Diplomacia e dyfishte mbi zgjedhjet ne Shqiperi
AIM Tirana, 08.11. 2001
U deshen disa qindra vezhgues dhe nepunes te organizatave te ODHIR-it dhe te OSBE-se si dhe me shume se njeqind dite qe te perfundonte ankthi i pritjes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve parlamentare, te zhvilluara ne Shqiperi gjate muajve qershor, korrik dhe gusht te ketij viti. Ankth qe kishte shqetesuar politikanet qeverises, por dhe ata te opozites, te cilet e prisnin raportin e vezhguesve nderkombetare si shprese shpetimi. Po pse u desh kaq kohe qe kjo "ushtri" e tere diplomatesh dhe nepunesish te huaj te jepnin kete perfundim? Eshte e natyrshme qe rendesia e tij do te ishte me e madhe nese nuk do te kishim pritur kaq shume kohe. Tashme zhvillimet politike ne vend kane ndryshuar dhe probleme te reja jane shfaqur, ndaj do te ishte me me vend qe perfundimet e vezhguesve nderkombetare per zgjedhjet e tejzgjatura shqiptare te jepeshin shume me shpejt.
Ne vleresimet e nderkombetareve u vu re nje linje e dyfishte. Nga njera ane Bashkimi Evropian dhe nga ana tjeter organizatat e OSBE-se dhe te ODHIR-it. Qendrimi i kryetares se delegacionit te Marredhenieve te Bashkimit Evropian me Evropen Juglindore Doris Pack ishte shume me teper kritik. "Do te ishte mire qe pozita te pranonte manipulimet ne zgjedhjet e pergjithshme, t'i jepte fund kesaj situate dhe te kerkonte ndjese", theksoi ajo ne nje konferencen shtypi ne Tirane. Gjithashtu Pack sugjeroi nje tryeze te rrumbullaket pozite-opozite, e dobishme qe koalicioni opozitar "Bashkimi per Fitore" te fillonte jeten parlamentare. Theksi i kritikave te saj qendronte sidomos ne zonen '60-te, ku manipulimet ishin jo vetem te dukshme, por edhe te bera me prepotence politike. "Nje perseritje e zgjedhjeve ne kete zone, nuk do te jepte rezultat, tashme qe letrat jane zbuluar", u shpreh Pack.
Me "diplomatike" ne vleresimet e tyre ishin organizatat e OSBE-se dhe te ODHIR-it, te cilat paraqiten edhe raportin zyrtar mbi zhvillimin e zgjedhjeve te fundit ne Shqiperi. Cfare u tha ne kete raportin perfundimtar?
Ne 64 faqe teper te lodhshme per t'u permbledhur, sterhollohen mendime, gjykime dhe vleresime mbi procesin zgjedhor. Theksohet qarte se " zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 jane perparim", pra ato njihen nderkombetarisht, duke ruajtur status quo-ne politike te ketyre muajve te fundit. Raporti flet njekohesisht edhe per parregullsi te procesit, te cilat jane shfaqur ne disa nga treguesit kryesore te ketij procesi, i cili cilesohej si i "tejzgjatur, konfliktual, i pasigurt dhe i fragmentuar pasi u deshen pese raunde votimesh per te perfunduar".
Kritikat nuk mbesin ketu, por vazhdojne edhe ne shume aspekte te tjera qe karakterizonin zgjedhjet, sidomos lidhur me gjykatat dhe vendimet e tyre ne lidhje me ankesat e shumta qe ishin paraqitur nga partite kryesore. Sipas raportit, vendimet e gjykates "nuk paten transparence gjate seancave te gjykimit, te cilat ishin ne shume raste problematike, duke arritur deri aty sa dokumentacioni perkates te mos u dorezohej vezhguesve nderkombetare".
Verejtjet arrijne edhe ne raste me banale si hedhja e disa fleteve te votimit prej nje personi te vetem, mungesa e fshehtesise gjate votimit, nderhyrja e partive ne komisionet zgjedhore, numerimi i votave qe cilesohet si i pakenaqshem, mungesa e saktesise ne listat e votuesve si dhe fakte te tjera. Pas ketyre verejtjeve, po t'u shtojme edhe ato qe i referohen Zones 60, ku u verifikuan procesverbale te dyshimta dhe me origjine te paqarte si dhe verejtje te tjera si keto, nuk duhet shume per te kuptuar qe zgjedhjet e fundit elektorale kane patur nje pafundesi parregullsish, te cilat lene dyshime per rezultatin final te tyre.
Cfare nuk kuptohet ne kete raport eshte fakti se pse OSBE-ja dhe ODIHR-i, pasi kane shpalosur ne faqe te tera, ne menyre konkrete dhe bindese te gjitha keto probleme i kane quajtur zgjedhjet "progres"? E vetmja gje qe nderkombetaret nuk kane ditur te shpjegojne eshte pikerisht ky "progres".
Edhe dicka tjeter. Cfare nevojitej me teper se parregullsite qe u vune re ne te gjitha aspektet e procesit zgjedhor, qe nga lista e votuesve deri tek Gjykata Kushtetuese, per t'i cilesuar ato si nje perparim? Kjo ndodh kur lista e verejtjeve te vezhguesve nderkombetare ia kalon asaj te partive opozitare. Atehere cfare fshihet pas ketij perparimi?
Nuk eshte e veshtire te kuptohet se vezhguesit nderkombetare perdorin standarte te dyfishta, ose me sakte standarte vetem per Shqiperine. Ndoshta "suksesi" qendron ne faktin se njerezit nuk u pane te te rrembenin kallashnikovet dhe te perdornin tankset gjate votimit. Mjafton qe nuk ndodhi nje skenar i tille, pa problemet le te ishin me qindra. Ajo qe i intereson me teper diplomacise eshte mos shperthimi i nje konflikti dhe ruajtja e nje rregulli te rendit. Flitet per parregullsi, per te mos thene mashtrime, por kjo eshte nje ceshtje semantike.
Po si do reagonte Evropa nese "parregullsite" do te kishin ndodhur ne Danimarke apo ne Austri? A do te konsideroheshin si "perparim"? Do te ishte e kote t'i pergjigjeshe nje pyetjeje te tille, por do te ishte shume e rendesishme te kujtojme se edhe Shqiperia, te patken gjeografikisht ben pjese ne Evrope dhe duhet trajtuar si nje vend i tille.
Fakti qe OHDIR ne raportin perfundimtar e modifikoi vleresimin per zgjedhjet ishte nje hap perpara, por ka te ngjare nje hap i pamjaftueshem.
ARJAN KONOMI