Gara e parakohshme dhe e tensionuar presidenciale

Tirana Oct 31, 2001

AIM TIRANA, 30.10. 2001

Akoma pa e marre veten nga zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit, me te gjatat ne historine e saj, Shqiperia u fut ne nje gare tjeter, qe duket se do te jete po aq e lodheshme, ne mos me teper, se zgjedhjet parlamentare. Kryetari i Partise Socialiste, e cila drejton koalicionin qeverises ne vend, Fatos Nano, shpalli publikish me 18 tetor se ai do te jete kandidati i Partise se tij per zgjedhjet presidenciale, te cilat rregullisht duhet te zhvillohen ne parlamentin shqiptar ne korrik te vitit te ardheshem.

Deklarata personale dhe e njeaneshme per kandidim e kryetarit socialist pa u konsultuar dhe pa pyetur fare asnje nga forumet drejtuese te partise me te madhe ne vend, praktikisht inauguroi fushaten elektorale per zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne Shqiperi. Megjithese udheheqesit e tjere socialiste,te befasuar nga shpallja e kandidatures se Nanos, nxituan te deklarojne se partia nuk e ka hapur kete ceshtje dhe nuk do ta hape kete vit, e verteta eshte se Nano e ka inaguruar tashme nje gare te parakoheshme presidenciale, por kryesorja nje gare qe qysh tani eshte e tensionuar dhe drejtimet dhe reperkusionet e se ciles permbajne shume te panjohura dhe te papritura per jeten politike ne Shqiperi.

Eshte fakt se kryetari i partise me te madhe politike e ngriti menjehere temperaturen politike ne vend dhe kjo u manifestua ne disa drejtime. Ne Partine Socialiste rinisen menjehere tensionet e perplasjet, ku u ravijezuan menjehere ndarjet midis dy grupeve, grupit qe mbeshtet kandidaturen e kryetarit te partise dhe grupit me te madh, qe nuk eshte per kandidaturen e tij. Se cili eshte humori i institucioneve partiake e tregoi sekretari i pergjitheshem i PS Gramoz Ruci, i cili deklaroi se kjo nuk eshte koha per te diskutuar kandidaturat dhe ato do t'i vendosin forumet. Por po ashtu e forte duket vendosmeria e Nanos, i cili njoftimin per kandidim e shoqeroi edhe me nje seri te re sulmesh per krizen e thelle morale dhe korruptive ne PS.

Ne qarqet politike ne Tirane diskutohet shume se cilat mund te kene qene motivet qe e shtyne kryetarin e partise te hape nje beteje te re te madhe politike e cila do te kerkoje rreth nje vit. Disa e lidhin me motivet personale dhe krizen familjare te tij, pas shpalljes se divorcit me gruan me te cilen kishte jetuar tridhjete vjet per shkak te dashurise dhe marteses me nje vajze 20 vjec me te re. Ne favor te kesaj teze shkon fakti qe Fatos Nano shpalli ne te njejten nate kandidaturen e tij per president dhe divorcin nga bashkeshortja dhe martesen me gruan e re. Por nese ne pamjen e pare kjo mund te duket disi bindese, nuk eshte e mjafueshme per te shpjeguar arsyet e hapit te kryetarit socialist.

Levizja e tij ka te beje me shume me poziten e dobet aktuale politike te tij ne krye te parties, me me friken per humbjen e kontrollit mbi partine cka ka bere qe a ardhmja e tij politike te jete e paqarte, pasi ka gezuar nje pozite dominante per dhjete vjet me rradhe. Ambicja per poltronin e presidentit eshte beteja e tij e fundit e mbijeteses politike. Ne emer te kesaj ambicje ai ndertoi edhe strategjine problematike elektorale te PS ne zgjedhjet e fundit parlamentare, me lojen e paraqitjes se kandidateve socialiste si “te pavarur” dhe me futjen artificiale te disa partive te vogla aleate ne parlament. Por Nano e hap betejen kur ka humbur ne perpjekjet per t'i imponuar Komitetit te Pergjithshem drejtues te PS nje kryeminister tjeter me vend te Ilir Metes, i cili me fitoren te mbi dy te tretave te ketij komiteti, tregoi se ka forcuar kontrollin edhe mbi Partine Socialiste. Nano kerkon te fitoje kohen dhe shpalle luften politike pikerisht tani, sepse e di qe grupi i fuqishem kundershtar i tij ne PS, i grumbulluar rreth kryeministrit, eshte tani i perqendruar ne realizimin e programit qeveritar.

Momenti qe zgjodhi Nano nuk duket i rastesishem. Sapo eshte botuar raporti i ODIHR-it per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, ku pervec pranimit te zgjedhjeve ka shume verejtje, me te cilat do te duhet te merret Qeveria Meta. Nga ana tjeter opozita, me ne krye Partine Demokratike te ish presidentit Berisha, ka refuzuar te marre pjese ne parlamentin qe doli nga zgjedhjet e qershorit dhe po ben presione te forta mbi qeverine .

Nga ana tjeter Nano e ndermori hapin ne nje kohe kur komuniteti nderkombetar kishte bere nje levizje nga ato qe quhen “levizje ne tavoline” per t'i ofruar opozites alternativen e nje kandidati te saj per presidentin e ardheshem. Ky propozim, (i bere nje jave para shpalljes se Nanos), nga Doris Pack, kryetare e Komisionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, u duk si nje menyre per te kthyer opoziten ne parlament nga ana e faktorit nderkombetar, te cilit publikisht Berisha i kshte kerkuar “ndihme per te gjetur rrugen per t'u kthyer ne parlament”. Fill pas ofertes nderkombetare, dy figura karizmatike te se djathtes shqiptare si P.Arbnori ish kryetar i parlamentit dhe S.Godo ish kryetar i Partise Republikane bene te ditur gatishmerine e tyre per te marre postin presidencial. Mirepo keshilla nderkombetare linte jashte shanset e Fatos Nanos per president.

Dhe ne kohe qe dukej se ai ishte bllokuar ne qoshen e ringut, edhe nga partia e tij, edhe nga faktori nderkombetar, beri shpalljen e kandidatures per president. Ndonese eshte nje vendim individual, levizja e Nanos nuk mund te nenvleftesohet nga politika shqiptare. Ne fakt levizja ka qartazi eren dhe ngjyren e nje paralajmerimi. Vete kryetari i PS nuk ngurroi ta shpalle hapur kercenimin ndaj kundershtareve ne partine e vet, duke deklaruar se ai ka ne dore fuqine bllokuese dhe se “secila pale mund te bllokoje secilen pale”. Ky eshte nje paralajmerim per kundershtaret e tij ne parti qe ne eventualitetin e caktimit te nje kandidati tjeter, do te duhet te perballohen me fuqine bllokuese te votave te grupit te Nanos. Sepse qe te zgjidhet presidenti shqiptar, sipas Kushtetutes, ai duhet te marre tre te pestat e votave ne parlament dhe nese nuk i fiton ato ne kater votime rradhazi, shpallen zgjedhje te reja parlamentare. Ne nje forme apo tjeter, Nano kercenon me zgjedhje te reja parlamentare kundershtaret e tij ne parti dhe ketu ai bashkohet me kerkesat e PD se Berishes qe kerkon gjithashtu zgjedhje te reja.

Nano me levizjen e vet duket se detyroi te futet ne gare edhe presidentin aktual te Shqierise, Meidani, i cili deri tani duket se aspiron per nje mandat te dyte dhe ka siguruar edhe mbeshtetjen e nje grupi te fuqishem udheheqesish brenda PS. Nano ne menyre publike e skualifikoi ate, duke deklaruar se Meidani nuk perfaqeson maxhorancen socialiste. Dhe te nesermen e shpalljes se Nanos, Meidani nisi nje turne ne disa qytete te Shqiperise Juglindore, gje qe nuk e kishte bere ndonjehere ne keto kater vjet dhe kjo u cilesua nga vezhguesit e ketushem dhe si fillim praktik i fushates presidenciale edhe nga ana e tij.

Gara presidenciale e filluar ne menyre te parakoheshme dhe teper e tendosur, do ta lodhe politiken shqiptare per nje kohe per afro nje vit. Ajo pritet te acaroje marredheniet brenda Partise Socialiste, marredheniet ne koalicionin qeverises dhe me opoziten dhe ne pergjithesi mund te krijoje situata qe mund te shkojne drejt krizave parlamentare e kushtetuese. Gara presidenciale eshte beteja e fundit e kryetarit socialist dhe ai duket jo vetem i vendosur te luftoje per te me cdo menyre, por duket se eshte gati qe ne maratonen drejt fronit presidencial, te rrezikoje me ndergjegje edhe fitoren parlamentare te partise socialiste dhe qeverisjen e saj te tanishme.

ARJAN LEKA