E rrezikshme dhe e pasuksesshme

Podgorica Oct 25, 2001

U pa qartë se, pas vullnetit fillestar, lufta kundër lobit të kotrabandistëve të duhanit shënoi rënie të dukshme. Deri sa kryeministri Vujanoviq vërteton se problemi kryesor qëndron në organizimin e dobët të

tregut legal, nënkryetari i Qeverisë, Zharko Rakçeviq, në plan të parë thekson frikën nga hakmarrja e lobit të fuqishëm kotrabandist

AIM, Podgoricë, 21.10.2001

"Programi për zhdukjen e ekonomisë së zezë është konceptuar ashtu si duhet dhe do të korrë sukses në rast se zbatohet vazhdimisht", vërteton ministri malazez i tregëtisë, Ivan Raiçeviq. Megjithatë, tre muaj pasi Qeveria e Malit të Zi solli gjashtë rregulloret me emër të përbashkët - Program i masave të luftës kundër ekonomisë së zezë - tregu malazez nuk ka realizuar ndryshime të dukshme.

Qendrat shumëvjeçare për distribuimin ilegal të mallërave të importuara

Pazari i Kamionave në Podgoricë dhe tregu i vjetërsirave në Tuz - punojnë sikurse në " kohërat e vjetra dhe të mira" të krizës më të thellë. Me "shumicë" dhe me "pakicë" shitet: vaj, sheqer dhe miell, konzerva peshku dhe të mishrave të përpunuar ( në disa prej të cilave ende shihen qartë amblemet e organizatave humanitare nëpërmjet të të cilave kanë arritur në Mal të Zi), prodhime të mishit të thatë, kozmetikë e lirë e cilësisë së dyshimtë, edicione pirateske "bullgare" të hiteve të reja dhe të vjetra muzikore

Këtu janë edhe mallërat nga akcizat të cilat, sipas vlerësimeve të të autorizuarve, janë " preh" prioritar në fushatën e zhdukjes së ekonomisë së zezë. Në radhë të parë këtu është fjala për cigaret, alkoolin dhe kafenë. Aktualisht cigaret e importuara nuk gjenden në shitje legale. E ngjashme është situata edhe me shumicën e pijeve të përpunuara alkoolike të importit, të cilat mund të gjenden këto ditë në tregun e këtushëm.

Përpos kësaj, ministri i tregëtisë në Qeverinë e Malit të Zi, Ivan Raiçeviq, në deklaratën e tij për botimin "Monitor" shfaq optimizëm të dukshëm: "Kemi krijuar rrethana të cilat mundësojnë punë të vazhdueshme në zhdukjen e ekonomisë së zezë. Me rregulloren për transport tranzit të mallit nëpër Mal të Zi dhe me Rregulloren për shitjen në treg, këto veprimtari i kemi rregulluar në mënyrë relativisht të mirë. Kështu që tani një segment i rëndësishëm i ekonomisë së zezë është vendosur në normat e të drejtës ligjore, por paralelisht me këtë kemi përforcuar edhe kontrollin e inspekcionit dhe kontrollin e punës jashtligjore të qarkullimit të mallit të cilit nuk i dihet prejardhja. Sukseset fillestare janë inkurajuese "

Llogaria fillestare sipas së cilës Qeveria i hyri tërë këtij projekti vërteton se me paguarje të rregullt të obligimeve ndaj buxhetit republikan vetëm nga shitja e cigareve të jashtme mund të mblidhen të ardhura prej 40 - 60 milionë marka më shumë se deri tani.

Evidente është, ndërkaq, se pas vullnetit fillestar të luftës kundër lobit të kotrabandistëve të duhanit së shpejti aktiviteti shënoi rënie të dukshme.Magazet për shitjen e cigareve të importuara në mënyrë ilegale të periferisë së Podgoricës përsëri vazhdojnë punën. Në të vërtetë dyert e tyre tani nuk janë të hapura si dikur, mirëpo myshterinjtë e interesuar deri te malli i kërkuar mund të arrijnë pa shumë mund dhe frikë.

E ngjashme është situata edhe në qendrën e Podgoricës. Në trotuaret para shtëpisë së mallërave "Podgoriçanka" dhe librarisë "Kultura" në çdo kohë të ditës dhe natës mund të blihen edhe ato cigare të cilat ishin deficitare pas dallgës së parë të akcionit qeveritar për zhdukjen e ekonomisë së zezë si "kim" dhe "rotmans", për shembull. Shihet qartë se zinxhiri i furnizimit ilegal është i vendosur dhe stabilizuar përsëri edhe para syve të policisë dhe shërbimeve të tjera kontrolluese, të cilat kanë për detyrë që të pengojnë tregëtinë jolegale.

Suksesi i tyre i deritanishëm bazohet në atë që kanë larguar nga loja "përndarësit e pavarur" - ata që në punët e furnizimit ilegal të cigareve u futën pa mbështetjen e nevojshme të shërbimeve shtetrore. Grosistët e dalluar ilegalë në këtë kohë ruajtën mallin e tyre dhe zinxhirët e furnizimit dhe të përndarjes ilegale. Krahas tërë kësaj, siguruan kushte të shkëlqyeshme për të ngritur çmimet. Kështu edhe vetë statistika zyrtare

shënon se gjatë shtatorit prodhimet e duhanit dhe pijet janë shtrenjtuar për afër 15 përqind.

Përndryshe, deri tani në mënyrë legale askush nuk ka mundur të furnizojë

tregun malazez me kontingentin e nevojshëm të cigareve të jashtme. Në objektet e shitjes së duhanit të Kombinatit të Podgoricës pritet që, me gjasë, së shpejti të paraqiten cigaret e importuara nga Maqedonia, Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina. Deri tani nuk ka kurrfarë informatash lidhur me furnizimin me cigaret më kualitative (dhe më të shtrenjta) nga Perëndimi. E ngjashme është gjendja edhe në sektorin privat. Kah fundi i shtatorit në shtypin e pwrditshëm u paraqit një shpallje e ndërmarrjes podgoricase " Bar-kod", në të cilën paralajmërohej distribuimi i cigareve të jashtme dhe shpallja e ofertës për importuesit. Mirëpo, sipas njohurive të gazetës së përjavëshme "Monitor", ende nuk ka asgjë lidhur me shpalljet e sipërpërmendura.

Është interesante edhe ajo se as përfaqësuesit e pushtetit malazez dhe as importuesit dhe distribuesit e mundshëm të mallërave të akcizave nuk

dëshirojnë të japin shpjegime më të sakta se cilat janë, në të vërtetë, ato probleme të mëdha dhe të fshehta që ngadalësojnë realizimin e kësaj pune të leverdishme. "Për shkak të organizimit jo të mirë të importit të cigareve, nuk jemi në gjendje të sigurojmë asortimanin e tyre kualitativ", deklaroi jo fort moti kryeministri malazez, Filip Vujanoviq.

Kurse Zharko Rakçeviq, nënkryetar i Qeverisë i angazhuar me financat, përkundër Vujanoviq-it, vërteton se problemet themelore ndodhen diku tjetër. Ai thot:" Nuk do të kisha thënë se puna qëndron vetëm te javashllëku i njohur. Bëhet fjalë deridiku edhe për pasiguritë në mundësitë për shitjen e rregullt dhe frikën nga kanalet e organizuara dhe të sprovuara mirë të klaneve të fuqishme, të cilat ka kohë që mbajnë nën kontroll tregun e Malit të Zi. Për këto shkaqe lufta për legalizimin e importit të cigareve është e vështirë dhe e rrezikshme".

Në këtë mënyrë përsëri dhe jo vetëm në Mal të Zi tregimi për tranzitin dhe shitjen ilegale të prodhimeve të duhanit ka marrë përmasa politike. Sepse çdo ditë shihet më qartë se kotrabandistët më të mëdhenj punojnë nën mbrojtjen e politikanëve dhe policëve poashtu të mëdhenj. Dhe pas vlerësimeve të Rakçeviq-it ngelë e diskutueshme vetëm ajo vallë është në pyetje përfitimi i përbashkët ose frika e atyreve që janë të detyruar të ballafaqohen dhe përleshen me kotrabandistët.

Kësaj pyetjeje ende nuk i ka dhënë përgjigje askush. E tërë ajo që deri tani gazetarët malazezë patën mundësi të dëgjojnë nga bashkëbiseduesit e tyre përmblidhet në konstatimin e një bashkëbiseduesi dhe pronari të një ndërmarrjeje private se problemet lidhur me importin ilegal të duhanit dhe të alkoolit janë " të shumta dhe interesante, por se ende është heret për to të flitet haptas"!

ZORAN RADULLOVIQ