Dhjetë urdhëra për RFJ-në

Zagreb Oct 14, 2001

Aim, Zagreb, 8.10.2001.

Lajmi numër një tingëllon kështu: Shefi kroat i diplomacisë Tonino Picula ka deklaruar për javoren "Nacional" se raportet e Kroacisë dhe Jugosllavisë edhe mëtej do të jenë të ngrira në nivelin e tanishëm, sepse nuk janë shmangur "paragjykimet" politike dhe "psikologjike" për përmirësimin e tyre.

Picula e sheh problemin tek pala serbe, që nuk ka treguar gatishmëri për krijimin e "raporteve të mira dhe kualitative" prandaj ai i ka diktuar "Nacional"-it një katalog kërkesash që doemos duhet t'i plotësojë Beogradi që gjërat të lëvizin nga pika e vdekur. Me pak ironi mund të thuhet se normalizimi mund të ndodhë vetëm kur pala tjetër do të plotësojë dhjetë urdhërat hyjnorë, sepse kaq kushte i ka vënë Zagrebi Beogradit.

Lajmi numër dy erdhi sërish javën e kaluar, por me dy-tri ditë vonesë. Në të thuhet se kryetari i Zyrës Shtetërore Bavareze dr. Walter Schon dhe zëvendësministrja e punëve të jashtme dr.Vesna Cvjetkoviç - Kurelec mbajtën në Dubrovnik seancën e 25 të Komisionit të përhershëm bavarezo - kroat. Seanca jubilare ishte e frytshme, sepse u nënshkrua protokol mbi bashkëpunimin në 90 projekte, veçmas në sferën e hotelerisë, atë sociale, shëndetësi dhe jurispondencë etj.

Kur dy lajmet krahasohen me njëri tjetrin arrihet deri tek përfundimi se Kroacia shumë më frytshëm bashkëpunon me krahinën bavareze, nga e cila e ndajnë qindra kilometra, sesa me një shtet të madh në rajon, që e ka afër kufirit. Kjo e dhënë e parëndomtë hap për kushedi të satën herë pyetjen ç'paraqet sot politika e jashtme kroate, ç'qëllime ka dhe a ka qëllime.

Picula në bisedën e përmendur natyrisht se dëshiroi të krijonte përshtypjen se qëllimet janë të shenjuara saktë dhe se Kroacia është nisur në drejtim të tyre. Paralajmëroi se deri në fund të vitit do të gjendet në rrethin e vendeve të CEFT-it, dhe se ajo nuk ishte e interesuar që prioritetet e politikës së jashtme t'i ndërtonte duke bashkëpunuar me fqiun e parë lindor, por duke bashkëpunuar me vendet e Evropës qendrore. Nuk është aspak e qartë se pse afrimi me CEFT-in do të duhej të përjashtonte bashkëpunimin e ngushtë me fqinjët në rajon.

Sllovenia, që sipas Piculës lobon për inkuadrimin e Kroacisë në CEFT, nuk e ka ndërmend të shkojë sipas gjendjes ose-ose, përkundrazi këtyre ditëve hapi një ambasadë të madhe në Beograd, që sipas "Nacional"-it, do të punësojë madje 44 nënpunës diplomatik. Shumica prej tyre, zbulon revista, do të kenë për detyrë përparimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Sllovenisë, edhe pse ky bashkëpunim që tani është në nivel të lartë. Picula, megjithatë përmes një inferioriteti të pabesueshëm për një diplomat, thotë se Kroacia nuk mund të jetë në garë me sllovenët.

Ekonomia e saj gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar nuk ka përjetuar asfarë ndërprerje siç ndodhi me ekonominë kroate, veç kësaj, përsërit ai, ekziston trashëgimia negative nga e "kaluara e afërt dhe e largët", që frenon afrimin e Zagrebit dhe Beogradit. Përmes numërimit të dhjetë kushteve ministri kroat i punëve të jashtme duket se haptas përmendi fuqinë e frenimit. Edhe pse ministria e jashtme kroate pjesërisht u distancua nga teksti i "Nacional"-it, ia vlen që të transmetohen këto kushte, nëse jo për gjë tjetër, së paku verisonin jozyrtar të asaj që kërkohet nga Beogradi.

Normalizimi i raporteve me RFJ-në është i pamundshëm përderisa në Qeverinë e saj edhe mëtej qëndron "krimineli i luftës" Momçilo Perishiç

  • kështu fillojnë dhjetë kushtet e Piculës, duke vazhduar me rradhë. Sërbia nuk e hap diskutimin mbi Prevlakën; Beogradi refuzon t'i dorëzojë Hagës kryerësit e krimeve në Vukovar; Serbia nuk tregon vullnet të mirë rreth fatit të 1500 kroatëve të humbur; ende nuk janë kthyer veprat artistike dhe vlerat tjera të vjedhura në Kroaci; nuk është zgjidhur çështja e pronës kroate pas shpërbërjes së RSFJ-së; një kohë të gjatë dy shtetet nuk kanë ambasadorë në Zagreb, gjegjësisht në Beograd; Serbia nuk i ka definuar raportet me fqinjët; edhe mëtej nuk dihet se në kuadër të cilëve kufi do të mbetet Serbia; edhe mëtej nuk dihet raporti i Serbisë ndaj BeH, gjegjësisht ndaj Republikës Serbe.

Nuk është aspak çudi që Ministria e punëve të jashtme doemos duhej të prononcohej pas tekstit të fundit të "Nacional-it", gazetari i të cilës me siguri se kishte nxjerrë në shesh atë që nuk duhej përhapur, sepse këto dhjetë kushtet janë gjthçka. Ka këtu disa kërkesa të arsyeshme, në mesin e të cilëve edhe nga ata që nuk duhej të ishin pengesë për normalizimin e mëtutjeshëm, por shumica prej tyre mund të zgjidhen vetëm përmes normalizimit (pronësia, bashkëpunimi në dënimin e kriminelëve të luftës). Kulmi i kushteve është mosemërimi i ambasadorit, që është pasojë e mosbashkëpunimt të deritanishëm, në të cilin insistoi Kroacia, duke refuzuar që përgjatë mandatit të Millosheviqit të emëronte Zvonimir Markoviçin.

Kroacia rreth bashkëpunimit me fqinjët e parë (në masë më të madhe me RFJ-në, e vetëm pak më pak edhe me BeH) - sikur dëshiron të tregojë se në politikën e saj të jashtme dëshiron të sillet kundër logjikës: më mirë i pari në fshat se sa i fundit në qytet. Ose thënë ndryshe, ajo më mirë do të dëshironte që të trokiste gjatë në dyert e integrimeve europerëndimore sesa të hynte në bashkëpunim me fqinjët në rajon, që sa për ngushëllim mund të realizohet. Në këtë kuptim, praktikisht nuk ka kurfarë dallimi ndërmjet politikës së jashtme të kohës së Tugjmanit dhe politikës së jashtme të administratës së Raçanit, përveç ca finesave që nuk ndryshojnë thelbin e gjërave (Tugjmani u ikte klubeve të shteteve të Europës së Mesme, duke konsideruar se vendi i Kroacisë ishte në klubet aristokrate të vendeve më të fuqishme).

Raporti ndaj Sllovenisë është specifik, por në thelb nuk është i ndryshëm kur krahasohet me atë të dy vendeve të përmendura. Edhe vendi më perëndimor, jo vetëm gjeografikisht, në kuadër të ish-Jugosllavisë, kurse gjatë viteve nëntëdhjetë nuk gëzonte famën si Kroacia e përkëdhelur. Kishin një bashkëpunim të ngushtë për dalje të përbashkët nga RSFJ-së, por edhe zhgënjim i dyja palëve në finalizimin e kësaj pune. Për këtë shkak Sllovenia për disa nuansa ndau të njëjtin turp, sikurse Kroacia, ndaj gjithë fqinjëve nga shteti i përbashkët.

Para disa kohe Ivica Raçani tentoi të dilte nga kuadrati i ngushtuar, duke vendosur sëbashku me Drnovshekun të zgjidhte në pako çështjen rreth kufirit, të pronësisë dhe çështjeve tjera. Por, partnerët e tij në qeverinë pesëanëtarëshe të koalicionit ishin ngritur të gjithë kundër tij, duke shfrytëzuar rastin më të mirë që së paku për diçka edhe ata të pëlqeheshin nga një pjesë e zgjedhësve që dyshojnë tek ata se janë jokombëtar ose se nuk janë kombëtar aq sa duhej. Kështu me siguri marrëveshje nuk do të ketë, por do të kërkohet ndërmjetësim të arbitrit ndërkombëtar.

Kështu tentimi i Raçanit që të paraqiste Slloveninë si ndërmjetës për hyrje të Kroacisë në botën perëndimore, është para dështimit. Politika e jashtme kroate edhe mëtej duket si një anije për udhëtime të gjata, ndërkohë që udhëtimet e shkurtra nuk i interesojnë ose për to është e paaftë.

MARINKO ÇULIÇ