Vdekja ne dialize
AIM, Zagreb, 16.10.2001.
Të mërkurën pasdite në spitalet kroate vdiqën - pas hemodializës - tetë njerëz. Këtë fakt nuk e shënoi askush. Të sëmurët ndodheshin në Zagreb, Pulë, Dubrovnik dhe Pozhegë, mirëpo askush nuk konstatoi se bëhej fjalë për ngjarje që e lidhte një arësye e përbashkët. Ky fakt u konstatua mjaft vonë - në kohën kur më për njëzet e një njerëz nuk mund të gjehej shpëtim. Të gjithë vdiqën në rrethana të njëjta : më së shumti nja dy orë pas kryerjes së hemodializës; të gjithë ishin të sëmurë nga veshklat dhe merrnin hemodializën me ndihmën e filterëve të kompanisë multinacionale amerikane Baxter dhe pas marrjes së dializës, njerëzit dhanë frymën e fundit
Tragjedia më e madhe në kohë paqe në historinë e shëndetësisë kroate u zbulua të premten në mbrëmje, në ora njëzet e dhjetë minuta. Atëherë nga
Pozhega deri në Entin për shëndetësi popullore arriti lajmi për vdekjen e tre njerëzve; pesëdhjetë minuta më vonë për çdo gjë u lajmërua Ministria e shëndetësisë e cila dërgoi inspekcionin në Spitalin e përgjithshëm në Pozhegë dhe në Qendrën klinike spitalore të Zagrebit. Po atë natë arritën informatat edhe nga qendrat tjera. Radhitja e emrave të rinj shkaktonte frikë dhe tmerr, sepse numri zmadhohej nga ora në orë. Në mëngjesin e të shtunës u bë e njohur se në territorin e tërë Kroacisë kishin vdekur 12 vetë, në mënyrë që të dielën në mbrëmje të bëhej e qartë se njëzet e një vetë kishin vdekur për shkaqe të njëjta. Në QSK Rebro të Zagrebit vdiqën
pesë të dijalizuar. Në spitalin e përgjithshëm të zhupanisë së Pozhegës vdiqën katër vetë. Në Sektorin për dializë të Spitalit të përgjithshëm të Pulës vdiqën gjashtë njerëz. Në Spitalin e Përgjithshëm në Karllovci vdiqën tre vetë; në Rijekë dhe në Dubrovnik - nga dy pacientë.
Pas analizave të ekspertëve, në Ministrinë e shëndetësisë është konstatuar se shkaktar i tërë kësaj mund të jetë pikërisht përdorimi i filterëve të cilët i prodhon Baxter-i. Këto prodhime, në të vërtetë, gjatë muajit gusht në Spanjë - në mënyrë të njëjtë- kanë shkaktuar vdekjen e 12 të sëmurëve. Edhe pse rezultatet e hulumtimit nuk kishin treguar me siguri të plotë se shkaktar të vdekjes kishin qënë pikërisht ato filterë Baxter, ministria spanjole pas kësaj afere ato i nxorri nga përdorimi. Sipas informatave të cilat gazetarët kroatë i morën nga Qeveria, Pliva, pas vendimit për importin e dializatorëve, nga prodhuesi amerikan Baxter mori garancën se aparatet e saj nuk kishin kurrfarë lidhjeje me vdekjen e pacientëve në Spanjë. Në rast se kjo tregohet e vërtetë dhe në rast se hulumtimet tregojnë se këta dializatorë vërtetë kanë gabime serike, Baxter do të jetë i detyruar t'ua kompenzojë dëmin familjeve të të vdekurve. Por njëkohësisht shtrohet pyetja edhe për këtë gjigand financiar se vallë edhe vetë a do të ngelë gjallë, sepse sa dëmshpërblimet edhe pesha e skandalit do ta luhasë seriozisht pozitën e tij në tregun botëror.
Të dielën e kaluar ministresha kroate e shëndetësisë, Ana Stavleniq Rukavina, ofroi dorëheqjen e saj. Në çastin që po shkruajmë këtë shkrim ende nuk është e sigurtë se vallë kryeministri Raçan do të pranojë atë dorëheqje ose jo: kryetari i Saborit, Zllatko Tomçiq, deklaroi se nuk beson në ngeljen e saj të mëtejshme në funkcionin që ka. Kjo, ndërkaq, nuk është ajo më kryesorja dhe më e rëndësishmja. Më të rëndësishme janë përgjigjet në disa pyetje të tjera: çka në të vërtetë është ajo që shkaktoi këtë tragjedi që nuk mbahet mend, në çfarë mënyre dhe si do të mjekohen të sëmurët nga veshklat në Kroaci, çfarë do të tregojnë hetimet ( të cilat përveç MPB i zhvillon edhe Prokuroria shtetrore) gjegjësisht cilët do të bartin përgjegjësinë juridike, materiale dhe morale për këtë rast skandaloz.
Pliva në mënyrë energjike ka refuzuar përgjegjësinë për shkaktimin e vdekjes së pacientëve. "Të shtunën në ora nëntë në mëngjes nga Ministria e shëndetësisë morëm lajmin e parë se deri në atë çast në dializë kishin
vdekur dymbëdhjetë njerëz" deklaroi drejtori i Plivës, Zhelko Çoviq. " Me të shpejtë e mblodha Kryesinë për kriza, dhe gjatë 24 orëve të kaluara analizuam qindra mostra të materialeve tona që përdorim në hemodializë. Nuk konstatuam asnjë element i cili do të na paralajmëronte atë se me materialet tona, më së pari me solucionet për dializë, diçka nuk ishte në rregull." Çoviq deklaroi se Pliva disponon me lejen për shitjen e dializatorëve të Baxterit, gjegjësisht se nga ana e shoqatës ameriakne prodhimi vinte i paketuar hermetikisht dhe si i tillë nuk u nënshtrohej kontrollimeve të mëtejshme në vendin tonë.
Përfaqësuesit e Baxterit arritën në Kroaci që ditën e diel. Ata përjashtuan përgjegjësinë për këto ngjarje, duke deklaruar se aparatet e tyre kishin
kaluar nëpër testimet e nevojshme, gjegjësisht se nuk ishin shkaktarë të
vdekjeve. Reagimi i tyre duket i arësyeshëm, sepse pas rastit me Spanjën ata u gjetën në gjendje mjaft të vështirë. Pas vdekjes së dymbëdhjetë njerëzve në Madrid dhe Valencie, ministria spanjole e shëndetësisë parandaloi skandalin më të madh, sepse ministresha e shëndetësisë deklaroi se për vdekjen e spanjolëve nuk kishin qenë fajtorë dializatorët, porse uji i infektuar. Megjithkëtë, në Spanjë më vonë, në heshtje, dializatorët Baxter i nxorrën nga përdorimi - gjithësejt 460 aparate. Aparatet e këtillë më vonë pjesërisht i nxorrën nga përdorimi edhe në Finlandë dhe Greqi. Përpos kësaj, një numër i madh pacientësh, në Spanjë ngelën tepër të shqetësuar, sepse Baxter-i vazhdonte të bind qeverinë (spanjole) se si aparatet e tyre ishin pa kurrfarë të metash. Pas rastit kroat, ka gjasë që tëra dyshimet të eleminohen
Vdekja e të sëmurëve të veshklave shkaktoi tmerr dhe frikë në tërë Kroacinë. Qeveria kroate për të hënën në mëngjes thirri seancë të posaçme në të cilën do të duhej të mirrej qëndrim rreth kësaj fatkeqësie. Në fillim Ivica Raçan nuk e pranoi dorëheqjen e ministreshës së shëndetsisë. " Ekspertët kanë për detyrë të zbulojnë shkakun e fatkeqësisë dhe çfarë lidhjeje kanë me të filtrat" tha kryeministri. Te dorëheqja dhe sankcionet duhet të arrihet vetëm pas konstatimit konkret të fajit për rastin në fjalë, tha Raçan-i.
Ekspertët e Entit për medicinë gjyqësore dhe kriminalistikë në Zagreb, gjegjësisht ekspertët e MPB-it, kanë filluar me obdukcionin dhe analizën e mostrave të lëngjeve të trupave të pacientëve të vdekur. Deri tani nuk është e qartë se si nga pikëpamja juridike do të konstatohet përgjegjësia për këtë ngjarje. Pothuaj të gjithë të afërmit e të vdekurve kanë paralajmëruar fletëpaditjet në adresën e Ministrisë së shëndetësisë. Në rast se hetimet vërtetojnë se fajtor është Baxter-i, Amerikanët do të ballafaqohen me kërkesa për dëmshpërblime në qindra miliona. Shëndetësia kroate, pa marrë parasysh atë se si do të jetë fundi i kësaj ngjarjeje- ndodhet në një situatë tejet të vështirë, sepse për një periudhë relativisht të shkurtër kohore do të jetë e detyruar t'i zëvendësojë dializatorët Baxter-ë me ndihmën e të cilëve janë mjekuar një e katërta e të gjithë të sëmurëve të veshklave në Kroaci.
Fati i ministreshës së shëndetësisë në këtë aspekt është çështja më pak e rëndësishme, edhe pse partitë politike këtë fakt e kanë vendosur në vendin e parë. Sidomos kur dihet që edhe deri tani ishte e qartë se edhe në veprimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe tërë përbërjes shëndetsore shumë gjera ishin të dyshimta. Gjatë kësaj, sa për tani, në plan të dytë janë pyetjet e llojit se cilët janë përgjegjës në Kroaci për kontrollin e cilësisë dhe rregullshmërisë së ilaçrave dhe mjeteve të tjera ndihmëse medicinale, por dominojnë kërkesat për konstatimin dhe vërtetimin e përgjegjësisë së të gjithë atyreve të cilët në kuadrin e shëndetësisë kanë devijuar në informimin me kohë rreth rrezikut nga vdekja në të cilën u gjendën të gjithë të sëmurët të nënshtruar në hemodializë. Nuk mund të arësyetohet sidomos ajo që Ministria e shëndetësisë dhe Enti për shëndetësi lajmin për rrezikun potencial spitalit të Pulës ia kanë dërguar vetëm të shtunën në orët e pasditës dhe të mbrëmjes, edhe pse që të shtunën në mëngjes kishin konstatuar se dializatorët amerikanë ishin shkaktarë të mundshëm të vdekjes masovike të pacientëve në dializë. Në ndërkohë, nga dy grupet e pacientëve të cilët në Pulë i ishin shtruar dializës, gjashtë prej tyre së shpejti kishin vdekur. Por edhe pse ministresha e shëndetësisë thekson se si përbërja e përgjithshme shëndetsore kroate, sipas të gjithë gjasave, brenda një jave kishte zbuluar shkaktarin e vdekjes masovike të pacientëve të nënshtruar dializës, për dallim nga shëndetësia spanjole sëcilës për këtë i ishin nevojitur plotë tri javë, opinionit të këtushëm nuk ka mundësi t'i shpjegohet shkaku se pse porosia për ndërrimin e dializatorëve të kontestueshëm nga Zagrebi deri në Pulë kishte udhëtuar dhjetë orë, shkak për të cilin vdiqën edhe gjashtë njerëz, ose thënë ndryshe vallë në përbërjen e shëndetësisë ka plot gjëra që nuk funksionojnë si duhet. Për këtë shkak, krahas përgjegjësisë së prodhuesit amerikan dhe të Plivës si importuese e dializatorëve të kontestuar, kërkohet që një pjesë të dënimit të merituar ta mbajnë edhe ata që kanë devijuar edhe në kuadrin shëndetsor të Kroacisë.
BORIS RASHETA