Logori i vdekjes në Split

Zagreb Oct 16, 2001

Aim, Zagreb, 12.10.2001.

Gjurmët e gjakut ishin në podium dhe në murin afër derës. Tvrtko Pashaliç, shef i SIS-it, në pjesën e tmerrshme të burgut tregoi të burgosurit e paevidentuar me të cilët mund të bëje ç'të doje. Në një hapësirë përplot gjak ishte një karrike dhe aty një telefon me fushë magnetike për torturimin e të burgosurve me rrymë. Nëntë të burgosurit rezervistë malazez luteshin t'i vrisnin, disa nuk kishin gjuhë, disa ishin pa sy dhe veshë.

Kështu Mario Barishiç, ish polic ushtarak nga Shibeniku e përshkruan gjendjen në burgun ushtarak të Splitit i quajtur Lora në prill të vitit

  1. Barishiqi atëherë ishte i punësuar në inspektimin e burgut ushtarak në prag të vizitës së Kryqit të Kuq, kurse atë që e kishte parë kishte qenë atë vit interesante për mediumet e pavarura. Barishiç bëri një raport mbi gjendjen në Lora, ia dorëzoi Tvrtko Pashaliçit, pastaj u takua edhe me Franjo Tugjmanin që u njoftua me ngjarjet në Lori. Epilogu i gjithë rrëfimit: Trupi parashtetëror i Tugjmanit i njohur si VONS diskutoi pak për Lorin, natyrisht pa rezultate, kurse Barishiçi u largua nga Policia ushtarake.

Dëshminë e parë zyrtare gjyqit mbi gjendjen në Lori Barishiçit e dha të enjten më 11 tetor, në kuadër të hetimeve mbi Lorin që ka vazhduar këtyre ditëve. Nga ajo që tha një pjesë e kemi treguar në hyrje të këtij teksti. Është e qartë se në kërkim të së vërtetës mbi Lorin nuk do të mund të hiqen nga lista tetë të dyshuar të njohur. Për shkak të dyshimit se kanë kryer krime në Lori në paraburgim deri tani janë: Tonci Vrkiç, Davor Baniç, Miljenko Bajiç, Josip Bikiç, Emilio Bungur, Ante Gudiç dhe Andelko Botiç, kurse i tetë, Tomo Duiç, ish- komandanti i burgut ushtarak, që sipas disa dëshmive ishte torturuesi më i madh, edhe mëtej është në arrati.

Përrveç se nga deklarata e Barishiqit bëhet e qartë se çka ndodhur në Lori, gjithashtu edhe kreu shtetëror ka pasur dijeni për torturat në qelitë e errëta ku kishte civil dhe të burgosur lufte, serbë dhe malazezë, për çka opinioni publik ishte informuar me kohë. Teksti i parë për Lorin ishte botuar atëherë në të pavarurën Sllobodna Dalmacija në shtator 1992 kur për keqtrajtimet në burgun ushtarak të Splitit foli Gjorgje Katiç, ish-nëpunës në Shërbimin e të Hyrave në Split, kurse tani banor i Australisë.

Kaherë dihej se ç'bëhej në Lori, prandaj paragjykimet se njëfarë Tomo Duiçi, shef i burgut ishte më përgjegjësi për krimet është edhe farsë më e madhe sesa vështirësi me të cilën e bënë publike këtë rast "organet e shtetit juridik". Për Lorin, për shembull, me siguri dinte edhe Mate Laushiç, shef i përhershëm i Policisë Ushtarake, të cilin edhe pushteti i ri pas një vit e 9 muaj pas fitores në zgjedhje nuk e ka zëvendësuar, prandaj nuk duhet çuditur se hetimet mbi Lorin policia ushtarake t'i bëjë kryesisht veshtirë.

Dihet se edhe gjenerali famëkeq i Tugjmanit Janko Bobetko ishte në dijeni me krimet në kazermën e Splitit. Bobetko përmendet edhe në rrëfimin e grupit të të burgosurve nga Hercegovina lindore që ranë në duart e Ushtrisë Kroate në pranverë të vitit 1992, diku në jug të Kroacisë. Grupin e përbënin Dragan Ratkoviç, Veso Deretiç, Ljubisha Gerun, Haris Zeçeviç, Mirko Bjelica, Mirko Koprivica, Milivoj Cuçaga dhe Dushko Jeliç të cilët i ishin dorëzuar gjallë e shëndosh policisë ushtarake që duhej t'i dërgonte deri në Plloçë dhe mëtej në Lori, kurse ata deri në Ploçë arritën të dërmuar, ndërkohë që Cuçaga ishte vrarë gjatë rrugës. Bobetko të rrahurat i kishte parë para ndërtesës së komandës në Ploçë, prandaj kishte kërcënuar ushtarët e vet se do t'i "burgoste dhe vriste", sepse kishin rrahur të burgosurit të cilët një ditë para "trajtimit" i kishte xhiruar televizioni. Pas një sqarimi të shkurtë me Bobetkon, policët ushtarak kishin marrë miratimin që ushtarët e burgosur të dërgoheshin në Lori - gjatë rrugës deri në Split kishte vdekur edhe Jeliçi, kurse trupin e Cuçagës një polic ushtarak me automobil privat e kishte dërguar në Lori. Bobetko, natyrisht, askënd nuk e kishte arrestuar.

Hapja e çështjes së përgjegjësisë për Lorin do të fillojë edhe hetimin mbi dimensionet e njëmendëta të krimit. Me vite dihej për vetëm tre viktima në Lori: Gojko Buloviçin, civil të cilin policia ushtarake e kishte marrë nga banesa e tij dhe e kishte dërguar në Lori, ku ishte edhe vëllau i tij që kishte mbijetuar torturën; Nenada Knezheviçin, gjithashtu civil i marrë nga banesa në Kashtelim; Dalibor Sardeliç,pjesëtar i Ushtrisë Kroate dhe siç dihet, i vetmi kroat që u vra në Lori. Tani bëhet e ditur se në Lori vdiqën edhe dy nga grupi i të burgosurve që i kishte parë në Ploçë Bobetko, kurse tash sa kohë përmendet se nga torturat kishte vdekur në Lori edhe Petar Spremo Kupreshak i zënë në fushëbetejë në Bosnjë e Hercegovinë. Numërohen edhe nëntë malazezë, që veç Barishiçit përmenden edhe nga dëshmitarë të tjerë, prandaj është e sigurtë se që tani mund të thuhet se numri i të vrarëve në Lori është shumë më i madh, ndërkohë që ende nuk janë vërtetuar të dhënat jugosllave se në Lori kishin humbur jetën shtatëdhjetë njerëz.

Mënyra e torturimit ishte obskurantiste: duke i frikësuar dhe kërcënuar, duke i rrahur egërsisht, i fusnin në qarkun me rrymë, u priteshin veshët dhe u nxirreshin sytë. Një pjesë e dëshmitarëve thonë se në tortura merrnin pjesë edhe civilë që arrinin në mbrëmje në Lori, kurse përmendet edhe emra dhe pseudonime të personave që nuk janë në eshalonin e parë të të dyshimtëve.

Për këtë gjë presionet mbi hetimin dhe dëshmitarët asnjëherë nuk ishin kaq të ashpra. Disa zhurmaxhinj kujdestar,që u prezentuan si ustashë kërcënuan gazetarët që disa javë pritnin dërgimin e të dyshuarve në ndërtesën e policisë - policët ndërkohë përshëndeteshin ngrohtësisht me ustashët. M. K. një i burgosur i mbijetuar nga Lori, i cili pas daljes në liri i pari fitoi lavdinë e padëshiruar kur në Sllobodna Dalmaci, pa kurfarë shkaku, iu botua emri dhe mbiemri. Ky ishte fillimi i problemit: ditën kur duhej të dëshmonte para gjykatësit hetues, përderisa priste në rradhë në korridorin e gjyqit, e kishte maltretuar një grup i "kryerësve të panjohur", të cilët kishin ikur atëherë kur M. K. kishte kërkuar mbrojtje nga prokurori rajonal shtetëror. Ai, prokurori rajonal shtetëror Mladen Bajiç, dëgjon këtyre ditëve mjaft kërcënime ku paralajmërohen për vrasje të shpejtë, porosi hiç më të mira arrijnë edhe deri te Tonç Majiç, kryetar i Komitetit dalmatin për të drejtat e njeriut, i cili gjatë gjithë këtyre viteve merret me krimet në Lori dhe Pero Jurishinit, gazetarit nga Spliti dhe autorit të shumë teksteve mbi Lorin...

Përkundër kërcënimeve hetimi vazhdon kurse ata që tentojnë të pengojnë problem më të madh e kanë ballafaqimin me faktin se si dëshmitar shpesh paraqiten pjesëtarë të dikurshëm dhe aktiv të Ushtrisë Kroate, njerëz që vështirë se mund të akuzohen për "shërbim armikut". Përveç Barishiqit të përmendur me dëshminë e tij për grupin e të burgosurve në rrethinën e Ploçës u prononcua edhe Nenad Boban, avokat nga Spliti, i cili iu bashkangjit UK që në fillim të luftës, kurse ishte edhe anëtar i PDK konzervatore.Veç kësaj vazhdimi i procesit do të sjellë edhe befasi për ithtarët e tezës se ushtari kroat në luftën mbrojtëse nuk ka mundur të bënte krime lufte.Mbi krimin e luftës në Lori flet edhe ndonjë ushtarë i merituar kroat.

VLADIMIR MATIJNIÇ