Petar Stojanovi do të luftojë për vetveten

Sofia Oct 18, 2001

Lëvizja mbretërore ua humbi kuptimin zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

AIM Sofje, 11.10.2001

Ka filluar në Sofje beteja për kolltukun e kryetarit. Dihet data e nisjes së luftës parazgjedhore, data e votimit është 11 nëntori, dihen edhe çiftet pretendentë - janë regjistruar gjashtë çifte kandidatësh për kryetar.

Edhe pse kryetari aktual Petar Stojanov përmendet si fitues i ardhshëm në këto zgjedhje, në shtabin e tij parazgjedhorë nuk ka qetësi dhe përgatiten për befasira.

Stojanov dhe kandidatja për nënkryetare Neli Kuçkova i kanë prirë kësaj konkurence që në raundin e parë. Gjatë pesë viteve sa ishte me këtë mandat kryetari ka qenë ndër politikanët më të popullarizuar bullgar, i paakuzuar për korrupsion. Ai pëlqehet edhe nga Perëndimi. Përveç kësaj gëzon përkrahjen e dy koalicioneve që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet parlamentare - Lëvizjes Kombëtare e Simeonit të Dytë (LKSD) dhe Lidhjes së Forcave Demokratike (LFD).

Në shikim të parë çifti i konkurentëve Stojanov-Kuçkova nuk kanë konkurencë. Por vetëm në shikim të parë.

Analistët prognozojnë se në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, bazuar në faktin se janë paraqitur mjaft çifte presidenciale, mund të vijë deri tek përqëndrimi i zgjedhësve në pjesën djathtiste të hapësirës politike. Çdo votë për Zhorzh Gançevin (Partia "Bloku Zhorzh Gançev"), për Bogomil Bonevin (Partia Qytetare e Bullgarisë), për Petar Beronin (Partia "Lidhja Bullgare ") ose për Reneta Inxhova (Aleanca Demokratike) do të pakësojë gjasat e Petar Stojanovit.

Ndarja e votave ka të bëjë vetëm me kandidatët djathtist. Lideri socialist Georgi Prvanov të cilin për kandidat presidencial e ka nxjerrur Koalicioni për Bullgarinë nuk ka konkurent të majtë.

Mundësia e Bonevit, Gançevit dhe Inxhovës që të ngatërrojnë planet e Stojanovit që të mos mund të fitojë në raundin e parë, nuk janë të vogla. Pa marë parasyshë popullaritetin e Petar Stojanovit LFD në mënyrë katastrofale e ka humbur besimin e zgjedhësve. Kjo u pa edhe në zgjedhjet e 17 qershorit kur LKSD e mundi LFD me diferencë katastrofale. Pa marë parasyshë se Stojanovi kandidohet si i pavarur njerëzit e dijnë mirë se cila është partia e tij - kjo është LFD-ja.

Sipas prognozës së analistëve LFD mund t'i sigurojë Stojanovit më së shumti 20 përqind të votave. Shefi i tanishëm i shtetit mund të marrë edhe 5 përqind të votave nga partitë jashtëparlamentare VMRO, Lëvizjes "Gjurgjevdan", Partisë Socialdemokrate Bullgare që qëndrojnë pas tij.

Shumë të tjerë konsiderojnë se përkrahja që kryeministri Simeon Sakskoburgotski ia ofron Stojanovit është e paktë. Udhëheqësia e LKSD vështirë se mund t'i motivojë zgjedhësit e vetë të votojnë për Stojanovin. Së pari, sepse LKSD-ja nuk është parti , i mungon struktura dhe nuk ka se si ndikon tek zgjedhësit e vetë, përndryshe 2.5 milion. Së dyti, motivet e mbretit të dikurshëm që të përkrah Stojanovin nuk kanë qenë mjaft bindëse dhe shumë shpejt mund t'i fut në harresë. Sepse ata mbështeten në dëshirën për krijimin e një sistemi kombëtar, të përgjegjshëm dhe refuzimin që të koncentrohet mjaft pushtet në duart e LFD-së.

Sipas shumicës së analistëve me veprimin e vet Simeon Sakskoburgotski neveriti miqtë e vetë, trimëroj kundërshtarët dhe nënçmoi zgjedhësit e tij. Kurse ata që duhet ta falemnderojnë për përkrahje - LFD-ja, i nënqeshin para syve. Sipas tyre kjo është shenjë e pafuqisë, pozicion që shpreh paaftësinë e LKSD-së që të bëhet parti normale politike që ka detyrim të kandidojë kandidatin e vet për këtë funksion mjaft të përgjegjshëm.

E gjithë kjo shpie në përfundimin se në asnjë mënyrë nuk do të përsëritet situata nga zgjedhjet parlamentare të 17 qershorit. Atëherë njerëzit praktikisht votuan për një personalitet - Simeon Sakskoburgotskin. Tani nga ai pritet që të japë votën për kandidatin që nuk e ka nxjerrë LKSD-ja dhe të cilët në zgjedhjet e kaluara parlamentare e kishin kundërshtuar - madje ai ishte pjesë e spotit parazgjedhor të LFD-së, që tërësisht ishte përqëndruar kundër Sakskoburgotskit.

Shumë ithtarë të LKSD-së aspak nuk do të dalin në zgjedhje pasiqë nuk ofrohet mundësi që të votohet për kandidatin e LKSD-së. Pritet që dalja e zgjedhësve në votime të jetë shumë më e vogël sesa në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, shumë pak mund të besohet se mund të ndodh që në këto zgjedhje të abstenojnë gjysma e votuesve që do të thoshte edhe anulim i zgjedhjeve.

Do të jetë interesant zhvillimi i zgjedhjeve në raundin e dytë të zgjedhjeve, që sado pak mund edhe të paramendohet. Atëherë do të dihet se cilin kandidat do ta mbështes fuqishëm Lëvizja për Drejtësi dhe Liri (LDL) që është partner në koalicionin qeveritar të Sakskoburgotskit.

Mbetet i padefinuar edhe pozicioni i partisë së turqve etnik në Bullgari. Dihet se nuk do të përkrahet as Petar Stojanovi, as Georgi Prvanovi. Lideri i DPS-së Ahmed Dogan është i mendimit se Bullgarisë i duhet një kryetar i ri. Sipas tij koha kërkon një person të ri që do të ishte simbol i bashkimit të kombeve. Sipas DPS Petar Stojanovi nuk është ai personalitet sepse ka lidhje me LFD-në.

Natyrisht, DPS nuk do të përkrah as kandidatët e koalicionit të majtë - Koalicionit për Bullgarinë. Ithtarët e kësaj lëvizjeje nuk do të votonin një parti, pasardhëse e komuniste, e cila i kishte detyruar në vitet e tetëdhjeta të ndërronin emrat e tyre turk me emra bullgarë.

Gjasat më të mëdha për t'i marrë votat e turqve të Bullgarisë i ka kryeministrja e dikurshme Reneta Inxhova dhe ish-ministri i brendshëm Bogomil Bonev.

Interesant do të jetë qëndrimi i DPS në raundin e dytë eventual të zgjedhjeve presidenciale, në rast se atëherë beteja do të zhvillohej ndërmjet Stojanovit dhe Prvanovit. Atëherë me siguri se Dogani do t'u bëjë thirrje njerëzve të tij që të votojnë sipas "ndërgjegjes së tyre". Është jashtë çdo dyshimi dhe fshehtësie se direktivat e strukturave partiake do të caktojnë se për kë duhet votuar. Sepse DPS kaherë luan një rol të rëndësishëm një jetën politike dhe nuk do të lejonte që votat e saj të shpërndaheshin.

Nëse do të ketë një raund të dytë, atëherë nuk do të mungojë as pazarllëku me votat. Me siguri do të mbizotërojnë "argumentet" e LKSD-së. Sepse vetëm ajo mund të ofrojë kompenzim në formë të ndonjë pozicioni në pushtetin ekzekutiv.

Përsa i përket potezave të përkrahjes së mbretit për Stojanovin, ato në fund të fundit janë të paqartë. Megjithatë, vëshirë se të jenë i rastit. Mbase gjithçka do të bëhet e qartë "kur do të vijë koha për këtë", siç pëlqen të shprehet Simeon Sakskoburgotski saherë që i bëhen pyetje të padëshirueshme. Si do që të jetë, "kur do të vijë koha për këtë", Petar Stojanovi duhet të përgatitet të falemnderohen në mënyrë adekuate. Mbase në veprimin e ardhshëm të mbretit në rrugë për te froni - kush e di

PLAMEN KULINSKI