonomike. Per te punesuarit thuhet se pa asnje konkurence bejne pjese ne vendin e pare te "top listes" te te frikesuarve. Me se shumti nga shkaku se privatizimi hap mundesine e largimit nga vendet e punes, kurse si te ketille jane me shume se gjysem milioni. Edhe pse sipas ligjit te punesuarve u takon 30 perqind e vleres se firmes, nuk perjashtohet qe nga pronaret te debohen, kurse aksionet e tyre te jene vetem nje lloj lotarie, nga shkaku se eshte e paqarte se cka do te bej pronari me fabriken.
Te te punesuarit ekziston frike edhe persa i perket qendrimit te Qeverise republikane, gjegjesisht nese ajo do te insistoje qe privatizimi te behet publikisht ose do tu nenshtrohet presioneve te jashtme per te arritur marreveshje qe do te ishin te fshehta, sic ndodh zakonisht ne bote. Shkaku i keqperdorimit te gjithckaje qe behet fshehtas ne Serbi gjerat shikohen me dyshim te madh, aq me shume kur Qeveria nuk ka arritur besimin e nevojshem, pa marre parasyshe premtimet qe per cdo dite plasohen neper mediume. Per mosbesim ekzistojne dy shkaqe. E para se Qeveria u hyri reformave pa nje marreveshje paraprake sociale, kurse shkaku tjeter ka te beje me ministrin e privatizimit Aleksandar Vlahovic,i cili para se te ulej ne kolltukun e ministrit kishte punuar per firmen "Diloit i Tu?", qe tani paraqitet si konsultante kryesore ne shitjen e e fabrikes se cimentos.
Edhe pse konsiderohet se cmimi i privatizimit me shume do te paguhet nga punetoret, frika ekziston edhe tek strukturat udheheqese, para se gjithash te drejtoret. Pronari i ardhshem nuk do te kete mirekuptim per paaftesine e tyre. Punesimi i pasuksesshem fshihet pas lojalitetit politik dhe me se shpeshti justifikohet permes rrethanave sociale, kurse pushteti ka bere stimulime finansiare vetem qe te ruhej paqa sociale. Ekziston bindja se strukturat e paafta te menaxhimit do te goditen te parat, kurse drejtoret mund te behen teprice teknologjike para punetoreve ose se bashku me ta.
Frika se si do te zhvillohet procesi i privatizimit ekziston edhe te privatistet, qe jane kandidate kryesor per blerjen e prones shoqerore. Kjo frike eshte shumedimensionale. Pronaret lokal te kapitalit ende kane frike te paraqiten si bleres sepse druajne se do tu parashtrohet pyetja sesi erdhen deri te parate, vecmas pas miratimit te ligjit mbi ekstraprofitin qe pengon disa te pasur serb te futen ne kete proces. Per kete shkak paramendohet se vala e pare e privatizimit do te kaloje pa to ose do te gjendet "dera tjeter" - blerja e aksioneve nga nje dore tjeter.
Biznesmenet kane frike gjithashtu se Serbia ende nuk eshte bere shtet juridik, prandaj privatizimin e shohin si nje rrezik. Pasigurine juridike e shtoi edhe vete pushteti qe beri presion ndaj gjyqit. Ne Serbi ka filluar te funksionoje nje "makineri" e tere per pastrimin brenda gjyqeve, por fushata nuk krijon besim te mjaftueshem se praktika do te ndryshoje ne themel. Madje edhe kryetari i shtetit federal Vojislav Koshtunica vuri re se gjykata nuk do te jete e cliruar nga korrupsioni edhe sikur te degjueshmit e regjimit te kaluar zevendesohen me anetare te pushtetit te tanishem. Keto dhe paralajmerime tjera jane pasoje e ballafaqimit me faktin se partite ne pushtet nuk hezitojne qe te perzihen ne punet qe nuk jane ne kompetencat e tyre.
Privatistet lokal me dhimbje e shohin mungesen e prones shoqerore dhe shteterore qe paraqet nje burim te pashtershem per tu pasuruar. Praktika e deritanishme ka treguar se me se miri kane kaluar ata biznesmene qe kane bashkepunuar me firmat shoqerore dhe shteterore prej te cilave gjerat i kane blere me lire, kurse mallin e tyre e kane shitur me cmime shume te larta. Ne raste te vecanta sektori privat dhe shoqeror ka qene aq afer ishte veshtire te caktoje kufirin ndares. Me shuarjen e firmave shoqerore shume privatiste kane mjaft arsye qe te jene te shqetesuar per suksesin e biznesit ne firmat e tyre.
Nga privatizimi frikesohet edhe perberja e tanishme e Qeverise se Serbise. Nga suksesi i ketij "operacioni" varet edhe ekzistenca e saj. Perkunder faktit se Serbia ne aspektin ekonomik mbahet ne kembe duke iu falemnderuar donacioneve, ndihma nga jashte nuk eshte as per se afer asaj qe e kerkon nevoja. U harxhuan premtimet per dhenien e ndihmave per rimekembjen e prodhimit, prandaj gjithcka varet nga shitja e firmave te vendit. Mungon interesimi i pritur i investitoreve te huaj per fabrikat vendore, kurse pa keto investime Qeveria nuk do te kete mjetet e nevojshme finansiare per zhvillim ekonomik me cka shtohet mundesia per pakenaqesi sociale dhe metamorfizimi i konfliktit te heshtur social ne nje reagim te ashper te popullates. Anketat tregojne se shkaku i kushteve te veshtira jetesore vazhdimisht eshte duke u rritur mosdurimi dhe per cdo dite eshte duke humbur besimi ndaj pushtetit.
RATOMIR PETKOVIQ