Pa diplomaci

Tirana Oct 3, 2001

AIM TIRANA, 02.10.2001

Vizita zyrtare e Ministrit te Mbrojtjes se Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise Vlado Buckovski, shenoi viziten e pare pas shume kohesh te nje zyrtari te larte shteteror maqedonas ne Shqiperi. Per kete arsye, mendohej se do te ishte nje takim pozitiv, i cili do t'i sherbente forcimit te marredhenieve midis dy vendeve, marredhenie te cilat kane qene teper delikate sidomos pas shperthimit te konfliktit etnik ne Maqedoni, me daljen ne skene te Ushtrise Clirimtare Kombetare.

Nuk ishin te pakte ata politikane te Tiranes qe mendonin se vizita e Buckovskit kishte per qellim qe te shprehte mirenjohjen Shqiperise, per politiken e saj teper te distancuar nga ngjarjet ne Maqedoni. Ne komunikatat qeveritare, eshte shprehur ne menyre te perseritshme se Shqiperia eshte per paqen dhe stabilitetin ne Maqedoni, qe duhet te arrihen vetem me rruge politike.

Buckovski ka qene nje personazh teper i diskutuar dhe i kritikuar nga shtypi shqiptar per politiken e tij nacionaliste dhe per drejtimin e sulmeve qe kane shkaterruar shume fshatra shqiptare te Maqedonise dhe kane shkaktuar viktima edhe ne civile. Por as edhe mendjet me optimiste nuk do ta mendonin se qellimi i vetem i vizites ne Tirane te ministrit maqedon, nuk ishte asnje nga keto te mesipermet. Buckovski duke mos u perpjekur sado pak ta ruante "diplomacine" e vizites se tij, deklaroi se "ne veri te Shqiperise, ne Tropoje dhe ne Kukes ekzistojne kampe per pergatitjen e terroristeve qe po terrorizojne Maqedonine". Buckovski nuk hezitoi as te kerkonte homologut te tij shqiptar Pandeli Majko, nje investigim nderkombetar te kesaj zone, ku duhet te perfshihen edhe forcat ushtarake maqedonase.

Po cfare fshihet pas keyre akuzave? Pas akteve terroriste te 11 shtatorit ne SHBA, mediat kryesisht maqedonase, iu perveshen nje fushate denimi ndaj terrorizmit duke arritur deri aty sa te konsiderojne te te njejtit nivel rrezikshmerie edhe UCK-ne qe ka vepruar ne Maqedoni. Shkrimet pershkohen nga ideja se terorizmi duhet goditur ashper dhe pa asnje hezitim ne cfaredo rasti qe ai paraqitet. Nuk eshte e lehte per t'u kuptuar se si ngjarja tronditese perdoret per te spekuluar mbi argumena te tjere dhe kjo ndodh, pikerisht kur perfundoi edhe faza e cmilitarizimit te UCK-se, e cila momentalisht nuk duhet te ekzistoje me.

Ne Maqedoni jo vetem shtypi, por edhe politikanet jane shprehur ne deklaratat e tyre me te njejten arsyetim, i bazuar ne nje logjike qe nuk bind aspak.

Cfare nuk pritej ndodhi ne Tirane: Ministri Buckovski duke mos u mjaftuar me akuzimin e UCK-se dhe duke perfituar nga situata e politikes nderkombetare, provoi te fuste ne logjiken e "arsyetimeve" te tij edhe Shqiperine, si vend ku ndodhen bazat terroriste. Ne kete moment kur sensibilitetit i opinionit publik nderkombetar eshte mjaft i larte ne lidhje me problemet e terrorizmit, ministri maqedon perpiqet fare haptaz ta shfrytezoje ate kunder Shqiperise.

Cudite nuk mbarojne ketu. Buckovski thekson se kete informacion e ka marre nga shtypi maqedonas, seriozitetin e te cilit po e leme menjane. Pra ai nuk i ka as nga Interpoli, as nga burimet e Ministrise se Brendshme dhe as nga sherbimet sekrete te ndonje vendi. Nuk eshte fare e rastesishme qe ai permend shtypin. Me kete fakt Buckovski tregon fare mire se as ai vete nuk e beson ate cfare thote dhe duke permendur shtypin, i le vetes mundesi qe ne nje moment te dyte te kete nje alibi te sakte: mungesen e seriozitetit te shtypit te vendit te tij. Kjo nuk do te ndodhte nese informacionet do te vinin nga ndonje institucion maqedonas apo i huaj. Keshtu qe Ministri i Mbrojtjes ka hedhur nje provokim te qellimshem.

Interlokutori i tij Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, nuk pranoi qe ne Shqiperi te ndodhen baza te tilla dhe cilesoi se "ne Shqiperi ndodhen trupat e Natos, ka nje prezence te OSBE-se, te cilat levizin lirshem ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe se Shqiperia eshte nje vend qe deshiron te jete anetar i Bashkimit Evropian dhe i Natos". Majko theksoi gjithashtu, se forcat e armatosura te Shqiperise jane te gatshme te pranojne cdo lloj investigimi per te ashtuquajturat "kampe te stervitjes terroriste".

Ministri i Mbrojtjes se Maqedonise zhvilloi gjithashtu takime edhe me Ministren e Jashtme Arta Dade dhe me Kryeministin shqiptar Ilir Meta, te cilet mbajten nje qendrim ndryshe nga Pandeli Makjo. Dade kerkoi qe "Maqedonia duhet te zbatoje me perpikmeri zbatimin e marreveshjes se Ohrit, te ciles luftetaret shqiptare i jane permbajtur plotesisht". Ajo u shpreh se i takon parlamentit maqedonas te realizoje zbatimin e kesaj marreveshjeje.

Ndersa kryeministri Meta ne takimin e tij me Ministrin e Mbrojtjes maqedon u shpreh se "minoritetet dhe pakicat nuk mund te jene elemente per balancimin e problemeve qe ekzistojne ne vende te tjera. () Ne Shqiperi nuk ka standarte dyfishe dhe se respektohen te gjitha te drejtat e pakicave sipas standarteve nderkombetare". Gjithashtu ai kerkoi edhe vazhdimin e zbatimit te Marreveshjes se Ohrit per arritjen e paqes ne nje kohe sa me te shpejte.

Deklarimet e Buckovskit pervec kundershtimeve te politikaneve shqiptare, te cilet ishin te gjithe te te njejtit qendrim, paten nje reagim te forte edhe ne shtypin shqiptar. "Te gjithe kunder Buckovskit" quhej titulli i te perditshmes "Dita" te dates 2 tetor. Ne editorialin e gazetes "Shekulli" 2 tetor, shkruhet se "fjalet e Buckovskit jane kopja me besnike e humoreve, tendences dhe e qendrimit qe po shfaq Shkupi zyrtar ndaj altermatives se thjeshte te aprovimit te Marreveshjes se Ohrit". Editoriali vazhdon se pjesemarrja e trupave maqedonase ne nje monitorim ne Shqiperi, do te hapte nje precedent te rrezikshem per marredheniet dypaleshe dhe ato rajonale.

Ne artikujt e gazetave vihet re perdorimi jo me i emrit Maqedoni si ka ndodhur deri tashme, por akronimi FYROM.

Ministri i Mbrojtjes Buckovski ka gjetur terren te hapur edhe nga nje fakt tjeter. Diplomacia shqiptare e ketyre viteve te fundit, sipas opinot te disa analisteve, eshte treguar e matur me shume se sa duhet, per t'u prononcuar ne lidhje me plotesimin e te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, aq sa per kete politike eshte pare edhe me sy kritik nga opinioni publik i shqiptareve te Maqedonise.

Kjo ka ndodhur per arsyen e mosndeshjes se ndonje kundershtimi nga ana e faktorit nderkombetar, nga deklaratat e te cilit varet plotesisht jo vetem politika e jashtme e Shqiperise, por edhe suksesi i saj. Cili do te ishte reagimi i Shkupit, nese Tirana zyrtare do te kishte kerkuar pjesemarrjen ne misionet e paqes ne Maqedoni, apo thjesht do te kishte kerkuar ne menyre insistente Maqedonise qe te plotesonte kerkesat e lidhura me te drejtat e popullsise shqiptare ne Maqedoni?

Marredheniet Tirane - Shkup kaluan nje moment te forte ferkimi gjate muajve mars dhe prill te ketij viti, kur autoritetet e Shkupit akuzonin Shqiperine dhe Kosoven si nxitese te konfliktit ne Maqedoni dhe gjate periudhes se veres paten nje permiresim te ndjeshem, derisa do te acaroheshin serisht pas lindjes se ceshtjes se terrorizmit, te cilen Shkupi po perpiqet ta shfrytezoje per qellimet e tij politike, duke u perpjekur te paraqese ata qe luftojne ne emer te te drejtave "terroriste te rrezikshem si fondamentalistet islamike.

Vizita e ketij zyrtari te larte pati si te vetmen pasoje, tensionimin e ndjeshem te raporteve midis Shqiperise dhe Maqedonise, pikerisht kur vendi fqinje ndodhet ne nje moment teper te rendesishem dhe delikat, qe lidhet me zbatimin dhe perfundimin e Marreveshjes se Ohrit, qe do te sjelle stabilitetin dhe paqen midis komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas, nepermjet plotesimit te te drejtave te popullsise shqiptare qe jeton ne Maqedoni.

ARJAN KONOMI