Furtuna rreth filmit “Stuhia mbi Krajine”

Zagreb Oct 6, 2001

AIM, Zagreb, 04.10.2001.

Filmi i Bozho Knezheviq-it “ Stuhia mbi Krajinë” i inçizuar në produkcion të shtëpisë së pavarur kinematografike Factum të Zagrebit - u shfaq më në fund në televizionin kroat, në emisionin Latinica, të hënën, më një tetor, në terminin më të përshtatshëm të orës tetë në mbrëmje. Filmi që zgjat pesëdhjetë minuta, tregon për likuidimet e civilëve në fshatrat Grubori, Varivoda, Goshiqi dhe Plavno, gjatë kohës së akcionit Stuhia. Pjesa më e madhe e filmit u është kushtuar ekzekutimeve kryesisht të pleqëve në ato lokalitete, mirëpo në pjesën hyrëse të filmit është shfaqur edhe një uvertyrë e veçantë politike. Pa kurrfarë komenti janë dhënë inçizimet televizive arkivore të disa ngjarjeve kyçe të cilat faktikisht kanë ndihmuar krimet. Filmi fillon me diskutimin në parlament të Radimir Çashiqit, ministrit aktual kroat të rindërtimit, i cili, para Kuvendit, menjeherë pas ndërrimit të pushtetit në Kroaci, vërtetoi se në ditët e para të Stuhisë, në orët e hershme të mëngjesit hyri në Kninin i cili ishte i paprekur, ashtu që kur ishte kthyer në qytet kishte parë plot shtëpi të djegura. Çashiq-i pa nguruar fare konstatoi se si shtëpitë në Kroaci nuk i kishte rrënuar vetëm agresioni serb, porse i kishin rrënuar “ edhe “ vagabondat e rradhëve tona”. Kjo deklaratë shkaktoi një rrebesh reagimesh të përfaqësuesve hadezeistë, të cilët pas kësaj lëshuan sallën e kuvendit.

Menjëherë pas kësaj shohim Dobrica Qosiq-in duke rrëmihur eshtrat e viktimave serbe të Luftës së Dytë Botërore, në Prebivolce, në Hercegovinë, dhe fjala patetike e Qosiqi-t. Pas kësaj skene vjen një imazh i ngjashëm, por në një lokacion tjetër. Humnera Jazovka, nga e cila nxirren eshtrat e civilëve të vrarë ustashëve dhe domobranëve, dhe sipër humnerës fjalimi i Ivan Vekiq-it, më pas ministër i punëve të brendshme në qeverinë HDZ-iste. Vijojnë me rradhë Millosheviq-i, Tugjman-i, Sheshel-i, themelimi i Tubimit të gardës popullore. Jane shfaqur edhe inçizimet e Serbëve të Korenicës, të cilët në vigjiljen e natës së luftës paralajmërojnë se do të hakmirren për Luftën e Dytë Botërore, ashtu menjëherë pas kësaj, të shfaqet edhe zënia rob e Goran Haxhiq-it në Plitvice, në Krishtlindjen katolike të vitit 1991, e cila për shumë njerëz shënonte fillimin e vërtetë të luftës në Kroaci.

Pas nja dhjetë minutave të fjalës hyrëse, Knezheviq kaloi në temën e tij të vërtetë - vrasjet, djegijet e shtëpive dhe vjedhja e pasurisë private të Serbëve të ikur gjatë dhe menjëherë pas Stuhisë. Tërë filmi është montuar pa kurrfarë komenti, me rradhitje të thjeshtë të skenave, krahas bisedës me dy njerëz udhëheqës të Këshillit kroat të Hellsinkut, Ivan Zvonimir Çiçak-ut dhe Dr. Zharko Puhovski-t. Në film janë prezantuar edhe të dhënat e HHO-së, sipas të cilave në rajonin e ish sektorit Jug ( Dallmacia Veriore dhe Lika Jugore) janë vrarë mbi 400 civilë dhe janë djegur mbi 20 mijë shtëpi. Krahas fotografive të pleqëve të vrarë, shfaqen fjalimet e kryetarit Tugjman, i cili Serbët i ftonte që të ngelin në Kroaci (duke ua garantuar personalisht sigurinë) dhe pastaj edhe fjalimi në Knin, në të cilin u dëshiroi rrugë të mbarë, me plotësim se kishin ikur pa mundur të merrnin me vete madje as devizat dhe të brendshmet e palara.

Pas filmit, në studio filloi diskutimi në të cilin morën pjesë avoketët Anto Nobilo dhe Zheljko Ollujiq, gazetarët Drago Pilsel, Vedran Rudan dhe Maja Freundlich, si dhe autori i filmit Bozho Knezheviq. Në Latinic u shfaqën edhe tri kontribute në të cilët u paraqitën vuajtjet e civilëve në kolonën e të ikurve pas Stuhisë, likuidimi i robërve të luftës në platonë e Miljevaçkës, gjegjësisht rrëfimin e ushtarit i cili për shkak të vrasjes së dy pleqëve në kohën e Stuhisë kishte “fituar” dënimin prej 14 vjet burg i cili më vonë i ishte zvogluar në

  1. Ardhjen në studio e refuzuan të gjithë ithtarët e së djathtës nacionaliste: gjenerali Janko Bobetko ( i cili ende para se të shikonte filmin tha se filmi i Knezheviqit ishte film “proserb”), Gjovani Maksan, admirali Domazet Llosho.

Pas debatit të stuhishëm në studio - gjatë të cilit Ollujiq dhe Freundlich mbronin qëndrimet sipas të cilave në kohën e Stuhisë, nga ana kroate janë bërë vetëm disa incidente të rralla të cilat juridikcioni kroat kryesisht i ka shqyrtuar me sukses - deri sa Nobilo, Pilsel dhe Vedran Rudan vërtetonin se si për ngjarjet dhe krimet e luftës për të cilat ende askush nuk kishte dhënë përgjegjësi, stuhia e vërtetë sapo kishte filluar. Derisa këta të parët vërtetonin se si filmi në përgjithësi ishte antikroat, të dytët mbronin tezën sipas të cilës një film i këtillë ishte i mirëseardhur dhe, ndoshta, pak i vonuar.

Gjatë votimit të tv- spektatorëve, i cili zgjati gjatë tërë kohës së emisionit, madje 75 përqind e shikuesve - nga 2168 ftesat e regjistruara

  • vërtetonin se si jurisprudenca kroate do të duhej të procesonte të gjitha krimet e luftës, pa marrë parasysh se cilët i kishin bërë ato. Nja 25 përqind prej tyre dhanë përgjigje negative. Mirëpo vetëm një ditë më vonë e djathta kroate u tërbua fare. Bashkësia Demokratike kroate menjëherë kërkoi dorëheqjen e drejtorit të televizionit Mirko Galiq, si dhe dorëheqjen e udhëheqësit të këtij emisioni Denis Latin-it. Partia kroate e drejtësisë paralajmëroi tubimin para ndërtesës së televizionit kroat. Telefonat në Prisavlje cingëronin si të tërbuar gjatë tërë ditës : turma e shikuesve thërriste duke drejtuar kërcnime, fyerje dhe mallkime. Përmbajtja ishte kryesisht e njëjtë: Denis Latin-i është komunist, Bozho Knezheviq-i është Serb, filmi është proserb - domethënë, antikroat - dhe tërë ky akcion është ndërmarrë me qëllim që t'i bëjnë lajka “Raçanit dhe Mesiqit”. Reagime të ngjashme arritën edhe me anë të postës elektronike, edhe pse edhe me shumë përmbajtje pozitive, nga të gjithë anët e Jugosllavisë, por edhe nga Australia, Skandinavia, Europa Perëndimore. Gazetarët e mediave të shtypura në komentet e tyre, në sasi dominuese, lavdëronin edhe filmin edhe faktin që filmi ishte shfaqur në programin e parë të televizionit kombëtar.

Pothuaj të gjithë anketat të cilat më pas u publikuan nëpër gazetat e ndryshme ditore, vërtetuan se, përpos së djathtës agresive shumica e qytetarëve të qetë megjithatë është e disponuar që të gjykohen të gjithë aktorët e krimeve të luftës, pa marrë parasysh se cilës anë i përkasin. Në telefonin e Jutarnji list-it, 74 përqind e qytetarëve shprehu qëndrimin pozitiv ndaj gjykimeve për krimet e luftës, kurse në hulumtimet e agjencisë Media metar 51 përqind e të anketuarve filmin e kanë vlerësuar si të besueshëm dhe autentik.

“Jam shastisur nga lloji i njerëzve të tillë” - deklaroi dr. Drazhen Llaliq-i, sociolog, duke komentuar filmin. “ U ndjeva fajtor për çdo gjë, jo si kroat, por si njeri. Dhe mendoj se është më koha e fundit që të mos jemi më Kraotë, Serbë, majtistë dhe djathtistë, por thjeshtë të jemi njerëz. Të mos ua bëjmë më të tjerëve atë që nuk duam të na e bëjnë neve dhe të mos i përkrahim më veprimet e tilla”.

“I shokuar ka mund të ngelë vetëm publiku më i gjerë “ -deklaroi gjenerali i pensionuar Martin Shpegelj, “ i cili për herë të parë në Latinic hapatz është ballafaquar me krimin konkret që ka ndodhur pas Stuhisë. “Sipas tij, qytetarët kroatë patjetër duhet të ballafaqohen me anën e errët të Luftës Atdhetare, duke plotësuar se si disa vlerësime në llogari të Ushtrisë kroate janë thënë në mënyrë paushale, sepse “ tërë ushtria nuk ka djegur shtëpitë dhe nuk ka vrarë pleq, dhe se atë punë të ndyrë, në krahët e gjendjes kaotike, e kanë bërë qentë e unifromuar të luftës”.

“Është e nevojshme që secila anë e luftrave që kanë ndodhur në këto vise të çelë temat e dhembshme dhe për to të debatojë në gjirin e vet”, deklaroi autori i filmit, Bozho Knezheviq.

“Mendoj se rezultatet e votimit janë treguesit më të mirë të pjekurisë së opinionit kroat dhe ato janë përgjigjja më e mirë në pasqurimin e HDZ-së” tha Denis Latin-i, autori dhe udhëheqësi i këtij emisoni më të diskutueshëm në historinë e televizionit kroat.

Latinica kaq e mohuar, megjithatë, do të kishte shkaktuar shumë pak reagime negative nëqoftë se Televizioni kroat pas zgjedhjes do të kishte bërë reformat e nevojshme. Politika “Mos dallgëzo” bëri që vetëm dy vjet pas zgjedhjeve të vijë deri te ngritja e fuqishme e së djathtës radikale. Opinioni kroat, i (dez)informuar më së shumti pikërisht nëpërmjet televizionit, në bazë të informatave të tilla kurrsesi nuk do të mund të vijë deri te përfundimi se për çfarë shkaqesh gjeneralët kroat gjykohen në Hagë, në qoftë se nuk kanë dhënë urdhër dhe nuk kanë bërë kurrfarë krimesh. Këtë gjë, në të vërtetë, nëpërmjet televizionit nuk ua ka thënë askush.

Ky emision, si edhe reagimet e mëvonëshme - gjegjësisht hulumtimet e opinionit publik - vërtetojnë se, në realitet, opinioni është shumë më i disponuar për ndryshime, reforma si edhe gjykime për krimet e luftës se sa qeveria kroate e cila hapatas ka refuzuar që të ballafaqohet me probleme të këtilla, diku për shkak të frikës dhe diku për shkak të bindjes së saj se veprimet e tilla opinioni nuk do t'i kishte pranuar. Vazhdimi i një politike të këtillë koalicionin domosdo do ta shpjerë nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, kurse ikja nga ballafaqimi me “anët e zymta të Luftës Atdhetare”- kah izolimi ndërkombëtar. Është një paradoks i veçantë ai që ky emision, i cili duhet të ndihmojë zbërthimin e katarzës kombëtare në temë e krimeve, është emituar në suazat e Programit zbavitës të Televizionit kroat. Programi dokumentar dhe kombëtar i televizionit ende jeton me bindje se HDZ ka dalë nga qeveria vetëm përkohësisht. Në se nuk arrihet te ndryshimi rrënjësor i politikës redaktuese të kësaj shtëpie, atëherë kjo bindje do të vërtetohet si plotësisht e arësyeshme.

BORIS RASHETA