Forsimi i Jugosllavise
Ne rast se ne Serbi ndryshimet pozitive jane transparente, per aq do te forcohet ideja per shtetin e perbashket, perkunder romantikes nacionale dhe thirrjes ne te kaluaren e lavdishme. Ne te kunderten, ne rast se qytetaret e Malit te Zi vleresojne se nuk mund te shpresojne ne asgje te mire nga veriu, ideja e pavaresise do te jete gjithnje e me dominante, perkunder thirrjes ne vellazerine shekullore.
AIM Beograd, 2.11.2001.
Ju duhej me pak se tre ore negocuesve nga Serbia dhe Mali i Zi qe te pajtoheshin rreth asaj qe nuk mund te pajtoheshin. Kryetari i RFJ-se Vojislav Koshtunica, kryetari i qeverise se Serbise Zoran Gjingjic dhe nenkryetari i qeverise federale Miroljub Labus - ne njeren ane dhe kryetari i Malit te Zi Milo Gjukanovici dhe kryeministri malazez Filip Vujanovici - ne anen tjeter, konkluduan me 26 tetor ne Pallatin Presidencial se kane qendrime te kunderta persa i perket te ardhmes se RFJ-se. Shkurt: sipas Gjukanoviqit dhe Vujanovicit, e vetmja zgjidhje eshte pavaresia e Malit te Zi dhe Serbise; sipas Koshtunices, me asistence te Gjingjiqit dhe Labusit, ruajtja dhe ridefinimi i shtetit federal. Cka do te ndodhe dhe ne c'drejtim do te levizin gjerat - sic u pajtuan bashkebiseduesit - do te shihet ne referendumin ne kete republike te vogel.
"Ne Mal te Zi ekzistojne dilema rreth ekzistences se Malit te Zi qe kane krijuar ndarje, por keto nuk ekzistojne ne Serbi", tha Koshtunica para gazetareve ne perfundim te seances. "Mendoj se ate qe e krijuam gjate viteve te kaluara, e drejta e monetes vetanake, regjimin e jashtem, politika doganore, politiken e jashtme autonome dhe te sigurise, duhet t'i ruajme", deklaroi Gjukanoviqi.
Ne shikim te pare gjerat duken te thjeshta. Partia Demokratike e Socialisteve te Gjukanoviqit (PDS) tani duhet te merret vesh me Partine Popullore Socialiste (PPS) ne opozite te Predrag Bulatovicit rreth organizimit te referendumit dhe ceshtjeve te referendumit, duke u marre vesh edhe me OESB-ne, qe qytetaret e Malit te Zi diku kah pranvera qetesisht te percaktohen a jane per pavaresi te republikes se vet apo jo. Sido qe te ndodhe kjo mund te jete e pranueshme per mbartesit e dy opcioneve; Serbia dhe bashkesia nderkombetare do te respektojne vullnetit e shumices.
Por shumecka ne keto hapesira nuk jane ashtu sic duken. Te shkohet me rradhe. Fundament dhe perkrahes i idese per pavaresine e Malit te Zi eshte Lidhja Liberale e Malit te Zi: nga 1990 deri 2001 kjo parti ka pasur ndermjet shtate deri 12 perqind te perkrahjes se votuesve. Gjukanoviqi iu afrua ketij opcioni ne fillimvitin e 1997-tes, pasi kishte vleresuaar se regjimi i Slobodan Milosheviqit eshte pa te ardhme. Eshte fakt se PDS atehere angazhohej per ridefinim te raporteve ne federate; eshte fakt se Podgorica zyrtare gjate tre viteve nga dita me dite gjithnje e me teper eshte ndare nga RF e Jugosllavise. Ky aktivitet kishte mirekuptim si tek bashkesia nderkombetare gjithashtu edhe tek opozita demokratike serbe - Politika e Millosheviqit sikur arsyetoi te gjitha format e luftes kunder saj. Pas pese tetorit erdhi si rrufe angazhimi i Podgorices per pavaresi, gjegjesisht mosinteresimi per cfaredofare ridefinimi te raporteve te Serbise dhe Malit te Zi. Shkaqet per kete jane te shumta. Disa potencojne se kur Gjukanoviqi deshironte te vinte ne pushtet ishte njeri nga mbartesit e "revolucionit millosheviqian antiburokratik" ne Mal te Zi.
Por, ne Mal te Zi per dallim nga ish-republikat jugosllave nuk ka dy te tretat qe perkrahin pavresine. PPS ishte ndarje e PDS-se se dikurshme te bashkuar, kurse duke u angazhuar per Jugosllavine, ne fakt angazhohej thellesisht edhe per Millosheviqin. Nga ish- kryetari i RFJ-se Bulatovici dhe te tjeret hoqen dore menjehere pas renies se tyre dhe hyren ne qeverine federale me Opoziten Demokratike te Serbise (ODS). Zgjedhjet parlamentare republikane ne prill te ketij viti krijuan nje kthese te rendesishme - PDS-ja ishte e detyruar te formonte qeverine e pakices ku i dha perkrahje Lidhja Liberale e Malit te Zi. PPS-ja eshte ne gjendje qe te bllokoje te gjitha iniciativat qe kane per qellim pavaresine, kryesisht duke u thirrur ne proceduren kushtetuese. Ne Parlamentin malazez duhet dy e treta per nderrime kushtetutare - vecmas kur eshte ne pyetje shpallja e referendumit dhe kur ne rend dite do te vinte verifikimi i rezultateve. Shumicen nuk e ka as PDS as PPS, madje as ne zgjedhjet e perseritura eventuale nuk do te mund ta arrinin.
Ajo qe dihet me siguri eshte ne Mal te Zi fillon periudha e tensioneve te medha ku nuk do te zgjidhen mjetet. Sepse ne ceshtjen e pavaresise qendron edhe ceshtja e pushtetit. Shteti federal edhe ashtu nuk ka mekanizma te veproje per kete qe e permendem. "Nese nuk vjen deri tek zgjidhja demokratike dhe legale ne Mal te Zi, organet federale nuk do te mbajne pergjegjesi", thote Slobodan Samarxhic, keshilltar i kryetarit te RF te Jugoslavise. "Nuk do te perzihen drejtperdrejte ne konfrontimet dhe kontestet eventuale ne kete republike, por do t'ia bejne te qarte bashkesise nderkombetare se nuk eshte respektuar asnje hap qofte kushtetues apo demokratik dhe se pergjegjesine duhet ta mbaje ai qe ka thyer rregullat e referendumit demokratik dhe kushtetuten e Malit te Zi".
Cka pason?
Ceshtja e pavaresise apo mbetjes ne RF te Jugosllavise, ka absorbuar gjithe jeten politike malazeze. PDS retoriken e saj reformuese e ka perqendruar ne kete drejtim - qe te jetohet me mire dhe ne menyre me cilesore, qe tranzicioni te jete i suksesshem, pavaresia eshte kushti kryesor. Vete Gjukanoviqi, ne kete kontekst, me te madhe thirret ne Njegoshin dhe Mbretin Nikolla duke thene se Mali i Zi duhet te degjoje mesazhin kryesor te dinastise se dikurshme - askend te mos e nencmoje dhe se nuk mund te jene te lire pa shtetin e vet. PPS nuk harron qe si arme kryesore te potencoje rrugen legale: "Ne asnje cast, kur eshte fjala per ndryshimin eventual te statusit te Malit te Zi, nuk do te heqim dore nga principet e respektimit te Kushtetutes se Malit te Zi dhe vullnetit te shumices se qytetareve te Malit te Zi", thote nenkryetari i PPS Srda Bozhovic.
Sado qe duket se "topi eshte ne oborrin malazez", Beogradi megjithate do te kete ndikim te madh ne ngjarjet ne Mal te Zi. Ne rast se ne Serbi ndryshimet pozitive jane transparente, per aq do te forcohet ideja per shtetin e perbashket, perkunder romantikes nacionale dhe thirrjes ne te kaluaren e lavdishme. Ne te kunderten, ne rast se qytetaret e Malit te Zi vleresojne se nuk mund te shpresojne ne asgje te mire nga veriu, ideja e pavaresise do te jete gjithnje e me dominante, perkunder thirrjes ne vellazerine shekullore. Ekonomistet pohojne se ne Serbine dhe Malin e Zi te ndare gjerat nuk do te jene me mire se sa ne ne shtet te perbashket dhe se me RFJ me pare mund te vije deri te integrimi evropian. Realistet megjithate potencojne se konfliktet politike mund te fshijne gjithe keto perparesi... Dihet se mbijetesa e shtetit do te thote ridefinim, gjegjesisht nese nuk mbijeton atehere ka zgjedhje te reja dhe sjellje te Kushtetutes se re ne Serbi. Behet fjale per ngaterrim te kartave politike.
Gjithsesi se kur eshte ne pyetje pavaresia e Malit te Zi eshte e rendesishme qe te ruhet mendja e shendoshe dhe te pranohet se pas cfaredo lloj zgjidhjeje nuk do te pasoje dita e gjykimit. Kjo para se gjithash se Serbia - nese merren parasyshe vetem vleresimet publike emotive - eshte shume indiferente persa i perket statusit te ardhshem te Malit te Zi. E vetmja gje e rendesishme eshte se njefare vendimi duhet te sillet sa me shpejt. Labus, thote se ne mars te vitit te ardhshem do te vendoset per aranzhmanet e reja finansiare dhe se aspak nuk eshte e njejte nese do te ekzistoje RFJ- ja apo jo.
Filip Shvarm